Shkruan:Eugen SHEHU/
Në vjeshtën e vitit 1943,dashur pa dashur,shqiptarët u gjendën përballë të papriturave të mëdha. Teatri i luftës botërore,ushtronte ndikim të fuqishëm në krejt fatin e Shqipërisë,si në viset e shtetit amë,ashtu edhe në ato etnike.Ky ndikim nuk mund të ishte pa pasoja edhe në jetën politike të vendit tonë,në të cilën po konturohej gjithnjë e më shumë lufta antagoniste midis nacionalistëve dhe nacionalçlirimtarëve.Mukja pat shërbyer si mollë sherri midis shqiptarëve të shitur tek serbi dhe atyre që e donin me të vërtetë Shqipërinë Etnike.Kjo luftë vëllavrasëse po shtrihej tanimë dalëngadalë edhe në trojet veriore shqiptare,si për t’u kujtuar të gjithëve se drama do të ishte e tmerrshme dhe pafund.Ndërkaq,në fundnëndorin e vitit 1943 u mbajt në Jajce (29 nëndor 1943) mbledhja e dytë e AVNOJ-it.Radioja “Jugosllavia e Lirë” nuk vonoi të kumtonte nëpërmjet valëve të saj,vendimet “historike” të AVNOJ-it,të cilat në kundërshtim të plotë me deklaratat komuniste për vetëvendosje të popujve,patën vendosur që menjëherë pas luftës të krijohej Republika Federative Jugoslave.Këtu,mendohet të jetë lindur zhgënjimi i parë i madh i nacionalçlirimtarëve shqiptar të Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit,të cilët deri asaj kohe ishin përkundur të qetë në ëndrat për “vëllezërim e bashkim “të popujve ballkanik.Në këto momente kaq dramatike,ku çështja kombëtare shqiptare po lihej si dhuratë në duar të komunistëve serbosllav,nga nacionalçlirimtarët e Kosovës u menda të thirrej menjëherë takimi i Bujanit.Ndër detyrat themelore që do të zgjidhte ky tubim,të parat sigurisht që ishin,mënyra e zgjedhjes së çështjes kombëtare si edhe përcaktimi në rrafshin konkret të organit më të lartë udhëheqës të luftës “çlirimtare” të Kosovës e cila ishte ingranuar në luftën e përbashkët me aleatët kundër boshtit Berlin-Romë.Historiografia shqiptare e postdiktaturës,ka vërejtur me të drejtë se komunistët e Rrafshit të Dukagjinit kërkuan mbështetjen e nacionalçlirimtarëve nga shteti amë.”Komunistët bashkëvepruan e bashkëpunuan me atdhetarët për arsye se ata ishin fare të pakët (komunistët shqiptar disa dhjetra vetë në gjithë kosovën).Ndikimi i tyre në popullin shqiptar ishte pothuaj i papërfillshëm për shkak edhe të politikës sektare ndaj shqiptarëve.Ndërsa autoriteti i atdhetarëve shqiptarë ishte i madh dhe i palëkundshëm”.( R.Gjata, “Aspekte politike e juridike…” “Konferenca e Bujanit”,faqe 17 ).
Mendoj se është me vlerë të kujtojmë se pothuaj në program të konferencës së Bujanit më 4-6 nëndor 1943,u mbajt në Malësinë e Sharrit,tubimi i komitetit krahinor të Partisë Komuniste Jugoslave për Kosovë e Rrfash të Dukagjinit ku u analizuan veprimet politike dhe luftarake të nacionalçlirimtarëve shqiptar.Ky tubim,u drejtoi krejt shtresave të popullit shqiptar,një thirrje për t’iu bashkuar Frontit të Përbashkët Antifashist.Në proklamatën e shpërndarë prej këtij tubimi,pos të tjerave lidhur me konferencën e ardhme që do të mbahej thuhej : “Duhet patur kujdes që të marrin pjesë në konferencë njerëzit e vendosur,përfaqsuesit e të gjithë popujve dhe përfaqsuesit e të gjitha rrymave politike dhe shtresave,të cilët qëndrojnë energjitikisht në pozitat e luftës kundër pushtuesit.Në këtë mënyrë do të formohet një forcim përfaqsues politik,në luftën e sotme nacionalçlirimtare në Kosovë e Dukagjin dhe do të përgadisë kryengritjen e përgjithshme të armatosur kundër pushtuesve dhe bashkëpuntorëve të tyre”.(A.Hadri,këshillat nacionaçlirimtare në Kosovë”-Prishtinë 1974 , faqe 68 ).
