Zotit Reshat Kripa!/
Nga Pellumb KULLA/
Pasi lexova replikën tuaj, vazhdova të lexoja me shqetësim në pjesën e komentatorëve që pasonte shkrimin…
I dashur miku im, ne që marrim përsipër të dalim në publik duhet të bindemi të durojmë reagimet që janë pa përgjegjësi, që janë tërësisht pasionalë, të anshëm dhe kryesisht të pasjellshëm. E duke qenë në një gazetë që mundohet me shumë vështirësi të mos anojë nga e majta, natyrisht rrebeshi dhe fyerjet e lexuesve të saj ndaj teje, miku im, ishin më të shumta. Dhe ndjej një farë përgjegjësie sikur vijnë edhe ca për shkakun tim, ndaj trishtohem. Këto radhë desha t’i shkruaja edhe unë në mes komenteve, natyrisht me emrin tim të plotë, por m’u duk më me vend ta bëj edhe më publike duke shkruar normalisht, pasi unë radhitem ndër bashkëpuntorët e kësaj gazete gjë që e kam për nder, kur kemi parasysh një gazetë që ka edhe ajo një meritë shumë të madhe në fitoren e demokracisë shqiptare më 23 të qershorit.
Zoti Reshat! Në shkrimin tim të para ca ditëve, unë nuk kisha fërkime me letrën tuaj, dhe ju duhet ta dini fare mirë se ishin plot të tjerë që e mbushnin dhe e derdhnin kupën. Bile unë nga droja se më keqkuptoni ju, citova nga letra juaj një frazë të qytetëruar dhe jo ato pjesë ku mund të mos isha dakord me ju.
Nga ana tjetër stili bardhezi I perceptimit të botës nga bashkëkombasit tanë, shkrimin tim e kanë parë si një rreshtim të verbër pas Ramës dhe asnjëri nga komentuesit e shumtë që pasuan publikimin e tij, nuk u ndal tek fraza ime finale “e dua Ramën por kurrë sa e kam dashur Berishën në agimin e viteve ‘90” që është në fakt dhe thelbi i shkrimit tim dhe që tregon se njeriun e paprovuar në udhëheqje të vendit e urojmë dhe e duam se presim. Presim!
Dhe juve miku im i vuajtur, ju them që ne kemi nevojë që të mësohemi të duam udhën më shumë se udhëheqësat. Por, mjerisht në Shqipëri, Kosovë apo diasporë, ne po shohim të kundërtën. Kam parë dyqane që shesin filxhana me fytyrën e Sali Berishës, Enver Hoxhës, artistë që akoma bëjnë dhe këndojnë këngë për ta.
Sot mora vesh me kënaqësi, se këtu në Nju Jork ka ndodhur një ngjarje e madhe një kapërcim cilësor, që tash 20 vjet që jam unë këtej nuk pat ndodhur. Një përfaqësi e Vatrës ka bërë një takim me kryeministrin e ri Rama. Është një gjë që unë e përshëndes me gëzim të madh. Përgëzoj për këtë tërë kryesinë e Vatrës, por vecan kryetarin e saj aktual Dr. Gjon Bucaj I cili duket që ka thyer një tabu në një ambient ku parrulla e ditës tash 20 vjet ka qenë “I kemi dhënë besën Berishës!” një postulat anakronik që u ka tamam hije malësorëve të Alpeve me mustaqe dhe qostekë. Ata nuk e dijnë se ka shumë burra të zamanit që venë dorën mbi ungjill në një kishë të madhe ku u bekon martesat prifti, betohen për besnikëri të përjtëshme dhe pastaj nuk hezitojnë të divorcohen sapo e ndjejnë veten të tradhëtuar ndyraz.
Dhe tradhëtia e idealeve të shfajëson nga tërë besat dhe besnikëritë.
