
Age Ivezaj/
Romani “Kjo tokë ju pret” pasqyron me përpikmëri jetën dhe zakonet e Malësisë duke sjell një tablo të gjallë të një shoqërie tradicionale, ku nderi, besa dhe mikpritja janë parime themelore. Përmes zhvillimit te ngjarjeve, romani nxjerr në pah vlerat shoqërore dhe e pasqyron realitetit e kohës. Këto vlera paraqiten përmes veprimeve dhe komunikimin e personazheve. Ata përdorin fraza dhe shprehje që sot nuk dëgjohen më në të folurën e përditshme. Duket se autori ka pasur qëllim t’i përjetsoj duke mos lejuar që pluhuri i kohës ti mbuloj dhe ti lënë në harresë. Shprehjet e tilla i japin gjallëri dialogut dhe e bëjnëgjuhën e personazheve më te natyrshme dhe më të afërt me realitetine jetës në Malësi.
Përmes tyre, autori arrin të pasqyrojë mënyrën se si njerëzit mendojnë, veprojnë dhe komunikojnë, duke i dhënë veprës njëngjyrim autentik e popullor. Kështu, fjalëte përditshme bëhen mjet për të thelluar karakterin e personazheve dhe metodë për të pasuruar stilin e rrëfimit. NNë dialog ata shprehin respektin për zakonet e lashta dhe vlerat shpirtërore të trashëguara prej brezi në brez. Disa fjalë ose fraza kanë mbetur edhe si fjalë tëurta si shprehje apo gjest që mbart njëkuptim të thellë kulturor, që lidh të shkuarën me të tashmen.Në qendër të romanit “Kjo tokë ju pret” qëndron familja e Stakës, me tëshoqen Diellën dhe fëmijët e tyre. Kjo familje përfaqëson jetën e zakonshme malësore, të ndërtuar mbi punën, nderin dhe dashurinë për vendlindjen.
Përmes tyre pasqyrohet realitetin shoqëror, vështirësitëekonomike dhe sfidat me të cilat përballen. Në këtë roman autori,përshkruan plagën e rëndë të mërgimit dhe dashurinë familjare.Largimi nga atdheu dhe mallin për të afërmit janë tema që e prekin lexuesin.Nëpërmjet përjetimeve të personazheve, Luigj Juncaj tregon se,pavarësisht vështirësive, lidhja me familjen dhe dashuria për tokën amtare mbeten forcë që i japin kuptim jetës. Në romanin këtë autori i ka paraqitur pasojat e ndarjes së tokeve shqiptare nga kufiri shtetëror shqiptaro-shqiptar si një vijë të hekurt që ndau padrejtësisht një komb tëvetëm, pa njohur gjuhën e gjakun që ibashkon. Kufiri i padrejtë u bë plagë në zemrën e shumë familjeve malësore. Ajo vijë e hekurt ndau përgjysëm edhe zemrat e shumë familjeve. nënat nga familjet.Vajzat qëishtin të martuar në Malësi, jashtë shtetit amë, i rritën fëmijët vetëm me kujtime për dajat, pa i parë e as pa i njohur. Perdja e hekurt që ndau përgjysëm shqiptarët mbeti plagë e hapur që s’u mbyll kurrë.
Vata, djali i Stakës e Diellës është personazhi kryesor i romanit, ai ështënjë djalë i ri, plot gjallëri dhe ëndrra, i shtyrë nga dëshira për një jetë mëtë mirë, bënë plane me shokët e tij për tëshkuar në mërgim. Ai e sheh largimin si një mundësi shpëtimi nga varfëria dhe vështirësitë e jetës nëMalësi, pa e kuptuar plotësisht se çfarë e pret në atë udhëtim të pasigurt e të panjohur.Vata përfaqëson idealizmin e rinisë që guxon të ëndërrojë,por edhe naivitetin e atyre që nisen drejt një rruge të gjatë pa e ditur nëse ajo do t’i çojë drejt dritës apo humbjes. Ai bënë plane të fshehta, pa i treguar familjes, se do të shkojë me shokë në rrugën që shumë të rinj para tij e kishin marrur, rrugën e mërgimit për në lali pastaj në Amerkëku kanë emigruar pjesa me e madhe e malësorve. Edhe familja e tij kishin vënë re një ndyshim në sjelljet e Vatës derisa ai bënte pregaditjet për të shkuar në mërgim. Më në fund zbulohet plani se Vata me shoke do të arratisej drejt perendimit.
