Foto Gazeta DIELLI-Behlul Jashari: Kuvendi i Kosovës në seancë plenare, 30 mars 2017/
PRISHTINË, 30 Mars 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme miratoi deklaratën e hartuar nga gjashtë grupet parlamentare, lidhur me çështjen e prezantimit të Kosovës, që ka të bëjë në këtë rast me çështjen e përdorimit të fusnotës, me këtë përmbajtje:
- Kuvendi i Republikës së Kosovës njeh Kosovën vetëm në bazë të emrit të saj kushtetues si Republikë e Kosovës;
- Në përputhje me nenin 18 të Kushtetutës, të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ratifikohen me Ligj që i referohen Kosovës sipas emrit të saj kushtetues.
- Kjo deklaratë do t’i bashkëngjitet secilës marrëveshje ndërkombëtare, e cila ratifikohet në Kuvend nga sot e tutje.
Deklarata e Kuvendit të Republikës së Kosovës u miratua me 80 vota të deputetëve të parlamentit 120 anëtarësh.