Të duket pak naive kjo thirrje,kur mendon se vullneti i bashkimit të shqiptarëve në luftë kundër pushtuesit,u duk më së miri,qysh në Mukje.Por serbet,të cilët patën krijuar udhëheqjen komuniste shqiptare,nuk mund të paramendonin dot termin “Shqipëri Etnike” ndaj e goditën ate foshnjë të lindur në Mukje,ende pa u bërë ajo dy muajshe.Prandaj duket naive kjo thirrje e Sharrit, e cila sidoqoftë mbante me vete mesazhin e mirëkuptimit reciprok.Menjëherë pas tubimit në Sharr,u formuan edhe disa komitete partiate si edhe këshilla të reja nacionalçlirimtare.Detyra e tyre kryesore ishte organizimi për zgjedhjen e delegatëve në konferencën e ardhme.Sa i përket çështjes së bashkëpunimit të komunistëve të Rrafshit të Dukagjinit,me nacionalistët shqiptarë,kjo është një temë e gjërë dhe mjaft interessante.Kjo thirrje për bashkëpunim,u drejtohej në radhë të parë nacionalistëve shqiptarë të cilët,në 16 shtatorin e vitit 1943 patën krijuar të famshmen,Lidhja e Dytë Shqiptare e Prizërenit.E vërteta është se ndonëse në rrethana krejt të pafavorshme,kjo Lidhje politike dhe ushtarake, e udhëhequr prej ajkës së intelektualëve nga Kosova,mundi të organizoj në 2-3 muaj,një mbrojtje të fuqishme të krejt trojeve etnike shqiptare.Ndonëse e anatemuar prej komunistëve shqiptaro-serbosllav të asaj kohe e më vonë,Lidhja e Dytë e Prizërenit,në një hapsirë të shkurtër kohore,mundi të ringjallë shpresat e kahmotshme të shqiptarëve,për realizimin e Shqipërisë në kufijtë e saj natyrorë,pra asaj Etnike,dhe aspak të asaj “Shqipërisë së Madhe” siç pretendonin serbosllavët..Ngase gëzonin respekt të madh në popull,prej nacionalçlrimitarëve,iu bënë thirrje të veçanta të merrnin pjesë në konferencë,mjaft nacionalistë të njohur të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit,por askush prej tyre nuk e pranoi ftesën duke kuptuar se në fund të fundit, çështja e zgjidhjes së problemit kombëtar shqiptar nuk mund të zgjidhej me gjuhën sllave dhe përmes Beogradit.Duke ditur se nacionalçlirmtarët shqiptar,në fund vitin 1943,ishin lidhur plotësisht pas qeres së Titos,ata refuzuan pjesmarrjen në Bujan e për më tej të lidheshin me komunistët,që veç patën hapur luftën civile.Të tillë ishin Muharrem Bajraktari,Shaban Polluzha, Gjon Sereçi,Bedri Peani,Qazim Bllaca,Selman Riza,Sokol Dobroshi,Xheladin Deda etj,të cilët tek e fundit as që e njihnin gjuhën sllave mbase në Bujan u fol në gjuhën serbosllave. Historiografë nga Kosova kanë vënë në dukje ,lidhur me këtë problem se :
“Në bisedën që pati Zekerija Rexha me Bedri Pejanin,intelektualë dhe patriot i mirënjohur,lidhur me pjesmarrjen e këtij të fundit në Mbledhjen e Bujanit,kujtojmë se në mënyrë më profetike shpjegohen arsyet e mosangazhimit të një dore njerëzish autoritativ në anë të LNAÇ.Sipas dëshirave të Prof.Sami Pejës,i cili e ka shoqëruar Zekerija Rexhën me këtë rast,Bedri Pejani i ka thënë se “Çështja shqiptare është e parealizueshme nëpërmjet sllavëve”.( Gazeta “Bujku” Prishtinë 31-XII- 1992,faqe 9 ).
