• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Serbi,arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR në Bruksel

April 20, 2016 by dgreca

Bruksel, 20 prill 2016/ Me ndërmjetësimin e BE-së, në Bruksel pas bisedimeve maratonike dhe në një atmosferë të rëndë dhe të tensionuar, rreth orës 3:30 pas mesnate është arritur marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave për transportin e mallrave të rrezikshme ADR në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, ka njoftuar ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri e cila theksoi se kjo marrëveshje konfirmon se Serbia ka njohur shtetin e Kosovës në fushën e transportit të mallrave të rrezikshme.Ministrja Edita Tahiri, sipas njoftimit të sapodërguar nga Brukseli,  ka theksuar se me ketë marrëveshje, të dyja shtetet janë pajtuar për njohjen reciproke të certifikatave të ADR-së, sipas konventës e OKB për certifikatat e ADR-së (certifikatat për vozitësit dhe certifikatat për automjete) dhe të standardeve ndërkombëtare dhe evropiane për transportin e mallrave të rrezikshme. Kjo marrëveshje u arrit pas tetë muaj bisedimesh dhe pasi Kosova vendosi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë. Kjo marrëveshje është në pajtim me marrëveshjen e Brukselit për tregtinë e lirë të vitit 2011 dhe parimet e CEFTA-së. Marrëveshja në fjalë hynë në fuqi nga data 25 prill 2016 si dhe zbatimi i saj është i garantuar nga Bashkimi Evropian si ndërmjetëse e dialogut të Brukselit. Delegacioni i Qeverisë së Kosovës ka konfirmuar se në ditën kur hynë në fuqi kjo marrëveshje atëherë në po të njëjtën ditë do të hiqen masat e reciprocitetit të vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Delegacioni i Republikës së Kosovës i kryesuar nga ministrja  Edita Tahiri dhe në përbërje ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, si dhe ekipi i ekspertëve, ka zhvilluar në Bruksel bisedime rreth 20 orë gjatë tërë ditës deri në orët e mëngjesit. Për shkak të situatës së tensionuar pas shkeljeve që zyrtarët e Serbisë i kanë bërë marrëveshjes për normalizim me deklaratat provokative, bisedimet janë zhvilluar kryesisht në format dy palësh dhe vetëm në orët e vona të mbrëmjes kanë vazhduar në format trepalësh.

Po ashtu në këto bisedime, ministrja Tahiri ka ngritur shqetësimet në lidhje me fushatën elektorale provokative të zyrtarëve të Serbisë gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë si dhe ka kërkuar që BE të përcaktoj qartësisht standardet për frymën e normalizimit në mënyrë që të parandalohen shfaqjet destruktive dhe keqpërdorimet e marrëveshjes për normalizim nga ana e zyrtarëve serb gjatë fushatës zgjedhore. Në këtë kuadër me kërkesë të BE-së që palët të angazhohen për frymën e normalizimit  dhe pas kërkim faljes nga ana e z. Marko Gjuriq për hyrje ilegale në Kosovë, palët janë zotuar që të respektohet marrëveshja për vizitat reciproke të zyrtarëve si dhe deklarimet duhet në mënyrë rigoroze të respektojnë frymën e normalizimit të marrëdhënieve mes dy shteteve.Në takime është biseduar për çështjen e hyrjeve dhe daljeve në Kosovë me letërnjoftime ilegale të lëshuara nga strukturat paralele, për të cilën ministrja Tahiri theksoi se masat e ndalesës për këtë çështje Kosova i ka marrë në dhjetor të vitit të kaluar dhe tani më 18 prill, sepse qytetarët serb në Kosovë të pajisen me lejet e njoftimit të Republikës së Kosovës përndryshe do t’u ndalet qarkullimi, me këtë rast theksoi se një pjesë e madhe e serbëve të Kosovës i kanë marrë letërnjoftimet e shtetit të Kosovës dhe ende një pjesë nuk i kanë marrë prandaj duhet sa më shpejt t’i marrin.  BE-ja ka kërkuar që të krijohet një hapësirë kohore tranzicioni në mënyrë që edhe ky problem të zgjidhet sa më shpejt, ashtu siç u zgjodh edhe çështja e njohjes reciproke e certifikatave të ADR-së. U vendos që  takimi i radhës të mbahet sa më parë.Delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri kishte në përbërje edhe Hykmete Bajrami, ministre në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Gazmir Raci, këshilltar politik i ministres Edita Tahiri dhe koordinator i çështjes, Fejzulla Mustafa, udhëheqës i sektorit të transportit të mallrave të rrezikshme në Ministrinë e Infrastrukturës, Bekim Mehmetaj, udhëheqës i sektorit IBM në Doganën e Kosovës, Lulzim Krasniqi, këshilltar politik i ministres Hykmete Bajrami dhe Zef Dedaj, udhëheqës i divizionit për politika tregtare në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë. Për çështjen e vizitave reciproke në delegacion ishte Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Tahiri, Elona Cecelia, këshilltare politike e ministres Tahiri dhe Haxhi Bajraktari, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Bruksel ndërsa për çështjen e letërnjoftimeve ilegale ishte Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Tahiri dhe Shaban Guda, drejtor i policisë kufitare, përfundon njoftimi./b.j/

***

Media: Pas 18 orësh dialog në Bruksel përmbushen 4 kërkesat e Beogradit

 Sipas medias, pas 18 orësh e gjysmë palët biseduese të Beogradit e të Prishtinës kanë arritur marrëveshje: është zgjidhur çështja e letërnjoftimeve, është hequr bllokada për kamionët me materie të rrezikshme, nuk do të ketë ndalesë për zyrtarët serbë, kur zgjedhjet serbe në Kosovë do të mbahen të dielën, të mbështetura nga OSBE-ja, sikurse më 2014.

