
Rafaela Prifti/
Në takimin me mediat në ditën që shënon përvjetorin e parë të luftës së Ukrainës Presidenti Volodymyr Zelensky tha se vendi i tij mund të jetë ngadhnjimtar ndaj Rusisë këtë vit nëse aleatët qëndrojnë të bashkuar ‘grusht’ dhe vazhdojnë furnizimin me armatime. Gjatë konferencës disaorëshe me gazetarë në Kiev, Presidenti Zelensky shprehu besimin në fitoren ndaj agresorit rus, shpresën se Kina nuk do t’i jap ndihma ushtarake Kremlinit dhe i bëri thirrje Izraelit t’i jap fund neutralitet dhe të vihet në krah të Ukrainës. Ai dha një pasqyrë të gjerë të gjendjes dhe të sfidave me të cilat përballet Ukraina. Udhëheqësit e vendeve anëtare të Grupit 7: Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Britani dhe Shtetet e Bashkuara e riafirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe dënuan edhe një herë pushtimin rus vitin e kaluar, në një deklaratë të përbashkët.Anthony Blinken, Sekretari amerikan i Shtetit, ju drejtua Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbledhur sot në Nju Jork. Në takim pritej që Kina të paraqiste një plan paqeje me 12 pika në të cilin nuk kërkohet largimi i trupave ruse dhe nuk flitet për integritetin territorial të Ukrainës. Gjatë vitit të parë të luftës, Kina është përpjekur të mbajë një profil të barazpeshuar të ndërmjetësit të paanshëm. Duke e anashkaluar planin e Kinës për paqe pa e përmenduar, Blinken tha: “Anëtarët e këtij Këshilli nuk duhet të bien në dypalësinë fallco të thirrjeve ndaj të dyja krahëve të ndalojnë luftën ose të inkurajojnë vendet e tjera të mos e përkrahin Ukrainën në emër të paqes. Asnjë vend anëtar i Këshillit nuk mund të bëj thirrje për paqe ndërsa përkrah sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe Kartës së OKB-së. Në këtë luftë një palë është agresori dhe pala tjetër viktima.” Gjatë konferencës me gazetarë Zelensky i mati fjalët për qëndrimin e Kinës duke e trajtuar atë nga ana parimore në aspektin e mbrojtjes së jetës së civilëve dhe të ruajtjes së paqes në botë. Për sa i takon bisedimeve me Moskën, Presidenti Zelensky tha se hyrja në negociata me palën ruse nuk ka kuptim sa kohë që Rusia nuk ndalon vrasjet dhe shkatërrimet dhe nuk pranon që shtetasit e Ukrainës kanë të drejtë të jetojnë në tokën e tyre. Në një tubim përpara ndërtesës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork sot protestuesit kishin sjellë një figurinë të Putinit me duar të përgjakura. Në Sheshin e kuq në Kremlin ishte ditë e zakonshme dhe nuk dukeshin shenja të përvjetorit të parë të luftës por në një park pranë bulevardit Ukraina në krahun matanë, grupe të vogla të moskovitëve kundershtarë të luftës vendosnin lule tek statuja e poetes Larisa Kosach-Kvitka, e njohur si Lesya Ukrainase, nën vëzhgimin e patrullave policore dhe kërcënimeve për arrestime. Në Bruksel, Itali, Poloni, Gjermani dhe vende të tjera evropiane ka pasur dhe do të ketë protesta të paralajmëruara gjatë fundjavës. Udhëheqësit evropianë bënë deklarata solidariteti me Ukrainën duke e quajtur “pjesë të familjes sonë”. Partnere si Australia dhe aleate të NATOs kanë dedikuar tanke dhe armatime të tjera të renda në ndihmë të forcave mbrojtëse të Ukrainës. Shtetet e Bashkuara sot deklaruan saksione të reja ekonomike për 200 individë dhe kompani përfshirë edhe banka të cilat i ndihmojnë financiarisht luftës së Rusisë dhe mundësojnë shmangien e saksioneve të deritanishme.Sipas një analize nga Nju Jork Tajm, lufta që filloi para një viti e ka riformësuar globin përtej parashikimeve të munshme. Përtej fushës së betejës dhe frontit të luftës, pasojat e saj janë ndjerë në mbarë rruzullin tokësor në jetët e njerëzve dhe ekonomitë e vendeve, gjë që mund të permblidhet në gjashtë kategori të mëdha: rezervat ushqimore, furnizimi me energji, inflacioni, NATO, Evropa, Kina. President Zelensky e përshkroi përvjetorin me këto fjalë: “Ishte një vit qëndrese. Një vit trimërie. Një vit dhembjeje. Një vit shprese. Një vit force. Një vit rezistence.” Përmbledhje e konferencës për shtyp dhe njoftimeve të agjencive të lajmeveFoto – Postim nga Presidenti Biden 24 Shkurt 2023: Po e përsëris sot atë që kam thënë një vit më parë kur Rusia pushtoi Ukrainën. Një diktator i etur për të ringritur një perandori nuk do ta shuajë kurrë dashurinë e një populli për liri. Brutaliteti nuk mund ta mposht vullnetin e njeriut të lirë. Dhe Ukraina nuk ka për të qenë fitore për Rusinë. Kurrë!See Insights and AdsBoost post

All reactions:44