Ngase komunistët e Rrfashit të Dukagjinit,dështuan në përpjekjet e tyre për të tërhequr rreth vehtes nacionalistë të atyre visive,ata ndërmuarën nismën për thirjen e nacionalistëve shqiptarë që jetonin brenda kufijve të shtetit amë.Për më tej,këta nacionalistë u përpoqën t’iu spjegonin nacionalçlirimtarëve të kosovës se ata duhet të kuptonin përfundimisht që liria dhe pavarsia e Kosovës asesi nuk mund të arrihej duke bashkëpunuar me serbosllavët qoftë edhe në një luftë të tillë kundër pushtuesit fashist..Mendoj se është mjaft profetike,letra që i madhi Mid’hat Frashëri i dërgonte në prag të konferencës së Bujanit,atdhetarit Sali Manit i cili pat marrë përsipër që ky tubim të zhvillohej në kullën e vet.Pos të tjerave,në këtë letër miqësore,Mid’hat Frashëri këshillon :
“ Zoti Bajraktar Sali Mani
Shqipni e Lirë më 26 – 12-1943
I ndershmi Zotni
Zotnija juej e dini fare mirë se komunizmi asht i rrezikshëm për Shqipninë,sepse punon ndën urdhnat e serbëvet dhe të huajvet të tjerë,të cilet perpiqen t’a çdukin kombin e ta çfarosin familjen shqiptare.Mbasi populli,pra i madh e i vogël, e ka kuptue rrezikun e komunizmit për Shqipninë,Partia Komuniste po na del në shesh tash jo si parti komuniste po si parti nacional-çlirmitare.Komunistët me këtë emën të ri po duen me mashtrue popullin e me ba për vedi tue i thanë se gjoja punojnë për Shqipni e për Atdhe,kurse në të vërtetë kjo Nacionalçlirimtarja nuk asht tjetër veçse partija komuniste vetë,qi asht bashkë me serbët e malazezët,edhe merr urdhna prej tyre për me na prishë Shqipninë.Prandaj ju lutem të mos i zini besë Nacional-çlirimtarës,se ata ju mashtrojnë me fjalë të bukura.Kemi besim të plotë se Zotnija juej,si atdhetar qi jeni,do të punoni në rrugën e nacionalizmit të vërtetë dhe do të përpiqeni për nji Shqipni të lirë e me kufij qi t’i mbledhi të gjithë shqiptarët mbrenda.
Shpresojmë se zotnija juej do t’i ndihmoni e do t’a përkrahni organizatën tonë nacionaliste Balli Kombëtar,sepse kjo organizatë atdhetare përpiqet për krijimin e Shqipërisë Etnike,asht nji ball i fort luftarak,ku asht mbledhun i gjithë kombi shqiptar për shpëtimin e Atdheut,për Shqipninë e Shqiptarëvet”.
Shum të fala e nderime
Mid’hat Frashëri
( Arkivi Qendror i shtetit – Tiranë , Fondi 36 , fleta 17 ).
Në shtëpinë e Sali Manit,në Bujan,mbërritën në mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit 1943,49 delegatë që përfaqsonin viset e Kosovës dhe Rrfashit të Dukagjinit.Në të vërtetë,në mjaft dokumente të asaj kohe në shohim numrin 51,me ç’rast mund të bëjmë edhe një spjegim të vogël.Munguan në datën 31 dhjetor 1943,Ali Shukriu nga Mitrovica dhe Millan Zaqari nga Ferizaji.Por që disa ditë më parë ata patën dërguar lajm për mundësinë e vonesës së tyre objektive duke dhënë gjithashtu pëlqimin se do të ishin dakord me të gjitha vendimet që do të merreshin në Bujan.Sipas regjioneve,pjesmarrësit në Bujan ishin ndarë në këtë mënyrë : Prizëreni 8 delegatë, Gjakova 7, Malësia e Gjakovës 7, Peja 6,Plava e Gucia 6,Reka e Keqe 1,Deçani 1,Istogu 1, Drenica 2, Pristina 4, Gjilani 1, Brigada kosovare-maqedonase 1. Ndërsa ,në pikpamje të strukturës kombëtare, shqiptarët përbënin 84 përqind,kundrejt 16 përqind që e përbënin serbët dhe malazezët.
Në mbas ditën e 31 djetorit 1943,delegatët e Bujanit u ulën për të zhvilluar bisedime,në odën e madhe të Sali Manit e cila në kundërshtim me rastet e tjera,nuk e kishte flamurin kuqezi të varur në oxhak.Mungesa e flamurit kombëtar u komentua prej komunistëve të Rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës se gjoja nuk donin të acaronin delegatët e konbësive sllave.Por me sa duket,ata e përjashtuan faktin që konferenca mbahej në Bujan,brenda kufijve politike të shtetit amë,ku flamuri kombëtar,ky simbol për çdo komb,nuk kishte pse të fshihej,për t’i bërë qejfin 6-7 serbo-malazezëve.
