Bruksel, 20 prill 2016/Me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel pas bisedimeve maratonike dhe në një atmosferë të rëndë dhe të tensionuar, rreth orës 3:30 pas mesnate është arritur marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme ADR në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri e cila theksoi se kjo marrëveshje konfirmon se Serbia ka njohur shtetin e Kosovës në fushën e transportit të mallrave të rrezikshme.Ministrja Edita Tahiri, sipas njoftimit të sapodërguar nga Brukseli, ka theksuar se me ketë marrëveshje, të dyja shtetet janë pajtuar për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, sipas konventës e OKB për certifikatat e ADR-së (certifikatat për vozitësit dhe certifikatat për automjete) dhe të standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për transportin e mallrave të rrezikshme. Kjo marrëveshje u arrit pas tetë muaj bisedimesh dhe pasi Kosova vendosi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Kjo marrëveshje është në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për tregtinë e lirë të vitit 2011 dhe parimet e CEFTA-së.Marrëveshja në fjalë hynë në fuqi nga data 25 prill 2016 si dhe zbatimi i saj është i garantuar nga Bashkimi Evropian si ndërmjetëse e dialogut të Brukselit. Delegacioni i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se në ditën kur hynë në fuqi kjo marrëveshje atëherë në po të njëjtën ditë do të hiqen masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja Edita Tahiri dhe në përbërje ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, si dhe ekipi i ekspertëve, ka zhvilluar në Bruksel bisedime rreth 20 orë gjatë tërë ditës deri në orët e mëngjesit. Për shkak të situatës së tensionuar pas shkeljeve që zyrtarët e Serbisë i kanë bërë marrëveshjes për normalizim me deklaratat provokative, bisedimet janë zhvilluar kryesisht në format dy palësh dhe vetëm në orët e vona të mbrëmjes kanë vazhduar në format trepalësh.
Po ashtu në këto bisedime, ministrja Tahiri ka ngritur shqetësimet në lidhje me fushatën elektorale provokative të zyrtarëve të Serbisë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë si dhe ka kërkuar që BE të përcaktoj qartësisht standardet për frymën e normalizimit në mënyrë që të parandalohen shfaqjet destruktive dhe keqpërdorimet e marrëveshjes për normalizim nga ana e zyrtarëve serb gjatë fushatës zgjedhore. Në këtë kuadër me kërkesë të BE-së që palët të angazhohen për frymën e normalizimit dhe pas kërkim faljes nga ana e z. Marko Gjuriq për hyrje ilegale në Kosovë, palët janë zotuar që të respektohet marrëveshja për vizitat reciproke të zyrtarëve si dhe deklarimet duhet në mënyrë rigoroze të respektojnë frymën e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.Në takime është biseduar për çështjen e hyrjeve dhe daljeve në Kosovë me letërnjoftime ilegale të lëshuara nga strukturat paralele, për të cilën ministrja Tahiri theksoi se masat e ndalesës për këtë çështje Kosova i ka marrë në dhjetor të vitit të kaluar dhe tani më 18 prill, sepse qytetarët serb në Kosovë të pajisen me lejet e njoftimit të Republikës së Kosovës përndryshe do t’u ndalet qarkullimi, me këtë rast theksoi se një pjesë e madhe e serbëve të Kosovës i kanë marrë letërnjoftimet e shtetit të Kosovës dhe ende një pjesë nuk i kanë marrë prandaj duhet sa më shpejt t’i marrin. BE-ja ka kërkuar që të krijohet një hapësirë kohore tranzicioni në mënyrë që edhe ky problem të zgjidhet sa më shpejt, ashtu siç u zgjodh edhe çështja e njohjes reciproke e certifikatave të ADR-së. U vendos që takimi i radhës të mbahet sa më parë.Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri kishte në përbërje edhe Hykmete Bajrami, ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Edita Tahiri dhe koordinator i çështjes, Fejzulla Mustafa, udhëheqës i sektorit të transportit të mallrave të rrezikshme në Ministrinë e Infrastrukturës, Bekim Mehmetaj, udhëheqës i sektorit IBM në Doganën e Kosovës, Lulzim Krasniqi, këshilltar politik i ministres Hykmete Bajrami dhe Zef Dedaj, udhëheqës i divizionit për politika tregtare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Për çështjen e vizitave reciproke në delegacion ishte Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Tahiri, Elona Cecelia, këshilltare politike e ministres Tahiri dhe Haxhi Bajraktari, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel ndërsa për çështjen e letërnjoftimeve ilegale ishte Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Tahiri dhe Shaban Guda, drejtor i policisë kufitare, përfundon njoftimi./b.j/
***
Media: Pas 18 orësh dialog në Bruksel përmbushen 4 kërkesat e Beogradit
Sipas medias, pas 18 orësh e gjysmë palët biseduese të Beogradit e të Prishtinës kanë arritur marrëveshje: është zgjidhur çështja e letërnjoftimeve, është hequr bllokada për kamionët me materie të rrezikshme, nuk do të ketë ndalesë për zyrtarët serbë, kur zgjedhjet serbe në Kosovë do të mbahen të dielën, të mbështetura nga OSBE-ja, sikurse më 2014.
Kështu raporton Radio Televizioni i Serbisë, i cili citon drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, të ketë thënë se bisedimet ishin të vështira, por me rezultate të mira, transmeton Koha.net. Sipas tij janë përmbushur të gjitha kërkesat e Serbisë.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.