NGA Azgan HAKLAJ/
70 vjet më parë në fshatin Bujan të Malësisë së Gjakovës u mblodh Konferenca e Këshillit Nacional-çlirimtar të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit (e njohur me emrin Konferenca e Bujanit). Dera e kullës së Sali Manit, Tropojë, u hap për të pritur 49 delegatë nga vise të ndryshme të Kosovës, si dhe përfaqësuesve të të gjithë popujve që jetonin në këto hapësira shqiptare.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje, që është një faqe e rëndësishme e historisë së popullit shqiptar, do të jeptë rrugëzgjidhjen e problemit kombëtar, aq jetik për popullin shqiptar. Në Rezolutën e dalë nga kjo Konferencë shprehet qartë se populli i Koosvës, ashtu si edhe deri më sor, shpreh vullnetin e tij për t’u bashkuar me atdheun e tij Shqipërinë, dhe se këtë qëllim e sheh të mundshëm për t’u realizuar duke marrë pjesë me armë në dorë kundër pushtuesve nazistë.
Trajtesa e problemeve të Konferencës lidhej me pjesmarrjen në Luftën Antifashiste, përkrah popujve të tjerë, si dhe me pozitën që duhej të kishte Kosova pas luftës, pozitë e cila duhet të ishte e barabartë me kombet e tjera të Jugosllavisë deri në vetëvendosje dhe bashkim me Shqipërinë, siç ishte shprehur dhe në mbledhjen e AVNOJ-it të nëntorit 1943.
Ndërsa shqiptarët e Kosovës e përcollën me gëzim e besim këtë ngjarje, udhëheqja jugosllave reagoi ashpër kundër vendimeve të saj, nëpërmjet letrës së 28 marsit 1944. Në atë letër u sulmua pozita e veçantë e Kosovës me viset e tjera dhe sanksionimi që i bëri Konferenca problemit të vetëvendosjes dhe bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, nuk u njoh Këshilli Nacionalçlirimtar si organi më i lartë i pushtetit për Kosovën. Vendimet e kësaj Konference historike u lanë në heshtje edhe nga udhëheqja e PKSH, çka përbën një anashkalim të qëllimshëm, një tradhti të fshehur për problemin kombëtar.
Tito dhe Hoxha në kulisat e një politike tinëzare e djallëzore, me akordin e tyre përligjën padrejtësitë e Traktatit të Versajës, që krijoi Jugosllavinë, për të plotësuar interesat hegjemoniste të Sllavëve të Jugut.
Krejt shekulli XX kaloi për popullin vëlla të Kosovës në shtypje politike, ekonomike e kombëtare, Tropoja, djepi i Konferencës historike, tre herë gjatë 100 vjetëve të fundit hapi portat e mikëpritjes, të vëllazërimit e të shpëtimit për kosovarët e ndjekur e të përzënë prej trojeve të veta nga dhuna e kralëve të vjetër e të rinj të Beogradit.
Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë e kudo që punojnë e jetojnë në botë, me një zë të vetëm u ngritën e i thanë ndal revanshit të Millosheviçit, që në fund të shekullit të kaluar e ktheu Kosovën në një varr të hapur, vrau, preu e dogji shtëpi të shqiptarëve etnik.
Tani, në 70 vjetorin e Konferencës së Bujanit, Kosova hyn në vitin e gjashtë të saj si shtet i pavarur e sovran me mbi njëqind njohje ndërkombëtare dhe ecën drejt antarësimit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Konferenca e Bujanit, kjo faqe e pambyllur e historisë, troket sot pas gjysmë shekulli në memorien kombëtare me zërin atdhetar e trimëror të hartuesve të Rezolutës së saj: Mehmet Hoxha, Fadil Hoxha, Xhavit Nimani, Rifat Berisha, Zekeria Rexha, Xheladin Hana, Hajdar Dushi, Sali Mani, Veli Nimani, Hasan Isufi, etj.
