23 SHTATORI-MANIFESTIM POETIK NË VLORË PËR NJË BOTË POZITIVISHT NDRYSHE/nga Albert HABAZAJ/Manifestimi poetik “100000 poetët e botës për ndryshim“ i LNPSHA “PEGASI” Albania- Biblioteka “Nermin Falasci”e Universitetit “Ismail Qemali “/Organizatorë: Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ALBANIA, SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PETRO MARKO” VLORË/
Në mjediset e Bibliotekës “Nermin Vlora Falaschi” të Universitetit “Ismail Qemali” Vlorë u zhvillua Manifestimi poetik me një ekspozè me librat e autorëve pjesëmarrës në manifestim, të cilët paraqitën në këtë ekspozitë librat e tyre me objekt: humanizmin njerëzor, paqen universale, përpjekjen e Luftës kundër Luftës, respektimin e të drejtës dhe mirëqenien njerëzore, duke respektuar politika ekonomike ndryshe, për të luftuar varfërinë e tejskajshme, shmangie të krizës ekonomike dhe ekologjike, luftë kundër plagëve të rënda shoqërore, drogës, prostitucionit, trafikimit të qenieve njerëzore, për pasurimin e botës shpirtërore, se bëhemi më të mirë ,më të bukur, më të dobishëm. Mirrnin pjesë poetë të këyre shoqërive letraro-artistike nga Vlora, Himara, Fieri, Mallakastra, Tirana, Gjirokastra, Kosova e Çamëria. Pas regjistrimit në librin e apelimit, kur krijuesit po shikonin veprat e ekspozuara, Grupi “10 shqiponjat e Tërbaçit”, dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” përshëndeti aktivitetin me këngën lirike “Lulja e malit të Çikës”. Fjala hyrëse e manifestimit: “Poetët dhe artistët manifestojnë poetikisht dhe artistikisht sot për një botë pozitivisht ndryshe“ u mbajt nga Albert Habazaj, poet, studiues, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë, koordinator i LNPSHA “PEGASI” Albania për Vlorën, që u përkthye në anglisht nga Aleksandra Shabani. Ky Manifestim fjalëpaqetor u realizua për synimin madhor: “Kontribut në ndryshimin pozitiv të Botës”. Sivjet, në vitin e shtatë të këtij Manifestimi Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë bashkëpunon harmonishëm me Pegasin Internacional ALBANIA me të vetmin objektiv humano-letrar: “Për një frymëmarrje ndryshe në Letërsi dhe Art”. Dhe Vlora ka Fatos Arapin, poetin ndryshe, model për çdo krijues shqiptar dhe europian, se si dhe sa ta lartëson shpirtin, emrin dhe dinjitetin krijimi. Në kuadrin e 30 shtatorit 2017, Ditës së Ndryshimit, në këtë Manifestim poetik të Ndryshimit, shfaqi idetë e mundësitë e konceptimit të ndryshimit dhe nisjen për realizim, Presidenti i LNPSHA”PEGASI” ALBANIA, Kristaq F. Shabani, poet, shkrimtar, studiues, estet, i cili në thelb u shpreh: “Ne shprehim besim se arkitekturimi i ardhmërisë bëhet vetëm nga njerëz të mençur, liderë, të cilët dinë të prijnë dhe të zbatojnë politikën e re të duhur për të ndryshuar në kahjen e duhur pozitive këtë gjendje të amullt të sotme të Botës. Ne pegaistët, kudo ku ndodhemi në 81 shtete të Botës,atje ku shtrihet hapësirisht Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ABANIA përkrahim të gjitha masat pozitive, që ndërmerrren sot në Shqipëri, në favor të progresit të saj dhe i stimulojmë ato me paraqitjen e tyre reale në pasurinë tonë kreative”.Thelbin e Parë “Naiviteti të vërtit…, përqëndrimi dhe nisiativa të zjarrmon…“ e mbajti Laureta Petoshati , poete, përkthyese, gazetare. Veprimtaria kishte objektiv ndryshimin dhe vërtet shumë gjëra në takim u bënë ndryshe nga program në funksion të strukturësm, idesë së madhe poetike e qytetare. Fatma Jasimi, në emër të talenteve të reja pruri një poezi të sajën, që e interpretoi vetë, të shoqëruar me muzikë. Na vuri bukur në mendim se ne flasim për të rinjtë, por nuk flasim me