Sekretari i Vetëvendosjes i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë/
Rreth orës 9.30, një vdekje e dyshimtë ka ndodhur tek rruga “Muharrem Fejza”, lagjia e Spitalit.
Dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vetëvrasje.
I riu i vdekur është Arbnor Dehari, 28 vjeçar.
Ai ka qenë Sekretar Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinë.
“Me pikëllim të thellë njoftojmë opinionin publik se sot tragjikisht, në moshën 28 vjeçare, ndërroi jetë aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbënor Dehari. Arbënori rrjedh nga një familje patriotike me prejardhje nga Kumanova. Ai ishte aktivist i devotshëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, që nga vitet e para të formimit të saj, duke marrë pjesë në shumë aktivitete, aksione, protesta dhe demonstrata. Ka qenë i ngarkuar me detyra konkrete dhe përgjegjësi brenda Lëvizjes, duke qenë me vite anëtar i Sekretariatit Për Media dhe Komunikim të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Prej vitit 2012, i ndjeri ka qenë sekretar organizativ i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, duke qenë ndër aktivistët kryesorë dhe më meritorë në fushatën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, si në zgjedhjet lokale ashtu edhe në ato të përgjithshme. Vdekja e tij është humbje e madhe si për familjen poashtu edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! Në këto moment të rënda, shprehim ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, dashamirëve dhe aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në një komunikatë për media të Lëvizjes Vetëvendosje.
ngushllime familjarve dhe shkve të ti por kjo tragjedi jet meu studijurr se !!?ka mshefsina!
In memoriam i vockël, për dhembje të madhe, Arbënor (Avni) Dehari!
BIR DHE BABA, PATRIOTË TË DEVOTSHËM!
Vetëm pas dy ditëve të shuarjes së bashkëpunëtorit dhe mikut tim besnikë, atdhetarit, tribunit, Hajriz Demakut edhe nga tubimet e rregullta shkencore dhe luftëtarit të fundit të Kryeheroit të Kombit, Shaban Palluzha dhe projektit të porsa inicuar madhor kombëtar të artistit Fitim Domi, me famë(ndër)kombëtare, vdekja e papritur, e rëndë, e pakompenzueshme, tragjike dhe shokante, e të birit, të njërit nga shokët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e mijë më të ngushtë, më tronditi thellë.
Jo vetëm si njëri ndër bashkëpunëtorët e mijë më të devotshëm të Avni Deharit të pathyeshëm, stoik, të paluhatshëm dhe rezistent kulminant, por edhe Arbënori shumë i ri, shumë i angazhuar, shumë i përkushtuar, si aktivist shumë i zellshëm, me diapazon të gjerë, atdhetar i përmasave më të larta kombëtare, nuk do të përsëritet kurrë!
Sigurisht se më përkujtohen me pietet edhe angazhimet e Avniun, sidomos gjatë fushatës parazgjedhore parlamentare të v. 2006, si krah i djathtë i koalicionit të Forcave Demokratike-ish-FRK-së (tani BDSH)-Aleanca Demokratike Shqiptare-(ish-ADSH) e Prof. Hisni Shaqirit dhe Prof.Dr.Asllan Selmanit (të ndjerë), sikurse edhe të ex(de facto)Deputetit të Popullit Shqiptar etj…, në të gjitha mitingjet që nga Shkupi, Kumanova, Struga, Gostivari, Tetova, Kërçova…, kur Avniu dhe Arbënori ishin dora jonë e djathtë në të gjitha sfidat tronditëse të kohës.
Sikurse edhe takimet në Ministrinë e Kulturës te ish-ministri Lutfi Haziri, Shefki Ukaj, Zana Brisku-Kryeziu, tani më të ndjerë etj.
Padyshim se shuarja kaq e hershme e të riut Arbënor Dehari mu në vlugun më të madh të jetës dhe krijimtarisë atdhetare dhe kreative, është njëra ndër humbjet më të mëdha, jo vetëm për babain dhe krejt familjen e tij të nderuar, por edhe për angazhimet e mëtejme të pakompenzueshme kombëtare, si njëri ndër aktivistët më të devotshëm edhe të Lëvizjes Vetëvendosje, nga e cila pritej edhe shumë dhe me një perspektivë të praruar në të gjitha sferat e jetës.
Në mënyrë të veçantë, mbarimi tragjik i Arbënor Deharit, e zvetnoi edhe dëshirën e flakët, si entuziast i zellshëm mu në prak të unifikimit të subjekteve shqiptare, e cila ka vlerë madhore historike, për të cilën i ndjeri u angazhua gjatë tërë jetës së tij si atdhetar me dell origjinal dhe personal familjar.
Me rastin e kësaj tragjedie më të thellë, ashtu siç ishte kryetrim Arbënor Dehari, jemi të bindur se Avniu i pathyeshëm, do të gjejë fuqi titanike, për ta zbutur këtë tragjedi, deri në nivelet kulminante!
LAVDI E PËRJETSHME NDËR SHEKUJ!
I qoftë DHEU i lehtë SHQIPTAR, Arbënor Deharit Stoik!
Me dhembje të thellë dhe inkurrajim të fuqishem, i paharruari:
Sali Ramadani-Kërçova
___________________________________
PS:Për rreth 3 ditë, regjistrova dhe shënova mbi 63 artikuj dhe ngushëllime edhe të personaliteve më të larta kombëtare në mbi 50 media elektronike dhe të shkruara, duke pritur me pagurim dërgimin e sërishëm ose origjinalin e teksteve standarde-stereotipe, për t’i vërtetuar edhe njëherë sulmet e hakerëve mafiozë të 33 shteteve të botës, ndër të cilat edhe FYROM-i-Shkup, dyshim apo saktësi absurde është heqja e shpejtë vetëm nga gazeta Koha e Shkupit me automatizëm, ndofta për shkak të artikullit-koment të ex (de facto) Deputetit të Popullit Shqiptar, prandaj për shkaqe të pengesave teknike dhe largësisë gjeografike etj., rekomandohet që në të gjitha mediat të botohet, ose huazohet edhe si artikull, ose artikull-koment,që nga Shkupi, Prishtina, Tirana dhe deri në Evropë, Amerikë, Australi…, si rëndomë në rreth 50 publikime të rregullta të autorit, Kabinetit, K.Informativ dhe K.të Ekspertëve.
flm
PS: Për shkaqe teknike dhe angazhimeve gjeografike, keni mirësinë që këtë koment të gjatë, ta publikoni edhe si artikull dhe mundësisht me automatizëm në të gjitha mediat e mundshme elektronike dhe të shkruara, që nga Kumanova, Shkupi, Prishtina dhe Tirana e deri në Evropë, Amerikë, Australi…
flm.
I BIRI,TE DY DJEMTE E NDJERE DHE FAMILJARE,PATRIOTE TE DEVOTSHEM
In memoriam i vockel,per dhembje te madhe dhe veper masheshtore,ASTRIT(AVNI)DEHARI
(alias:Arbenor Dehari…,Gazeta “Dielli” etj.,June 14,2o14 at 5,50 pm).
PS:(Para ose postscriptum:Per fat te keq,ndonje ndajshmtimi te emrit te autorit,dates se sotme dhe emrit,jo hequr,por shtuar si licet comparari (ne se mund te krahasohet) dhe mutatis mutandis (ajo e cila mund te ndryshohet),per shkaqe te njohura “teknike”,vlen teksti i njejte i per rmbajtjes,me ngushellimet dhe inkurrajimet me te thella.
Sali Ramadani-Uskana
(ish-Kercova)