Analizë e librit të ri të Mr.sc Leonora Laçit mbi Emigracionin Politik shqiptar në vitet 1944-1955”./
( Mbështetur kryesisht tek të dhenat e këtij Libri Historik “Politiko-Shkencor”)/
Shkruan:Astrit Tota/ New York/
“EMIGRACIONI POLITIK SHQIPTAR NË VITET 1944-1955” është Libri i Ri i porsa dalë nga shtypi me autore Mr.sc. Leonora Laçi-n, ku na tregohet se kjo vepër i kushtohet të gjithë atyre martirëve që luftuan kundër komunizmit, dhe që sakrifikuan deri sa dhanë jetën për një Shqipëri të lirë. Redaktore është Fatbardha (Mulleti) Saraçi dhe recensent: Tomë Mrijaj dhe Kastriot Dervishi. Studiuesja e re Leonora Laçi, ka lindur në vitin 1992 në Shkodër. Mbaroi studimet universitare gjatë viteve 2010-2013 në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër në profilin histori dhe vazhdoi studimet e thelluara ne Universitetin e Tiranës në Fakultetin Histori-Filologji gjatë viteve 2013-2015, ku mbaron me rezultate te larta Masterin Shkencor; gjate studimeve vepron aktivisht dhe duke u angazhuar politikisht. Merret me publicistike dhe shkrime te karakterit historik, ku mjaft shkrime i janë botuar në gazetat: Bota Sot (Zvicer) Sot, 55, Telegraf dhe Shqiptarja.com (Shqipëri), Dielli (Sh.B.A.) si dhe ne revista te ndryshme me karakter historik, fetar e kulturor si: “Jeta Katolike”, “Kuq e Zi”, “Dielli Demokristian” etj. Ka marre pjese ne konferenca te ndryshme shkencore brenda dhe jashte vendit. ËshtËSekretare e Pergjithshme në Shoqatën “Trojet e Arbrit” me qendër në Kosovë, nga viti 2014 deri tani, si dhe koordinatore për Shqiperinë, Malin e Zi, Çamërinë dhe Maqedoninë. Kjo eshte vepra e parë e saj, por shumë shpejt do te dalë me të tjera studime. Aktiviteti i saj nëecejakje të pareshtura në hulumtime nepër arkiva në AQSH, AMPJ dhe AMPB, nuk perfundon ketu, se ajo do te vazhdojë më tej dhe si kudo me seriozitet ne kembëngulje të vazhdueshme, duke ju permbajtur se vertetës.
Në Parathënie të ketij Libri te Ri nga Prof. Dr. Riza Sadiku (Prishtinë) mesojme se mergata shqiptare, për historinë e popullit shqiptar, na paraqet nje det me ngjarje mjaft te rendesishme, pa ndriçimin e të cilave dhe inkorporimin e tyre në të, historia e jonë kombëtare do të jetë jo reale dhe e mangët para opinionit shqiptar dhe atij nderkombetarë, andaj sot, para punonjesve shkencore kerkohet nje studim dhe analize e gjithëanshme shkencore per rolin kombetar që ka luajtur Mergata Shqiptare në kontekst të kohës, si në afirmimin, sensibilizimin, nderkombtarizimin e çështjes mbarëkombetare dhe krijimin e dy shteteve shqiptare. Te gjitha hulumtimet e kesaj vepre te mirefillte studimore, shtrohen shkencerisht nga studiuesja e Re dhe e pasionuar Mr.sc. Leonora Laçi, me kontribute te çmuara duke u vetefinancuar, duke spikatur në baze te fakteve dhe dokumentave qe ka disponuar, arrinë të vendosë veprimtaritë politike të emigracionit shqiptar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore si dhe përpjekjet e atij emigracioni, me vetëdijen më të lartë kombetare me ndihmen e Anglo-Amerikanëve të organizojnë rrezimin e regjimit komunist në Shqipëri. Nga këto të dhëna studimore të vemendeshme nga studiuesja Leonora Laçi, lexuesit i krijohet bindja plotësisht se ka qenë vullneti i madh i organizatave politike në mergim për ta rrezuar regjimin komunist, gjakpirës te popullit shqiptar në Shqipëri, sa që një numër i madh i parashutistëve të leshuar në territorin e shtetit shqiptar, nga Balli Kombetar, Legaliteti, Blloku Indipendent