Ipeshkvia e Kosovës – reagon ndaj kryeministrit turk/
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji i cilësoi provokuese deklaratat e kryeministrit turk se “Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë”/
Deklarata e kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan se “Kosova është Turqi dhe Turqia – Kosovë” nxitën reagimin e Ipeshkvisë së Kosovës, e cila i cilësoi ato ogurzeza dhe provokuese.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji nëpërmjet një deklarate thekson se kryeministri turk shprehu dëshirën që të jetë padroni i shqiptarëve.
“Ka një kohë prej kur autoritetet e ndryshme të Turqisë provokojnë me ide neootomane, të cilat më ngacmojnë mendësinë dhe më prekin sedrën e të qenunit shqiptar. Mirëpo, me fuqinë e arsyes dhe me pasurinë shpirtërore, gjithnjë gjeja forcën për të heshtur. Porse, fjalimi i djeshëm i z. Erdoganit në Prizren, me përmbajtje të shkapërcyem dhe fyes, me zâ padroni dhe me një performancë dalldisjeje politike, ishte ogurzi, në kundërshtim me të vërtetën historike, me realitetin e sotëm dhe pa një propozim pozitiv për të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ipeshkvit të Kosovës Dodë Gjergji.
“Derisa dëgjoja këtë fjalim, mu kujtue fjalimi i ngjashëm ogurzi në Fushë Kosovë, para më shumë se dy dekadave, ku me një dalldisje e tillë triumfaliste, nxitej masa me shpresa të rrejshme. Por, ne e dimë dhe jemi dëshmitarë se sa të këqija dhe sa mjerime ka bartë në vete koha dhe përvoja jonë njerëzore, që atëherë e deri te liria jonë”, thuhet në reagim.
Kryeministri turk qëndroi të mërkurën në Kosovë me ç’rast vizitoi Prizrenin dhe mori pjesë në ceremoninë e hapjes së terminalit të ri të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës, i cili është marrë me koncesion nga një kompani franko turke.(Kortezi:VOA)
Pse lejohet botimin i nje opinioni banal nga z. Kole. Redaksia nuk duhet te bie nen nivelin e z. Juncaj, qe fyen klerikun e besimit te vet vetem per ti bere qefin Turqise. Ajo e me habiti ishte fakti se ky zoteria nuk di as shqip te shkruaj, se per te lexuar duhet te jete analfabet fare.
Une nuk po e komentoj shqetesimin e ketij ipeshkvi vetem se po e citoj Edi Ramen kur thotë
“Te gjithe turkofobet jane idiotë”.Kaq.