Shkruan: Dr. Enver Bytyçi/
Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Europës Juglindore/
Zakonisht konfliktet e përgatitura ndodhin në fillim të pranverës. Madje që në dalje të dimrit aktorët në konflikt fillojnë e paralajmërojnë se pranvera në vijim nuk do të jetë e qetë e as e paqtë. Kështu ndodhi me shqiptarët e Maqedonisë në funddimirin dhe pranverën e vitit 2001. “Me daljen e gjethit” u ngiz konflikti I atëhershëm midis shqiptarëv dhe shtetit maqedonas për të ardhur te Marrëveshja e Ohrit e gushtit të atij viti. Duhej të vinte muaji mars i vitit 1999 që NATO të sulmonte caqet ushtarake e policore të Serbisë për çlirimin e Kosovës. Në përgjithësi konfliktet kanë përfunduar para stinës së dimrit, me qëllim evitimin e viktimave për shkaqe natyrore.
Ndëkaq këto ditë shohim se Maqedonia po i afrohet një konflikti të ri, por të paralajmëruar disa muaj me vonesë. Ajo që ndodhi më 4 korrik e që po ndodh këto ditë në Shkup ishte parashikuar të ndodhte më parë, por mesa duket nuk ishte përgatitur për fillimvitin, pasiqë në fillimviti regjizori dhe skenaristi i këtij konflikti ishtei i zënë me një konflikt tjetër, atë të Ukrainës. Por që konflikti në Ukrainë të zbehjt dhe planet e Kremlinit në atë vend të ecnin ngadalë e në mënyrë të sigurt, Moska kërkoi ndihmën e Nikolla Gruevskit. Duhej që kryeministri i Maqedonisë të radikalozonte dhunën ndaj shqiptarëve me qëllim që të lindë një konflikt i ri i përmasave europiane në Ballkanin Perendimor. Në këtë rast Vladimir Putin do të ishte i lirë të lante hesapet me Ukrainën Lindore e ndoshta edhe me Moldavinë kryeneçe, gjithnjë në emër të filozofisë raciste “Aty ku ka rusë, është tokë ruse”.
Rolin e ndihmësit të presidentit rus, Vladimir Putin, deri tani e kishin marrë serbët. Megjithatë politika serbe, e stërvitur me adaptimin sipas konjukturave e gjithnjë në dobi të interesave të saj kombëtare, u detyrua të devijojë nga detyra e mëparshme për të luajtur kartën e destabilizimit të rajonit. Megjithatë nuk mund të besohet se Beogradi është shkëputur përfundimisht nga roli i tij destruktiv në rajon. Mund të mendohet se është një tërhqje taktike e Beogradit, pasiqë asgjë nuk ka ndryshar në përpjekjet serbe për të destabilizuar Bosnjë-Hercegovinën dhe veriun e Kosovës.
Historikisht prezenca e Rusisë në Ballkan është ruajtur nëpërmjet konflikteve. Prandaj ajo e kërkon me ngulm Këtë shërbim, madje e paguan sa frëngu pulën, sidomos në këto kohë të marshit të saj në Krime dhe në territoret e tjera të Ukrainës Lindore. Nikolla Gruevski është shfaqur si aleati dhe shërbëtori kryesor i Vladimir Putin dhe politikës së tij pansllaviste në Europën Lindore. Gruevski, që me ardhjen e tij në pushtet projektoi thellimin e konfliktit me shqiptarët. Ai hoqi dorë nga zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit të sponsorizuar nga NATO, Bashkimi Europian dhe SHBA-të, ushqeu ndër maqedonasit ndjenjën e urrejtjes së pandërprerë kundër shqiptarëve, ngriti mitet historike, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me identitetin e kryeministrit maqedonas dhe ndërkohë realizoi e thelloi përçarjen e shqiptarëve, duke kënaq egon për pushtet të atyre “që bënë luftën e vitit 1991”. Duke i përçarë, Nikolla Gruevski, i vu në rrjesht e në garë thuajse të gjithë politikanët shqiptarë, si Ali Ahmetin, edhe Menduh Thaçin. Si argument për këtë do të mjaftonte gara e të dy këtyre udhëheqësve shqiptarë për të bërë koalicion qeverisës me Gruevskin dhe lëshimet që ata i bënë shefit të qeverisë së Shkupit, duke defaktorizuar rolin e shqiptarëve në shtetin e Maqedonisë.