të rinjtë. Takimi pati befasira, supriza. Pa patur më të voglin parainformacion, poeti i talententuar vlonjat Xhemil LATO, u vlerësua me diplomën: “NDERI I SHOQATËS SË SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PETRO MARKO”. U kap në befasi… Befasi e bukur, poetike, e kaltër, emocionuese. Po kështu i bukur dhe befasues qe propozimi i merituar për shkrimtaren, gazetaren dhe botuesen me dinjitet Enrieta Sina. Përshëndetën shkrimtari dhe kritiku Eqerem Canaj, sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” dhe në vijim krijuesja Nexhi Hasanaj, ardhur enkas nga Anglia. Përsëri Grupi “10 shqiponjat e Tërbaçit” me një këngë polifonike për humanisten Nermin Vlora Falaschi. Në vijim poeti kosovar Rrustem Geci pruri emocione të fuqishme me një poezi për Çamërinë, si dhe me idetë dhe me mesazhet e kumtimit të tij. Liriku Hiqmet Mehmetaj, i mirënjohuri Çlirim Hoxha, fabulisti Luto Memokondi, poeti dhe publicisti i talentuar Theodhori Proko, gazetarët poetë Vangjel Sako e Anila Sula Ahmataj, mësuesi dhe poeti i Dhërmiut Foto Bixhili, poeti lirik Eduard Frakulla, shkrimtarët Astrit Hajdini, Remzi Gjika, Kujtim Lapa, Luan Nazëraj, Serjan Caca, si dhe miqtë e ardhur dhanë idetë dhe mesazhet e tyre për një botë më të mirë. Ëngjël Shametaj, Tetem Alushaj, Vladimir Lulaj, tër tre ardhur nga Fieri, si dhe Ilir Berisha nga Prishtina kumtuan për dritëpërhapjen progresiste në shoqërinë ku dhe ne jetojmë, sepse nuk mund të krijojmë n akuarium, të shkëputur nga shoqëria dhe symbyllur ndaj realitetit. Çdo autor pjesëmarrë intrepretoi një poezi të tij. Në fund të këtij takimi, që vërtet nuk donim të mbaronte, krijuesve iu dha nga një Çertifikatë e thjeshtë pjesëmarrjeje në këtë veprimtari domethënëse. Mbresa shumë të mira la grupi i polifonisë femërore “10 shqiponjat e Tërbaçit” me një këngë të mrekullueshme për Kosovën. Respekt për artistet popullore vullnetare, nëna me fëmijë e halle, që kontribuojnë me solidaritet të plotë për përmirësimin e shoqërisëm me këngën e tyre, me shpirtin e tyre, me shembullin e tyre.
Në fund të takimit DEKLARATA UNIVERSALE E MANIFESTIMIT POETIK “100.000 POETËT E BOTËS PËR NDRYSHIM” E LNPSHA “PEGASI” ALBANIA, lexohet nga Alma Feruni, poete, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë e LNPSHA “PEGASI” Albania:Ne, poetët, shkrimtarët dhe artistët pegasianë dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko” Vlorë, të mbledhur sot më datën 23 Shtator 2017, në një manifestim të madh poetik me një program të detajuar, nëpërmjet formave dhe trajtave të larmishme të fjalës së lirë dhe idesë për një botë ndryshe, mundësojmë: SENSIBILIZIMIN E OPINIONIT PUBLIK, INTELEKTUALËT, HISTORIANËT, ARTISTËT PËR NJË ECJE TË DUHUR PROGRESIVE TË ZHVILLIMIT TË VENDIT NË DREJTIM SHUMËPLANËSH. Këtë ditë shtatori e konsiderojmë “Dita e Ndryshimit” dhe kjo ditë po kthehet tashmë në një ditë, ku poetët, shkrimtarët dhe artistët po ngrënë zërin e tyre për ndryshim, duke e bashkuar zërin tonë me zërin e poetëve , artistëve të mbi 120 vendeve të Botës…
Ne, qysh në fillesë, në vitin 2011, në këtë manifestim ishim pjësëmarrës dhe iniciues, përkrahëm realisht dhe praktikisht poetët dhe artistët e botës në një “aksion” poetiko-artistik, duke dhënë kontributin tonë madhor me pikësynim: NDRYSHIMIN.
Manifestimi, në këtë përmasë, është një formë e re shprehëse, ku përndriten mendimet dhe pushtetet vendore, qendrore duhet të marrin në konsideratë mendimin poetik dhe artistik të avancuar dhe t’i konsiderojnë krijuesit e vendit si ideues, produktorë idesh dhe protagonistë në përshpejtimin e zhvillimit të vendit në drejtim shumëplanësh.
