Nga Bardhyl Ukcamaj/
Një nga palo teoritë e pakta filo-turke e tjerrur prej “intelektualëve” të mejhaneve ballkanike, shqiptarë nga rrënjët, turq në dukje e në shpirt, na paskësh qenë se ky pushtim, pushtimi osman, na paskësh shpëtuar nga asimilimi. Përsa i përket asimilimit të popullsisë shqiptare të kujtojmë Sanxhakun me qytetin e njohur të Novi Pazarit, një krahinë me popullsi rreth 1 million (te gjithë shqiptarë nga rrënjët) midis Malit të Zi dhe Serbisë e asimiluar plotësisht. Sot thonë se janë boshnjakë a turq. Të kujtojmë jo më pak se 5 milionë shqiptarë në Turqi të asimiluar plotësisht, pa asnjë të drejtë kombëtare. Te kujtojmë “boshnjakët” e Plaves e Gucisë , Ulqinit e rrethinave të Podgoricës, një pjesë të mirë të Gostivarit e qyteteve të tjera të Maqedonisë. Çamëria, mësë pari, u shkatërrua nga marrëveshja turko-greke e shkëmbimit të popullsisë, kur qindra mijëra banorë, shqiptarë me kombësi e myslimanë me fe, u detyruan të shpërngulen në Anadoll. Me pas ishte e thjeshtë, më pak se 30% e popullsisë kishte mbetur në ato zona, ku lindi dhe Konica. Kujtoni shpërnguljet fatzeza të shqiptarëve të mbetur nën Jugosllavi me marrë veshjen turko-serbe edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Kujtoni e kujtoni…!!! Fatkeqësia më e madhe e kombit shqiptar ishte pushtimi osman, mbetet një histori e gjatë, tragjike, që synoi zhdukjen nga harta (edhe nga ato harta që mban Edi në ambientet e Kryeministrisë) dhe të historisë së kombeve, të kombësisë shqiptare. Kurrë nuk i njohu kësaj kombësie as gjuhe e as ekzistencë. Kosova është Turqi, thotë kryeministri turk (kryetar i Partisë Islamike, AK), ne Prizren, as me shumë e as me pak se sulltani, që eshtrat la në tokën e Kosovës. Edi Rama duhet të jetë i kujdeshëm në politiken e jashtme. Paraqitja jo serioze për hirë të aleancës me Hashimin apo popullaritetit “jo të dëshirueshëm” në rrethet e thekura islame në Ballkan, mbetet jo e dobishme. Kryeministri shqiptar nuk mund t’i kalojë “krushqite e liga te Karl Topisë” në politikën e jashtme me një batutë arrogante ndaj dashamirësve, ish -bashkëpuntorëve apo kundërshtarëve politikë (më zë-mekur në këtë rast), pa paguar më pare një më një “lirat e pajës”. Hashimi dhe politikanët e tjerë të Kosovës duhet të jenë edhe më të kujdeshëm e të forcojnë lirinë në kushtet e paqes (paqe e atdhe të siguruar falë fuqisë ushtarake të botës së Perëndimit) për popullin e tyre dhe sigurinë rajonale.
Arbenore Gashi says
Nje shkrim shum i dobishem dhe i vertet. Urime zotni Ukcamaj. Na mbyten ne Kosove me Imama, kane nje jave kunder Presidents se tha mos me i mlue femijet femna me shamija te zeza. Kqyri ne internet cfare ftyrash jane. Ky shkrim duhet me u lexue mir. Te preshendes e kam nje respect shum te madh per ty pa te njoft.
Lek mirakaj says
Ideja se Turqija na shpetoj nga asimilimi ashte nje gjethe fiku qe nuk mbulon as pjesen e poshtme te kryeministrit tone ,as pretendimet e gjoja historianve e analistave te paguem nga pushtetari i radhes .Analize konqize ,po qe flet shum.