Pasi realizoi përçarjen brendashqiptare Gruevski vu në rend të ditës ushtrimin e hapur të dhunës mbi shqiptarët. Më së pari u shfrytëzua për këtë mekanizmi I të ashtuquajturës “drejtësi”. Ndodhi një krim i shëmtuar, në të cilin humbën jetën pesë të rinj maqedonas. Rroftë sebepi dhe filloi gjuetia shtëpi më shtëpi kundër shqiptarëve. Ende pa u varrosur viktimat media dhe opinion maqedonas filloi të ulurasë për “inkriminimin” e të gjithë shqiptarëve. Më pas Gruevski duhej të “ zbulonte kriminelët”, dhe piketoi gjashtë të rinj shqiptarë, të cilët u akuzuan për krim të rëndë për arësye etnike. Skenari u ndërtua me mjeshtri, me qëllim që në këtë rast të arriheshin dy objektiva: Së pari që kryeqytetet europiane të bombardoheshin me propagandën maqedonase kinse “shqiptarët janë terroristë”, dhe, së dyti, që shqiptarëve autoktonë në këtë vend t’u jepej një mësim i mirë përmes dhunës së gjyqësisë, të policisë dhe të strukturave të tjera të shtetit të Maqedonisë.
Të gjashte të rinjtë shqiptarë u dënuan që të gjithë me burgim të përjetshëm, pasiqë ata “kishin kryer krimin e vrasjes së maqedonasve”. Edhe pse ata nuk njiheshin me njëri-tjetrin, edhe pse provat munguan për “të vërtetuar” fajësinë e tyre, gjykata me gjyqtarë maqedonas u shqiptoi atyre i heqjen për jetë të lirisë. Por nuk mjaftoi për Guevskin që heqjen e lirisë së përjtshme ta kufizonteme gjashtë shqiptarët e akuzuar për vrasje. Ai dëshmoi më katër korrik se ngulmon për të privuar lirinë e të gjithë shqiptarëve, nëse ata ngrejnë zërin e protestës kundër qeverisë së Gruevskit e të Ali Ahmetit. Dhunë, shkopa gome, gazlotsjellës, makina me ujë, të gjitha pajisjet e dhunës u përdorën të premten e kaluar, kur mijëra shqiptarë marshuan rrugëve të Shkupit për të protestuar për padrejtësinë e drejtësisë së imponuar dhe ndikuar politikisht e etnikisht të Maqedonisë.
Gruevski gjeti rastin t’i provokojë sërishmi shqiptarët. Por provokimi i tij nuk mund të fshihej. Bota e civilizuar ka mbajtur shënim faktin se operacioni mori emrin “Monstra”., një emërtim ky sa fyes e denigrues për shqiptarët,a q dhe spekullativ në propagandën bajate te Gruevskit. Më pas u dënuan të gjithë njësoj, sikur të gjithë këta të ishin njëjtë fajtorë në ideimin dhe ekzekutimin e krimit. Që do të thotë se dënimi është vendosur politikisht në zyrën e Gruevskit, gjë që e zhvesh atë nga të qenit një kryeministër “demokrat” në një vend “demokratik”. Në historinë e gjyqeve që janë zhvilluar në vendet e demokracisë liberale e funksionale nuk ka ndodhur ndonjëherë që gjashtë persona të gjenden njësoj fajtorë për një krim të caktuar, edhe kur provat kanë dëshmuar se ata ishin të involvuar në krimin përkatës. Ndodh në të ashtuquajturin “shtet të Maqedonisë” dhe e gjitha kjo për shkak të misionit shkatërruese destabilizues të kryeministrit të këtij vendi.
Moska dhe qarqe të tjera antiperendimore asnjëherë nuk e kanë pranuar ekzistencës e shtetit maqedonas dhe synojnë që përmes konfliktit në këtë vend të destabilizojnë Europën. Vetëm Shqipëria, Kosova e shqiptarët kanë bërë kujdes të vazhdueshëm për rritjen e forcimin e këtij shteti, me qëllim evitimin e konflikteve etnike në rajon dhe realizimin e qëllimeve inregruese në strukturat euro-atlantike. Madje, edhe Athina, e cila për gati dhjetë vite bllokon hapjen e negociatave të Maqedonisë për t’u pranuar në BE si dhe anëtarësimin e saj në NATO, vepron në akord me Moskën e Vladimir Putinit dhe luan të njëjtën melodi, që i pëlqen Gruevskit. Panorama konfliktuale midis Shkupit dhe Athinës duket si një ujdi midis palëve për qëllime të mbrapshta, mësë pari antishqiptare. Një Maqedoni e izoluar dhe e paaftë për integrimet euro-atlantike mund të destabilizohet më lehtë sesa një Maqedoni ndryshe. Prandaj dhe kemi një situatë, çfarë është sot në këtë vend.
