Dikur e njihnin të gjithë. Sot pak njerëz në Korçë e jashtë saj dinë për të.Ai ishte një nga filantropët më të mëdhenj që ka nxjerrë kombi shqiptar, shëmbull që duhet ndjekur edhe sot nga kushdo.Ishte bamirësi që i dhuroi Korçës, qytetit më të kulturuar të Shqipërisë: bibliotekën , kinemanë, liceun, spitalin dhe jetimoren. Filantropi që shpëtoi nga vdekja e sigurt me dhjetra njerëz, por nuk shpëtoi dot vetveten prej saj. Ishte ai që pergatiti pajën e shumë familjeve të vobekta korçare dhe fitoi dashurinë e simpatinë e mijëra zemrave. Por sistemi i kuq monstruoz , u soll egërsisht me familjen Turtulli. Kur varrezat e Korçës u zhvendosen nga kisha e Shën Mërisë, u prish në mënyrë barbare varri monumental i kësaj familje të shquar dhe eshtrat e Filantropit të Madh nuk dihet ku perfunduan. Urrejtja patologjike e Enver Hoxhës ndaj kësaj familje, bëri që një nga filantropistët më të njohur e të mëdhenj në Ballkan e më gjerë, Thoma Turtulli – të mos ketë sot as varr.
Thoma Turtulli ishte me origjinë nga Vithkuqi, dikur një qytet i madh me shumë lagje, kisha e shkolla, që rivalizonte për nga përparimi vetë Voskopojen. Por njësoj, si Voskopoja dhe Vithkuqi u dogjën dhe u grabitën tre herë. Zjarrvënësit ishin po të njëjtët.
Familja Turtulli u zhvendos në Korçë dhe bëhet një prej famijeve më të njohura tregetare të kohës. Thoma Turtulli e kompania e tij zhvillonte tregëti me Durresin , Shkodrën, Tiranën, por edhe me Selanikun, Manastirin e Stambollin .
Shumë shpejt ai iu përkushtua punëve të mëdha filantropike, për ta bërë Korçën , shëmbull të një qyteti europian .
Kështu në qytetin e Korçës më 25 dhjetor 1927-ë, çeli dyert kinemaja “Majestic” , një La Scala e vogël në zemër të qytetit. Kjo kinema e bukur u ngrit nga Kompania Anonime Shqiptare ” Cinemato ” , e krijuar prej Thoma Turtullit e miqëve të tij.
Ai i dhuroi qytetit arsimdashës të Korçes, bibliotekën, duke parë etjen e madhe për dije të korçarëve. Në qytetin tonë e rreth tij, ekzistonin shumë libra nga bibliotekat e dikurshme të Voskopojës ,Vithkuqit e vetë Korçës si dhe të sjella dhe nga shoqëria ” Vatra ” e SHBA-ës. Kështu që biblioteka e bukur e Korçës, e inauguruar më 1930-ën, numuronte rreth 30000-ë libra, asaj kohe .
Korçës së kulturës biri dhe filantropi i madh, Thoma Turtulli i dhuroi edhe, liceun këtë vatër dije, brenda e jashtë Shqipërisë.
Kurse spitali i qytetit u inaugurua me 1934-ë.
Pas përfundimit të tij bashkëshortja e Thoma Turtullit, Athinaja, i dhuroi shtetit 40.000 franga ari për ndërtimin e shkollës industriale. Mbreti Zog e dekoroi zonjën Athina Turtulli me ” Urdhërin e Skënderbeut “.
Thuhet se Thoma Turtulli ndiqte vete punimet për ndërtimin e spitalit dhe atje u sëmur nga bronkopneumonia. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të mbretit Zog, i cili solli enkas nga Selaniku mjekët më të mirë, ai nuk shpëtoi dot.
Veprat e këtij bamirësi të madh edhe sot shkëlqejnë në Korçën tonë dhe janë shprehje e frymës evropiane që mbolli në këtë qytet, Thoma Turtulli e filantropë të tjerë me emër.
marjana turtulli says
si te mesoj me shume per turtujt e korces paraardhesit e pasardhesit me kersheri e durim dua te mesoj shume respekt ;familja turtulli
marjana turtulli says
Shpresoj te marr informacione te sakta . Falminderit
Gerard Turtulli says
A ka Turtuj Te vertete? Shptesoj qe dikush Te thote (po ) . Ku Jane ? Perse nuk mblidhen se bashku dhe. Te ngrene vlerat e filantropit ,krenarise se Korces qe shteti Shqiptar nuk kujton e ti japi nderin e krenarine e merituar . Shptesoj shume Te mblidhemi bashke SI homazh pet TURTULLIN.