Vendimet e saj janë kambana alarmi për politikën dhe brezat e sotëm. Jehona e kësaj ngjarjeje përcjell herë pas here atë solemnitet, atë vendosmëri e heroizëm që u shfaq në ato tri ditë (31 dhjetor 1943-2 janar 1944). Thirrja e saj madhore që bëri rrugën nga dimri me borë i atyre viteve, në acarin e borën e këtij dimri mbetet:Me Kosovën e për Kosovën.
Homeri i ndjesive shqiptare, poeti i madh kombëtar Gjergj Fishta lëshonte kushtrim, që është i freskët edhe sot: “…Në kamë shqiptarë e mos t’ju lëshojë zemra / Në kamë se kurrsesi s’keni me u thye / e t’ju bijë ndërmend se më e rëndë është thembra e shkjaut kokë e trashë / se guri i vorrit në krye./ Në kamë pra djem shqiptarë kushdo ka le / në mos mujt shqiptar me mbet / shqiptar të hyjë nën dhe /.
Për Konferencën e Bujanit kam botuar para 16 viteve një vështrim historiko-politik në gazetën e parë opozitare postkomuniste, në RD (29 dhjetor 1998) me titull “Kosova të bashkohet me Shqipërinë”, e cila tashmë nuk është një thirrje, nuk mbetet veç apel kombëtar, por është një domosdoshmëri historike drejt së cilës duhet ecur pa u ndalur, pa shmangie, vendosmërisht.
Kreshnik Arberi dr. says
Mr.Azgan!
Re pershendeta me nji koment per ket shkrim shume te rendesishem nga ana historike,shkencore,politike,kronologjike ,kombetare e nedrekombbetare
Por nuk e di si u likujdua.
Pak rendesi ka por esht e veretet qe malsia, Gashi i juaj,Krasniqa e jone sic thote fjala popullore kane qen si pendet e qeve ne nje brazde.Po ashtu dhe Nikaj Merturi-skele e forte qe e beri ushtrin turke te thone;
;gjuaj me topa po mi kapin(Gjylet),
Mitrolozit po i thone rrokac(D. me th. vec ben zhurme),Berishe e bytyc malsia Bytevi
Spaku nga vitet 1800 i ka shkaur Kosoves ne cdo lufte perBrinje ne te gjitha luftrat edhe ne vitet 1999.
Po a ashtu i ka prite si i thone
/buk e krip e zemer/
kenga thote;
Ndjefsha mire mori Malsi
13 vete me vogla shtepi,
DMTH.shtepia me e varfer ka prite 13 vete.
Edhe Konferenca e Bujanit(Kuvendi-Parlamenti-Qeveria -KOSOVES) u mbajte ne Malsine e Gjakoves.
Ne fakt ne mbledhjen e Sharrit 3-5 nentorb 43 u la qe -caktua te mbahet ne Drenic(SH.B.) por u keqsua gjendja rreth e rreth Drenoces duke filluar nga Dragashi,Hasi, Zhuri.Prizreni, Gjajakova,Decani, Peja deri ne Plav -Gusi)
Atehere biseduan me Kryetarin e Kshillit Malsis Veli Nimanin per mundesih e mbajtjes ne Malsi.
Veliu ne ate kohe ishte antar i kshillit Na .Cl Gjekoves e Malsisi e Kosoves dhe i Shtabiat ushtarak te Kosoves.
Ai ju tha esht Knaqesi per popullin e Malsisi Gjakoves qe te mbahet atje ne malsi.
Po mire i thote Rifat Berisha a duhet pyetet populli ??
Veliu thote;As qe diskutohet p o p u l l i ka qen dakorde per Kosoven qysh para 100 vjteve kane dhen jeten ne lufte te perpashket.
Profesor Zeqeria Rexha i thote;
Biasedo vendin dhe shtepin e na njfto??
