Shumë e nderuemja Zonja Mimoza Dajçi
Krytare e Organizatës Ridgefield, CT. USA
New York City, N.Y. 3 korrik 2023
Të nderuemet Zonja të Kryesisë dhe Anëtarsisë së Organizats Shqiptare-Amerikane Hope.Peace.org@gmail.com
Kam marrë këto dit kopjen e certifikatës së vlerësimit qytetar të Nans sime (pastë dritë) HAVA BUSHATI REPISHTI, që me interesimin tuej fisnik e atdhetar u lëshue nga Senatorja e Shtetit të Neë Yorkut the Honorable Nathalia Fernandez.
Jam gëzue shumë dhe kam pasë ndjenjen e lehtësimit të dhimbjes së madhe që vuejtjet e jetës kanë mbulue jetën e Nanës sime deshmore e vuejtjeve të tri diktaturave-fashiste, naziste dhe sidomos komuniste.
E përbuzun, e përndjekun dhe e denueme me vuejtë nji vorfëni pa skaj, kjo Nanë me tre djem të rritun, nji fenomen i pakonceptueshëm në Botën e Lirë, kjo Nanë e mjerueme nuk u dekurajue asnjiherë. Shprehja e saj “edhe na si e gjithë bota’ referohej vorfënisë tragjike që kaloi ai popull per 45 vjet me rradhë, dhe rrjedhimet e së cilës ndiehen edhe sot e kësaj dite.
Gjesti I juej fisnik e atdhetar ka dhe randësin e vet të veçantë sepse kujton viktimët e verteta të vuejtjes e mjerimit, gruen shqiptare që e mbyllun në botën e shurdhër të patriarkalizmit banal dhe idiot, vuen në heshtje, nji heshtje që flet ma shumë se volumet e shkrueme e që neglizhojnë me vue në dukje thellësinë e vuejtjes së grues shqiptare. Me këte gjest ju keni ngritë nivelin e grues shqip-tare nji shkallë ma nalt, dhe të denjë për respekt ashtu si veprojnë të gjith vendet e qytenueme të Botës së Lirë.
I përjetëshëm qoftë kujtimi i viktims Hava Bushati Repishti, dhe i përjetëshëm do të jetë edhe respekti i im për organizaten tuej dhe të gjithë ju per vumjen në dukje ate qe politika e propaganda bajate mohojnë shpesh herë.
T nderueme Zonja, ju lutem pranoni falënderimet e mia ma të thella dhe urimet e mia ma të mira. Zoti ju ndhmoftë!
Sami Repishti, Ph.D.
Univ. “La Sorbonne” Paris, France
Graduate Center, C.U.N.Y.
Ish I burgosun politik- 1946-56
në Shqipëri dhe ish-Jugosllavi