NGA ILIR HASHORVA/ Nju Jork/
Zëvendës Ministri i mbrojtjes, Dritan Hila, në një shkrim të pak ditëve më parë me titull “Enveri “Ynë”, pas një hyrje disi të gjatë, përsërit ato që janë thënë mijëra herë për “meritat” e Enver Hoxhës si gjatë luftës, edhe pas saj. Nga sa m’u duk mua, rëndësia e atij shkrimi qëndronte te hyrja dhe jo te lavdet për Enver Hoxhën për të cilat ishte shkruar artikulli e me të cilat tashmë jemi mësuar.
Thotë Dritan Hila në hyrje:
“Në Shqipëri gjermanët patën mbi 2 mijë të rënë. Si gjithë humbjet në Ballkan, edhe kjo shifër është modeste. Por në raport me popullsitë respektive, rezultojnë më shumë gjermanë të vrarë nga partizanët shqiptarë se ata jugosllavë apo grekë. Ishte ky fakt që i bindi aleatët e mëdhenj të llogarisnin vendin tonë tek fitimtarët si për kontributin e dhënë në eliminimin e kundërshtarit, ashtu edhe në jetët njerëzore të humbura. Ishte ky rreshtim që nuk mundësoi copëtimin e vendit pas lufte. Nëse kujtojmë se Polonia e sotme ka gati gjysmën e sovranitetit mbi ish- territore gjermane ku shtrihej Prusia e dikurshme, se Hungaria u përgjysmua, Italia humbi Istrian, Japonia humbi ishujt Sahalin, Rumania humbi Besarabinë, se mbi 12 milionë gjermanë të pasluftës u zbuan nga trojet e tyre historike, Istria u shpopullua nga italianët, atëherë kuptojmë sa afër rrezikut ka qenë Shqipëria të pësonte fatin e saj të përhershëm të copëtimit. Është po ky fakt, që tregon sa kriminale dhe dritëshkurtër ishte politika e kuislingëve shqiptarë ku asgjë përveç fëlligështisë së tyre morale nuk e justifikonte aleancën me Italinë fashiste dhe Gjermaninë hitleriane; sa i papërgjegjshëm është ngulmimi i së djathtës së sotme për të ulur kontributin e gjakut të shqiptarëve dhe lotët e pisët për Kosovën e bashkuar me Shqipërinë nën suazën e Hitlerit….”
Shifra prej 28000 dëshmorësh, përsëritet me mburrje sado herë që afron 29 Nëntori, ditë kur duam t’i japim vlera Luftës Nacional Çlirimtare. Është cinike të përmenden humbjet që i ke shkaktuar armikut, por është budallallëk të mburresh me humbjet që të ka shkaktuar ty armiku e, aq më tepër, kur ato humbje janë krejtësisht të shproporcionuara me humbjet që i ke shkaktuar ti armikut. E ne, mburremi me humbjet që na ka shkaktuar armiku!
Për herë të parë, Dritani jep shifrat e të vrarëve të gjermanëve në Shqipëri dhe me atë shifër ai mburret njëlloj si historianët e tjerë komunistë që mburren me numrin e dëshmorëve partizanë. Dritani thotë se në Shqipëri pati mbi 2 mijë gjermanë të vrarë. Ndoshta kjo shifër është e saktë, sepse del nga një funksionar i lartë i ministrisë së Mbrojtjes, por Dritani nuk i ndan gjermanët në të vrarë nga partizanët, nga forcat e tjera alternative shqiptare antikomuniste dhe nga ata që u vranë nga aviacioni i aleatëve. Megjithatë, le të pranojmë se të gjithë gjermanët i kanë vrarë partizanët komunistë.
Kemi mësuar në shkollë, dhe po dëgjojmë pa ndërprerje edhe sot prej atyre që u ka mbetur ora te Lufta Nacional Çlirimtare, se Shqipëria pati 28000 dëshmorë që ranë në përpjekje për atdhe, dhe s’ka se si të mos të pyesim tashti që na sqaroi Dritani se si është e mundur që nga një anë të ketë pasur 2 mijë të vrarë dhe nga ana tjetër 28 mijë? Sikur nuk shkon, apo jo. Shpëtimin nga ky absurditet mund të gjendet në qoftë se pranojmë versionet e historianëve jo komunistë të cilët thonë:
1. Shifra prej 28000 dëshmorësh, është një shifër e dhënë në nxitim e sipër për nevojat e çastit, nuk është e saktë dhe duhet ulur shumë.
