Unioni Mbarkombëtar i Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë shpreh shqetsimin e thelle ndaj publikimit në rrjetet sociale dhe në shtypin e përditshëm për aktivitetin e zhvilluar nga Bashkia Cerrik në një perkujtimore të bataljonit partizan Dumreja ku të detyruar nga pushteti vendor dhe drejtoria e Shkollës në Cërrrik u cfaqën nxënsit me shallin e kuq të pionerve simbol i qartë i diktaturës komuniste. Mbas 30 vitesh pluralizëm ku diktaturat janë denuar nga populli që i vuajti si dhe u denuar nga rezoluta e asamblese se keshillit te europes krimet e komunizmit, si dhe rezoluta e paralmentit shqiptar e viti 2006 ka denuar perdorimin e simboleve te komunizmit dhe detyrojne organet ligjzbatuese të i denojnë keto krime dhe most e perdorin simbole diktatoriale .Fatkeqesisht Bashkia Cerrik dhe shkolla 8 vjecare e Cerikut jetojne akoma me simbolet e diktatures duke prishur ekulibrat e shoqerise.
Do ta thesksoi se kjo Bashki dhe ky drejtues Kryetar bashkie si dhe drejtoria e arsimit ne qarkun e Elbasanit e kan bere me vetedije dhe simbolizojne urretjen ndaj mijera familje antikomuniste te Cerrikut dhe Elbasanit dhe duke shkelur ligjet e pushtetit vendor per cermonite perkujtimore. Permes ketij komunikimi i kerkojme Kryeministrit te Shqiperise zotit Edi RAMA te dinstancohet nga manifesitimi ideologjik qe ka bere Bashkia Cerrik dhe te shkarkoi menjehere nga detyra organizatorin kryetarin e bashkise Cerriku per fyrje ndaj familjeve antikomuniste te Cerrikut dhe Elbasanit ku ne shume vende si Belshi, etj kan qene vende internimin per antikomunistet shqiptar. Gjithashtu kërkojme Ministries se Arsimit Znj. Kushi te dinstacohet dhe të ju kerkoi falje qytetarve te Cerrikut per perdorimin me anen e forces administrative kan deturuar femive per perdorimin e simboleve te diktatures. Dhe te shkarkoi nga detyra Drejtorin e shkolles per kete veprimtari qe cfaq urretje dhe aspak paqe.
Në Shqiperine demokratike nuk duhet qe pushteti te detyroi nxensit te manifestojne me simbolet e diktatures. Detyrimi me anen e forces se pushtetit eshte shkelje e te drejtave dhe lirive te njeriut e sidomos te femive.
Ju kujtojme që kushtetuta e Shqiprise e ka denuar diktaturen komuniste dhe simbolet e saje.
Sot mbas 31 vitesh mbi 5000 familje shqiptare kerkojne familjaret e pushkatuar qe ajo diktature ju ka zhdukur dhe kufomat, dhe sot nuk kan nje varr.
Ne denojme heshtjen e ashtuquajtur te shoqerise civile dhe organizatat qe merren me femijete qe perball ketij fenomeni kan heshtur duke u bere pale me dhunusit e te drejtave te lirive te njeriut dhe nuk kerkojn ndeshkimin e organizatorve per perdorimin e femive ne aktivitetet te tilla ideologjike diktatoriale .
U kërkojme dputetve te perndjekurve politike ne parlament te thirrin ne interpelance ministrin e mbrendshem dhe ministren e arsimit per kete veprimtari dikredituese qe kan zhvilluar pushteti vendor dhe ministria e arsimit.
Heshtje ndaj veprimtarise ideologjike te bashkise dhe shkolles se Cerrikut nga institucjionet e shtetit si I Presidentit,Parlamentit, Qeverise dhe drejtuesve te larte te larte te tyre . ne te perndjekurit politike e denojme kete heshtje vrastare per demokracine ne Shqiperi.i bejme thirrje OSBE dhe trupit diplomatic te akredituar ne Tiran eta denojne heshtjen e drejtusve te shtetit shqiptar ndaj fenomenit ideologjik qe cfaqin keto institucjone ne shkeljen e te drejtave dhe lirive te njeriut ne Shqiperi.
Shoqeria shqiptare ka nevojen per paqe dhe jo urretje.
Presidenti
Besim NDREGJONI