TË PËRNDJEKURIT POLITIKË TË SHQIPËRISË DENONCOJNË KAPJEN E DREJTËSISË NGA XHELATËT E DIKTATURËS/
Nebil Çika Kryetar i Shoqatës Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë letër e hapur Znj.Yuri Kim, Ambasadore e SHBA në Shqipëri!/
NGA SOKOL PAJA/
KOMPLOTI KUNDËR REFORMËS NË DREJTËSI/
Duke vlerësuar shqetësimin tuaj publik për Reformën në Drejtësi dhe duke besuar në korrektësinëe ndershmërinë e shqetësimit tuaj për bllokimin dhe degradimin e saj mendojmë se ndajmë të njëjtin dyshim me Ju: Ka një komplot kundër saj. Ne të përndjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë ndjehemi shumë të shqetësuar nga zhvillimet dhe sidomos produkti i deritanishëm i reformës në drejtësi të cilën Jusi SHBA kenimarrë përsipër ta monitoroni bashkë me BE gjë e sanksionuar kjo nga kushtetuta e Shqipërisë e cila ja ka ngarkuar OMN këtë detyrë. Ne si shtresa e interesuar e vendosjes në vendit tonë të shtetit ligjor, pasi për 45 vjet diktaturë komuniste, por jo vetëm, kemi qenë viktimat e padrejtësisë, kemi pritur që reforma në drejtësi të hedhë bazat e shtetit të së drejtës në këtë vend dhe kemi mbështetur çdo përpjekje për ta arritur këtë. Mirëpo, me keqardhje dhe shqetësim të madh konstatojmë se deri tani produkti i reformës nuk është ai që prisnim.
VETTINGU NË SHKELJE TË LIGJIT
Kemi konstatuar me keqardhje dhe shqetësim se procesi i Vetingut ka injoruar në vendimet e marra pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në proceset politike gjyqësore të diktaturës komuniste duke konsumuar hapur e në mënyrë të përsëritur një shkelje të ligjit. Kjo ka bërë që në institucionet e reja të drejtësisë madje edhe në krye të tyre të emërohen ish pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit, policisë politike të diktaturës, hetues, prokurorë e gjyqtarë që kanë qenë pjesë e proceseve politike ndëshkimore ndaj kundërshtarëve të rrëgjimit komunist, që karakterizoheshin dhe në të cilat përfshihen; tortura, montime, falsifikime dhe dënime të ashpra jo vetëm për ata që dënoheshin ekzekutoheshin ose burgoseshin por edhe për familjarët e tyre përfshi, gra pleq e fëmijë, që internoheshin e u mohoheshin të drejtat themelore të njeriut. Nuk bëhet fjalë për pak individë por, sipas vetë statistikave të Sigurimit të Shtetit rreth 35% e popullsisë shqiptare u përndoq politikisht gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri dhe e gjithë kjo u realizua nëpërmjet proceseve dhe vendimeve të hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të diktaturës komuniste. Ne kemi denoncuar rast pas rasti kalimin e Vetingut dhe emërimin në krye të drejtësisë të persekutorëve tanë politikë por nuk kemiparë asnjë reagim, as nga Ju për këtë fenomen tejet negativ.
KUSH JANË XHELATËT E DIKTATURËS NË DREJTËSINË E RE NË SHQIPËRI
Për ta bërë më konkret këtë shqetësimin tonë po ju tregojmë disa nga emërimet e fundit të xhelatëve tanë në institucionet e Drejtësisë, si produkt Reformës:
1-Emërimi në krye të SPAK-ut të Arben Kraja, një ish hetues i Sigurimit të Shtetit në Shkodër 1987-1992.
2-Emërimi Zëvendësprokuror i Përgjithshëm i ThomaJano, hetues dhe shef i hetuesisë së Sigurimit të Shtetit në Krujë 1980-1991 autor i dhjetëra proceseve hetimore politike komuniste.
3-Emërimi në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) të Ardian Dvoranit nga një prokuror komunist që ka dhënë dënime të rënda politike për kundërshtarët e regjimit komunist si prokuror i diktaturës në Shkodër përfshi edhe ata që rrezuan bustin e Stalinit në 1990.
4- Emërimi në Këshillin i Lartë Gjyqësor (KLGJ) si anëtare e Fatmira Luli, gjyqtare në kohën e diktaturës; ka dënuar qytetarët pse morën pjesë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.