2. Në numrin e 28000 dëshmorëve janë përfshirë edhe viktimat e luftës.
3. Ka pasur një luftë të fortë civile dhe partizanët janë ndeshur më shumë me forca të tjera shqiptare kundërshtare të komunizmit dhe janë vrarë prej tyre, sesa janë vrarë në ndeshje të drejtpërdrejta me gjermanët.
4. Partizanët janë ndeshur më shumë me njëri-tjetrin dhe janë vrarë në atë mënyrë.
5. Partizanët janë vrarë në Kosovë e më tej, duke luftuar edhe kundër shqiptarëve.
Po të pranojmë shifrën që jep Dritani, domethënë, 2000 gjermanë të vrarë dhe 28000 partizanë të vrarë dhe të pranojmë se partizanët kanë luftuar vetëm kundër gjermanëve, i bije që për çdo gjermanët e vrarë, të jenë vrarë 14 partizanë! Pra, del të kemi pasur humbje jashtë çdo standardi që do të justifikonte një luftë dhe Lufta Nacional Çlirimtare del të ketë qenë një vetëvrasje e kotë.
Shumë nga ata që shkruajnë e flasin për Luftën Nacional Çlirimtare si veprën më të lavdishme të popullit shqiptar i janë shmangur dhënies së shifrave për të vrarët e armikut, sepse e kanë kuptuar se dhënia e atyre shifrave krijonte probleme. Dritan Hila.me shifrën që jep të gjermanëve të vrarë, në vend që të vejë vetulla, nxjerr sytë.
Të vijmë tashti te teza hipotetike që e përsërisin pa pushim edhe Pëllumb Xhufi, edhe Paskal Miloja, edhe Arben Putoja, edhe Xhelal Gjeçovi e të tjerë si këta se Shqipëria do të copëtohej pas lufte, në qoftë se partizanët komunistë nuk do të ishin radhitur me aleatët fitimtarë. Dhe Dritani për ta mbështetur këtë tezë, jep shembujt e Rumanisë, Hungarisë, Italisë, Gjermanisë e Japonisë që pas lufte u copëtuan. Dihet se Italia, Gjermania dhe Japonia ishin pjesëtare të Boshtit, ishin ato që nisën luftën, ishin ato që pushtuan vende të tjera, ishin ato që masakruan popuj të tjerë dhe do të ishin ato që me fitimin e luftës do të fitonin edhe territore të tjera, ndërsa me humbjen e saj do të humbnin territoret e tyre. Rumania dhe Hungaria u copëtuan vërtetë, por u copëtuan se ishin të lidhura me aleancë ushtarake të drejtpërdrejt me Boshtin dhe me Gjermaninë naziste, se kishin vënë në dispozicion të ushtrive gjermane ushtritë e tyre dhe ato ushtri kishin marrë pjesë në luftime krahas gjermanëve edhe në Bashkimin Sovjetik. Shqipëria ishte krejt ndryshe. Ajo ishte e ngjashme me Danimarkën e cila pas lufte nuk pësoi asnjë copëtim, madje as Norvegjia nuk pati asnjë copëtim e cila gjatë okupacionit gjerman nxori Kuislingun. Shqipëria, ashtu si Danimarka, nuk lidhi asnjë aleancë me Gjermaninë naziste, ajo nuk i dha asnjë ushtar Vermahtit. Në Shqipëri nuk u krijua asnjë organizatë paramilitare naziste, ashtu siç u krijuan në pothuaj të gjitha vendet e tjera të pushtuara nga nazistët. Shqipëria nuk nxori asnjë ligj nazist, siç bënë shumë vende të tjera. Shqipëria u gjend e pushtuar nga gjermanët e megjithatë qeveria shqiptare ishte qeveria më e pavarur e ndonjë shteti të pushtuar nga gjermanët në atë kohë, duke përfshirë edhe Danimarkën. Ajo në shumë raste nuk iu bind edhe kërkesave, relativisht të themi, të pakta të gjermanëve.