Kjo ngjarje e mirë do ta verë dhe mërgatën shqiptare në një rrugë me atë të kombeve të tjerë që nuk i ndjekin aq me zjarr fushatat në atdhe, e thuajse janë gati indiferentë se kush e merr pushtetin në atje. Në konventat e përvitshme të grekëve dhe italianëve psh vjen vazhdimisht i ftuar Presidenti amerikan, kurse shqiptarët jo vetëm nuk bëjnë dot një konventë si ato, por në festat e flamurit as kryetarët e Bashkive të qyteteve amerikanë nuk dijnë cilës ftese t’i përgjigjen, pasi po atë natë për flamurin me dy krerë, janë organizuar tri darka shqiptarësh në çdo qytet. Dhe kjo përçarje është “meritë” e Sigurimit enverian dhe e udhëheqësit që sapo u përmbys.
Por përpara gjestit të Vatrës, unë më duhet të evidencoj veprën e madhe të shqiptarëve të 23 qershorit, edhe ky një kapërcim cilësor në jetën e të persekutuarve shqiptarë: refuzimin e votës për Berishën! Këtë fakt nuk e përmend njeri (që nuk kanë përmendur as edhe një shkak tjetër, veç gjoja arrogances së ministrave Jo të Kryes, port ë ministrave!!!). Humbja e kësaj mbështetje të të gjymtuarve të Enverit, jam i sigurtë që ishte një shkak madhor. Dhe kur them këtë mos mbështetje nuk llogaris e mbështetën apo jo Sali Berishën kryesitë e shoqatave të të përndjekurve demokratë, të të përndjekurve legalistë, apo të përndjekurve socilademokratë e demokristianë.
Megjithëse i shfajësuar disi nga largësia dhe mungesa e informacionit, ju kërkoj ndjesë dhe ju përgëzoj për ato që citoni në replikën tuaj. Vetëm vepra juaj teatrale që më dërguat dhe që më pëlqeu pa masë, më siguron se në shumë gjëra ne të dy jemi në sintoni të plotë. (Dhe ju premtoj se çka është në dorën time, unë do të ndikoj fort që ajo të realizohet në skenë). Shkaku pse nuk u ngjit në skenë deri tani, se mos dogëndiste ndonjë të madh nuk qëndron më pas 23 qershorit!). Pra mua më pëlqen sintonia me ju.
Avantazhi im mbase është edhe për faktin që unë kam luksin dhe shpengimet që të jem më i patërthortë se sa jeni ju, që duhet të ruani ca ekuilibra politikë. Nxitoj të them që kam informacion qind për qind të sigurtë që këstin e dytë nuk e kanë marrë të gjithë, në kundërshtim me atë që konfirmoni ju. Nxitoj gjithashtu të nënvizoj, se nuk mund të mos trishtohem kur për grevën e urisë që përfundoi me djegje bashkëvuajtësish të dëgjoj “qëllimet e organizatorëve” që janë shprehje tipike berishiane. Ca ish të burgosur përdorin edhe shprehje më të sofistikuara, deri dhe qesharake për demostratën dhe përgjakjen e 21 janarit ’11, kur venë shënjat e barazimit mes revoltës dhe shtypjes, dhe thonë “mirë mirë, po kush i shpuri demostruesit para grykave të zjarrit?!” Sikur ato gryka nxjerrin zjarr tërë kohën! Kurkush nuk ish njoftuar se që nga dritaret kryeministria grykat e armëve lëshojnë zjarr të pandërprerë, se po të dihej kjo, që do vriteshin e plagoseshin njerëz, demostrata as do të bëhej hiç. Por nga dritaret e godinës së qeverisë nuk villet zjarr, as pas atyre vrasjeve. Unë vetë në këta dy vjet, kam kaluar sypatrembur disa herë para kryeministrisë, por asnjëherë nuk e kam ulur kokën që të mos më kosisin breshëritë e grykave permanente të zjarrit! Bile kam patur rast që kam provokuar paturpësisht edhe më shumë: kam kaluar me duar në xhepa!..) Pra, i dashur miku im, vetvetiu nuk më pëlqen, që në letrat e të përndjekurve nuk pashë të zihet në gojë hetimi i plotë, as i Gërdecit dhe as i 21 janarit, për të mos thënë thyerjet e embargos dhe zinxhirin e mëkateve që unë i shoh dhe ata nuk i shohin.
