Të kota kanë qenë përpjekjet e liderëve boshnjak dhe shqiptar nga të gjitha viset e Ballkanit që në kuadër të gjithëkorpusit boshnjak t’i fusin edhe popullsinë gorane të trevës së Gorës, me gjithatë ata mbetën goran, e jo boshnjak, e që për shumë kend është shumë e natyrshme. Që nga viti 1990, kurë në Pazarin e Ri të gjithë myslimanët jo shqiptarë ranë në dakort që të përfshihen të gjithë në korpusi gjithëboshnjak, por goranët e Gorës ende nuk kanë arrit të jenë pjesë e popullit Boshnjak./
Nga Ismet Azizi/
Goranët janë popull i veçantë i sllavëve të jugut të cilët jetojnë rrëzë maleve të Sharrit në trekufishin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedoninisë. Për shkak të largësisë së kësaj zone nga rrugët kryesore, te ta janë ende të ruajtura kryesisht elemente e gjuhës së shekullit të tetëmbëdhjetë, dhe madje edhe elementet e sllavishtes së vjetër. Goranët gjuhën e tyre e quajn neshki e cila është më e përafërt me gjuhën maqedone. Goranët i përkasin fesë islame. Xhamia e parë është ndërtuar në fshatin Mlike në vitin 688 sipas hixhres, ndërsa në themelet është shënuar se Ahmed -agë Piri e ka rindërtuar na vitin 1238.
Nuk është problemi te deklarimi i tyre. Tek e fundit është e drejtë elementare e çdo kujt të deklarohet ashtu siq edhe ndihet. Por problemi me goranët e Gorës qëndron krejt ndryshe.
Të kota kanë qenë e përpjekjet disa vjeçare të liderëve politik të Kosovës dhe atzre Boshnjak nga Sanxhaku dhe Bosnja, që goranët t’i joshin të inkurporohen në institucionet e Republikës së Kosovës. Ata mbetën sot e kësaj ditë pjesë e sistemit të republikës së Serbisë.
Popullata e Gorës, trevë e cila shtrihet në skajin më jugorë të Kosovës nuk e njohin realitetin kosovar, gjegjësisht për ta nuk ekziston Republika e Kosovës. Goranët e Gorës jetojnë dhe veprojnë nën sistemin ligjor dhe institucioneve të Srebisë. Tetëdhjetë për qind e e kësaj popullate në forma të ndryshme marrin të ardhurave nga Serbia. Shkollat pa kurfar problemi punojnë dhe finanacohen nga sistemi serb.
Vranishta, është njëri nga fshatrat më të mëdha në Gorë ku është selia e komunës e cila funksionon sipas sitsemit te Serbisë.
Rreth 9 ooo banorë të kësaj treve bazë për të mbijetuar i kanë pagat e punonjësve në sektorin e arsimit dhe të komunës dhe marrjae pagës minimale që marrin punëtorët e ish-kompanive, mandej ndihmat sociale dhe shtesat fëmijënore, të cilat për rrethanat kosovare janë deri diku të larta.
Në kuadër të sistemit arsimor serb këtu veprojnë gjashtë shkolla fillore dhe një shkollë e mesme, ku vijojnë mësimin rreth 900 nxënës. Megjithatë, në krahasim me arsimin, shëndetësia sipas tyre ballafaqohet me më shum probleme, sepse të sëmurit trajtohen në institucionet shëndetësore shqiptare, për shkak të largësisë së institucioneve shëndetësore serbe.
Goranët mëtojnë të jenë në kuadër të Bashkësisë së komunave serbe/
Pos serbëve të Kosovës qendrore edhe përfaqësuesit e goranëve në zgjedhjet e kaluara lokale shpallën listë të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme. Ata ishin të vendosur se pas zgjedhjeve lokale do të jenë pjesë përbërëse e Bashkësisë së komunave serbe. Një pjesë e Goranëve nën udhëheqjen e Adem Hoxhës, tentuan edhe ta regjistrojnë partinë e tyre të quajtur “Jugo”, që sipas tyre për shkak të emrit i cili përkon me ish shtetin Jugosllav,KQZ-ja nuk ua lejoi.