Veliu pergjigjet ne K r a s n i q e ne mes te Malsisi Gjakoves ne B u j a n ne shtepin e S a l i M a n i t ne Mulosmanaj.
Eh! tha Prof. me kompetec je pergjigje,pikes i ke ra.
Po ndahemi Ne po marrim masat tona e ju merrni tuajt ne malsi.
Sapo u kthye Velei takon ne Tropoje Mehmet Bajraktarin e Hasan Isuf Grosh-Haklaj(Jane miqe prej kohesh.Xhaxhaj Mehmetit Sali mani ka grua hallen e Hasan Isufit-Shot Groshen)
Shkojn ne shtepin e Ali Bajramin ne Tropoje Veliu ju tregon Historin e mbaledhjes.Hasanit i thone me biseduar me Hoxhajt e gashit dhe bajraktarin si dhe me vu ne dijeninRam muja.Ram Muja i thote edhe une jam ne mbrotje te buajanit.
Sic thote edhe Rev. Dervish Ram Celaj nga Kovaci-President i SHOQATWS DRITA HYJNORE PER NEW YORKUN),HASAN ISUF GROSHI CAKTOJ ROJET DHE KORRJET,ME VROJTUE CDO LEVIZJE TE PERSONAVE TE PA NJPHUR NDER TA ne funksion te rojev e lajmtarve isha DHE UNE D/R.C.publikuar ne shtype.).
ASAT U MOREN NGA KSHILLI DHE BATALIONET RINIA E TERRITORIA TE KRIJUAR ME 27 NENTOR 43 NE FSHATIN TPLA PERKATSISHT ME KOMANDANT JAH E MEHEMT BAJRAKTARIN) SI DHE CETA VUILLNETAR E BATALINET BUJTSE PERLAT REXHEPI E BAJRAM CURRI i Kosoves .
PROF. REXHEP SHPENDI U CAKTAU PER SIGURIMIN E GJITH MATERIALEve-Ene guzhine USHQIMORE,BUK.UJE PISHEM.dru per ngrofje RROBA FJETRJE E MJETE NDRICIMI PER 100-200 PERSOANA.
PER SIGURIMIN E RRUGVE QAFAFAVE ,LUMEJVE,Urave, ,MAJE MALIT U CAKTUAR OFICER ME PERVOJE NJE GRUPE U CAKATU PER PRITJEN E DELEGATVE.
KONFERENCA-DELAGATET NGA KOSOVA E MAQEDONIA SHQIPTARE(XHEVDET DODA -KOMANDAT I BRIGADE KOSOVARE-MAQEDONSE NE LUGINEN E VRADARI).
MIRSEARDHJE ME KAFA JU A UROJ SALI MANI i zoti i shtepoise.(i cili rrezikoj shtepein dhe familjen)
NE EMER TE kSHILLIT E TE POPULLIT MALSISI PERSHENDETI VELI NIMANI,I CILI DISKUTOJ DHE THA ME DOMOSDO DUHET VEIHET PARIM I VETVENDOSJES sic thote dhe karta e talatikut miratuar ne 14 gusht vitit 41 Prof. Sami Repishti PHD).