Në mbyllje të shkrimit unë nuk mund të mos nënvizoj pas eventit të 23 qershorit edhe shkrimin tuaj fisnik edhe takimin e kryetarit të Vatrës me kryeministrin e ri, në vizitën e parë në Nju Jork, që janë me një vlerë të madhe. Që të dyja këto ngjarje dëshmojnë dështimin politik të kreut demokratikas. Teorisë së shpifur berishiste “të ardhjes së bllokmenëve të rinj” nuk I merr më luga ujë!
I nderuari miku im Reshat Kripa, me respektin më të madh për figurën tuaj, ju uroj një pleqëri të bardhë, ju uroj një penë edhe më të mprehur për çështjet ende të pazgjidhura që më apelojnë t’ju bashkohem edhe unë, dhe në një farë mase kërkoj ndjesë për shqetësimin që ju kam sjellë dhe ju kam bërë të merakoseni më shumë seç duhet!
O I nderuar Pellumb, qe nuk te njoh dhe aq mire, perse kerkon te besh polemike me keta qe duan te zene vendet e para dhe mbi motore te autobusit. Nuk e ke pare qe e kane kthyer autobusin per se gjati dhe jane ulur te tere ke dritaret duke kujtuar se do ta bejne te ece autobusi ashtu. Po nuk mjafton kjo se po te shkosh nga ana tjeter jane ulur tek dritaret nje pale tjeter dhe duan qe autobusi te ace nga ajo ana tyre. Jo vetem qe autobusi nuk ecen por ata I ke aty te patundur nje jete te tere. Ore Rilindasit tane vdiqen te gjithe ne megrim, se idete e tyre nuk viheshin ne jete nga plera qe kishte Shqiperia, por as ne megrim nuk bene ndonje gje te madhe, perpos qe afirmuan veten si intelektual te cmuar e patriote edhe pse ne I cmuam pas vdekjes, se me plera qe gjeten ketu nuk mund te benin dot gje tjeter. E shof qe kerkon ti vesh emer tjeter kesaj gjeje se te vjen dhe ty ere kepuca, mbase te vjen turp dhe e quan pune te sigurimit, dhe na e thua neve qe ja dime emrin kesaj pune, mbase kujton se ti je me I zgjuari I te gjithe atyre qe flasin the kuptojne shqip dhe ne te tjere budallenje me nga nje presh prapa…..
Tradhëtia e idealeve të shfajëson nga tërë besat dhe besnikëritë. P.KULLA
BRAVO,KETE RRADHE NA PELQEVE!
UROJME PREMTIMIN JO VETEM NDAJ Z.RESHAT POR POPULLIT QE TE DO TA MBASH!
JU,NE KEMI SHUME ME SHUME MUNDESI PER TE KONTRIBU PER KOMBIN SE ATA NE SHQIPERI DHE TREVA,JU FTOJM TE MOS KENAQEMI ME PAKES THERRIME,POR TE BASHKERENDOJME PUNET TONA SI KOMUNITET N BOTE,UKE FILLU JU NDEJ ,NG PO N VHJEN E KEQJA ME E MADHE!
PO NDJJME NJI POLITIKE TE VERBER TE ALEATES SONE AMERIKE,23 VJET TE MOS SHKOJNE KOT ,VIHUNI TE BASHKU NE LOKOMOTIVEN TONE,ZGJIDHNI BJTE TANE ATY NE ELITEBN E POLITIKES KU T KEMI ZERIN TONE,KERKONI TE VOTOJME ATY KU JEMI DHE NE PER ECJEN E VENDIT NGA VIM…NUK I FALET ASKUJT INTELEKTUALI KJO GJENJE MES NESH:KALONI YLBERIN E INATEVE DHE EGOVE TE VOCKELA ,JU LUTEMI,JU PERGJEROHEMI ,SHIKONI PARA DHE BENANI ME ATDHE,QOFTE DHE SI TURISTA KUR TE VEMI ATJE!