Qeveria e Serbisë sikurse në të gjitha komunat edhe në Gorë, gjithmonë ka emëruara kryetar të trupit të përkohshëm. Kryetar i trupit të përkohshëm i komunës së Gorës , ka qenë i meruar Adem Hoxha, i cili posa ishte emëruar u bëri hirrje të gjitha Goranëve të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës të caktuara për 3 nëntor me qëllim të marrjes së pushtetit në këtë komunë, të cilën do t’ia bashkangjes Bashkësisë së komunave serbe.
Duke i analizuar të gjitha rrethanat e krijuar shihet qartë se qëllimi është që Goranët pas zgjedhjeve lokale të bëhen pjesë përbërëse e Bshkësisë së komunave serbe, sepse edhe deri më tash arsimi dhe shëndetësia e trevës së Gorës funksionon në kuadër të sistemit shtetëror serb.
Të gjitha këto rrethana të krijuara, apo që do të krijohen në të ardhmen, na bëjnë të kuptojmë se Bashkësia e komunave serbe do të shtrihet deri në pjesën më jugore të Kosovës
bedri halimi says
MËKATI I QASJES NGA MOSDIJA
Bedri HALIMI
Rreth goranëve dhe çështjes gorane është shkruar nga individ, shoqata e institucione të ndryshme. Me kompetencë e pa kompetencë. Shumica nga autorët e shkrimeve janë nisur nga prizmi i qëllimit paraprak, që do të thotë, se nuk kanë zgjedhur mjete për ta realizuar qëllimin. Kështu Akademia Serbe e Arteve dhe e Shkencave qasjen ndaj populltës së trevës së Gorës e ka ekstreme, duke u munduar që çdo gjë ta bëjnë sllave, përkatësisht serbe. Për këtë qëllim kanë shkruar artikuj, janë mbajtur tribuna e tryeza të ashtuquajtura shkencore si ne Beograd, Valevë etj., madje jane shkruar edhe libra të tërë nga autoret e ndryshem, si para Lutovacit ashtu edhe pas tij, të cilet në esencë thirren në shkrimet e konsullit rus Jastrebovit.
Qëllimi ka qenë i qartë: që kjo oazë sllavofone, që përfshinë 18 fshatra në Komunën e Sharrit (ish Dragashit), 8 fshatra në pjesën e Gores në trevën e Lumes (brenda kufirit politikë të shtetit shqiptar), si dhe 2 fshatra në pjesën përndimore të Maqedonisë, të ruhet, në mënyrë që politika shoviniste serbe përmes propagandës së saj të trumbetojë si para opinionit të brendshëm ashtu edhe para opinionit të jashtëm, për të “argumentuar” se deri ku shtrihen kufinjtë e Serbisë. Prandaj edhe parolla serbe “od Horgosha do Dragasha, to je Serbia nasha”. është proklamuar më të madhe edhe gjatë luftërave në ish Jugosllavi (shuarjes së autonomisë politike në Vojvodinë, luftës episodike në Slloveni, luftës së përgjakshme në Kroaci, kasaphanës në Bosnje si dhe luftës në Kosovë).
Ndaj popullatës gorane, nuk kanë mbetur indiferente as ambiciet hegjemoniste te shkencës së instrumentalizuar bullgare, duke deklaruar së të njëjtit na qenkan bullgar, duke u mbështetur në “faktet” e përdorimit të një pjese të leksikut të bullgarishtes brenda gjuhës së përzier që flitet në Gorë.
Ndaj popullatës së Gorës së fundmi nuk ka mbetur indiferente (çuditërisht) edhe interesimi i shtetit të Bosnjes, në emër të të ashtu quajturit “boshnjakizem”, të cilët janë bazuar më teper në përkatesinë fetare të kesaj popullate.