E vërteta është se në tri ditët e zhvillimit të konferencës së Bujanit,fryma e mirëkuptimit komunist ka qenë e nivelit.Nacionalçlirimtarët e Kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit,bënë një ekspoze të punës dhe luftës të komiteteve dhe këshillave krahinorë,kundër fashizmit.Por në këto diskutime ndihet lehtësisht,dominimi i ideve bollshevike.Në mjaft prej diskutimeve,u fol me ashpërsi prej komunistëve shqiptar e serb,lidhur me grupimet nacionaliste shqiptare.Ndërkaq edhe delegatët e tjerë të cilët nuk kishin të bënin deri asaj kohe me Partine Komuniste,nuk u tha asnjë fjalë lidhur me veprimet e guximshme të nacionalsitëve,ngase këta kishin provuar përfundimisht idenë për të luftuar nën komandën e nacionalçlirimtarëve.Burime të ndryshme të historiografisë sonë,bëjnë me dije se mjaft prej dokumentave të konferencës së Bujanit janë përgaditur nga Mehmet Hoxha i cili pat qenë i pari kryetar i këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovë e Rrafshin e Dukagjinit.Por ka edhe burime të tjera historike që flasin se Mehmet Hoxha ka bashkëpunuar më së shumti në hartimin e këtyre dokumentave,me Svetozar Vokmanoviç Tempon.Ky fakt mund të merret plotëisht i besueshëm ngase në pjesët kryesore të Rezollutës së Bujanit,flitet me tone tejet të ashpra ndaj nacionalistëve shqiptarë të cilët luftonin për Shqipërinë Etnike.Është i njohur tanimë fakti që dokumenti i Rezollutës,i cili u miratua në Bujan,ishte shkruar dhe u lexua në gjuhën shqipe dhe ate serbe.Menjëherë pas miratimit unanim të këtij dokumenti,(sipas kujtimeve të pjesmarrësve të Bujanit) të gjithë delegatët u çuan në këmbë dhe nisën të këndojnë internacionalen.Komunistët e Kosovës dhe Rrfashit të Dukagjinit me këtë akt donin të rreshtoheshin në krahun e aleatëve duke menduar se pas mbarimit të luftës,ata do të uleshin në tavolinën e fitimtarëve dhe do të vendosnin vetë për fatet e popullit të tyre.Ky naivitet i tyre u kushtoi rëndë mijëra shqiptarëve të kosovës e Maqedonisë shqiptare,të cilët u masakruan në vitet 1944-1947,ngase të zhgënjyer prej internacionalizmit proletar u hodhën në mbrojtje të lirive themelore të tyre.Jo pa qëllim unë mendoj të sjell në këto radhë,disa pjesë nga Rezolluta e Bujanit ku nën maskën e internacionalizmit shqiptar,hidhet baltë mbi figura të ndritura të nacionalizmit shqiptar.Të krahasosh bie fjala Xhafer Devën me Drazha Mihajlloviqin është e kuptueshme se dora e qëllimshme e Beogradit është zgjatur ,padyshim deri në Bujan.Për më tepër,kur në këtë Rezollutë i thuren hymne Ushtrisë Jugosllave dhe Titos,çdo shqiptar i ndershëm se ka të vështirë të kuptojë qëllimin e vërtetë të nacionalçlirimtarëve.
Pos të tjerave në këtë Rezollutë thuhet :
“ POPUJ TË KOSOVËS DHE METOHIS”
“Konfernca e parë e Këshillit nacjonal-shlirimtar të Kosovë-Metohisë ka rëndësi historike.Këtu delegatët në frymën ma fisnike të vllaznimit e bashkimit kanë demaskue dhe dënue manevrat e okupatorit dhe klikat reaksionare,të cilat bajnë gjithshka që ; njena palë të sigurojë kthimin e kohës së vjetër dhe pala tjetër me përjetsue robnin fashiste.Prandaj lufta kundra okupatorëve gjermano-bullgar duhet të përfshije njësoj edhe luftën kundra të gjithë atyne,të cilët i shërbejnë.Këta janë trathtarët e ndryshëm si : Xhafer Deva,Sefedin Begu,Pop Millosh Vujosheviqi,Xhevat e Rifat Begu,Sava Miliceviq etj.Lufta tashmë nacjonal-shlirimtare kundra fashizmit asht e domosdoshme dhe e vetmja rrugë për shlirim e jetë të lumtun të popujve t’anë.Kjo asht garancija që popujt t’anë do të munden me vendosë për fatin e avenirin e vet,pa kurrfare përzimje nga jashtë.
