“Me anë të kësaj përshëndetje të ngrohtë, tha Kongresmeni Engel, unë dhe zonja e ime Pat Engel së bashku me fëmijët e mi, ua urojmë të gjithëve ju festat e fundvitit që ato të mbushin familjen dhe zemrat e tuaja me plot gaz dhe lumturi” kurse nderoi me mirënjohjen “Record Congress” një mikun e tij Jerry Freidman./
Nga BEQIR SINA, New York/
YONKERS – NEW YORK : Anembanë SHBA-ës, është atmosfer festash, zbukurime dhe darka festive në pritje të Krishtëlindjeve dhe Vitit të ri. Kongresmen, Senatorë, personalitete të njohura politike, afaristët, artistët dhe zyrtarët e lart amerikanë, e kanë traditë, në këtë fund muaji, të shtrojnë bankete festive për nder të festave të fund-vitit, Krishtë Lindjen dhe Vitin e Ri. Kjo bëhet me gjasë për të shprehur një mirënjohje dhe dhënë një respekt të thellë, ndaj të gjithë atyre miqëve dhe të afërmeve të tyre, mbështetësve të tyre.
Sipas traditës amerikane, çdo fundviti mbahet një Koktejli vjetor i Krishtlindjeve – i thirrur “Annual Christmas Party”, një pritje kjo ku shprehet një faleminderim dhe mirënjohje për familjaret, miqt dhe përkrahësit e personaliteteve që shtrojnë ato në lokale luksoze.
Në lokalin luksoz “The Riverview” në Yonkers – New York, rreth 100 kilometër në veri të qytetit të New Yorkut, në bregun e lumit Hudson, ishte ligjvënësi demokrat nga Nju Jorku Eliot Engel, bashkëkryetar i Grupit për çështjet Shqiptare në Kongresin amerikan, miku i shquar i shqiptarëve, i cili ftoi në një drek festive më shumë se njëqindë veta, në mes tyre dhe miqt e tij, më të preferuar shqiptarë dhe dy diplomatët Bekim Sejdiu dhe Selim Lika..
Ligjëvënsi amerikan Eliot Engel, i rrethuar nga bashkëshortia e tij, dhe dy djemtë e vajza, tha se ai ka shfrytëzuar këtë rast, për t’ua uruar, miqve, kolegve dhe mbështetësve të tij, me anë të një përshëndetje të veçantë festat e fundvitit. Kjo tha Engel, “është një kartolinë urimi nga ana ime për ju të gjithë që keni kontribuar që unë të zgjidhem në Kongresin Amerikan si Përfaqësuesi i juaj , për të shërbyer në Dhomën e Përfaqësueseve.
“Me anë të kësaj përshëndetje të ngrohtë, tha Kongresmeni Engel, unë dhe zonja e ime Pat Engel së bashku me fëmijët e mi, ua urojmë të gjithëve ju festat e fundvitit që ato të mbushin familjen dhe zemrat e tuaja me plot gaz dhe lumturi” kurse nderoi me mirënjohjen “Record Congress” një mikun e tij Jerry Freidman.
Në faqen e tij të internetit(http://engel.house.gov/ ) Ligjëvënsi amerikan thotë :”Si Bashkë- Kryetar i Komitetit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan , unë përpiqem për të nxjerr në pah disa çështje që janë shumë të rëndësishme për shqiptaro-amerikanët në Nju Jork dhe në të gjithë SHBA . Grupi i Përfaqësuesve për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan , punon për të promovuar lirinë dhe prosperitetin në, Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare të Ballkanit dhe forcon lidhjet në marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë Kosovën” thotë ai. Engel në faqen e tij sqaron se së pari , Grupi i Përfaqësuesve për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan , promovon forcimin e institucioneve demokratike në Shqipëri , Kosovë, Maqedoni , Mal të Zi , dhe viset të banuara shqiptare të Ballkanit , sepse me një Ballkan të lirë dhe të qëndrueshme duhet të përfitojnë të gjithë . Ne gjithashtu përpiqemi për të përfshirë të gjitha vendet e rajonit në strukturat kyçe euroatlantike , si NATO dhe në Bashkimin Evropian .
Kurse, unë thekson Engel :”si Bashkë- Kryetar i Komitetit për Çështjet Shqiptare në Kongresin Amerikan, jam i nderuar gjithashtu të jemë pjesë e përpjekjeve për të çuar përpara lirinë dhe sovranitetin e Republikës së Pavarur të Kosovës , zhvillimin demokratik të Shqipërisë , si dhe të luftojë për të drejtat e popullsisë shqiptare në shtetet e të tjera përreth saj. Gjithashtu, Grupit i Përfaqësuesve do të mbështesë ngritjen e ekonomive të tregut të lirë dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira mes atdheut të parëve të tyre, Shqipërisë dhe Amerikanëve . Grupit i Përfaqësuesve të Kongresit punon me zell për të siguruar se të gjitha vendet e Ballkanit me popullsi etnike shqiptare meritme të shpejta në të ardhmen do të jenë në një partneritet të fuqishëm me Shtetet e Bashkuara “.
Eliot Engel është i lindur më 18 shkurt 1947. Ai është Përfaqësuesi – Representative për Qarkun e 16-të të Kongresit në Nju Jork. Ai është anëtar i Partisë Demokratike. Qarku i tij i ri, Qarkut 16të, që përmban pjesë të Bronxit dhe Westchester County. Zona e tij elektorale në Westchester, përfshin prefekturat Yonkers. Në Bronx, ajo përfshin komunat Riverdale, Woodlawn, Edenwald,Baychester, Williamsbridge, Van Cortlandt, dhe Wakefield,. Ai përfaqësoi Qarkun 19-në dy ligjistatura 1989-1993, dhe Qarkun 17të në pesë ligjistatura nga 1993-2013.
Në zgjedhjet e fundit në vitin ai u zgjodhë në zonë elektorale Qarku 16të, zonë e përbërë nga pjesë të Bronxit, Prefekturën e Westchester, dhe Rockland.Kongresisti Engel është Anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Dhomën Përfaqësuesve . Në ligjistaurën e fundit ai u bë anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan – duke zëvendësuar Howard Berman, i cili humbi ofertën e tij për t’u rizgjedhur në zgjedhjet e 2012.
Ai është lider në Dhomën e Përfaqësuesve në politikën e SHBA ndaj Amerikës Latine dhe Karaibe . Përveç kësaj , ai ka shkruar ligje të rëndësishme që lidhen me Shqipërinë dhe Kosovën , Qipron , çështjet irlandeze , dhe është bashkë – autor i Protokollit Harkin –
Kongresisti Engel u rrit në një bllok social të banimit të qytetit, për të ndjekur shkollat publike në qytetin e New Yorkut . Në vitin 1969 , ai u diplomua nga Hunter dhe- Lehman College me BA në histori dhe mori një Diplomë Master në udhëzimet dhe këshillimin në vitin 1973 nga Herbert H. Lehman College të Universitetit të qytetit të Nju Jorkut . Në vitin 1987 , ai mori një diplomë në drejtësi nga New York Law School . Për dymbëdhjetë vjet para zgjedhjes së tij në Kongres , zoti Engel shërbeu në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut (1977-1988) , ku ai kryesoi Komisionin për luftë kundra alkoolizmit dhe drogave , si dhe Nënkomitetin Mitchell – Lama për Strehimit . Para kësaj , ai ishte një mësues dhe këshilltar për udhëzime në sistemin e shkollor publik në qytetin e New Yorkut.
Një banor i përjetshëm i Bronxit , Kongresmeni Engel është i martuar me Pat Engel . Ata kanë tre fëmijë .