Ndërkaq shkenca shqiptare dhe institucionet e saj, duke mos e kryer rolin e vet historik kanë qëndruar indiferente ndaj çështjes gorane, ashtu siç mjerisht kanë qëndruar indiferente edhe ndaj shumë aksidenteve te tjera historike te popullit shqiptar si: çeshtjes së Sanxhakut, Peshterit, popullates ortodokse shqiptare në pjesën e nënkalasë së Prizrenit, Sredskës, popullates ortodokse në Maqedoni, rasti i një fshati në Kërçovë etj, ashtu siç kane qenë në të kaluarën edhe rastet e Rahovecit, Mushtishtit etj.
Në fakt ndaj këtyre problemeve nga shkenca shqiptare është shkruar vetëm nga individ të caktuar, nga vullneti i mirë dhe jo në mënyrë të organizuar, e as të përkrahur nga institucionet shtetërore.
Kjo ka bërë që ende problemet e mëdha të etnisë shqiptare të mos trajtohen as si duhet dhe as sa duhet. Në këtë konglomerat të piketimeve nga anë të ndryshme ndaj fatkeqësive historike shqiptare, me apo pa vetëdije, kyqen edhe individ të caktuar, disa nga të cilët me vetëdije ujin e qojnë në mullirin serb, disa në mullirin bullgar, disa në atë boshnjak, e nëse mbetet ujë, ndonjë mundeohet ta dërgojë edhe në mullirin shqiptar. Kështu në mullirin serb nga Gora ujë kanë dërguar vazhdimisht: dr. Harun Hasani, Behadin Ahmetoviç, Orhan Dragash, Mesip Dalifi, Zenel Zeneli, Vait Ibro, Adem Hoxha e ndonjë tjetër. Ne mullirin bullgar kanë dërguar e vazhdojnë të dërgojnë ujë: Ismail Boida, e madje në disa raste edhe Namik Dokle. Vlen për tu përmendur këtu edhe çasja e shtetit maqedon dhe ambicieve të tij për ta trajtuar këtë popullatë si “makedonski muslimani” partizan i së cilës ka mbetur Njazi Limanovski bashkë me Akademinë Maqedone.
Ndërkaq nga historia shqiptare me këtë problematik në aspekte të ndryshme janë marrë intelektual të njohur si dr.Selami Polaha, dr.Muhamet Pirraku, dr. Shefqet Hoxha, akademik Kristaq Prifti, dr. Ramazan Bogdani, dr. Agron Xhagolli, Mr. Enver Batiu, Mr. Muharrem Qafleshi, Dr. Hajriz Meleqi, Dr. Skender Gashi, Dr. Uke Xhemaj, Mr. Parim Kosova etj.
Që të gjithë këta, në punimet e tyre, kanë treguar (kush më shumë e kush më pak) etnogjenezën shqiptare të popullatës gorane, duke sjellur dëshmi të shumta qoftë në prizmin historik, kulturor, folklorik, etnologjik e madje edhe gjuhësor.
Ajo çka është shqetësuese, është fakti se më këtë problematikë nuk është ndërmarr ndonjë veprim institucional shtetëror në nivelet shkencore, për të përkrahur ekspedita studimore në këto pjesë të trojeve shqiptare të quajtur Gorë. Si rrjedhojë, edhe me shqetësues është fakti se me ketë çështje në momente të caktuara (qoftë edhe nga vullneti i mirë) merren edhe ndonje diletant duke mos e ditur as per ku është nisur, as nga është nisur, as ku don të shkoj, dhe as kur do të arrijë (në fakt qasjet e tilla mund të kenë qëllime por asnjë cak).