etj. organizata, vullnetarisht sakrifikuan edhe jeten e tyre për ideale kombetare, duke u perpjekur që me ndihmen e Anglo-Amerikanëve të rivendosin një rend demokratik te vertetë edhe ne shtetin shqiptar. Punimi i autores Mr.sc. Leonora Laçi, (vazhdon e shkruan Prof. Rizai), në historinë shqiptare do te leje gjurmë, por pa pretenduar se kete Teme e ka shterrur, por te kunderten; Ajo përmes kesaj teme, hap shtigje te reja per punonjës të tjerë shkencore dhe gjeneratat e ardhshme, te cilet do merren me veprimtarine kombetare të Mergates Shqiptare në kushte dhe rrethana me të volitshme financiare, të bëjnë hulumtime më të thella, per te ndriçuar veprimtarinë kombëtare të Mergatës Shqiptare në shume fusha, në baza faktografike, me piketime te domosdoshme ne vajtje ardhje per tu njohur me tej, me te cilat do te plotësohet edhe Tema e lartcekur, si dhe do te zbardhen mjaft qartë tema te tilla nga fusha e veprimtarise sëMergates Shqiptare; e cila është jo vetëm nder, por edhe nje obligim moral ndaj te gjithë atyre personaliteteve dhe organizatave politike, të cilët vepruan dhe punuan në kushte shumë të veshtira e pa rreshtur në mergim, për ideale kombetare, duke ndarë edhe kafshaten e bukes nga familja, për ta afirmuar, nderkombetarizuar dhe zgjidhe çështjen mbarekombetare shqiptare, te cilet në shume raste, e paguan me jetë. Keshtu, jo vetem qe u dalim hakut disi, por edhe historia e popullit shqiptar do te jete me e pasur në këtë fushë; ku pa dyshim edhe Mr.sc. Leonora Laci, u angazhua për disa vite duke na dhenë kontributin e vet kombetar.
Ne kapitullin e parë, “Fillimet e luftes se Ftohte dhe Shqiperia ne vitet 1944-1948”, nenceshtjet jane te perqendruara tek organizimi i emigracionit politik, konkretisht se ku ishte vendosur emigracioni politik, qe u krijua nga ata dhe tek qendrimi i aleateve perendimore ndaj Shqiperise, si qendrimi i Sh.B.A, Britanise se Madhe dhe Frances, pa lene menjëane qendrimet e fqinjeve Jugosllave, Italise dhe Greqise, po edhe qendrimin e regjimit diktatorial te E. Hoxhës ndaj çdo aksioni te brendshëm dhe të jashtëm kundër pushtetit te tij, ku përdori çdo mjet për të shtypur kryengritjet dhe përpjekjetpër destabilizim, madje këto i beri me dispozita te veçanta, duke gatur parasysh se Shqipëria nëketë periudhe e kishte orientuar politiken e saje te jashtme krejtësisht nga Jugosllavia fqinje dhe gjithçka behej sipas direktivave te fqinjit qe luante dhe rolin e ndërlidhësit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik, kështu që në këto vite çdomekanizëmshtetëror drejtohej e kontrollohej nëmënyre indirekte nga jugosllavet qe u munduan ta kthenin Shqipërinë në republike të 7-te.
Ndërsa te kapitulli dyte me kryeteme: “Emigracioni politik shqiptar ne vitet 1949-1955” këto vite do te karakterizohen nga një vrullshmeri ngjarjesh ku duhet përfituar dhe nga situatat ndërkombëtare, ku një Lufte e Ftohte mund te kthehej në Lufte të Nxehte nëse nuk tregohej kujdes nga dy palët që të mos lejonin që trazirat nënjë shtet apo njëtjetër te shkaktonin domino dhe destabilitet ndërkombëtar, ne ketë kapitull zënehapësire edhe kushtet ne te cilat u krijua K.K.ShL. me problemet e ndryshme, programin politik e ushtarak, qëndrimet e ndryshme te organizatave te tjera politike, përçarjet mes tyre dhe duke e mbyllur ketë kapitull me krijimin e Bllokut Kombëtar Indipendent roli i tije, organizimi dhe hedhjet e para me parashute,dhe shtypi i organizatave te ndryshme te emigracionit, si dhe zgjerimi i Komitetit.
