“Apeli” i Kryeministrit Edi Rama për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit – në diasporë “Rrini aty ku jeni se jeni mirë!”/
Nga Beqir SINA – New York/ Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në një vizitë të gjatë disa ditore në Nju Jork, ku ai po udhëheq delegacionin shqiptarë në Sesionin e 70-të , të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai këtu është u takuar në takime bilaterale, në margjinat e OKB-së, edhe me homologët e tij, nga disa vende të botës, por për dallim nga vizitat e paraardhësve të tij dhe politikanëve të tjer shqiptar, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, të cilët i shfrytëzojnë këto vizita për t’u takuar dhe bashkëbiseduar edhe me shqiptarët e Amerikës, kjo i ka munguar kryeministrit të Shqipërisë zotit Rama.
Si në faqen zyrtare të Kryeministrisë, apo edhe në mendian shqiptare, që ka mbuluar vizitën e Kryeministrit Rama në Nju Jork, janë permendur të gjitha takimet, por as gjekundi nuk është permendur dhe nuk jepet se ka pasur takim Kryeministri Rama në Nju Jork me APEN dhe çfarë është biseduar aty……! Por, është permendur se ai është takuar me disa aktivistë të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe partnerët e Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar të Harvard-it, me fokus studimet e përbashkëta mbi shqiptaro-amerikanët dhe rrugët e përfshirjes në aktivitetet e jetës politikë e sociale të vendit tonë, duke shtuar simbas tyre se “Qeveria do të bashkëpunojë me të gjithë të interesuarit për organizimin e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare, në marsin e vitit të ardhshëm në Tiranë”.
Mirëpo ajo që të bie në sy dhe lë për të dëshiruar në këtë vizitë , është se :” Në një kohë që Kryeministri Rama, është takuar në Nju Jork, me disa grupe shqiptarësh, në dreka dhe darka private ( me dyer të mbyllyra) sidomos ai ka shfrytëzuar ato të grupeve të interesit, që mendohet se Ramam ka lidhje biznesi, me diasporën nuk është takuar fare.
Ndërsa, ai ka qenë i ftuar në fund të javës që shkoi edhe takimin 7-të vjetor të organizatës APEN – një organizim profesionistësh shqiptarë me edukim të lartë dhe pozicione pune të spikatura në Nju Jork, e rreth saj – ky takim është censuruar nga shtypi i cili paraqet vetëm “sukseset” e takimeve në Nju Jork,
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë këtij takimi – i cili ka formën e një bashkëbisedimi me rrjetin e sipërmarrësve, gjatë përgjigjeve të tij, nuk ka treguar aspak respekt, dhe etikën e një lideri, por ai ka injoruar dhe “ofenduar” madje në një mënyrë skandaloze – të gjithë ata që e kan pyetur Kryeministrin dhe prisnin përgjigje prej tij.
“Apeli” i Kryeministrit Edi Rama për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit – në diasporë “Rrini aty ku jeni se jeni mirë!”
Kështu ka ndodhur në përgjigjen me pyetjen :”Se a ka kërkuar më shumë angazhim të shqiptarëve, që kanë lënë gjurmë në shtetet ku kanë vajtur dhe ku kanë ngritur karrierat e tyre profesionale? Rama, i është përgjigjur se : “Jeni mirë këtu në Amerikë, lerëni Shqipërinë, për ata që janë atje – rrini këtu se mirë jeni – këtu – s’keni çka me bër atje ju nga diaspora” u përgjigjë Rama.Skandali i Kryeministrit Rama – ka qenë edhe ofendimi i tij në përgjigjen që i jep e një studenteje të farmacuetikës,: “Asaj i ka thënë kryeministri Rama se ndoshta ajo i ka marr ato hapa që i bën vet si faramaciste!”. Të pranishmit janë “shashstisur” mbasi asnjeri nuk e kuptojë se çfarë donte të thoshte me këtë përgjigje Kryeministri i Shqipërisë.
Të befasuar kan qenë të pranishmit edhe më atë shprehjen banale kur Kryeministri i Shqipërisë, zoti Edi Rama i thotë njerit prej atyre që e pyesnin “Bullshit” një fjalë kjo që vejn nga fjalori vulgar i anglishtes, që në shqip përkthehet “Çfarë mu…po flet”.
Ky thanë disa nga pjesëmarrësit e këtij takimi ishte shumë larg nga dëshira e jashtëzakonshme shqiptarëve në SHBA , të cilët kan kontribuar në Shqipëri drejtpërdrejtë dhe prisnin përgjigje inkurajuese dhe mirënjohëse të Kryeministrit të Shqipërisë , zotit Edi Rama i cili së bashku me qeverinë e tij duhet të bëj më shumë që investimet e shqiptarëve të Amerikës të mos jenë simbolike në Shqipëri.
Sepse, ndryshimi që Shqipëria dhe shqiptarët presin nuk mund të bëhet pa prezencën dhe pjesmarrjen edhe të diasporës – shqiptarëve të Amerikës.