KAN FOLE E PERSHEBEDET E DISKUTUAR SHUME PJESMARRES sepse tre dite kane qene te mjaftushma per 49 delegat
Nga Malsia kan qen delegat me shkolle te arsimuar ushtarak dhe civile qe sejcili ne nje menyr apo nje tjeter ka ndihmuar duke filluar nga
Veli Nimani-Doci,pjesmarre ne rev. e demokratik te qershorit 1924 pro Fanolit,Bajaram Currit me babajn Nimanin e vllajn Aliun etj.Pjesmarres ne grupin e oficerave pergjegjes Asim Vikshi antar Mehmat Bajraktari e Prek Uli9!(26-20 shkurt 43):Kundershtuar luften Italo-Greke 28 tetor 1940(derguar ne kampin e perqendrimit me gjith batalionin ne Shijak ( ku ishte edhe Bat Spiro Moisiu me batalion). Ne dijeni kan qen edhe krahu tjeter i Mulosmanaj kunder por nuk kan shprehur asnje lloje kundershtimi. Aktivizuar ne Shqiperi me levizjen dhe ne Kosove(Prizren Xh.Doden.Dr.Nexhat Agollin ritakaur me Prof. Zeqeria Rexhen, Emin Durakun ne Gjakove e Murat Pacin ne Prishtine, tej
Antari Kshillit Na Cl gjakovese teteor 42 me Emin Durakun Z Rexhen(Doc.Inst. Hist.Tirana)
Antar i cetes me gjith vllerit Aliun, Shabanin.Maxhunin ne Kosoev e pastaj ne malsi.
Komandat i zones operatite te rrafshit dukagjinit.
Kryetar i Kshillit na. Cl. Malsi 2 mars 43 shpallur 10 maras)Barabat-shkelzen ne shtepin e Sadik Zenunit).
Pra gashi del cerdhe levizjes me Rama Mujen me cete 12 Maj 42, Kshilli mars 43 e brigada Nentor 44)
Mehmet Bajrami
antar i grupitoficerca i persekutuar perkrah luftemn ,oficer karrjetre,kamandan Batalioni antar i Kshillit Na Cl Krasniqes.
Jah Bajrakatari aktivizuar qysh gjimnazin e Shkodres dhe ativiste i levijes.
Nenkryatar i Kshillit Krasniqes dhe komandant batalioni
Dr Maxhun Nimani aktivizuar qysh gjimnazin e shkodres.Mabaruar universitetin ne Padova te Italise per Shkencat Politike.
Beqir Ndou aktivizuar ne gjimnazin e shkodres i denuar si antifashist.I deleguar ne kosove-Gjakov i ngarkaur her pas her per Malsine.
Din Bajraltari oficeri karrjeres perkrahes levizjes qe ne fillim(B.N.) Kijtime)
Edhe te tjeret sipas mundesisie kapacitet arsimore kan kontribuar.
Tani del rendesia e komnferences
Rezoluta u firmos nga 49 te pranishmit perfsh 7 nga malsia e gjakove.(V.N.B.N,M.B,J.B.Dr.M.N.,,D.B,,Sh.P).
7=8 Sereb e malze pra nje pluralizem i madh pjamarresish nga 14 zona te Kosovae e rrafshit Dukagjinit Palv gicia e Maqedonia.fshatar.bujq ,puntore.zanatzci,nenpune.oficer, intelektuale,rini,ushtri gruaja katolik ,musliman, ortodoks etj.
Rezoluten e kan nenshkruar edhe 2 te tejer qe nuk kan qen prezent por kan pranaur vendimet(S.repishti)
Redesi ka qe esht nenshkruar nga gjith nacionalitetet-pakicat.
Askush nuk e ka kritikuar vec Titua me shoke e Sllobodani.Shqiperia sic thoni dhe ju heshti sese ajo e kishte moter e vlla P.K.Jugosllave e me vone miqesi perjetshme-pjesshme me BRSS:
Prej Konf bujanit lindi shteti i KOSOVES.
Sote ka ardhur koha qe jo vetem Kosova ti bashkohet Shqiperise por dhe Trojet shqiptare ne Mal te zi,me Sanxhak ne Serebi e Bosnje ,Metvegj.bujanoc, Preshev. Krejt viset-vilajetet shqiptare ne Maqedoni, Shkup,Mamantir, Selamiku e Camria deri ne Preveze.
Kjo behet me nje program nderqeveritar Kosov -Shqiperi dhe me referendu, me ato zona.
Besojm se do realizohet bashkimi Kombetar i A r b e r i s e .
Pershendetj Ju si autor dhe redasisie.
Arberi