New York, 28 Nëntor 2022- Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha zhvilloi një takim vëllazëror me deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë z.Shpëtim Idrizi. I ardhur në New York për festën e Flamurit Kombëtar, z.Idrizi u mikprit nga z.Berisha i cili i garantoi se Vatra do të kërkojë gjithmonë drejtësi për Çamërinë dhe se çështja Çame do jetë ndër prioritetet e Vatrës. Z.Idrizi e falenderoi kryetarin e Vatrës për punën kolosale që Vatra po bën në dobi të çështjes kombëtare dhe shprehu mirënjohje për kontributin historik të Vatrës në historinë e shtetit dhe kombit shqiptar. Z.Berisha dhe Z.Idrizi diskutuan ndër të tjera situatën në Veriun e Kosovës, situatën politike në Shqipëri, rolin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare të Amerikës në proceset e vështira ku kalon shteti e kombi ynë.