Nga Spiro Gjikondi/
Kthemani copen e tokes qe me perket!/
Ate copen e tokes qe ishte dhe mbetet e imja,/
Ate, copen e tokes, pas se ciles/
Per qindra, ( Ne mos mijera!) vjet/
Katragjyshet e gjyshet/
Dhe prindet e mi vetull-rene/
E mbajten e u mbajten/
Si munden,/
Me thonj e me dhembe…/
Kthemani copen e tokes qe me perket!
E dua.
Ate, copen e tokes me dy rrenje ullinj,
Me dy rrenje dardhe, tre fiq e nje ftua.
Ate copen e tokes gjithe gure e shkembinj,
Ne Mbockez, Kallavarez, Rezebrege, Nenpirg…
Kudo qe te jete,
Atje ku ka qene,
E dua.
Edhe pse e di se e vogel, sic ish,
Barkun e zbrazet s’ma mbush,
Por mallin e shpirtit tim te zhurritur
E shuan…
Kthemani copen e tokes qe me perket!
E ne se doni te dini nga ku e gjer ku,
Me ke kufizohet
Nga Jugu, Perendimi, Veriu, nga Lindja,
Mos pyesni deshmitare te reme,
As mos kerkoni tapi te shkruara rishtas
( Nga ato qe mbjellin kaos!).
Ne se vertet doni te dini nga ku e gjer ku,
Merrni kazmen, germoni,
Thelle e me thelle,
Ne shtresen e pare e te dyten,
Ne shtresen e peste e te dhjete,
Deri aty ku dheu behet i kuq,
Mbrujtur me gjak neper shekuj.
Merrni kazmen, germoni,
Deri aty ku ri heshtur e klith
Ai, guri tragjik i sinorit…
Kthemani copen e tokes qe me perket!
Kam pesedhjete vjet i larguar.
Pesedhjete vjet rrenje-shkulur.
Pesedhjete vjet rrenje-dale.
Pesedhjete vjet si i verber,
Kaleroj shaluar ne tym,
Kaleroj shaluar ne mjegull.
Pesedhjete vjet qe lundroj
Ne nje det t’egersuar
Plot me ankth
E me frike ne zemer
Se ne mos u perplassha di ne shkembinj
Ne nje breg
Do perplasem pa tjeter…
C’bera e c’shkrova
U haruan qe sot.
Haresa – Mizore
Nuk pret dot gjer neser.
Te pakten te mbjell n’ate vend
Nje ulli,
Se e di qe ulliri
Do te jetoje me shekuj.
Kthemani copen e tokes qe me perket!
Sepse dua qe ne perendimin e afert
Te shkoj e te ulem aty nen ulli
Te pi nje cigare menduar…
Te vdekurit e gjalle te kujtoj,
Te haroj te gjallet e vdekur.
Te them:
“Ketu dhe im ate ulej e rij…”
Te ndjej eren e thrumbes,
Te kruzes, te cfakes…
Te shkermoq ne pellembe nje dege rigoni,
Te kepus nje gjethe lofate,
Ne sy te pikoj
Nje pike limoni.
Te ve kembet ne te, si Anteu,
Te mar force. E ne mbremje,
Me syte drejt qiellit
Me henen e yjet te luaj,
I dehur prej afshit te ngrohte te dheut…
Kthemani copen e tokes qe me perket!
Nuk dua te besoj ne rrenimin e plote.
Nuk mund ta pranoj nje ikje per jete.
Rrokullisja pa fund
Me rendon.
Tmerohem e dridhem,
E klith e rrenkoj
Sa here sjell neper mend Seremben e shkrete:
” Arberi qe pertej detit na kujton…”
Nuk dua te besoj
( Sic po thone! )
Se n’ate vend
Vec nje parim i zi paska mbetur:
“Rrembeni, o muter,
Sa te mundni, me shume, rrembeni,
Se gjithe ligjet e parimet e tjera
Kane vdekur…”
Kthemani copen e tokes qe me perket!
Ndryshe do te mbetem i huaj.
I HUAJ…
I HUAJ…
I HUAJ…
Me i huaj im bir,
Im nip me i huaj.
Ne nje skaj te globit,
Pa te njohur e te dashurit prane,
Ne jete te jetes te humbur
Ne nje skaj te larget te globit,
As varosur, as gjalle,
Haruar…
Kthemani copen e tokes qe me perket!
Qe kur casti fundit te vije,
Kur syte te mbyll
E te nisem ne udhen ku shkuan te paret,
N’ate vend te mbulohem,
N’ate vend te ri shtrire,
Me nje gur nga te ledhit
Mbi krye…
E ne se im bir do haroje gjithcka,
Ne se humbet dashurine per gure e per njerez,
( Pasi e di se largesa ben punen e saj…)
Le te jete ai varr
Per kthimin e tij
Nje arsye me teper…
Kthemani copen e tokes qe me perket…!(Dielli-arkiv)
xhemalgora says
I nderuar Spiro, Te pershendes dhe falnderoj per kete poeme te bukur dhe me ndjenje aq te cilter atdhetare! Ajo te mbush me krenari kombetare, me dashuri te pakufishme per memedheun, token, dhimbjen dhe pengun shekullor qe ka qene dhe mbetet problem kryesor I kombit tone, bashkimi kombetar!Kjo poeme ka dashurine e cila me forcen e mallit te saj I hap te gjitha kanatat e shpirtit te cdo shqiptari duke shumefishuar emocionet dhe te ndergjegjeson per drejtesin e kerkeses se z, Koco Danaj anullimin e takimit te Londres, qe lejoi ndarjen e tokave te Shqiperise me 1913 dhe rrembimin e tyre pADREJTESISHT NGA FQINJET!
V. Mirakaj says
” Kthemani copen e tokes qe me perket!” Eshte nje krijim shume prekes ,emocionues dhe shume domethenes. I shkon shume pershtat nje thenie e E. Zola :” Rendesia e veprave letrare konsiston ne faktin se ato jane instruktive, sepse jane te bukura, dobia e tyre rritet me persosjen e tyre dhe, ne rast se ato japin dokumente, jane monumente
Skender Shkreli says
I dashur Spiro,
Shume na emocionove ne dheun e larget.
Ky eshte nje Pamflet i persosur, qe buron nga thellesia e shpirtit tuaj te trazuar nga malli e dhimbja per token, trojet tona etnike, atdheun e larget te copezuar padrejtesisht. Kjo eshte nje Thirrje e ndergjegjes e mbrujtur kjo me nje ndjenje te paster atdhetare, qe i behet brezit te sotem dhe atyre qe vijne.
Kjo eshte gjithashtu nje Thirje qe, i behet ndergjegjes se shteteve te Europes per te vene ne vend nje padrejtesi qe i eshte bere popullit shqiptare.
Ju pershendes dhe Ju falenderoj