VLLAZEN : SHQIPTAR,SERB E MALAZEZ
Për ne e kaluemja duhet të jetë shkollë.Na nuk e duem rendin e vjetër dhe ata të cilët ndodhen në shërbim t’okupatorit.Na e duem lirinë e plotë dhe të drejtën që vet populli të vendosi për fatin e vet me të drejtën e vetvendosjes e shkëputjes.Përfaqsuesat e popujve të Kosovë-Metohis, e përshëndesin me gëzim formimin e komitetit nacional të shlirimit të Jugosllavisë me Marshallin Tito në krye dhe qëndrimin ndaj qeverisë trathtare n’emigrim me mbretin Peter i II në krye.Ky vendim asht akt i gezueshëm për të gjith popujt e Kosovë-Metohis sepse ky asht fakti cili verteton drejt për së drejti se asht vorrosë nji herë e përgjithmonë Jugosllavia e Versajës,vendi i shtypjes nacjonale,sociale e politike.
VLLAZEN
Sod janë grumbullue agjentat e ndryshëm rreth okupatorëve gjermano-bullgar në luftë kundra popullit.Ata i mobilizojnë popujt t’anë për interesat gjaksore t’okupatorit,për kampe të punës e ushtri,per luftë kundra Ushtrisë nacjonal-shlirimtare të Jugosllavis.Ata po ashtu dergojnë banda mercenarësh në krye me Xhafer Devën kundra UNC të shqipnis.Po keta agjenta punojnë n’interes t’okupatorit e simbas dëshirës së Drazha Mihajlloviqit,anmikut të perbetuem të popullit.Në këtë menyrë po shihet qartë se tradhëtarët e sherbetorët e okupatorit,pa marrë parasysh kombësin,janë animq të njëllojtë të popujve t’anë.Po shihet se asht detyrë me zhvillue luftën e njejtë kundra të gjithë anmiqve të bashkuem e të perbetuem të popujve t’anë.Njena palë nën parullën e “Shqipnis së madhe” e pala tjetër nën parullën e “Jugosllavis së madhe” bajnë per interesa t’okupatorit krime e terror të pashembullt.Ata i përkushtojnë të gjitha fuqit për me zgjatë robnin.Kot thërrasin sod me tanë zanin agjentat e Ballit Kombëtar për rrezikun nga Serbët e Malazezët.Populli e ka pa se ato janë vetëm mashtrime,sepse po ata trathtar i dergojnë bandat e veta kundra UNC të Shqipnis po ashtu sikurse edhe kundra UNC të Jugosllavis”.
( Konferenca e Bujanit – Prishtinë 1998 , faqe 190-191 ).
Komentet ndaj kësaj janë të tepërta.Këto ide të Rezollutës së Bujanit,nxjerrin edhe një herë në pah,servilitetin politik të nacionalçlirimtarëve shqiptarë,nadj Partisë Komuniste Jugosllave e cila ashtu si në vitin 1941,ishte ulur këmbëkryq në krye të lëvizjes komuniste shqiptare.Ky servilitet politik është sidomos i prekshëm në figurën e Enver Hoxhës të këtij udhëhqësi me prirje makiaveliste,i cili,për hir të karikes mund të shiste jo vetëm atdheun e kombin por edhe familjen më të ngushtë të tijën,kështu duke lënë në duar të serbosllavëve fatin e gjysmës së shqipërisë dhe kombit të vet.Kjo u duk sidomos me rastin e vendosjes së pushtetit ushtarak në Kosovë më 1944,pushteti i cili mohonte jo vetëm të drejtat legjitime të shqiptarëve në Kosovë dhe vise të Maqedonisë shqiptare,por edhe masakroi me dhunë çdo të drejtë për vetvendosje,në bazë të kartës së Atllantikut.Hoxha dhe klika e tij komuniste e Tiranës heshtën,duke mos u kujtuar asnjëherë Bujanin,për dy arsye.E para,dhe më kryesorja,është se ajo klikë e pat shitur Kosovën,që kur pranoi të udhëhiqej nga komunistët serb,gjoja për pjekurinë e madhe dhe frymën interancionaliste të tyre.Për më tej,dihet se në vitet 1944-1945,klika e Tiranës,pat qenë e gatshme që edhe vetë shteti amë,Shqipëria,të inkuadrohej si Republika e shtatë më veti në kuadër të Federatës Jugosllave.Muaji i mjaltit midis komunistëve serbosllav dhe atyre shqiptarë,do të zgjaste gjatë,në kuriz të fatit të popullit shqiptar.Por edhe kur marëdhëniet shqiptaro-serbe u acaruan,edhe kur Hoxha nuk la letër pa nxjerë për Titon,sërish konferenca e Bujanit nuk u përmend.Kjo sepse E.Hoxha nuk donte të nxirte në shesh të palarat për shitjen e Kosovës dhe të Maqedonisë shqiptare.Nëse do të përmendej Bujani,sigurisht klika komuniste e Tiranës do të shfaqej në formën e saj të vërtetë,jo siç ka pretenduar,si e pafajshme për ndarjen e madhe midis “vëllezërve”,por si fajtorë kryesorë në këtë tragjedi shqiptare.
