30 Mars- Sot bëhen 69 vjet nga masakra më e madhe që u bë ndaj shqiptarëve. Viti 1945, do të kujtohet edhe për shumë vite të tjera edhe pse institucionet e kanë harruar këtë ngjarje. Ajo është masakra që iu bë të rekrutuarve shqiptarë nga Kosova në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore në Tivar. Numri i të vrarëve në këtë masakër llogaritet nga 1700-4300.
Kur nazistët ishin në tërheqje nga territori i ish-Jugosllavisë, frontet u krijuan në Srem të Vojvodinës dhe në atë të Adriatikut në veriperëndim të Jugosllavisë. Shqiptarët u rekrutuan për tu dërguar në luftime në këto fronte ndërsa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre në territorin e Kosovës. Gjithsej 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dërguan në luftime larg Kosovës.
Pikë mbledhja e këtyre ushtarëve u caktua Prizreni,ku të gjithë ushtarët shqiptarët u çarmatosen me arsyetimin se do të lodheshin nga rruga dhe se kur të mbërrinin në front do të pajiseshin me armë moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe. Kur kolona mbërriti në Tivar, ndodhi një konflikt në mes katër shqiptarëve dhe rojave, të cilët shtinë dhe vranë dy shqiptarë. Ata qe i mbijetuan masakres besojne se numri i të vdekurve apo të vrarëve gjatë rrugëtimit për në Frontin e Adriatikut është gjithsej 4300 veta.
Përveç partizanëve, në vrasjen e shqiptarëve kanë marrë pjesë edhe popullsia vendase malazeze por edhe popullsia civile serbo-malazeze të cilët kishin qenë të larguar nga Kosova pas luftës së prillit. Por kishte dhe vendas të cilët të rinjtë shqiptarë i fshihnin nëpër shtëpitë e tyre ose në stoqet e sanës. Jo me kot ende sot, pas 69 vitesh, Tivari konsiderohet varri më i madh masiv i shqiptarëve.
agimi says
masakra e tivarit eshte tradhetia e enver xhelatit me titon,
per eleminuar patriotizmin shqiptare.
Mark Gjonaj says
Pa dyshim se pervec Luftes se Dyte botrore, qe mori me miliona ne front,masakra e Tivarit, mbetet genocidi me i madh ne Europe pa u ndeshkuar dhe ma e keqja qe vec ndonje shkrimi apo kallzimi te ndonje shqiptari te mbijetuar, nuk ka perfundime dhe masa konkrete per shkaktaret e kesaje masakre te perbindshme.
Fatkeqesisht kjo teme ka dale krejt rastesisht ne fushata elektorale, ne debate nisur nga lider te asaje kohe qe kane qene ose jane gjalle dhe tani dhe kur shkruhet per ish sistemin komunist. Kam lexuar nje shkrim te nje profesori Muhamet Pirraku dhe perfundonte se ne radhe te pare pergjegjesi per kete masaker kane te medhenjet aleatet kunder Gjermanise naziste(Amerika, Anglia dhe Bashkimi Sovjetik i atehershem)! Ata e drejtonin koalicionin ne luften antifashiste. Kuptohet se ne kete lufte ishte e perfshire dhe Jugosllavia dhe eshte pergjegjesia e saje kryesore per kete inskenim rekrutimi se gjoja do te shkonin ne frontin e luftes, kur gjermanet, po ne shqiptare, pranojme se ishin duke u terhequr dhe aq me teper se rekrutet shqiptare nacionaliste balliste e bashkpunetore te pushtuesit, ishin dhe miqet e gjermaneve! Ndersa udheheqja shqiptare ne kualicionin antifashist, ka me shume pergjegjesi morale per masakren, nga vete pozicioni jo i perfillshem sa duhet dhe qe piketimet e Titos ishin qe heret per ta bere Shqiperine Republike te 7-te te Jugosllavise. Askush nuk i pyeste Lideret shqiptare per planet jugosllave dhe as qe u pyeten per ekzekutimin e tyre ne Tivare!
Por qe kjo teme te mos ishte vetem nje kujtese kur vjene data e ekzekutimit, per t’i perdor dhe kujtuar te denuarit e ndergjegjes neper fushata, por t’i jepej rrugezgjidhje, duhej qe enkas per kete genocid te dilte nje liber perkujtimore, te krijoheshe nje muzeum dhe te vendosej nje obilinsk dhe nese eshte nje varr masiv dhe te nxirreshin dhe varroseshin kufomat me nderime. Ata kane lene njerez mbrapa, duhet zbuluar kush jane dhe te tjere, duke sjelle deshmi prej 70 vjetve. Po kush ta bente, udheheqesit shqiptare qe nuk ja mbajne kalin njeri tjtrit, qe pergojojne njeri tjtrin duke folur mbas shpine kur shkojne ne Europe?
Une mendoj se as qe do te ishte folur per kete genocid, nese Ramiz Alia para rreth dy vjetve te mos i kishte shkelur ne kallo Sali Berishes. Ky i fundit beri nje zhurme ne fillim per te “trembur” Ramizin, krijoi nje grup hetimi parlamentare me Mesila Doden kryetare dhe as e morem vesht se cfare u be me vone, pra qendroi vetem sa nje flake kashte dhe u shuajte! Gati gati sa nuk u tha kosovarve qe nese e shihni Ramizin gjekundi mbajeni se ai ka dieni se ka qene komisare divizioni ne ate kohe, kur Ramizin e kishte balle per balle sa qe gjalle! Kur u intervistua Ramizi, ai nuk foli shume por dha shume me kuptuar qe per masakren e Tivarit, pyesni kosovaret dhe Saliu u ule ne bythe pernjehere! Pse tallemi ne shqiptaret me veten tone?! Pse ngopen me genjeshtra edhe te djathtit qe jane me te interesuar te dale e verteta per kete ngjarje te rende?! Ne pretendojme te sjellim sot shkaqet e ktij genocidi ndodhur para rreth 70 vjetve, kur sot i kemi prezent personat qe tallen me historine e dhimbshme te se kalures dhe jane me emra dhe adresa, Sali Berisha ish kryeminister, deputetja Mesila Doda, PD-ja, ish kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli, instituti i Historise, Arshiva e Shtetit dhe organe te tjera te lidhura me ngjarjen! Eshte absolutisht ngjarja ma e rende qe te kete ndodhe ne kurrizin e popullit shqiptare, por per nje moment marrim dhe t’i krahasojme me ngjarje te tjera qe kane ndodhur ne Shqiperi per 23 vjet dhe cila nga ato u vu ne rrugen e zgjidhjes?! Shkojne tash 22 vjet ne pervjetorin e vrasjeve te martirve te demokracise ne Shkoder dhe premton Berisha Topalli dhe kush merr pjese se do te zbulojme autoret. Mbasi eshte i bindur dhe qe nuk merret me kush me kete pune, ish kryetari i Hetuesise se Pergjithshme Qemal Lame, ngarkuar per te hetuar ngjarjen, shkruan ne qetsine ma te madhe librin e tij ” Kur prisheshin themelet” dhe qe me perjashtim dikasterit te tij, te tjeret i nxjerre me shume te meta ne pune. Apo te marrim ngjarjen e Gerdecit dhe te 21 Janarit, si ndodhen dhe kush u denue per keto?!