5-Emërimi në Këshilli i Emërimeve në Prokurori (KLP) të Bujar Sheshit ish hetues i Sigurimit të Shtetit autor i shumë arrestimeve torturimeve dhe dënimeve politike si hetues në Rrethin e Fierit, sipas AIDSSH edhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
6- Emërimi në Këshilli i Emërimeve në Prokurori (KLP) e Nurihan Seiti, gjyqtare e diktaturës komuniste, ka dënuar disa persona me akuzat për agjitacion propagandë dhe tentim arratisje nga kufiri. Për të gjitha këto ne i jemi drejtuar zyrtarisht dhe publikisht edhe znj.Gjinovefa Calavera drejtueses së OMN dhe përgjigja e saj ka qenë fyese dhe jo korrekte për ne. Besoj se këto raste që ju përmenda më lart tregojnë qartëse produkti i vetëm Reformës në Drejtësi deri tani është: rikthimin në krye të institucioneve kryesore të drejtësisë të ish persekutorëve. Dua t’iu theksoj që bëhet fjalë për krime të rënda, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid të cilat si nga ligji shqiptar edhe ai ndërkombëtare nuk parashkruhen.
BLLOKIMI I GJYKATËS SË LARTË DHE GJYKATËS KUSHTETUESE
Ne besojmë në standardet dhe vlerat e SHBA dhe Presidentit Donald Trump që Ju përfaqësoni në Shqipëri dhe ndajmë me Ju shqetësimin tonë edhe për bllokimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës se Lartë, mungesa e të cilave ka dëmtuar seriozisht interesat e njerëzve tanë. Me vakumine Gjykatës Kushtetuese ne kemi humbur çdo mundësi për të kundërshtuar ligje të qeverisë që kanë prekur drejtpërdrejtë interesat e të përndjekurve politike antikomuniste dhe me mosfunksionim e gjykatës së lartë shumë nga njerëzit tanë janë prej vitesh në pritje të përfundimit të proceseve gjyqësore shumë jetike, si për pronat e sekuestruara nga komunistet, dëmshpërblimet për persekutimin, pushimet politike nga puna etj. Prandaj ne mbështesim çdo përpjekje tuajën për të normalizuar drejtësinë shqiptare! Nuk e di si e shikoni ju por për ne është e qartë që reforma në drejtësi, jo tani, por, qe kur nisi, është deformuar e bllokuar nga një komplot komunist që nuk synon, pastrimin dhe normalizimin e saj por kapjen e drejtësisë nga politika ish komuniste shqiptare. Ne besojmë se palët apo personat politikë e zyrtarë të Shqipërisë apo edhe ndërkombëtarë me të cilët ju bisedoni e bashkëpunoni për këtë çështje nuk e kanë integritetin moral dhe vullnetin politik për të bërë një reformë reale e të ndershme në drejtësi. Sot shteti shqiptar drejtohet në shumicën e tij nga autorët e krimeve komuniste. Parlamenti, për shembull, institucioni kyç në kryerjen e reformës drejtohet nga ish ministri i fundit i brendshëm i diktaturës komuniste Gramoz Ruçi, autor i drejtpërdrejt i krimeve kundër njerizimit dhe gjenocid. Fotoja e tij ndodhet sot në muzeun e krimeve të komunizmit si autor i tyre (gjë që mund ta vërtetoni lehtësisht) ndërkohë që ai është edhe nr. 2 i shtetit shqiptar.Vërtet besoni se ai dhe te tjerë si ai janë partnerë normal Tuajt, sidomos për Reformën ne Drejtësi? Këto njerëz me të cilët ju po përpiqeni të bashkëpunoni kanë qënë për vite të tera armiq të lirisë demokracisë dhe veçanërisht SHBA-ve. Besoj e dini sa njerëz janë pushkatuar, burgosur e intenuar nga komunistet se ishin por-amerikanë apo dyshoheshin si të tillë?!Ne besojmë se ju keni zgjedhur partnerin e gabuar për të bërë reformën në drejtësi e shtetin ligjor si garant të demokracisë në Shqipëri. Nisur nga deklarata Juaj publike për një “komplot” ndaj Reformës në Drejtësi dëshiroj të besoj se e keni kuptuar me në fund ku qëndron problemi, që për ne kanë qenë janë dhe mbeten komunistët antiamerikanë, me maskë demokratesh filo-amerikanë! Sa të vazhdoni të konsumoni kohë nerva e parame ta vetëm komplote do te keni! Së fundi ne mendojmë se me forcën e shtetit më të fortë e më demokratik në botë,mik i shqiptarëve do të mundni të imponoheni për të ndryshuar gjendjen e rëndë të lirisë, demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri por besojmë dhe këmbëngulim se kjo nuk mund të arrihet me partnerë të gabuar të cilët e kanë cilësuar Presidentin Tuja të nderuar shkëlqesinë e tij, Z. Donald Trump “turpin e njerëzimit”.