Ajo ç’ka parashihte Mid’hat Frashëri për Konferencën e Bujanit,ajo çka thanë Bedri Pejani,Fuad Dibra apo Xhafer Deva,u vërtetuan plotësisht pas Bujanit.Dhe profecia e tyre nuk zgjati as me vite dhe as me decenie por vetëm me ditë.Vendosja e regjimit ushtarak pas “Fitores” së nëndorit 1944,në Kosovë e Maqedoninë shqiptare,vërtetoi fjalën dhe mendimin e pjekur të nacionalistëve shqiptar,ashtu siç bëri hi dhe pluhur “ëndrrat” e nacionalçlirimtarëve internacionalistëte proletare.
“Të venë në mes dy zjarreve të brigadave partizane jugosllave dhe brigadave partizane shqiptare,popullsia shqiptare e kosovës dhe Rrafshit të Dukagjinit,mbas një rezistence heroike që i kushtoi jetën e më shumë se 36 mijë personave,përjetoi 50 vjet diktaturë komuniste dhe shtypje serbo-malazeze,maqedonase”(Prof.Sami Reptishti,kumtesë e mbajtur në DeBEl-Gardens, Nev Jork, më 2 janar 1994 ).
E vërteta është se Bujani nuk vlen të paragjykohet prej asnjë force politike të sotme,shumë pjesmarrës të asaj konference,natyrisht u ngritën drejt një misioni fisnik duke menduar për fatet e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit.Por ata nuk kishin mundur asesi të kuptonin se internacionalizmi proletar i trumbetuar nga bollshevikët,do të thoshte në fund të fundit,rendje drejt ideologjive dhe zhvillimeve rrënuese në rrafshin nacional.Sot e kësaj dite,Bujani na grish të lëmë menjanë teoritë vullgare të integrimeve të çfardolloj se gjoja i tillë ka ardhur mijëvjeçari i ri.E vërtet është se fati ynë si komb,do të mund të ndryshojë,vetëm atëherë kur ne të jemi të bashkuar,në krejt trojet tona natyrore,vetëm atëherë kur problemin nacional tonin,ta shohim brenda zemrave tona. Atëherë nuk do të ofshojmë më për Bujanin.
Bern-Zvicër
Musli Mulosmanaj says
E lexova me nji vemendje te posacme”Konferenca e Bujanit”.Me pelqej shume,kjo mbledhje ishte nji deshtime i Shqipnis Etnike.Ne at koh ishte shqiponija etnike,Kosovart at kohe e quejnishte nji administrat shqipare,ku ne at konferenc i kane quejt trathtar,po si mund te jen trathtar ata qe punojn te ken nji shtet dhe nji kombe te bashkuem.
Gabim,gabim i kosovarve ne at kohe te bashkpunojn me serbomalazez,kur ata e kane pas humbun kosoven,shqipnija ka qen e bashkueme me kosoven e vis e te tjera shqiptare,me administrat dhe shkolla shqipe.Shume mekate per ata Kosovare ne at kohe qe kane punue per bashkim-vllazminimi me kend,me anmiqt shekullor.E lame te kaluemen e hidhun,por sot asht turp qe te krenohem me konferenceb gjaja historike te Bujanit,Bujani asht historik gjithsesesi.Une e pergzoj zotni Eugen Shehun per ket matrial Mevend.
