Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët Ardian Nuni, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Tom Ndreca, ndërsa Artan Broci është relator i çështjes së deputetit Mark Frroku/
Gjykata e Lartë përcaktoi sot trupin gjykues që do të vendosë masën e sigurisë ndaj deputit Mark Frroku. Trupi gjykues përbëhet nga gjyqtarët Ardian Nuni, Edmond Islamaj, Guxim Zenelaj, Tom Ndreca, ndërsa Artan Broci është relator i çështjes së deputetit Mark Frroku
Pesëshja gjykuese do të caktojë një masë të re sigurie tashmë mbi akuza që vijnë jo vetëm nga drejtësia belge, për të cilat Kuvendi dha autorizmin për arrestimin e tij, por edhe akuza të reja nga drejtësia shqiptare që kanë të bëjnë me fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë, deklarim të rremë të pasurisë si dhe pastrim parash.
Akt-akuza nga drejtësia belge thekson se Mark Frroku ka qënë i përfshirë në aktivitete të paligjshme edhe në Holandë ku është dënuar me tre vite burg për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe dhe Itali ku është hetuar për përfshirje në një rrjet prostitucioni.
Policia ekzekutoi dje urdhërndalimin e Frrokut pak kohë pasi Kuvendi i dha autorizimin duke e votuar me 113 vota pro.
4 emrat e rremë që përdorte Mark Frroku për t’i shpëtuar drejtësisë/
Deputeti Mark Frroku ka pasur plot 4 identitete të ndryshme, përveç emrit të tij të vërtetë. Ai i përdorte këto emra për t’i shpëtuar drejtësisë belge. Sipas Top Channel, që ka siguruar dosjen belge të Mark Frrokut, i akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit, 4 identitetet e deputetit të Shkodrës ishin:
Besnik Morina, i lindur në 6 tetor 1972
Dritan Frroku, lindur në 6 tetor 1972
Dritan Frroku, lindur në 2 korrik 1969
Piro Sofrani, lindur në 2 korrik 1969
Por sikundër raportuam më herët, Mark Frroku rezulton i arrestuar dhe dënuar në Hollandë me 3 vite burg . Deputeti i Shkodrës u riarrestua ditën e sotme, pak pasi Kuvendi votoi pro heqjes së imunitetit. Avokati i Frrokut deklaroi se klientit të tij i janë shtuar edhe akuza të tjera nga ILDKP, për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
JA KUSH DO TA PERFAQESOJE SHQIPERINE SI AMBASADORE E BASHKIMIT EUROPIAN
Suela Janina, kandidate për Ambasadore ne Bashkimin Europian/
Nga Sonia Memoci/
Komisioni parlamentar i Jashtëm shqyrtoi kandidaturën e Suela Janinës për postin e ambasadores së Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Drejtoresha e Përgjithshme e Marrëdhënieve Shumëpalëshe në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Suela Janina, pritet të jetë ambasadore e Republikës se Shqipërisë pranë BE-së. Aktualisht ky post mbahet nga Mimoza Halimi e emëruar në vitin 2010.
Kush eshte Suela Janina?
Suela Janina vjen nga radhët e shërbimit diplomatik, me një eksperiencë 15 vjeçare dhe do të zëvëndësojë në detyrë ambasadoren aktuale Mimoza Halimi. Karrierën në shërbimin diplomatik, Janina e ka nisur në vitit 1999.
Nga viti 2004 deri në vitin 2007 ajo ka qenë konsulle e Shqipërisë në Milano ndërsa më pas është rikthyer në funksione të ndryshme në Ministrinë e Jashtme. Aktualisht znj. Suela Janina mbanpostin e Drejtoreshës së Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme.
CV-ja e Suela Janinës
Janar 2014 – (7 muaj)
Drejtoreshë e Përgjithshme e Marrëdhënieve Shumëpalëshe ne Ministrinë e Punëve të Jashtëm
Qershor 2012 – (2 vjet e 2 muaj)
Drejtore e Departamentit Juridik Ndërkombëtar në Ministrinëe Punëve të Jashtme të Shqipërisë
Korrik 2011 – (3 vjet e 1 muaj) Gjenevë, Zvicër
Anëtare / Nënkryetare e Komitetit te Kombeve të Bashkuara
Maj 2013 – (1 vit e 3 muaj) Vienna
Gjykata e Pajtimit dhe Arbitrimit të OSBE-së pa qëllimfitimi; 1001-5000 punonjës; Industria Çështjet Ndërkombëtare
Qershor 2012 – (2 vjet e 2 muaj) Tirane
Anëtare e Komitetit Shqiptar të Birësimeve
Janar 2004 – Jan 2007 (3 vjet e 1 muaj) Milano, Itali
Konsulle tek Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano
Gusht 1999 – Janar 2004 (4 vjet e 6 muaj) Tirane
Eksperte ligjore tek Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.