Do të ishte mirë që Parku i Madh i Tiranës të quhet Parku Tomson Nishani/
Nga Thanas L. Gjika/
Më 13 shkurt 2015, në moshën 82 vjecare, në Firence të Italisë, pushoi së rrahuri zemra e agronomit Tomson Nishani. Ky punëtor i palodhur i Parkut të Madh të Tiranës, autor i më se 15 librave për rritjen e mirëmbajtjen e luleve shtëpiake, njihej prej nesh me epitetin diktor i luleve. Të tillë e njohën atë mijëra lexues të veprave të tij, si dhe intelektualët e kryeqytetit, që patën kryer punën fizike tek Parku i Madh. Tomsoni, si përgjegjës i Parkut, na caktonte e mbikqyrte punën, duke u përpjekur të na lehtësonte lodhjen e të na ndihmonte për të shtuar njohuritë rreth rritjes e mirëmbajtjes së luleve në shtëpitë tona. Mbas ngjarjeve të rënda të pranverës 97, Tomsoni bashkë me zonjën e tij Edith u detyrua të largohej prej Tirane dhe u vendos ne Firence pranë familjes së vajzës së tij, e cila ishte shpërngulur atje disa vjet më parë.
Edhe në emigracion agronomi ynë nuk e ndërpreu punën për mbarëvajtjen e Parkut të Madh të Tiranës. Ai e lidhi këtë park me një nga parqet më të bukur të Firences dhe kohë pas kohe shpuri në Tiranë specialistë italianë, të cilët mbollën në faqet e Malit Dajt mjaft drurë e shkure dekorative.
Tomsoni ishte djali i vogël i atdhetarit gjinokastrit Besim Nishani, por duke qenë se në formimin e tij ndikoi shumë xhaxhai i tij, Dr. Omer Nishanit, presidenti i parë i Shqipërisë së pasluftës së Dytë Botërore, ai ndjehej si bir në shpirt i Omer Nishanit, njeriut me kulturë gjermane. Prej tij Tomsoni mësoi gjermanishten dhe jetë me rregulla strikte. Dita e punës për Tomsonin fillonte cdo ditë me gjashtë të mëngjezit dhe mbaronte më gjashtë të mbrëmjes.
Qeveritë shqiptare nuk treguan asnjë përkujdesje për këtë punëtor të madh sa qe gjallë, prandaj sugjerojmë që Parku i Madh i Tiranës të quhet Parku Tomson Nishani.
I pavdekshëm qoftë kujtimi i tij.
EMIGRANTI USA. says
I QOFTE DHEHU I LEHTE TOMSON NISHANIT. JAM DAKORD QE PARKUT TE TIRANES TI VIHET MRI I KETI PERSONALITETI QE JO VETEM E KRIJO, POR U PERKUJDES DHE U INTERESUA DERI NE DITEN KURE NDEROI JETE. TOMSONI NDOSHTA DOTE KISH JETUAR ME GJATE, PORE KURE DEGJONTR SE SI PRITEN PYJET NE GJITHE SHQIPERINE DHE NE VECANTI ATO NE PARKUN E TIRENES QANTE ME LOT SE I DHIMMBESHN SI FEMIJE, ASHTU SI ISH BASHKEATDHETRI TJETER PROFESOR CICI I DIPLOMUAR PER FRUTIKULTURE NE MILANO, QE KURE SHIKONTE QE BARBARIA SHQIPTARE NUKE KURSEU AS VRESHTAT E ULLINJTE VAJTONTE DHE ME LOT NE SY SE ZINTE AS GJUMI. I PERJETSHEM QOFTE KUJTIMI DHE I QOFTE DHEU I LEHT DOKTORIT TE LULEVE TOMSON NISHANIT.