Diella nëna e Vatës, qëndron stoike,nuk e lut të birin të qëndroj në shtëpi, ajo pajtohet me shkuarjen e tij pavarësisht dashurisë që ka për të birin. Diella, në romanin “Kjo tokë ju pret”, përfaqëson gruan shqiptare besnike dhe të pathyeshme, nënën e devotshme me dashuri e saj e ka mbajtur gjallë familjen dhe shpresën,pavarësisht vështirësive dhe dhimbjeve që i ka sjell jeta. Përmes figurës së saj, autori lartëson rolin e gruas si shtyllë e qëndrueshmërisë dhe si burim drite e ngrohtësie në botën e ashpër të Malësisë. Ky moment bëhet pika me e ndjeshme në roman, që pasqyron ndarjen, mallin,pasigurinë dhe ndryshimin në jetën e familjes. Largimi i Vatës me shokënë drejtim të panjohur, për në mëgrim është pjesa më mallëngjyese e romanit.
Autori e përshkruan këtë rrugëtim në mënyre reale,duke na bërë të kuptojmë se pikerisht këtë rrugë të vështirë e plotë rreziqe e kanë marrë shumë të rinjë j shqiptarë në kërkim të një jete më të mirë.Vata dhe shokët e tij nisen për në drejtim të panjohur me shpresë se do t’ja dalin të kalojnë disa vija kufitare, por edhe të ndrojtur dhe tëpasigurtë se çka i pret atje. Kur më në fund të rinjët shqiptarë arrijnë nëItali, lexuesi ndien lehtësimi. Të rinjtë si Vata dhe shokët e tij, të rritur nëMalësi,me përvojë të kufizuar, shkojnë në metropole të mëdhaja botërore, por pa përgatitjen e duhur për t’u përballur me realitetin e ashpër që i preste atje. Vata kur arrin në Itali ka shpresa dhe ëndrra tëmedhaja për një jetë më të mirë, por tundimet e botës së huaj e bëjnëtë devijoj përkohësisht rrugën e drejtë, duke u përfshirë në lojën e bixhozit dhe në zakone që nuk përputhen me vlerat me të cilat ishte rritur.Kjo periudhë pasqyron pasigurinë dhe brishtësinë shpirtërore tënjë të riu që përballet me realitetin e panjohurar dhe tundimin për tu pasuruar shpejt.
Pas pak kohe Vata arrin të kuptojë gabimin e vet dhe të kthehet në rrugën e drejt. Në këtë mënyrë, autori përmes figurës sëVatës na jep një mesazh të qartë edukativ, njeriu mund të gabojë,por ajo që e nderon është aftësia për të pranuar gabimin dhe për t’i dhënëjetës drejtimin e duhur. Rasti i Vatës e bënë lexuesin të mendoj për fatin dhe tragjedinë e shumë të rinjve shqiptarë, që janë larguar nga vendlindja me shpresë për një jetë më të mire, që shpesh kanë devijuar nga qëllimi i emigrimit. Vdekja në aksident e shokut të Vatës i jep emigracionit një dimension tragjik, ashtu siç e kanë përjetuar shumëemigrantë shqiptarë në realitet. Ky moment tronditës në roman zbulonëanët e errëta të rrugëve të mërgimit, pasigurin rezikun dhe dhimbjen qëfshihet pas ëndrrës për një jetë më të mirë. Autori, përmes këtij episodi,sjell një reflektim të thellë mbi fatin e rinisë shqiptare që e ka kërkuar shpëtimin jashtë kufijve, por shpesh është ndeshur me tragjedi e zhgënjim.Përmes fatit të Vatës, romani shpalos temën universale tëmallitpër atdheun, mallin për familjen dhe vendlindjen, që ska largësi që mund ta shuajë.
Stili i romanit është i thjeshtë, emocional dhe realist,shpesh me përdorim të folmes autoktone të Malësisë, që i jep veprës afërsi me jetën e njerëzve të ketyre trevave. “Kjo tokë ju pret” është njëroman që lartëson vlerat e punës, ndershmërisë dhe dashurisë për vendlindjen dhe tokën që i pret të kthehen bijt e vet. Nëpërmjet gjuhës së ngrohtë, romani na kujton se njeriu mund të largohet nga vendi i vet, por familja dhe identiteti mbeten vlera themelore që nuk mund ti shuajnë asnje largësia. Si përfundim, mund të konstatojmë se nëromanin “Kjo tokë ju pret”, i Luigj Juncaj na kujton se,pavarësisht dhimbjes së ndarjes, mërgimit ose padrejtësive historike, lidhja me vendlindjen dhe me njerëzit tanë mbetet e pavdekshme.