Më katër korrik filluan protestat e shqiptarëve kundër vendimit absurd të gjykatave fashiste të “gestapos” së regjimit nazist të Gruevskit për dënimin e përjetshëm të gjashtë të rinjve shqiptarë, të cilët mesa duket nuk kanë asnjë lidhje me krimin, për të cilin ata akuzohen. Protesta vazhdon, si reagim vetëmbrojtjes,madje disi e paorganiizuar, e paorientuar qartë dheme disa nuance në dukje fetare, por aspak në thelb e tillë. Nuk dihet se kush është në krye të protestuesve, por fakt është se mijëra e mijëra qytetarë të kombësisë shqiptare u derdhën të premten e kaluar në rrugët e Shkupit, ashtu si më 1910 e 1912, kur shqiptarët e çliruan kryeqytetin e tyre nga sundimi osman. Atëherë mbi 30 mijë luftëtarë shqiptarë hyjnë në Shkup nën komandën e Hasan Prishtinës, por nuk e mbajtën kryeqytetin e tyre. Dikush tjetër në Ballkan, politikanët e Beogradit e të Athinës, kishin vendosur aso kohe të mos i lejonin shqiptarët të krijonin shtetin e tyre. Dhe për këtë arësye shfrytëzuan konfliktin e brendshëm midis tyre, i përçanë dhe me këtë taktikë lufte evituan gushtin e vitit 1912 ngritjen e flamurit të pavarësisë në Shkup. Dhe për fat të keq tani pas 102 vitesh na përsëritet në të njëjtën mënyre historia. Flamujt e Shqipërisë, të Bashkimit Europian dhe NATO-s janë simboli I lirisë, për të cilën luftojnë shqiptarët e Maqedonisë. Ndërkaq disa grupe ekstremiste fetare nuk mund ta devijojnë përmbajtjen dhe qëllimet e protestës së shqiptarëve.
Megjithatë, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi nuk shpenzojnë kohë të merren me të drejtat kombëtare të shqiptarëve, sepse kohën e kanë të zënë me luftën e papajtueshme midis tyre. Dhe për çfarë? Për pushtet e pasuri…. Për ata nuk ka rëndësi nëse shqiptarët dënohen, rrihen, vriten, apo linçohen nga shteti e qeveria ku ata janë instaluar. Ata e kanë mësuar mrekullisht artin e luftës kundër njëri-tjetrit, por nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të mësuar artin e luftës për lirinë e shqiptarëve.
Motivi themelor i protestave të shqiptarëve në Shkup është liria. Pra, liria e nëpërkëmbur që prej një shekulli nga të njëjtat klishe antishqiptare të qeverive serbe, jugosllave, e prej pas Luftës së Dytë Botërore, edhe maqedonase. Nëse Ballkani ka hyrë në rrjedhat e integrimit dhe të zhvillimit paqësor të tij, Maqedonia është ende vatër e grindjeve, ballafaqimeve, konflikteve dhe dezintegrimeve. Dhe kjo për shkak të mohimit të lirisë së shqiptarëve. Për shkak të implikimit politik të qeverisë së Gruevskit në luftën ndëretnike në Maqedoni. Shqiptarët duan të jenë të lirë për të kontribuar në forcimin e shtetit të Maqedonisë, t’ i kontribuojnë zhvillimit dhe integrimit normal të saj, dhe kështu të forcojnë paqen, sigurinë, stabilitetin e prosperitetin e të gjithë qytetarëve të këtij vendi Ndërkohë faktet dëshmojnë se Gruevskit nuk i duhet një Maqedoni e tillë. Ai i përmbahet filozofisë, Milosheviçit , sipas së cilës “Ose gjithçka, ose asgjë”, filozofi e adaptuar së fundmi në Krime e në Ukrainë.
Kjo filozofi e ka shtyrë Milosheviçin e Shkupit, kryeministrin aktual, Gruevski, të përdor dhunën e egër të këtyre ditëve kundër shqiptarëve, një dhunë, të cilën e kemi parë të ushtrohet në vitet e konfliktit shqiptaro-serb në Kosovë. Kurse filozofia e sundimit përmes përçarjes së politikës shqiptare I ka dhënë deri tani Gruevskit sukses të dukshëm në projektin e tij të shkatërrimit të shtetit të Maqedonisë. Me këtë filozofi ai ka futur në kurthin e luftës kundër shqiptarëve edhe Menduh Thaçin e sidomos Ali Ahmetin. Asnjëri e as tjetri nuk po mundin ende dhe sot të artikulojnë politikisht atë çfarë duan shqiptarët për t’u ndjerë të lirë e të sigurt në shtëpinë e tyre, me emrin Maqedoni. Asnjëri dhe as tjetri nuk guxojnë as ta kritikojnë Nikolla Gruevskin për dhunën masive në stilin e Gestapos kundër shqiptarëve në Shkup e në të gjithë territorin e Maqedonisë.
Ata po legjitimojnë akuzat e Gruevskit për kinse “frymëzimin fetar fundamentalist islamik” të protestave të shqiptarëve. Ata po pajtohen me të tilla akuza të frymëzuara prej filozofisë së Milosheviçit, me qëllim që të qëndrojnë larg ngjarjeve, larg problemeve, larg konfliktit me qeverinë e Gruevskit. Gruevski dhunon me policinë e ushtrinë e tij antishqiptare e shoviniste natën vonë banesat e shqiptarëve. Ali Ahmeti vijon të bashkëqeverisë me këto banda kriminelësh të veshur me uniformën e.
