-“Imazhi i artë i Kosovës”, është kryetitull balline në shtypin e sotëm kosovar/
PRISHTINË, 14 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Institucionet e shtetit të Kosovës i organizjnë sot pritje zyrtare Majlinda Kelmendit, fituse olimpike e medaljës së artë në xhudo në Olimpiadën “Rio 2016”. Në pritjen me nderime shtetërore në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, në mbrëmje, do jetë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.
Në axhendë është edhe parakalimi i Majlinda Kelmendit me autobus të hapur nepër sheshet e kryeqytetit, Prishtinës, e pastaj nisja për në vendlindje – qytetin e Pejës.
Kosova shtet i pavarur që nga 17 Shkurti historik 2008, i njohur deri tash nga 112 shtete anëtare të OKB-së, me xhudisten pejane Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e parë olimpike, në Rio 2016 në Brazil – të artë. Medalja hstorike u fitua të dielën e para një jave, në 7 gusht 2016, dhe u prit me festë dhe gëzim nga shqiptarët në torjet etnike dhe në botë.
“Imazhi i artë i Kosovës”, është kryetitull balline në shtypin e sotëm kosovar.
“Majlinda Kelmendi preku majën. Fitoi titullin më të madh të mundshëm në sport – kampione olimpike. Duke fituar medaljen e artë, Majlinda realizoi ëndrrën, e futi Kosovën në radhën e shteteve me medalje olimpike, bëri që flamuri i shtetit të ri të ngrihet më lart se shtetet më të mëdha të botës dhe i solli shumë gëzim e krenari popullit të vet”, thekson Koha Ditore, sipas së cilës, “fitorja e Majlindës ishte lajmi më i bukur për Kosovën pas shpalljes së Pavarësisë”.