– FJALA E RASTIT NË CEREMONINË MORTORE TË PERCJELLJES SË NJAC LACUKUT, I CILI NDERROI JETE NE ÇIKAGO /
Nga: Bahri Asllani*
E nderuar familja e Njac Lacukut,/
E nderuar bashkshorte Age, /
Të nderuar djem të Njacit, Landi e Toni./
Të nderuar të afërm e pjesmarrës bashkatdhetarë!/
Kurr nuk ma kishte marrë mendja se me mijëra milla larg atdheut tonë të dashur, këtu në Çikagon e Amerikës, një ditë do ti thoja këto dy fjalë percjellëse per njeriun e dashur Njac Lacuku të cilit sot në moshën 82 vjeçare po i japim lamtumirën e fundit per në jeten e pasosur të pertejvarrit.
Per Njac Lacukun edhe po të mbajmë një fjalim shumë të gjatë, edhe po të zgjedhim fjalet më vlerësuese, më të mirat e më të gjeturat që i takojnë një njeriu, prap nuk do të kemi thënë shumë. “Zotni Njaci”, – siç e njeh dhe e thërret krejt Shkodra ka një vend të nderuar si njeri e si kuader, si sportist e profesor i sportit, si nenpunes e drejtues shembullor, si aktivist i palodhur shoqror me dekada të tera me ndikim të gjërë në fshat e në qytet.
Sot, në këtë ditë ndarje e percjellje të Njacit, na vjen si në ekran jeta e tij intensive e shembullore. I tillë ishte Ai si nxenes e sportist gjatë studimeve të mesme e të larta ku gjithnjë shquhej per zell e vullnet, per ndershmëri e figurë të paster pedagogjike e sportive. I tillë, shembullor mbeti deri në fund të jetës së tij.
Familja Lacuku, sot ka humbur të madhin e më të dashurin saj. Bashkshortin ka humbur Ag-ja, babain kanë humbur djemtë, gjyshin , nipat e mbesat. Por krahas familjes suaj të nderuar Lacuku, është dhe një familje tjeter edhe më e madhe, edhe më e njohur edhe më e degjuar gjithkund në Shkoder, në Shqipëri e jashtë saj, që sot bjen në heshtje e nderim per birin e paharruar; -Ajo familje ka një emer historik: –Vllaznia e Shkodrës!
Me emrin e Vllaznisë lidhet krejt jeta e ketij njeriu shembullor që sot po i japim lamtumirën. Shumë vite atlet i klubit “Vllaznia”, shumë dekada mësues, trajner e profesor në fshatrat e qytetin e Shkodrës, shumë vite kuader drejtues në sektorin e sportit në shkalllë rrethi. Zotni Njaci ishte më i papërtuari, më i palodhuri, njeriu që nuk e diti kurr fjalen ‘Jo”, njeriu i gatshëm aty ku ishte më vështirë. Dhe gjithëkund fjalëëmbël, gjithëkund buzëgas, gjithëherë frymëzues e mobilizues per të tjerët në rrugën e kapërcimit të veshtirësive, në rrugen e suksesit. Shumë dekorata e medalje flasin per vlerësimet ndaj punës së tij të gjithanshme në disa dekada.
Unë personalisht kam patur fatin e mirë ta kem mik e koleg per shumë e shumë vite kur isha mësues por edhe drejtues i Komitetit të Kultures Fizike e Sporteve të Rrethit. Unë isha Kryetari i zgjedhur dhe i emruar, por, ama, nuk e teproj të them se per mua, moralisht, Njaci ishte kryetari im. Per këtë njeri, ruaj konsideratat më të larta, vlerësimet më pozitive, respsktin më të madh.
Veshtirë të hasim nenpunes më korrekt, më sistematik, më të kujdesshem se zotni Njaci. Puna e tij sidomos në gjetjen, ruajtjen e pasurimin e dokumentacionit të sportit në vite në rrethin e Shkodres do vlerësohet edhe më shumë edhe në të ardhshmen. Puna me perkushtim shembullor e Njacit është në themel të historikut të sportit shkodran, në fototeken nga më të pasurat, në shenimet e ditaret nga më korrektët.
Jeta erdhi e tillë dhe Njac Lacuku po varroset sot në Çikago të Amerikës ku po percillet me shumë nderime jo veç nga komuniteti i Çikagos por edhe nga shumë shtete të tjera të Amerikes deri edhe nga Kalifornia e larget. Por, të mos harrojmë se po të ishte ky varrim atje, në Shkodren e dashur, në token tonë, në At’dheun e paharruar, me mijëra do ishin edhe ata shkodranë që nuk do mund të rrinin pa ju bashkue kësaj percjelljeje. Ish koleget, ish nxenësit qe janë aq shumë, ish sportistet e veprimtaret e sportit qe e ndjenë nga afer doren e tij në jetë, do i thoshin lamtumirë profesor Njacit.
Në kontributin e Njac Lacukut per zhvillimin e perparimin e sportit shkodran tash sa dekada, ka nje vend nderi edhe vet familja e tij. Injaci punoi dite-nate per sportin, per arsimin e kulturen ne pergjithesi por duhet thene se mbrapa i kishte krahet e sigurtë, kishte gruan e tij shembullore Agen, kishte dy djemt prej ma të mirëve që i ka Shkodra, Landin mësues e drejtor shkolle e Tonin basketbollist shembullor të Vllaznisë sonë të dashur. Ag-ja dhe djemtë, jo vetem nuk iu bene kurrë pengese Njacit në detyrat e tij të shumta, por perkundrazi ju bene krahë dhe e mbeshteten pafundësisht per të qenë ky pra, ky që po flasim sot.
Jam i bindur se Njac Lacuku do të mbetet një shembull frymëzimi per të gjithë ata që e kan njohur, per të gjithë ata që kan punuar apo edhe thjeshte kanë ndenjur qoftë edhe pak kohë me të.
-I paharruar qoftë emri e kujtimi i mirë i zotni Njacit.
-Shpirti i tij pastë dritë në jetën per ku po niset sot.
-Zoti e pastë nën kujdesin e tij.
-I lehtë të qoftë dheu i tokës së premtuar, dheu i Amerikës o zotni Njac!
-Ju qofshi shendosh të gjithë, pjesetarë të familjes, të afërm, miq e shokë, gjithë sa po len mbrapa i nderuari Njac Lacuku.
-E gjetshi dhe e takofshi njeriun tuaj të dashur në driten e Parajsës.
-Nga Çikago, USA, Shkurt 2014-
* Ish kryetar i Komitetit të Kulturës Fizike e Sporteve të Rrethit të Shkodrës