Dhuna kundër protestuesve motivohet më lehtë, nëse Gruevski me ndihmën e politikanëve shqiptarë ua mbush mendjen vendeve të lira në Perendim, se në Shkup e në Maqedoni “është përhapur rreziku islamik fundamentalist”. Për këtë arësye kryeministri i Maqedonisë lansoi në mediumet nacionale, rajonale e ndërkombëtare foto të disa protestave të para dy viteve, në të cilat protestuesit paraqiten me parulla për islamin. Instrumentalizimi i protestave për të motivuar dhunën kundër shqiptarëve është loja më e rrezikshme që luhet sot në Ballkanin Perendimor në dobi të politikave millosheviçiane. Bashkëpunimi i Gurvskit me Vladimir Putinin në realizimin e skenarëve të dhunës e të konfliktit është dëmi më i madh që i vjen vetë Maqedonisë, pastaj rajonit tonë e më tej Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Zgjidhja e konfliktit është obligim i të gjithë faktorëve dhe aktorëve vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë. Thjesht brengosja e qeverisë shqiptare apo qeverisë së Prishtinës si dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë për atë që ndodh këto ditë në Shkupe në gjithë Maqedoninë nuk është zgjidhje. Maqedonia duhet vënë sa më parë nën mbikëqyerje të fortë ndërkombëtare, madje me kritere më të rrepta se ç’ është sot Kosova. Pavarësia dhe rrugëtimi i Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike duhet të monitorohet nga një Grup Kontakti jo i tipit të Bosnjes dhe Kosovës, ku Rusia luante rolin e zjarrvënësit e mbronte zjarrvënësit. Bashkimi Europian mund ta marrë këtë rol, por jo duke qëndruar e barazlarguar nga Ëashingtoni dhe Moska. Përkundrazi, duke kërkuar prezencën dhe ndihmën aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndryshe situata mund të dalë jashtë kontrollit dhe forca të caktuara destabilizuese të interesuara për dhunë e konflikt mund ta kthejnë Maqedoninë në një lloj Sirie apo Iraku në Europë.
Nëse zgjerohet konflikti, fajtor është dhe mbetet vetëm Gruevski. Shqiptarët për më shumë se një dekadë kanë qëndruar në pritje të “zemërgjerësisë” së qeveritarëve maqedonas për t’I fituar liritë themelorë të tyre. Megjithatë Gruevski vazhdon të kontrollojë gjithçka, edhe shtëpitë e shqiptarëve në mesnatë,si dhe të përshkallëzojë dhunën e terrorin shtetëror kundër qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë. Eshtë provuar tashmë se shqiptarët kanë forca dhe energji të përballen me dhunën e qeverisë. Por ata duhet të organizohen mirë për t’u vetëmbrojtur, duhet të imponojnë drejtësi, duhet të imponojnë krijimin dhe forcimin e shtetit ligjor të së drejtës, trajtimin e barabartë të të gjithë shtetasve në këtë vend.
Ndërkaq Gruevski, që kur ngriti permendoren e Aleksandrit të Madh, duhej të kuptonte se Ai, Aleksandri i Madh, u bë i famshëm, më i famshmi në historinë e botës, sepse u mbështet në forcën e përbashkët të maqedonasve dhe ilirëvo-epirotëve, pra shqiptarëve, nip i të cilëve ai ishte. Mësimi më i vyeri i veprës së Aleksandrit të Madh ishte bashkëjetesa e bashkëveprimi me shqiptarët e me grekët. Ndërkohë Gruevski po e përdor emrin e përmendoren e të lavdishmit Aleksandër për t’ i përçarë këta popuj. Në një kuptim Gruevski ka të drejtë: Kryeministrin e Maqeonisë së sotme nuk e lidh asgjë me Aleksandrin e famshëm. Ndaj ai nuk mund të frymëzohet nga filozofia e heroit të shekullit të III para Krishtit. Ai është vëlla binjak me Millosheviçin, dhe si i tillë, frymëzohet e zbaton vetëm filozofinë e dhunës, terrorit, përçarjes, shpifjes dhe trillimit kundër shqiptarëve. Shqiptarët duhet të kuptojnë dhe të binden se mund ta fitojnë betejën e lirisë kundër tiranisë së Gruevskit. Vetëm duke qenë të bindur, të vendosur, të përkushtuar, të organizuar, të bashkuar e të motivuar në vlerat e lirisë e të demokracisë ata mund ta fitojnë këtë betejë që kanë nisur me aq kurajo e guxim të pashoq.
