New York, 22 Korrik 2016/Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama po qëndron për vizitë zyrtare një javore në Shtete e bashkuara të Amerikës.
Sipas axhendës, komandanti i FSK-së do të vizitoi “Kolegjin e Luftës të SHBA” në Carlisle të Pensilvanisë dhe Akademinë Ushtarake “West Point” në New York, thekson njoftimi i dërguar.
Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama fillimisht do të realizoi takim me Komandantin e “Kolegjit të Luftës të SHBA” në Carlisle/Pensilvania, Major General William E. Rapp dhe gjithashtu dhe do të merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të Atasheut të FSK-së në ShBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi, e cila zhvillohet sot./b.j/