-Kjo marrëveshje i jep fund periudhës së dështimit të njohjes së diplomave universitare nga ana e Serbisë/
-Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave do të ndihmojë me theks të veçantë popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës/
-Delegacioni i Kosovës kërkoi ndihmën e BE-së që të zhbllokohet dërgesa e teksteve shkollore për Luginën e Preshevës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 29 Shtator 2015/ Kosova dhe Serbia në bisedimevt në Bruksel kanë arritur sot marrëveshje për njohjen reciproke të diplomave.
Me këtë marrëveshje palët u zotuan njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet. Kjo marrëveshje përfshinë të gjitha nivelet universitare (Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve.
Procesi i certifikimit të diplomave të institucioneve respektive të arsimit do të vazhdojë përmes certifikimit nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE), të cilat pastaj do të njihen nga shtetet përkatëse për çështje dhe qëllime të tregut të punës apo për studime të mëtejme, varësisht nga interesimi i aplikantëve.
Kjo marrëveshje i jep fund periudhës së dështimit të njohjes së diplomave universitare nga ana e Serbisë, dhe kërkon që brenda afatit prej pesë muajsh të njihen të gjitha diplomat e certifikuara nga ana e AUE në një numër prej mbi 400 diploma të certifikuara, të cilat Serbia ka dështuar t’i njohë deri më tani.
Po ashtu, me këtë marrëveshje përcaktohet mekanizmi mbikëqyrës i procesit të zbatimit të Marrëveshjes që përbëhet nga tre palët (pala e Kosovës, BE-së dhe e Serbisë) dhe që ka obligim të raportojë, vlerësojë dhe përmirësojë sipas nevojës procesin e zbatimit të marrëveshjes.
Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave do të ndihmojë me theks të veçantë pjesëtarët e popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës të cilët kryesisht studimet e tyre i kryejnë në institucionet e arsimit në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të kthehen dhe të shërbejnë në vendet e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e komunitetit shqiptar në Luginë dhe shoqërisë në përgjithësi.
Qeveria e Kosovës gjithmonë ka qenë e shqetësuar dhe në vazhdimësi i ka raportuar për pengesat e vëna nga ana e Serbisë popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës në këtë aspekt, thekson njoftimi i dërguar sonte nga Brukseli.
Bëhet e ditur se, po ashtu në takimin për diplomat, nga ana e delegacionit kosovar, ministrja e Dialogut Edita Tahiri dhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami, shtruan çështjen e shpërndarjes së teksteve shkollore për Luginën e Preshevës dhe kërkuan ndihmën e BE-së që dërgesa e Kosovës të zhbllokohet dhe të dërgohet tek studentët. Pala serbe mori obligim që brenda dy ditësh të jap përgjigje për këtë çështje. Ndërsa delegacioni i Kosovës konfirmoi zbatimin e reciprocitetit për këtë çështje.
Kosova dhe Serbia në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, takimin e parë në nivel të lartë kryeministror në Bruksel e kanë zhvilluar në 19 tetor 2012, ndërsa të 28-in në 25 gusht 2015.
Bisedimet në nivel kryeministrash kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre, tash ministre e Dialogut.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.