Sali Ramadani - Kërqova says
SALI RAMADANI-KËRÇOVA
PARTI, PO, POR, JO E RE, VETËM REFORMIMI DHE RIBASHKIMI I TYRE!
Iniciativat më të reja, si muaj më parë kur e publikoi një projet-program z. Xhevat Latifi, sikur edhe ca reagime shumë të pjekura të LDSHM, si këto të fundit, kur edhe u solidarizuam në ca raste, shpresojmë se janë me qëllimet më të mira, duke u ruajtur me vegjilencën me të madhe nga infiltrimet e mundshme, të cilat u zbuluan jo vetëm nga elementet e ndryshme diletante partiake, por edhe nga ca organizata joqeveritare, të cilat bënin edhe zhurmë, piskama, poterë dhe skandale pseudopatriotike, të cilave iu doli boja, u zbuluan dhe u komprementuat shumë shpejt, bile duke e “pushtuar” edhe Kalanë e Shkupit (sic?!)
Këtë ne e kemi ditur, por edhe nuk jemi lodhur me ta!
Rëndomë, hiq ndonjë ose ca përjashtime, partitë politike në të gjitha trojet shqiptare ose kanë qenë të paradestinuara që të dështojnë qysh në start, ose janë kurdisur me skenarë, ose kanë dështuar më pas!
Duke qenë se edhe unë tërë jetën e lume, po e them publikisht dhe sinqerisht, jam marrë, merrem dhe do të merrem deri në frymën e fundit VETËM ME ÇËSHTJEN KOMBËTARE e jo politike, bile as edhe atëherë kur isha një mandat në parlament , me nja 3,5 vite aktivitet të dendura, për shkak të një heshtjeje dy-tri mujore dhe 2-3 herë abstenime nga 6 muaj gati rreshtur, të kurdisura për hir të kolegëve, të cilat i mashtronin të tjerët dhe nuk kisha dëshirë të ndahem nga “tufa e deleve”, edhepse nuk jam penduar, sepse e kam bërë me ndërgjegje të plotë, edhe as nuk jam ngazëlluar, sepse ajo karrike nuk ishte për mua, nuk isha për atë vend, sepse aty ishin të instaluar: armiqtë e përbetuar të popullit shqiptarë, diletanët, të korruptuarit, imoralët, kopukët, hajdutët, nacionalistët, nazistët, racistët, shkizofrenët sllavo-m. antishqiptarë dhe shqiptarucat e sortave me prejardhje shqiptare, bile edhe të dyshimta!
Se nuk kam pasur ndërmend të angazhohem politiksht, sepse aty ishin vetëm gënjeshtarët etj., ndërsa unë isha SHQIPTAR, tregon edhe fati se kur isha në zenitin më të madh të afirmimit (në v. 1994-1998), vetëm sa e lansova në mitingjet provuese duke e inicuar themelimin e Partisë së Ribashkuar të Vërtetë Shqiptarte-PRVSH-në, që nga Kërçova, Struga, Dibra, Kumanova, Shkupi, Tetova etj. dhe gjeri në Sërmnovë të Gostivarit, sa për t’i propozuar njerëzve më të ndershëm që mos vazdojnë edhe mëtej të dalin parti si “këpurdhat pas shiut”, sepse edhe ashtu ishin dhe ende gjenden me tepricë, duke propozuar që të bëhet unifikimi i subjektit politik shqiptar, por pa kurfarë aspirate për ta udhëhequr, sepse, siç e thash, kisha dhe kam angazhime shumë më serioze kombëtare dhe krijuese universale: letrare, shkencore, publicistike etj., me të cilat vazhdoj dekada me radhë me projekte shumë më ambicioze dhe, besoj, më të mençura dhe të dobishme
Megjithatë, duke e parë edhe difektin e subjekteve politike shqiptare, është koha e fundit që shqiptarët edhe politikisht të lëvizin nga vendi.
Mirëpo, duke qenë se nuk kam pasur, nuk kam dhe nuk do të kem aspirata politike, edhe kundërshtarët, eventualë,.sikurse edhe dashamirët e shumtë edhe nga Ilirida Shqiptare le të rahatohen, seps, sado që dikush me një rast edhe e ka kuptuar gabimisht, shpresoj pa qëllime të këqia, por nga interpretimi, në rast nevoje vetëm mund të ndihmoj, po të ketë nevojë, si i pa angazhuar politikisht, se formalisht isha një kohë të shkurtët, bile edhe mendoni, i “përjashtuar”, duke e shkelur në mënyrë flagrante statutin, bile, ashtu në heshtje, ende nuk kam “vendim” definitiv (sic?), që nuk ka kurfarë derti!
Iniciativat e fundit të ca personave me qëndrimet më të mira, të cilat u apostrofuan në artikullin e INA-së prestigjioze, besoj etj.,
“Nevoja për një parti të re politike të shqipatrëve në Maqedoni”, është për tu përshëndetur, bile edhe janë vonuar, si rëndomë, shqiptarët, sepse proceset e mbrapshta e kanë marrë tatëpjetën dhe gjendemi në zgrip më të skajshëm.