Dashamir dr. says
Gezeta qe e boton ska faje.
Per ate pune paguhjet.
Por ata qe jane kunder Konferences Bujanit e REZOLUTES jane dhe kunder Bashkimit kombetar,kunder shtetit kosoves.kunder Pavarsisie KOPSOVES.
A dine se alaati me i ngusht e me startegjik i shqiptarve esht USA???
E USA ka m i r a t u a r (SENAT_KONGRESI) disa r e z o l u t a per t uj u dhen pavarsia Kosoves deri ne vitin 2008.
Edhe kundershtari me i Ashper i Komunizmit Sali berisha me ne fund ndofta si rezultat i bisedimeve Angleze e praoj luften e dyte boterore,e Konferencen e Bujanit.
Ne qofte se flasim per Komunizmin te jeni sugurt qe edhe sot nuk e njohin Komunizmin
Ai komunizim qe u vendose ne shqiperi ishte i vecant nga ai ruse,kinez apo kubanez.Ai sistem nuk e justifikoj veten ashtu esht.Burgj,internime .ekzekutime,lufte klasash,proletarizimpa toke pa fe pa dine pa agje.
Po a nuk gje komuniste pablo nerudo,Gorbacovi,
Ka patur edhe nder komunista njerz karizmatik.
por ke çpatur pa parti me te ashper se Komunistet
Spiunet te dergonin ne GIOTINE
Dhe kuur nuk merrej vesh e verteta.
Internacinalja kishte pushtuar Boten.
Me dike do lidhej Kombi shqiptare
Kur u be karta e atlatikut nga Amerika dhe Anglia u bashkangjit edhe RUSIA.Pre e pranuan .Lufta ka aleanca
Pse bisedon sot kosova me Serbin qe ky serb ka bera masakra akoma me te mdha pas vitit 1944.
Pra Ju qytetar e Patriot tella a e dine qe perpara esht bashkuar Amerika e Anglia me Rusin se sa shqiperia.
Bile stalin ne Jalt beri ligjin per ndarjen e zonave.
“Ne saje presionit Stalinit rumania ngeli me LINDJEN”
Te mdhenjet e ndane boten ne dy rrjeshtime
Te lindjes e Perendimit
Kur pyeti Rosevelti Chucillin si tja bejm Shqiperise??
Churchilli ju shmang pergjigjes direkte e tha ” tani per tani duhte ngulim kemb(punojm) te marrim Greqin???????????
Shqiperia ngeli me LINDJEN…
Ne konferencen e JO
Kartes atlatikut ju bashkangjiten ne vitin 42 edhe 23 shtete nder to Kina,Kuba, 2 vendet fqinje Greqia e Jugosllavija.
Asnje qeveri apo kryeminister i asaj kohe nuk beri deklarat bashkimi me ALEATET.(42-44)
Vetm Fronti Na.Cl. ne shqiperi e Kosove.
Kosova ne Bujan vuni Fotografin e Rosveltit, Curcillit Stalinit e ka dhe THIRRJA:
Delegati Grek kur shqiperia u la me lindjen
U ngit e tha Jo sepse qeveria shqiptare ka bashkpunuar me Pushtusin qofte Italian deri shtator 43 qof gjith kohen me Gjermanet”
Jo ka thene delegati Ruse Anghlez e amerikane.
Pra shqiperia ka qen ne fije te perite.
Sikut te ishin bashkuar me Boshtin Rom -berlin-Tokio Ushtria Na Cl. sot nuk do te kishte Tallacinje ase fshsaxhinje,shqiperi ase Kosove.Ne na ndan padjetsisht shtet e eurpopes e pas luftes dyte boterore do zbatohej plani i cobrollovicit me keq se per camrin qe cduken fare.
Do te thonim me then ateher sipa tellave te mblidhet nje konference nderkombetar zoti mos e thente……
Amerika bazohet tek Bujani,Anglia,Franca per ta stabilizuar PAVARSIN e dalin tellaetz me nje fjale gjith 70 vjecarin TELL duke thene.Pra shqiptar ngrihet kunder shqiptarit
Dijeni se asnj udhhes ne bote nuk e ka rrezuar Bujanin me parjashtim te Titose me disa shoke……
Kjo esht e vertet de jure e de fakto
Arberi dr. says
Nje person qe deklaron gjera ndryshe nga historia dohet ndiqet penalisht