Ne kemi konstatuar në përditshmërinë, në vitet, që kalojnë se, Bota është futur në një krizë të rëndë ekonomike me pasoja të rënda në jetën njerëzore, rënie të nivelit jetik, deri në ekstremitete të milionave njerëzve, që kanë varfëri ekstreme, si rrjedhojë e prezencës korruptive dhe politikave jo efiçente, që ndiqen, në favor të disave dhe jo shumicës, e cila shihet me syrin e njerkës, gjoja, duke e stimuluar dhe impulsuar me formatin demokratik; mosdhënie parësi inteligjencës, inteligjentes dhe erudivitetit, profesionalizmit, duke mëshuar e impulsuar militantizmin, përdorimin e nepotizmit, nëpërkëmbjes të kreaturës të brezave të mëparshëm dhe nënvleftësimit të tyre; shkollimit me metoda të theksuara korruptive në shkollat ekzistuese të të gjithë rangjeve e deri në marrje diplomash false; akaparim të pasurive nga persona pa të drejtë, pronësimit dhe krijimit të “feudëve të tokave” , nëpërmjet përfitimit të paligjshëm, e realizuar po nëpërmjet ligjeve dhe vendimeve të ligjëruara vetë për përftesë; “pushtimit”, shitjes anormale dhe nxjerrjes në ankand të pasurive dhe vlerave kombëtare, shpërdorimit të tyre, shitje të këtyre pronave njerëzve, të cilët nuk janë të devotshëm dhe perspektivë; ngrirje e akullzim të inteligjencës, mendimit shkencor akademik dhe mos këshillimit me të, për të ecur në rrugën progresive të qartë… Kjo është një praktikë-fenomen i përbotshëm. Ndaj në këtë kontekst, duke parë dhe shpërdorime të mejdisit, amoralitetit dhe moshyrjes së vendit në BE, ëndërr e kahershme e shqiptarëve, të cilët po tronditen nga ky tranzicion i stërgjatë, pasi hyrja e vendit në të do të rrisë kontrollin e “peripecive” negative, ndërmorëm këtë manifestim poetik, duke protestuar me formë poetike dhe artistike paqshëm e duke dhënë shembull në drejtim të protestimit.. Ky është mendimi i përparuar poetik , i thellë, paqësisht dhe fjalësisht i demonstruar.
Gjithashtu, duke parë se është ulur “efekti” i paqes universale, rritja e diskriminimit dhe tensionimit, bota vuan, 1000000 Poetët dhe Artistët e Botës manifestojnë poetikisht, paqësisht për të treguar rrugën e ndirçuar, pasi ata janë profetët e avancuar të saj, parashikuesit “horoskopikë “ të së ardhmes.
Përse manifestuam me kreaturën tonë të larmishme dhe e kthyem manifestimin tonë në një shembull, sesi mund të shkëmbehen idetë:
- Për një vend që t’i shfrytëzohen në të mirë të popullsisë së tij të gjitha potencialet dhe burimet që posedon.
- Për një politikë dhe diplomaci aktive barazie në formatin demokratik dhe duke vënë në krye njerëz të ditur, të përzgjedhur, në të gjitha fushat
3. Për një një sistem demokratik real në përmbajtje dhe jo në formë.
4. Për dëgjimin e zërit intelektual, zërit të lirë demonstrues në kreaturë, media e tjerë, duke i dhënë parësi këtij mendimi aktiv dhe të thelluar që veç gjeneron ardhmërinë dhe ndryshimin. - Për përvetësimin elemenetëve për një paqe universale njerëzore (poetët dhe artistët, në këtë kontekst e kanë treguar veten se çfarë mund të bëjnë).
6. Për rritjen e frymës së dashurisë ndaj njeriut dhe për të ninimizuar efektin eliminimit të tij të kundërligjshëm, nëpërmjet luftrave të drejtpërdrejta dhe të ftohta, duke e konsideruar njeriun një qenie, që ka të drejtë ta jetojë jetën pa privacione, kërcënime, dhunë dhe me një nivel jetik të mirë, duke respektuar të gjitha të drejtat e tij njerëzore e universale. - Për një humanizëm dhe vëllazërim universal normativ në përmbajtje dhe në formë.
8. Për minimizim të produkteve negative të sistemit: drogimin, prostitucionin, shitjen dhe kremastimin e mishit të bardhë, nëpërkëmbjen e normave më elementare të të drejtave të njeriut. - Për krijimin e raporteve të drejta njerëzore dhe për respektimin e gjinive, duke çmontuar elementët tabu, regresivë…
- Për krijimin dhe pasurimin e platformave të organizmit, drejtimit dhe realizimit, duke respektuar të drejtave e shteteve, paçka nga madhësia e tyre territoriale dhe popullsia.
- Ne shprehim besim se arkitekturimi i ardhmërisë bëhet vetëm nga njerëz të mençur, liderë, të cilët dinë të prijnë dhe të zbatojnë politikën e re të duhur për të ndryshuar në kahjen e duhur pozitive këtë gjendje të amullt të sotme të Botës.
Ne pegaistët, kudo ku ndodhemi në 81 shtete të Botës,atje ku shtrihet hapësirisht Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve , Shkrimtarëve dhe Artistëve “PEGASI” ABANIA përkrahim të gjitha masat pozitive, që ndërmerrren sot në Shqipëri, në favor të progresit të saj dhe i stimulojmë ato me paraqitjen e tyre reale në pasurinë tonë kreative.
Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi“ Albania dhe SHOQATA E SHKRIMTARËVE DHE ARTISTËVE “PETRO MARKO” VLORË përkrah, inicion, mbështet çdo lëvizje përmastive, e cila ka synim zhvillimin, ndryshimin dhe lidhet me ardhmërinë e ëndërruar.
Grupi përgjegjës i veprimtarisë:
Albert Habazaj
Enrieta Sina
Laureta Petoshati
Aleksandra Shabani
Elda Dilo
Alma Feruni