Propozimi, vërejtja dhe ndryshimi im personal, por jo vetëm aq, qëndron në faktin, se duhet të veprohet pak më ndryshe, se do të ishte më e arsyeshme:
Jo parti të re, por REFORMIMI, RIORGANIZIMI, dhe RRESHTIMI i Drejtë i subjekteve (jo)politike shqiptare, por me kuadro të dëshmuara, ose që priten e jo me ata të demoduara, të dështuara, pa aftësi e sens politik, që, për fat të mirë, universitetet dhe inteligjencia shqiptare edhe në Iliridë, sado me probleme dhe peripeci, kemi mjaftë, por ata duhet të nxiten, të përkrahen, të motivohen e jo të infiltrohen, të përbirohen dhe në fund të dështojnë, sikurse edhe të tjerat me të cilat shqiptarët kanë përvojë tejet të hidhur dhe kjo na kushtron shtrenjë edhe sot e kësaj dite!
A po e shikoni se çfarë cirku, çfarë turpi, çfarë marrie, sikurse edhe në të gjitha trojet shqiptare, duke filluar nga Shqipëriza jonë e dashur, me mbi 100 vite “pavarësie”, sidomos kulminacioni është duke arritur në këto momente në budallallëkun me faktorin e Kosovës, hiq ndonjë përjashtim, për çka edhe kam publikuar poashtu dhe duket se duhet vepruar edhe shumë!
Personat e apostrofuar, jo vetëm pas z. Xhevat Sherifit etj., por edhe të Fatos Rushitit, Arsim Sinanit, Hisni Shaqirit dhe Zijadin Selës, sikurse edhe nja dy më të zëshëm nga Këshilli Organizues Koordinues i protestave, mund të shërbejnë si brum i përshtatshëm për gatuarje dhe mund të jenë edhe pjesë e këshillit inicues, por jo të ndonjë partie të re, sepse frakcionet randomë nuik kanë sukeses, sepse dështojnë dhe shqiptarët nga njëra anë I injorojnë të gjitha partitë dhe presin formam tjera të organizimit ose hezitojnë, janë ngopur me përralla e kopalla dhe duhet sfidë e shëndoshë creative, mendoj unë, sepse është e paradestinuar, sikur të gjitha të tjerat, të dështojë me heret, ose më vonë, por siç e theksova vetëm si REFORMIM, RIORGANIZIM dhe RRESHTIM i drejtë, për çka jam duke menduar dhe vepruar vite të tëra me radhë, pa kurfarë interesi personal, por për shkak të preukupimeve të rregullta jetësore dhe ndërgjegjes së pastër kombëtare, e cila na mungon mjaftë!
Bile, do të ishte e preferueshme, të mos flasim për puthadorët, por as edhe ata të cilët e patën kryer me nder detyrën e tyre, të përmend vetëm: ca nga të ndjerët: Rahmi Tuda, Naxhi Purde etj., por edhe Zamir Dika, Hisni Shaqiri, Zeqir Kadriu, Izet Zeqiri, bile edhe vogëlsia ime, do të ishte mire të mos involvohen fare dhe të mbeten me atë respekt, më të madh ose më të vogël, përveë që ësht më aktual dhe shumë aktiv Zijadin Sela, por vetëm mund t’i bashkangjiten REFORMIMIT, RIORGANIZIMIT DHE RRESHTIMIT TË DREJTË.
E kemi thenë edhe here të tjera se më me vend do të ishte unifikimi i të gjitha subjjekteve politike:
E para: Partia e Vërtetë Demokratike e Shqiptarëve, sllavo-m. dhe pakicave tjera-PVDSHSHP-së, ose;
E dyta: Partia e Vërtetë e Shqiptarëve dhe Pakicave-PVSHK-së;
E treta: Partia e Vërtetë Demokratike e Sllavo-M. , po të jetë solucion i mundshëm, ose;
E katërta: Partia e Vërtetë e Pakicave tjera etnike-PVP-së dhe më në fund:
E pesta: Partia e Ribashkuar e Vërtetë Shqiptare-PRVSH-ja, mendoj unë.