Kapitulli i trete me teme qendrore “Plani anglo amerikan përpërmbysjen e regjimit komunist ne Shqipëri”, qe nga momenti kur Shqipëria filloi te marre rendësi strategjike duke u përmendur ne Komunitetin e Rusisë, për te sqaruar me tej momentin se si planet anglo amerikane nga letra te realizoheshin ne terren, duke arritur dhe ne vendime praktike përnjëndërhyrje te armatosur te financuar nga perëndimi, anglo-amerikanet menduan për detajet me te vogla, buxhetin, mënyra se si do përgatiteshin rekrutet etj. Njëhapësirë të konsiderueshme do të zë edhe desantimi i grupeve te armatosura nëShqipëri, ku Kompania 4000 në Munih e shume qendra te tjera si Malta e Korfuzi. Për tu ndalur tek kapja e tyre, vrasja e deri tek radioloja e sigurimit te shtetit, qe fal ndihmës se Bashkimit Sovjetik po bëntepunën me se miri, eksperienca e Shërbimit të Fshehte Sovjetik i vleu Shërbimit të Fshehte Shqiptar që të mos dështonte ne kapjen e parashutisteve, duke e mbyllur me proceset gjyqësore te diversantëve dhe bashkëpunëtoreve, gjyqet e te cilëve transmetoheshin nga Radio Tirana dhe te gjithë shqiptaret brenda dhe jashtë vendit po bindeshin se këto operacione s’kishin shkuar mbare siçpropagandonin gazetat e ndryshme te emigracionit. Studiueses Mr.sc. Leonora Laçi-t i është dashur për këtë studim, durim dhe vëmendje ndaj çdo detaji, duke u përpjekur të jetë objektive në realizimin e qëllimit te saj, por dhe duke mos i hëngërhakun askujt; me qëllimin e saj final, se historia nuk duhet te lartësojë një figure dhe të perbaltose tjetrën, por t’i jap meritat dhe t’i ve ne dukje gabimet e gjithesejcilit sipas kontributit që ka dhenë për çdo periudhë të caktuar, pra:- “T’i japim Çezarit çka i takon Çezarit.”
Autorja e këtij Libri te Ri na shpjegon realitetin se emigracioni shqiptar ka qenë shumë me i hershem, dukuri qe ka sjell pasoja negative apo pozitive; emigrime që kane ndodhur për shkaqe ekonomike apo politike, dhe ne rastin konkret, patën ndikuar lufterat e ndryshme dhe pushtimet që kanë pesuar trojet tona shqiptare. Largimet e shqiptareve për ne vende te tjera, kane ndodhur qe ne antikitetin e largët, por emigrimet për te cilat janë dokumentuar dhe shkruar, njihen ato pas vdekjes se Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), ku dihen shpërnguljet kryesisht për në Venedik, Kalabri apo Sicili dhe morren emrin Arbëreshe duke luajtur një rol të rendesishem e duke krijuar kolegje e marre ne to poste me rendësi, siç ishte Marin Barleti e Marin Bicikemi, të cilet asnjëherë nuk e harruan prejardhjen e tyre shqiptare, duke qene dhe kontribuesit kryesore ne fusha te ndryshme si art, shkence, letërsi, histori etj. Pasi dihet qe ishin Arbëreshet Rilindasit qe frymëzuan popullin shqiptar për vetëdijenkombëtare dhe përpërpjekjetpër autonomi nga pushtuesi Osmane. Rol të rendesishem nëketë kohe dhe me pas. Se bashku me to, edhe shqiptaret e Rumanisë, Bullgarisë, pa harruar dhe Arvanitasit në Greqi, si dhe shqiptaret e Amerikës qe do te jenë me aktivet për çështjenkombëtare. Sidomos mbas krijimit të Shoqërisë Panshqiptare “Vatra”, e cila u themelua zyrtarisht me 28 prill te vitit 1912, kurse organi i saj mbeti edhe sot gazeta “Dielli”, e themeluar në vitin 1909. Federata Panshqiptare “Vatra” prej themelimit e deri ne ditët e sotme, jo vetëm ka luajtur një rol te rendesishem ne kultivimin e traditave kombëtare, në ndërgjegjësimin kombëtar, por kane dhëne edhe kontribute te veçanta financiare familjareve për t’u mbijetuar rasteve te renda sociale, sidomos janë dalluar me kontributet financiare për çështje politike, si në afirmimin dhe sensibilizimin e çështjes shqiptare ne organizata ndërkombëtare, ashtu edhe në administratën amerikane, siç ishte rasti i pjesëmarrjes se përfaqësuesve me të denjë të “Vatrës” në Konferencën e Paqes ne Paris. Emigracioni ynë pas Luftës se Pare Botërore u be kryesisht për shkaqe ekonomike dhe një pjesë për shkaqe politike, sikurse emigracioni opozitar i v. 1924, për mos përputhje me qeverinë ne pushtet e qe po behej gjithnjë e me shume autoritare. Emigracioni i pas viteve 1944, ishte me i organizuar ne Evrope, si ne: Greqi, Itali, Gjermani, France, Turqi, Angli, Austri etj.Në vendet e Lindjes se Afërt si në: Siri, Liban, Egjipt etj. Emigracioni shqiptar ishte zgjeruar edhe përtej oqeaneve: ne Sh.B.A, Kanada, Argjentine, Brazil, ne Australi e Zelande te Re. Emigrantet e pas Luftës se Dyte Botërore, u ndihmuan nga UNRRA e me pas IRO.
