U zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, një veprimtari përkujtimore kushtuar Kryengritjes së Përgjithshme të Dibrës dhe eksodit të parë masiv dibran në Tiranë dhe Elbasan/
Nga Beqir SINA, Tiranë/
TIRANë :Në kuadrin e aktiviteteve të javës dibrane më datë 20 shtator 2013,në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, u zhvillua një veprimtari përkujtimore kushtuar 100-vjetorit të Konferencës së padrejtësive të Londrës, Kryengritjes së Përgjithshme të Dibrës dhe eksodit të parë masivë dibran, në Tiranë dhe Elbasan.
Ky aktivitet ndoshta dhe i pari i këtij lloji për dibranët u organizua nën kujdesin e shoqatës “Bashkësia Dibrane” me kryetar zotin Faruk Borova dhe shoqata “Unioni i krijuesve Dibranë” me kryetar zotin Fatos Daci, si dhe ndihmës modeste finnaciare të një grupi dibranësh në Amerikë anëtarë të kryesisë së SHAD.
Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të familjeve të vjetra dibrane, personalitetet të shquara dibrane veprimtar dhe aktivist dibranë që prej vitesh jetojnë në Shqipëri, kryeqytetin e shqiptarëve Tiranën. Ndërkohë, që një grup(30 veta) intelektualësh dibranë , veteran të arsimit profesor dhe arsimtarë me ndihmën financiare të veprimtarit dhe biznesmenit të suskseshëm dibran në SHBA, Ylber Pilku nga kompania – PilkuConstraction në Nju Jork, udhëtoi drejt Tiranës, për të marrë pjesë në këtë konferencë,kushtuar 100-vjetorit të Kryengritjes së Përgjithshme të Dibrës dhe eksodit të parë masivë dibran, në Tiranë dhe Elbasan.
Moderatore e këtij aktiviteti ishte zonjusha Ina Saraci.
Me këtë rast u mbajt një sesion shkencor kushtuar këtyre ngjarjeve historike jo vetëm për historinë e Dibrës, por edhe për historinë e kombit shqiptarë në të cilën personalitete të fushave të ndryshme të historisë, hulumtimeve dhe studimeve historike, mbajtën disa kumtesa mjaft interesante rreth këtyre ngjarjeve që ndodhen 100 vjet më parë duke sjellur edhe shpërnguljen ose muhaxhirllëkun e madh dibran, përtej kufirit shqiptaro – shqipëtar.
Profesoreshë Valentina Duka, mbajti kumtesën e saj të titulluar : “Konferenca e Londrës, nji padrejtësi për Dibrën dhe Shqipërinë”, ndërsa, Profesor Gazmend Shpuza, mbajti kumtesën shkencore me temë: “Dibra në vorbullën e pazareve diplomatike”. Kurse, zoti Fatos Daci publicist e historian, anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqipëtare të Shkencave dhe Arteve, mbajti trajtesën e tij me temë: “Dibra, nëntë vjet luftë me krajla, përballë masakrave e shpërnguljeve masive”.
Një vëmendje e vecantë në këtë konferencë, iu kushtua trajtesës që i bëri kësaj ngjarje historike për dibranët dhe kombin shqiptarë, profesori i njohur dibran Bajram Xhafa, i cili mbajti kumtesën e tij me temë: “Heroizmi dibran në Kryengritjen e Përgjithsme të Dibrës kundër pushtuesve serbë”.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një përshëndetje mjaft emocionuese në emër të komunitetit dibran, në këtë veprimtari erdhi enkas nga Nju Jorku, zoti Musa Pacuku – kryetari i shoqatës “Dibra” me seli në të ashtuquajturin “Ishulli i Dibranëve” Staten Island – Nju Jork, së bashku me veprimtarin e dalluar të këtij komuniteti zotin Rrape Ruci – i cili njëhereshit është edhe president i Insitutit Amerikano-Shqiptar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me seli në State Island.
Ndërkaq, aktori shqiptar nga Chicago Pajazit Murtishi recitoi një poezi të potetit tonë të madh Lashgush Poradeci.
Në kuadrin e kësaj veprimtarie organizatori i saj shpërndau disa mirënjohje, duke nderuar me certifikatë kryeqëndrën shqiptare Tiranën, e cila u bë shtëpia e dytë e dibranëve, sofra bujare dhe e mikëpritjes,që më 1913 priti dibranët dhe i sistemoi ato,:z. Arben Tafaj – kryetar i shoqatës “Tirana”, familjen Zyber Hallulli, dhe atë të profesor Haki Sharofit, si dhe Shoqatën atdhetare Dibra në Amerikë, dhe kryetarin e saj zotin Musa Pacuku, anëtarët e kryesisë zotin Rrape Ruci dhe Ylber Pilku.
Më pas u dha një program artistik me këngë e valle popullore, nga kjo krahinë e hershme shqiptare, ku kënduan këngëtarët e këngëtaret: ” Lirie Rasha, Caje Poleshi, Arif Madana, Zaim Tollja dhe Flora Shabani” , ndërsa, ansambli “Shqiponjat” u prezantua me një tufë me valle popullore të kësaj krahine.
Ndërkaq, nuk mund të anashkalohet edhe fakti se në këtë aktivitet organizatori i saj megjithëse nga Dibra e Madhe kishin ardhur enkas me këtë rastë duke udhëtuar me qindra kilometra, më shumë se 30 personalite të shquara dibrane, aktiivist dhe veprimtar, me keq ardhje asnjënjerit prej tyre, nuk iu dha fjala qoftë edhe ajo pershëndetëse për të falemnderuar të paktën Tiranën, për mikëpritjen e tyre historike, dhe sistemimin e dinranëve në atë kohë, e cila ka zanafillën e saj 100 vjet më parë me dibranët, të cilët, edhe sot e kësaj dite kanë edhe mëhallën e tyre në një nga lagjet më të njohura të Tiranës.
Miranda says
Te poshtersit shqiperis i kane ardhur nga Angleia dhe Amerika deri me sot.