Nëse implementohet kjo e fundit, sëpaku fillimisht, nuk mund të imponohet lideri, deri në afirmimin e një personaliteti, por të instalohet një organ kolektiv me 15-25 anëtarë të kryesisë qëndrore, nga e cila mund të rrjedhë Këshilli Inicues, , me plot 120 të Këshillit Drejtues, aq sa do të kishte kandidatë për deputetë, bile në instancën e fundit edhe Kuvendi Paralel, ose…
Kuadrot preferohen nga radhët e personaliteteve të pakontestueshme të 43 kandidatëve dhe 23 alternativave etj., ndër të cilat, pa marrë parasysh ca vërejtje nga e kaluara, do të theksojmë hëpërhë Nevzat Halilin, Hisni Shaqirin dhe ndonjë tjeër, të cilët nuk tradhtuan, por mbetën stoikë, Zamir Dika, Zijadin Sela, Kim Mehmeti etj., si gati fare të pakontestueshëm, dy të parët mund ta “hedhin ison” e valles së Festivalit të Folklorit Shqiptar në M. në v. 1952 në Tetovë, si dikur voglushi i atëhershëm Shukri Dauti i Cërvicës shumë i talentuar, kah mesi i artë të tre të potencuarit tjerë, ndërsa i pakrahasueshmi, valltari Legjendar (vendin e parë dhe të pa zëvendësueshëm edhe sot e kësaj dite!) Mazllam Pushka nga Kastrioti (ish-Sërbica), me ritmin e pandërprerë, me këmbën e majtë në kulmin e tupanit, ndërsa këmbën e djashtë të ngritur në qiell, siç mbahet mend nga dy fototë e dikurshme të “Flakës” së Shkupit, i cili duhet të profilohet nga 43-shi i madh i ish-kandidatëve të mundshëm për “president”, të cilët i patëm propozuar në zgjedhjet e kaluara “presidenciale” (kliko dhe lexo në internet emrat, mbiemrat të përpilohen!)
Mirëpo, në këtë moment shtrohet pyetja: Po me cilët të veprohet në këtë drejtim?
Padyshim se kuadro ka sa të duash, por ata duhet të nxiten, të motivohen, të angazhohen.
Jo vetëm për të berë fraza, por edhe konkretisht, propozoj unë, përveç të tjerëve, siç thamë kuadro nga universitet shqiptare dhe inteligjencia e mirëfillë, a jo nga ata të ASHAK të “Enciklopedisë” famëkeqe, hiq ndonjë përjashtim, duhet të llogaritet në radhë të parë në 43 kandidatë e mundshëm dhe 23 alternativa, nga një listë e publikuar gjatë zgjedhjeve të ardhshme “presidenciale” dhe “parlamentare”, nga të cilët, bile edhe me një kuadër të shtuar, do të dilnin me platformët nga të mirët (43 ose edhe 23, pra 66 kandidatë), ndërsa të tjerët do të garonin për rreth 40 deputetë shqiptarë, por edhe për anazhime tjera me përgjegjësi, nga rreth 100-200-1.000 personalitete pozitive, cilësoredhe me ndërgjegje të lartë kombëtare dhe njerëzore, në listën e të cilëve, nga ata që dihen janë vetëm nja pesë më të mirët, por në mesin e 66 të tyre janë personalitetet me të njohura, më të afta, me të fuqishme shqiptare, akademikë edhe nga të jashtëm, midis të cilëve edhe tri heronjë të gjallë të popullit dhe kombit Shqiptar në Iliridën Shqiptare, bile Kosova e ka vetëm një të tillë, një komandant-Hero, të pakontestueshëm, për çka edhe kemi shkruar me një rast-dy, nga Shqipëriza jonë e dashur vetëm një nga të ndjerët, Heroi i Kombit Azem Hajdari, ndonëse hulumtimet mund të vazhdojnë dhe të nxjerrin edhe kuadro tjera të dalluara ose të panjohura në dritë, ndërsa të talentuar të tjerë skajmëskaj botës shqiptare kemi me qindra e mijëra, por duhet të angazhohen!
Nga ata tre heronjtë te gjallë, shumë të dalluar, shumë të merituar, njëri bile edhe mjaftë i ri dhe Kryehero, sikurse edhe ca akademikë, veprimtarë dhe krijues të tjerë të mirëfillt nga Ilirida Shqiptare, të cilat i patëm apostofuar gjatë zgjedhjeve të kaluara?
Ata duhet t’i dijë jo vetëm inteligjencia, por edhe njeriu më i thjeshte dhe me tru!
Ne i patëm botuar në ca artikuj-komente-ARTIKU në ca media që nga Shkupi, Prishtina, Tirana dhe deri në “Dielli” dhe “Ilylyria” të Nju Jorkut.
Nuk e dimë se sa janë lexuar nga opinioni, sepse nuk kemi reagime, duket fare, përveç në rreth me të ngushtë, përveç leximit në gazetën “Zhurnal plus’: të Shkupit, i cili ende gjendet në portalet e tij me mbi 23.000 lexues deri para një muaji-dy me titullin: “Rilindi shpresa e Kosovës, por edhe e Kërçovës Heroike”, pa ose me emrin e autorit mund ta lexoni për çdo ditë dhe del pandërperë.
Po, tani, ku janë 43 kandidatët dhe 23 alternativat e personalitetev më të shquara shqiptare në Iliridë?!