Çështja e etnogjenezës së popullatës së Gores nuk mund të trajtohet duke i dhënë dikush vetes të drejtë të shkruaj për gjëra që nuk i di. Kështu p.sh. një intelektual i njohur për disa shkrime konstruktive rreth problemeve të popullates shqiptare në pjesën e Kosovës Lindore apo edhe Sanxhakut (I.A) nga vullneti i mirë, ka bërë një shkrim me titull “Kah po shkojnë goranët e Gores” në të cilin shkrim ndonëse shpreh shqetësimet e arsyeshme, në shumçka ja ka huqur. Pra, thënë shkurt, ja ka futur kot. Nuk qëndron konstatimi se “goranet janë popull i veçantë të sllavëve të jugut të cilët jetojnë rrëzë Maleve të Sharrit në trekufishin të: Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë”. Një qasje të tillë e mbron vetëm Akademia Serbe.
Nuk qëndron konstatimi se “të kota kanë qenë përpjekjet disavjeçare të liderëve politik të Kosoves dhe atyre boshnjak nga Sanxhaku dhe Bosnja, që goranet t’i joshin, të inkorporohen në Institucionet e Republikës së Kosovës. Ata mbeten sot e kesaj dite pjese e sistemit te Republikës së Serbisë”. Ështe e qartë se ende një pjesë e kësaj popullate ëndërron dhe mendon serbisht, për shumë arsye, por nuk është e vërtetë se e tërë popullata mendon dhe sillet kështu.
Nuk qëndron konstatimi se “popullata e Gores, trevë e cila shtrihet në skajin me jugor të Kosovës nuk e njohin realitetin kosovar, gjegjësisht për ta nuk eksizton Republika e Kosoves…” Kështu mendon një pjesë, përkatësishtë individ të caktuar të cilët vazhdojnë të mbetën të instrumentalizuar dhe jo e tërë popullata.
Është e vërtetë se një pjesë e popullatës gorane ende vazhdojnë mësimin sipas sistemit arsimor serb, por nuk është e vërtetë se e gjithë popullata e Gores ndjek mësimet sipas ketij planprogrami. Një pjesë e popullatës ndjek mësimet sipas planprogramit të Kosovës kurse në trevën e Gores ka madje edhe paralele që mësojnë në gjuhen shqipe. Është çështje tjetër se përse ndodh kjo: për shkak të përcaktimit të prindërve ndaj Serbisë, apo për shkak të përcaktimit të një pjese të puntorëve të arsimit në Gorë ndaj Serbise për shkak të “taxhisë”. Të sëmuret e popullatës trajtohen në Kosovë si: në Sharr, në Prizren, në Prishtinë. Janë raste individuale ato që duan të trajtohen në Beograd ashtu siç raste te tilla mund të ketë edhe nga shqiptar të cilët kërkojnë shërim jo vetëm në Beograd por edhe në qendrat tjera si në Shkup, në Tiranë, në Stamboll…Sistemi shëndetësor është sipas ligjeve të Kosovës, bizneset janë të regjistruara në Kosovë dhe paguhen taksa.
Regjistrimi i popullsisë, evidentimi i listës së të lindurve, të vdekurve, kurorzimeve bëhen sipas sistemit të Kosovës.
Është shumë trashë e bluar thënja se “goranët mëtojnë të jenë në kuadër të bashkesisë së komunave serbe”. Është e qartë se një synim të tillë mund ta ketë Serbia përmes instrumenteve të veta edhe në Gorë, por asesi këtë synim nuk e ka popullata e Gores. Synim për të formuar komunë në Gorë (në emër të decentralizimit) kanë edhe partitë nga Gora të përfaqsuara në institucione të Republikës së Kosovës, por asnjeherë këtë synim nuk e kanë për ta inkorporuar këtë komunë (fiktive) në kuadër të bashkësisë së komunave serbe.
Është mirë që për çështje teë ndjeshme të shkruhet me përgjegjësi, pa anime dhe pa emocione. Prandaj njëherë e përgjithmonë duhet të jetë e qartë për të gjithë, ashtu siç tashmë është e qartë edhe për Serbinë, se Gora ka qenë, është dhe do të mbetet shqiptare po aq sa Tirana, Prishtina dhe Tetova.