- Ka nderruar Jete ne moshen 83 vjeçare, nena e Harry Bajraktarit, motra e Rrustem Gecaj- Ziza Gecaj Bajraktari /
Ne Foto: Ziza Gecaj Bajraktari 1933-2016/
Gazeta “Dielli” ka marre kete njoftim nga familja Bajraktari dhe Gecaj: Me dhimbje dhe pikëllim të thellë lajmërojmë farefisin, miqtë, dashamirët dhe komunitetin tonë në SHBA se sot, me 30 nentor, në New York në moshën 83 vjeçare, ndërroi jetë nëna jonë e dashur.
Ajo vdiq duke na lënë të përlotur, por krenarë që patëm një nënë të dashur dhe bujare e cila na rriti, edukoi dhe tek ne mbolli dashurinë e pakufishme për familje dhe atdhe.
Gjithmonë do të jemi borxhli ndaj saj dhe i përjetshëm do të jetë kujtimi për të.
Funerali do të mbahet të premten më 2 dhjetor, 2016
prej orës 2:00 pas dite deri në orën 9:00 të mbrëmjes në
Coxe & Graziano Funeral Home
767 E. Boston Post Road, Mamaroneck, NY 10543
Tel: 914-698-5968
Varrimi i të së ndjerës do të bëhet të shtunën me 3 dhjetor, 2016 në Washington Memorial Park
855 Canal Rd., Mt. Sinai, NY 11766
Tel: 631-473-0437
Ceremonia lamtumirëse fillon në orën 11:00 paradite në Chapel të varrezave, kurse varrimi menjëherë pas ceremonisë.
Të pikëlluarit: Djemtë, Harry dhe Miftari, vajzat Nurija, Litafetja dhe Hatemja dhe familja e gjerë Bajraktari,
Vëllau, Rrustemi, motra Ajmonja dhe familja Gecaj
Sadik Elshani says
Ngushellime familjeve Bajraktari e Gecaj si dhe tere farefisit. E ndjera u prehte ne paqe1
Luz Tomaj says
Ngushëllimet më të sinçerta familjes Bajraktari dhe familjes Gecaj
sami repishti, USA says
Ngushellimet tona familjeve Bajraktari dhe Gecaj per humbjen e Nanes dhe Motres se tyne.
Zoti i dhashte paqen e qetesine perjeteshme.
Diana e Sami Repishti
Tonin Mirakaj says
Ngushllime dy familjeve te nderuara Bajraktari dhe Gecaj, per humjen e rende. Zoti
u forcofte me perballue dhimjen.
Ferhat Ymeraga says
Ngushellime familjeve Bajraktari dhe Gecaj.
Zoti e shperblefte nanen e motren e tyre fisnike ne paqe e perjetesi!