Shqipëria nuk kishte gjasa të copëtohej pas lufte edhe sikur të mos kishte luftuar kundër gjermanëve. Shqipëria u mbrojt fill pas shpalljes së pavarësisë nga fuqitë evropiane që e kishin krijuar edhe kur një pjesa e saj, zona e Shkodrës, ishte pushtuar nga Mali i Zi. Shqipëria nuk u copëtua as pas Luftës së Parë Botërore, kur ajo u shkel nga shtete të ndryshme, duke përfshirë edhe Serbinë e Greqinë, dhe nuk luftoi kundër tyre. Është fakt që Shqipëria nuk u copëtua as kur pas lufte, ajo bëri armiqtë më të mëdhenj të saj pikërisht dy fuqitë kryesore aleate: Bashkimin Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur Britanisë së Madhe, me ndihmën e minave jugosllave, u mbyti anijet e i vrau ushtarët ne Kanalin e Korfuzit.
Për sa i përket gjendjes së Shqipërisë pas lufte, ajo u copëtua vërtet, asaj iu hoq Kosova. Ndoshta Kosova do t’i hiqej Shqipërisë si të luftonin si të mos luftonin partizanët shqiptarë kundër gjermanëve; si të donin, si të mos donin shqiptarët ta lëshonin Kosovën, sepse ashtu ishte vendosur në Londër, qysh në vitin 1913, kur u krijua Shqipëria si shtet, por është e pafalshme që, për t’ua bërë më të lehtë serbëve marrjen e Kosovës, Enver Hoxha çoi në Kosovë ushtritë e tij, të cilat derdhën aty gjak shqiptari. Dhe, jo vetëm Kosova iu dhurua në atë mënyrë Serbisë, por për pak do t’i ishte dhuruar edhe vetë Shqipëria nga politika e vasalit të Titos, Enver Hoxhës, po të mos ishin prishur, për fatin e Shqipërisë, Stalin me Titon.
Nju Jork, nëntor 2014
J Rrapi says
Kesaj I theme analize shkencore me llogjike te forte profesionale. Une habitem se si ka mundesi qe partizanet te kene vrare gjermane sepse ushtria gjermane ishte e armatosur gjeri ne dhemebe dhe po pushtonte boten ndersa e gjeti popullin shqipetar te tradhetuar nga udheheqja dhe pa asnje arme.Sipas kesaj llogjike me te vertet populli shqipetar ka luftuar per liri dhe nuk u neneshtrua duke sakrifikuar bijet dhe bijat nga gjiri I tij.
Ore po dale mos e ka shume mire ky studjuesi? Po sikur populli shqipetar te mos kish luftuar fare por tja merrte kenges dhe valles dhe ti thoshte gjermanit ” Bujrem gjerman aga” Cfare do nga ne.Po ti japim edhe djemet tane, merri dhe lufto per te pushtuar boten. Do ishte me mire. Djemet tane do merrnin arme dhe ndoshta nje nga djemet tane do kishte vrare me shume se 14 veta nga vendet fqinje. Do ishim krenar do ti kishim treguar botes qe jemi fitimtare kemi vrare dhe prere fqinjet ose edhe vende te tjera dhe nuk kemi humbur shume nga radhet tona. Vetem nje gje nuk I jap dote drejtim. Ta zeme se do te kendonim dhe do kercenim kur erdhi gjermani por do te kishim belane me mbretin se do thoshte ore maskarenje si kendoni dhe kerceni apo e beni pse ika une me vrape.
Nuk eshte e lehte te nderuar lexuas se cfare ane te mbash ose si ta gjykoshe me mire historine. Se ju te nderuar lexues e dini shume mire se mbas beteje behesh trim mbi trimat sepse je trim pa sy. Nuk ke pare gje pse te mos behesh trim,nuk te ka hyre asnje gjembe ne trup.Sa me shume studime te ketij lloji aq me mire per brezat e ardheshme sepse nuk do tja dine nga tja mbajne te krenohen apo te ndjehen te turperuar qe luftuan kunder gjermanit.
Who's who says
une nuk you kuptoj juve Ilir, keni ndonje nga familja Ballist qe ka bashkepunuar me fashisted. Se vetem budallai se merr vesh te verteten dhe pse ju i kundervihen.
Historia eshte histori pavarsishte nga urrejtja qe mbani dhe e nxirni neper shkrime.
Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve
dgreca says
Zoteri, nuk ke te drejte te ofendosh njeri me komentet tuaja tendencioze. Mendimet jane te tuat, por fjalet peshoi. Ky shenim sherben si verejtje per te mos kaluar asnje koment tendin ne te ardhmen.
