-Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi, kanë nënshkruar Marrëveshjen/ PRISHTINË, 22 Shkurt 2016/ Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë kanë thelluar bashkëpunimin në fushën e integrimit evropian nëpërmjet një marrëveshjeje të nënshkruar sot në Prishtinë.Ministri i Integrimit Evropian të Kosovës, Bekim Çollaku si dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë për çështje evropiane, Fatmir Besimi, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për çështje të integrimit në BE, e cila parasheh bashkëpunim në mes të dy vendeve në disa fusha të rëndësishme që lidhen me integrimin evropian.Ministri Çollaku ka vlerësuar se, “shkëmbimi i përvojave, informatave e publikimeve të ndryshme në mes të dyja vendeve nëpërmjet kësaj marrëveshje përveçse përshpejton rrugën integruese për të dyja palët njëkohësisht përforcon edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona”.Edhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë Fatmir Besimi, e ka konsideruar të rëndësishme marrëveshjen e arritur në mes të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë, duke thënë se, “shkëmbimi i përvojave në fushën e eurointegrimeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për qytetarët tanë të cilët në mënyrë të qëndrueshme i japin përkrahje këtij procesi, duke e bërë rajonin tonë më të fortë”.Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin e të dy qeverive në fushën e harmonizimit të legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së dhe zbatimin e këtij legjislacioni; ngritjen e institucioneve dhe kapaciteteve administrative të nevojshme në procesin e integrimit; përkthimin e legjislacionit të BE-së; koordinimin e asistencës së huaj, veçanërisht maksimizimin e efekteve të përdorimit të instrumenteve financiare të BE-së, si dhe strategjinë e komunikimit të procesit të integrimit evropian me publikun e gjerë.Marrëveshja do të vlejë për një kohë të pacaktuar, gjegjësisht deri në integrimin e të dy shteteve në Bashkimin Evropian./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.