EMIGRANTI USA. says
Zoti Beqir Sina. Kryeministri Rama, jo vetem qe sna ka injoruar, pore na i ka ngritur, moralin, nderin dhe lavdine si shqiptare. Kaqe vite skishim pare e degjuar asnje personalitet te larte shteteror, te bente kaqe takime, biseda, te jepte leksjone, te jepte intervista dhe te fliste per problemet e medha qe shqetesojne sote , jo vetem ballkanin, pore edhe boten. Per te gjitha keto ka mare kredite mjafte pozitive, nga pjesmaresit ne keto audjenca, pore edhe nga personalitetet me te larta politike te SHBA. Lami qe na dha se vitin e arcem dote mbhet edhe nje samit per emigracjonin eshte vleresim, nder e respekt per te gjithe ne qe punojme e jetojme larg Atdheut.
shefqet says
Mos kerkojme shume nga VIP-at tane kushdo qofte, se hallet e problemet cdo shqiptar jashte i ka zgjidhur vete, me gjak, djerse e sakrifica, madje ka derguar dhe para ne Shqiperi, Kosove e kudo ku jetojne shqiptare.
Shqiptaro-amerikanet dhe gjithe diaspora duhet te kerkojne vetem nje gje, si do zgjidhet premtimi i ketyne VIP-ave, qe shqiptaret qe jetojne jashte atdheut te ushtrojne praktikisht te drejten universale te votes ne vendin ame?! Te vetmit qytetare ne planet qe jane perjashtuar nga kjo e drejte?!
Vetem kaq te bejne se te tjerat vijne vete.
Shefqet
Ajet Delaj says
Se pari pa dashur aspak te fyej z Sina do doja te dija edhe per lexuesit e tjere a eshte e vertete keto qe thote z Sina ne kete shkrim pasi kometuesi i pare thote dicka krejt tjeter e mbase ka qene ne ate takim.
Se pari duhet thene se thellesist mendoj se bota nuk ka nevoje per mendet e Edi Rames pasi bota udhehiqet nga institucione e universitete prestigjoze .
Se dyti une nuk arrij te kuptoj qe ku qendron krenaria qe perfaqeson shoku Rama e takimet e tije te rendesishme kur sillet dy jave neper klube dhe buzuqe shqiptaresh ketu ne New York dhe nuk e fton kush ne Washinton.
Me thoni cili personalitet Amerikan e priti shokun Rama dhe cilen marveshje apo kontrate neshkroje me Institucionet Amerikane.
Ju e pate shokun Rama se si u suall si rrugac edhe ne intervisten me gazetarin e “Zerit te Amerikes” z Ikonomi qe me ben te besoj z Sina se thote vetem te verteten.
Megjithate dhe me gjithe nervozitetin dhe humbjen e ekujlibrit te z Rama une perseri I jap te drejte dhe jo vetem kaq por ju bej thirrje te terve qe ta falin shokun Rama se nuk e ka kaluar akoma tronditjen e 200 miljon dollarve te deklaruara nga OSBEja se I paska derguar ne zona Ofshore.
Po cfare kujtoni ju se institucionet perendimore kane qendruar vetem duke e soditur hajdutin Rama . Po ja kane marre more te uruarit prandaj zhukate si miza ne qyp apo diku tjeter …. pa e ditur cfare te thote.
A e ka degjuar kush shokun Rama te pergjigjet per akuzen aq te rende qe I ka bere OSBEja apo ka frike se mund te dalin edhe me.
Madje mos dite me u sjelle kjo pune do e gjeje edhe me investimet e bizneset e tjera ne Cikago, New Jersey , E New York, e ne fund “gojet e liga” po thone se mund te perfundoje edhe ne burg.
Ju lutem lejeni shokun Rama te marre fryme e mos ju turrni ashtu pasi baba ja ka pas lene me tapi Shqiperine dhe nuk ka askush pjese ne ate qe quhet Shqiperi pervec z Rama dhe shpures se tije te zagarve bije e bija te kriminelve komuniste qe nuk u ndeshkuan kurre por kjo nuk do te thote se edhe keta nuk do ndeshkohen.
Let see
ermal gjoni says
Artikulli i shkruar me nje gjuhe shqipe shume te dobet, me gabime gjuhesore.
E dyta dhe me kryesorja eshte se kryreministri pati takime me diasporen dhe propozoj per nje takim mbarekombetar per te gjithe emigrantet qe jane te interesuar per investime ne Shqiperi. Nuk e di çfare kerkon me shume ky gazetar? Mos kerkon te vije sala perseri ta beje shqiperin nje vend ku ka mbizoteruar anarshia dhe krimi. Me vjen keq per kete gazete qe boton artikuj te tille me antivlera.
Me respekte
Ermali, OH, US
Kole Juncaj says
Une mendoi se ish kryeministri Sali Berisha ishte shume I neveritur e I djadhezuar por, Edi Rama asht teje me burre I keq se Sali Berisha qe e mban ate te lire e nuk e arreston