Cilësimi “emigracioni i ri politik” është emërtimi me i përshtatshëm për temën që merr e trajton Mr.sc. Leonora Laçiduke na e parashtruar shkencerisht: se megjithese emigracioni pas viteve 1944 ishte nje emigracion i detyruar për shkaqe politike dhe te bindjeve te sejcilit, kthimi ne atdhe me ligjet e kohes u ndalua rreptesisht per shume shqiptare. Kjo pjese e emigracionit qe filloj largimin nga atdheu që në Nentor të 1944 ishte ajka e nacionalizmit dhe intelektualeve të arsimuar ne shkollat perendimore. I vetmi gabim i tyre ishte rreshtimi ne krahun e gabuar te Luftes se Madhe, dhe bindja se situata ne Shqiperi do te ishte ne favorin e tyre ne pak kohe. por te Medhenjve nuk i interesoi Shqiperia e vogel dhe e neglizhuan ate, deri ne momentin qe e kuptuan se kishin nje satelit sovjetik qe do i hapte shume probleme nderkombetare. Pra, në këte vepër të rendësishme shkencore”Emigracioni politik shqiptar në vitet 1944-1955″, eshte fokusuar pikerisht tek ky hark kohor sepse në këtë kohë kemi intensifikimet me serioze për te rrezuar regjimin e diktatorit E. Hoxha dhe për ta kthyer Shqiperinë në orbiten perendimore. Me qindra te rinj të arratisur nga Shqipëria nënëntorin e 1944, u bën desanta nëshërbim të anglo-amerikaneve me qëllimin e vetëm, ndryshimin e regjimit politik në Shqipëri dhe kthimin në atdhe ku kishin lenë familjet e tyre. Ky emigracion i ri politik, u grupua në parti politike siç ishte Balli Kombëtar, Blloku Kombëtar Indipendent, Partia Agrare Demokratike, Lëvizja e Legalitetit (Monarkistet), Komiteti Shqipëria e Lire, Lidhja Kosovare, Lidhja e II-te e Prizrenit, Partia e Katundareve, Organizata “Vatra”, Organizata Shqipëria e Lire dhe shume celula të tjera që ishin shkëputur nga këto rryma e qëndruan te pavarun por duke patur rol me peshë si individ dhe sejcila organizate apo parti, kishte organin e saj te shtypit. Misionet e desantëve, të udhëhequr nga anglo-amerikanet ishte përpjekja e parë serioze për rrëzimin e regjimit komunist te Shqipërisë, dhe është me se e qarte se ato te rinj që u hodhen me parashuta në Shqipëri, nuk u hodhen per “syte e bukur” të partive te emigracionit dhe per hir te programeve te tyre politike qe propogandonin, ato u hodhen per çlirimin e Atdheut. Zgjodhen vdekjen për atdhe perpara se te zgjidhnin një të adhme tjeter, ku mund te kishin mundësi të vazhdonin jetën e te arsimoheshin. Por jo, sakrifica e tyre sublime dhe dashuria për atdheun ishin me të larta se vullneti për të qendruar indiferente.
Lekë Ta says
pergezime z Astrit Tota. per recensionin, qartesine e vizionit. dhe shpreh interesimin qe te kem seshpejti nje ekzemplar te studimit te znjes Leonora Laci. per te patur nje ide edhe me te qarte per kriteret e ndjekura. ka ardhur koha qe te flitet troc edhe per difektet e diaspores, e cila duke mos pasur ide te qarta te gjendjes ne Shqiperi,por edhe per nje subjektivizem te theksuar, ka manifestuar prirje te mangta uniteti. U bie pergjegjesia me teper atyre qe kishin horizont,prijesve, e jo mases, e cila ka bere te veten. Kujtim i paharruar atyre djemve qe u sakrifikuan duke u hedhur ne token shqiptare drejt nje vdekjeje te sigurt. U takon vendi ne panteonin tone, te cilin e kane zaptuar emra te pamerituar ne pjesen me te madhe.(sefundi me pelqeu vecanerisht fjala lertcekur, te cilen do ta perdor, dhe per kete nje falenderim plus)