Kështu raporton Radio Televizioni i Serbisë, i cili citon drejtorin e Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, të ketë thënë se bisedimet ishin të vështira, por me rezultate të mira, transmeton Koha.net. Sipas tij janë përmbushur të gjitha kërkesat e Serbisë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Arrihet marrëveshja, Kosove-Serbi, ne Bruksel, për njohjen reciproke, të certifikatave ADR

Arrihet marrëveshja për armëpushim në Ukrainë

February 12, 2015 by dgreca

Udhëheqësit e Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, kanë rënë dakord për një marrëveshje të paqes në Ukrainë, pas 16 orë bisedimesh në Minsk të Bjellorusisë.
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, kanë thënë se marrëveshja parasheh që më 15 shkurt të nisë armëpushimi, të tërhiqen armët e rënda dhe të krijohet një zonë e sigurisë.
“Jemi pajtuar për shumë gjëra. Kryesorja, jemi pajtuar për armëpushim, që do të jetë efektiv nga 15 shkurti”, ka thënë Putin.
Konflikti midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë, i cili ka marrë mbi 5,400 jetë njerëzish, ka nisur qysh në prill të vitit 2014.
Raportohet se marrëveshjen e kanë nënshkruar edhe liderët e vetëshpallur të separatsitëve në rajonet e Luhanskut dhe Donjeckut.
Poroshenko ka thënë se dokumenti nuk ofron autonomi për rajonet që kontrollohen nga rebelët dhe gjithashtu parashikon që Ukraina të rivendosë kontrollin mbi kufijtë e saj deri në fund të vitit 2015.
Poroshenko ka dhënë edhe detaje të tjera të marrëveshjes:
“Tërheqja e të gjitha trupave të huaja, të gjithë mercenarëve, nga territori i Ukrainës. Ata do të tërhiqen në një të ardhme të afërt”, ka thënë Poroshenko.
Por, sipas tij, marrëveshja bën thirrje edhe për lirimin e të gjithë njerëzve që mbahen peng nga të dyja palët, brenda tri javësh.
Presidenti i Francës, Franocis Hollande, i cili së bashku me kancelaren gjermane, Angela Merkel ka negociuar me Poroshenkon dhe Putinin, ka falënderuar liderin rus për “trysninë” mbi udhëheqësit e rebelëve.
Ai ka thënë se samiti i Misnkut ka sjellë një zgjidhje politike globale të krizës në Ukrainë dhe se kjo është “lehtësim për Evropën” dhe “shpresë për Ukrainën”.
Kancelarja Merkel është shprehur më e matur, duke thënë se ka një “fije shprese për Ukrainën”, porse mbetet “shumë, shumë punë për t’u bërë”. Ajo ka thënë se presidenti Poroshenko ka bërë gjithçka të mundur për të ndaluar gjakderdhjen në Ukrainë.
Rusia kundërshton akuzat e Ukrainës dhe të fuqive perëndimore se furnizon me armë dhe personel ushtarak rebelët, të cilët kërkojnë pavarësi për zonat që kontrollojnë.
Njëri nga liderët e separatistëve pro-rusë, Aleksandr Zakharchenko, ka thënë se trupat e tij do të zbatojnë marrëveshjen e arritur në Minsk.
“Përgjegjësia për çdo shkelje apo dështim të zbatimit të marrëveshjes bie drejtpërdrejt mbi (presidentin e Ukrainës) Petro Poroshenkon. Të gjitha pikat, për të cilat është rënë dakord në samit, kanë nevojë për koordinim shtesë. Bisedimet vazhdojnë. Kështu që çdo shkelje apo dështim për t’i respektuar këto pika do të thoë se nuk do të ketë kurrë më memorandum”, ka thënë Zakharchenko.
Konflikti në lindje të Ukrainës ka shpërthyer pasi Rusia ka aneksuar në mënyrë të paligjshme gadishullin ukrainas të Krimesë, në mars të vitit të kaluar. Ky veprim ka pasuar rrëzimin e presidentit pro-rus të Ukrainës, Viktor Yanukovych, pas disa muajsh protesta kundër regjimit të tij.
Kievi dhe qeveritë perëndimore besojnë se Rusia do që të dobësojë Ukrainën dhe ta mbajë atë jashtë NATO-s, duke mbajtur “konflikt të ngrirë” në lindje gjatë viteve që vijnë.
Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë që të dërgojnë armë mbrojtëse për Ukrainën, nëse diplomacia dështon.(Përgatiti: Valona Tela)

Filed Under: Analiza Tagged With: Arrihet marrëveshja, ne Ukraine, për armëpushim

Artikujt e fundit

  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITOI FEDERATËN VATRA
  • Skulptori Gëzim Muriqi vjen me “ringjalljen” e Skënderbeut
  • Mistika dhe Fizika
  • “Atdhetari i shtigjeve të lirisë” – monografi për heroin e kombit Xhavit Hazirin!
  • THE UNITED STATES DAILY (1928) / AHMET ZOGU FALENDERON PRESIDENTIN AMERIKAN CALVIN COOLIDGE PËR NJOHJEN DHE URIMET E TIJ ME RASTIN E NGJITJES NË FRONIN E SHQIPËRISË (TELEGRAMI)
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi dhe Kongresistin Torres
  • Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet
  • Shoqata studentore shqiptare në Columbia “Columbia University Albanian Society,” organizon: Bashkëbisedim mbi Eposin e Kreshnikëve
  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT