UASHINGTON- Publiku nuk ka dëgjuar shumë nga Melania Trump gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane.Ajo mbeti e tërhequr gjatë fushatës, por si një ish-modele, ajo ishte gjithashtu një magnet i papërmbajtshëm për vështrimet e njerëzve.Por, kush është në të vërtetë kjo grua, e cila do të jetë Zonja e Parë e Amerikës? Rrallë ka ndodhur që amerikanët të dinë kaq pak për zonjën e parë të ardhshme siç ka ndodhur me rastin e gruas së Donald Trump, Melanisë.Në të shumtën e rasteve e njohin atë si ish-modelja, një zeshkane e bukur, 1,80 metra e gjatë me mollëza të fryra.Melania, e cili është gruaja e tretë e një multimiliarderi, është e njohur për veshjet shik dhe shëtitjet me limuzinë me shofer personal.Por, është gjithashtu Melania, e cila ka mbetur e fshehur, madje edhe në fushatën më të trazuar nga të gjitha fushatat presidenciale në historinë moderne amerikane.Një arsye pse dihet kaq pak për gruan 46-vjeçare nga Sllovenia është se ajo është dëgjuar pak gjatë fushatës dhe një herë që doli ishte një katastrofë për marrëdhëniet me publikun.Kjo ishte në Konventën Republikane në korrik, kur ajo lexoi një fjalim, ku të gjitha pjesët ishin marrë, pothuajse fjalë për fjalë, nga një fjalim i dhënë nga Michelle Obamës, gruas së presidentit Barack Obama.Pas kësaj, shumë pak është parë apo dëgjuar nga Melania, me përjashtim të disa debateve televizive mes Trump dhe Hillary Clinton.Ajo u detyrua disa herë të komentojë mbi titujt e gazetave rreth bashkëshortit të saj, si për shembull rasti i videos së vitit 2005, ku Trump bënte komente seksiste për gratë.Në kohën e këtyre komenteve dhe videos, Melania dhe Donald ishin të martuar.Por, Melania kurrë nuk i ka treguar publikut nëse këto komente kanë lënduar atë personalisht. Ajo rrallë tregon emocionet e saj, të tilla si të qeshurat e shfrenuara apo zemërimet.
Besnikëria është ajo çka Melania Trump ka treguar në pjesëm më të madhe të fushatës. Ajo shpesh është shfaqur si robot sidomos në javët e fundit të fushatës, kur ajo përsëri mbajti një fjalim zgjedhor, i pari pas fjalimit katastrofë të mbajtur në Konventën e Partisë Republikane në korrik. Si përmbledhje e fjalimit të saj ishte thjesht përsëritje e slloganeve të Donald Trump, parulla të tilla si “Le ta bëjmë Amerikën sërish të madhe” dhe “Kjo nuk është një fushatë normale. Kjo është një lëvizje.”
Ajo rrallë i ka shfaqur njerezve ndonjë ngjarje të shkurtër personale apo ndonjë anekdotë për bashkëshortin për ta vendosur atë në një fokus më të mirë.
E pyetur se si ishte të jetoje me një njeri si Donald Trump, ajo përgjigjet se “ai është shumë i zgjuar dhe simpatik. Ne kemi një energji të madhe mes nesh. Ne jemi të dy shumë të pavarur … Unë mund t’i them atij se kur nuk pajtohem me të. Nganjëherë ai më dëgjon, ndonjëherë jo”.Vërejtjet e saj janë të rafinuara, elegante, por rrallë spontane apo gazmore.
“E rritur mirë dhe e rezervuar”, këto ishin atributet që ish-shokët e shkollës së saj përmendën për rrjetin televiziv të lajmeve CNN, kur u pyetën lidhur me periudhën kur Melania u rrit në qytetin slloven të Sevnicës. Ajo lindi më 26 prill 1970, si Melanija Knavs, në atë që dikur ishte vendi komunist i Jugosllavisë. Ajo më vonë ndryshoi emrin në Melania Knauss.Një fotograf e zbuloi atë kur ishte 16 – 17 vjeçe, askush nuk e di me siguri. Disa gjëra në biografinë e saj janë të mjegullta dhe kontradiktore. Ajo ka deklaruar se kishte një diplomë universitare. Por, gazetarët kanë zbuluar se ajo kishte ndërprerë studimet për arkitekturë dhe dizajn, në mënyrë që të udhëtonte për në Milano dhe Paris.
Në vitin 1996 ajo erdhi në Nju Jork duke punuar për fotografë të njohur dhe të jetë kryetitull në faqet e revistave të tilla si “Harper’s Bazar”, “Vanity Fair”, “GQ” si dhe të jetë modelja e botimeve vjetore të rrobave të banjos për “Sports Illustrated”.Në vitin 1998, në një festë mode në Nju Jork, ajo u takua me Donald Trump.Në vitin 2005 u bë një martesë magjepsëse në Palm Beach, Florida. Raportet e medias thanë se fustani i saj Dior kishte kushtuar 100 000 dollarë. Në vitin 2006 ajo lindi djalin, Barron, dhe në të njëjtin vit fitoi shtetësinë amerikane.Melania Trump ka thënë se “ka qenë një nënë me kohë të plotë për djalin e saj, pa pasur nevojë për një dado”. Gjatë fushatës zgjedhore, Donald Trump në mënyrë të përsëritur e ka quajtur bashkëshorten e tij “një nënë e mrekullueshme.”Në të njëjtën kohë kur kryente detyrat e mëmësisë, Melania ofronte produkte bukurie dhe një koleksion bizhuteri përmes një portali online shitjesh. Thuhet se flet rrjedhshëm pesë gjuhë të huaj, ku anglishtja ka një theks të fortë. Me Melaninë amerikanët do të kenë për herë të parë një zonjë të parë të lindur në një vend komunist, dhe vetëm e dyta, pas Louisa Adams (nga 1775-1852, gruaja e presidentit të dytë të Shteteve të Bashkuara, John Adams), që nuk ka lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.E pyetur se çfarë lloj roli mund të kishte ajo në Shtëpinë e Bardhë, Melania tha se “do të ishte një avokate për gratë dhe fëmijët”.“Kultura jonë është bërë shumë e dhunshme”, tha ajo në një fjalim javën e kaluar. Vërejtja ishte më befasuesja e dhënë gjatë fushatës, duke qenë se bashkëshorti i saj ishte akuzuar se ka fyer të gjitha grupet etnike dhe racore.Kjo tregon dilemën që ajo mban përbrenda, e drejtë apo jo.Melania Trump është treguar e matur, të paktën deri më tani, lidhur me ato se çka bën dhe thotë bashkëshorti, dhe kjo për shkak se dihet shumë pak rreth saj.(Nilke Rama)
Jakov says
JU zoterinje gazetare ,merreni shume jo me faktin konkret per zgjedhjen e nje presidenti te ri ne SHBA ,por beni analiza te bashkshortes se tij .Me sa duket ju interesojne me shume thash e themet se ato me te rendesishhmet ,Une nuk do te merrem me komentet tuaja por me dicka tjeter ,me thenit e disa kryetareve qeverish qe c’thone sot e pergenjeshtrojne neser –Theniet e tyre dyfaqeshe ,te bejne te vjellesh ,por ja qe une jam i kujdesshem dhe i mbaj mend gjerat .Se pari jam i gezuar per nje president te tille sot ne Shtepine e Bardhe –deri tani te nxirre nga presenca e nje paraardhesi qe i vuri kazmen autoritetit te SHBA ne bote sa qe kryetare shtetesh qeshnin dhe e perqeshnin ate me paaftesine e tij proverbiale .Le te merremi konkretisht –Kryetari i socialisteve shqiptare ,qe pasi i demtoi rende mardheniet me Kosoven -dha gjate fushates presidenciale dha deklarata si –zgjedhja e Trump si president do te jete fatkeqesi per Ameriken .e plot prockulla te tilla si kjo –Sot del dha na uron me “fjale zemre te ngrohta “qe nuk di nga i dalin dhe se ku do i fusi ai ato deklarata ,ta gjej vet vrimen .Turp i padegjuar -le qe me persona te tille apolitik apo te kuq ,mund te presesh gjithcka te turpshme .Na ishte prekur shume zoteria e tij me fjalimet e Trump sikur Presidenti i SHBA mezi po e pret aprovimin e tij .Edhe fjalimi i Ambasadorit LU ,”teper spetakolar ne favor te Trump.Meri pastaj me rradhe gjithe gafaxhinjte e qeverise shqiptare qe per te shoqeruar kryeministrin e tyre ,piktorin e deshtuar totalisht ,nxituan me deklarata fallco elozhet e tyre pa pike kripe si Bushati apo Meta qe fillimisht nuk folen mire dhe e shprehen haptas antipatine e tyre ndaj Trump ,Le ti marrin tani keto deklarata eti bejne caj ne mengjez (Mbase u zene fytin )Si mundet nje qeveritar te kete dy thenie me dy faqe brenda nje muaji ?A jane politikane apo s’kane ere politike fare ?Ata e turperuan Shqiperine me theniet e tyre dyfytyreshe ndaj Amerikes e Predidentit .Duan pastaj qe keto marrdhenie te zhvillohen me tej pwer te miren e rajonit e terci verrci e terci verrci .Pastaj zonja plake demokrate aqe po i serviloset tani Trump sepse ka vetem nje frike –ser mos ben ate qe tha -ta fus ne burg per fallcifikimet me te cilat akoma po merret FBI .Urime mashtruese ,por te pash ditet e fundit qe mezi i zbrite kater shkallet nen ku jdesine ateror te Billit .S’pate me buzeqeshje vesh me vesh ,te iku goja dheka rrezik te pesosh infarkt -ta uroje nga zemra .Nuk mbeten pas edhe shume kryetare te tjere shtetesh qe nxituan ta urojne ,por nuk urojne sinqerisht por urinojne ne te mbathurat e tyre me dantella ,Ju ngeci veza e madhe ne fyt qe po ju merre frymen –sa cudi qe nuk e prisnit -Une e kisha parashikuar gjendjen tuaj te pardjeshme dhe fitoren klamoroze te Trumpit –Gjithe urimet e mija me te mira dhe e di mire se cdo te bej ai per Ameriken –me te miren ,,Urime edhe nje here per te miren jo vetem te SHBA -por per vendosjen eqetesise antirrumujaliste te sotme ne bote te sjelle per tete vjete nga nje President i padenje e mashtrues ne Shtepine e Bardhe qe e nxiu keqas q e do kerkoje shume pune per tja shndruar faqen nxirrellekut .