Editori
Sadik Elshani says
E kam lexuar artikullin mjeran te Dritan Hiles te Balkanweb dhe nuk jam duruar pa e bere nje koment atje. Bolsheviket e papermiresueshem i bien te njejtes melodi. Shqiptaret kurre nuk e kane duruar pushtuesin dhe gjithmone kane luftuar per liri e pavaresi. Ato fytyra te ndritura te kombit tone qe organizuan Lidhjen e Prizrenit, ata burra te medhenj qe shpallen pavaresine e Shqiperise, nuk i perkisnin asnje partie politike, por i perkisnin Shqiperise. Komunistst ben lufte ideologjike, ata u angazhuan vetem kur u sulmua Bashkimi Sovjetik. Per dy vite e gjysem te pushtimit italian te Shqiperise, nga 7 prilli i vitit 1939 e gjer ne fund te vitit 1941, ata nuk u ndien fare. Enver Hoxha dhe komunistet shqiptare ishin kukulla ne duart e Milladin Popviqit e Dushan Mugoshes. Veprimet e tyre antikombetare me prishjen e marreveshjes se Mukjes dhe vendosja e diktatures komuniste pas perfundimit te L2B i kane kushtuar shume shtrenjte popullit shqiptar. Historianet bolshevike si Paskal Milo, Pellumb Xhufi, Xhelal Gjecovi, Arben Puto, mundohen te perdorin llojlloj argumenti vend e pa vend, vetem per ta perligjur diktaturen dhe diktatorin e eger Enver Hoxha.
ILIR HASHORVA says
ILIR HASHORVA
Z Greca,
Ju falënderoj që dolët në mbrojtje të etikës së shkrimit. Megjithatë, ju lutem, mos censuroni askënd. Kohët tashti kanë ndryshuar, fjala e lirë sot as nuk mund të burgoset e as nuk mund të vritet si dikur.
Të dy komentuesit, J. Rrapi dhe Who’s Who mua më sjellin ndërmend atë ushtarin japonez që në vitin 1974, domethënë afro 30 vjet pasi kishte mbaruar lufta, e gjetën në xhungël në Filipine, pa flokë në kokë, pa dhëmbë në gojë, me pamjen e Robinson Kruzosë, tek mbronte pozicionin e tij luftarak dhe nuk tundesh nga ai pozicion, derisa i çuan komandantin e tij për t’i mbushur mendjen se lufta kishte mbaruar dhe se ai tashti duhej të kthehej në shtëpi dhe të fillonte një jetë tjetër.
Sa për Who’s Who, që e ka bërë pseudonimin sikur të ishte imperialist anglo-amerikan, po i them të jetë i sigurt se nuk kam asnjë lidhje me ballizmin, por edhe po të kisha, nuk do të më vinte turp ta thosha. Turp do të më vinte po të kisha pasur lidhje me komunizmin.
J Rrapi says
Nuk kishja ndermend te debatoja por me qe me eshte permendur emeri po theme vetem dy fjale.Ka dy gjera thelbesore qe foshnjeraket dhe inatcinjte nuk e kuptojne. E para eshte lufta nacional clirimtare dhe e dyta eshte diktatura qe u vendos pas luftes. Keto dy gjera jane si nata dhe dita dhe mjere ai qe nuk I kupton.Te mohosh luften nacional clirimtare eshte te mohosh Shqiperine, te mohosh dinjitetin e shqipetareit per te jetuar I lire dhe I pamvarur dhe te mbrosh diktaturen shqipetare eshte sikur ti heqesh jeten njeriut. Besoj se nuk ju irritojne fjalet ” nena dhe babi nuk mbajten zi per ty, se ti e dhe jeten per liri” keshtu ju drejtuan prinderit djalit te vrare ne luften nacional clirimtare.
Mjeranet nuk e kuptojne apo nuk duan ta kuptojne ose perfitojne me shume duke shkruar ne kete menyre.
Une nuk jam Who’s who por Si bir I nje partizani dhe te perjashtuar nga partia mbas clirimit jam krenar per luften nacional clirimtare dhe sot qe jetoj ne Amerike ne se kufijet e atedhut tim sulmohen nga kushdo I huje marre rrugen dhe mbroj atedheun.
Ju uroje te gjithe atyre qe japing mendime dhe qe shkruajne jete te gjate por ta zbrazin barkun nga marrezit sic tha I nderuari Namik Hotti dhe ajo qe eshte e mire ngelet e mire dhe ajo qe ishte e keqe eshte e keqe dhe duhet hedhur poshte.