Ata duhet të dihen dhe identifikohen, por ndërgjegjja shqiptare dhe kujtesa ka ca probleme.
Ndofta, jo pa qëllim këta 43 dh 23 personalitete i botuam vetëm me emra e jo edhe me mbiemra, sepse, mendonim, për shkaqe kërshërie dhe empirike, nuk i shënuam mbiemrat, sepse ata që i njohin gjërat duhet ta dijnë, të tjerët duhet të mësojnë.
Edhe sot e kësaj dite i kemi lerë pa mbiemra, sepse ata janë shumë të njohur. Ndofta, ca sish, sidomos njëri, ka emër i cili mund të jetë i vetmi në botë (Kimi, pra po e deshifroj me këtë rast vetëm njërin nga ata, pasi dihet edhe mbiemri i tij)), ose vetëm edhe një tjetër !
Prandaj, hyni në portal në ca gazeta në internet, aty përveç artikullit me titull dhe autor të qartë, i keni të publikuara dhe duhet të “zbardhen”
Bile emrin tim, nga 43 kandidatët nuk e keni të publikuar, radhitja është alfabetike, për të qenë më objektivë, ndërsa, kundër këshirës dhe “aspiratave” të mia, që mos mbetem anonm dhe të habitet dikush, emrin tim e shënova në kllapa, siedhe 23 të tjerë, pra jo si kandidatët nga 43 sish, por si rezervë, apo xhoker, për bri 6 më të afërmëve me merita të njohura, duke shtuar se ex(de facto)Deputeti i Popullit Shqiptar, nëse nuk pranon njëri nga 6 rezervat e më të afërmëvë, dhe rastësisht, sikur në garë me 43 kandifatët të garoja, kushtimisht edhe unë, po të isha i pari në listë si për kandidat për president, do të ia lëshoja vendit të dytit, që do të vinte pas meje!
Kjo vlen edhe tani për këta 43+23 kuadro (pra 66), por edhe rreth 100 të tjerë mund të propozohet nga të tjerët dhe kjo do te ishte një këshill solid inicues për REFORMIMIN, RIORAGNIZIMIN dhe RRESHTMIN E DREJTË.
Unë kam dëshirë të mbetem bile edhe jashtë rezervës apo xhokerit, sepse siç thash kam preokupime të tjera kombëtare, krijuese universale, mirëpo, që të mos mbetem fare indiferent, pasi të konstituohet kësilli organizues, bile duhet shpejtuar, nga këta 66 persona etj., po ta shikonin ata se mund të kontribuoj diç, mund të iu shërbej dikujt si këshilltar, si ndihmës, si rezerve apo edhe xhoker, pa kurfarë kompleksi, pa u angazhuar edhe mëtej, as si anëtar i thjeshtë, pa libresë, eventualisht, me libresë formale nderi, por si mbipartiak, pra i pa parti, pa funkcion, pa shkuar as edhe në parlament, por si mysfir i nderuar, pa rrogë, pa paushall, pa mëditje, pa honorar, sepse, hiq ca probleme tjera, me shumë mund, me shumë punë, sa për vete kam një jetë shumë modeste personale, normale dhe të mjaftueshme për ekzistencë komode, ndërsa ekstra familjare e mijë të një sofre, bashkërisht me mua, në nivel europian e botëror, bile dhe pa humbur modestinë, siç e pata thënë vite me radhë, pas një problemi të rëndë, gati më të rëndë se vdekjea, por pa viktima, disi u përfundua mirë, me ca pasoja fati apo fatkeqësie, ndëra para saj, duke dëshiruar t’i inkurrajoj shumë të njohur, në takime të ndryshme e bëja si refren:
“Ndofta si unë i ka punët shumëkush, ndërsa më mire se unë nuk i ka punët kurkush më mirë se unë” në botë!”
Ndërsa pas atij rasti, pak më ndryshe?!
Ta përfundoj: Nëse ka nevojë unë jam aty vetëm sa të ndihmoj gratis deri në fund të jetës, sepse jam “i fuqishëm si Shkëmbi”, a në rast nevoje Këshilli Inicues le të më paraqitet në çdo kohë dhe në çdo vend.
TUNG!
Me konsideratë të lartë:
Sali Ramadani-Kërçova!
E-mail: uskana@live.com
075-662.884 ose 049-346.153.
…………………………………………………..
PS: Nëse, sikurse edhe rëndomë, tekstet tona i sulmojnë hakerët mafiozë nga 33 shtete të botës, FYROM-i si e para dhe nuk arrijnë si artikuj, përpiqeni pas koment-ARTIKUJVE t’i publikoni në rubrikën respektive, në radhë të parë te ato ekskluzive, duke na informuar me tel. për (mos)arritjen e teksteve tona, ose problemet tjera të ngjashme që të mos ju lodhim në vazhdim!