Shkruan:Eugen SHEHU/Bern-Zvicër/
Rishikimi i historisë,në thelb do të thotë një ringjallje tragjedie.Por ky moment është tejet i përshtatshëm dhe i domosdoshëm,nëse kërkon të konturosh një humanizëm relevant në kombin tënd,në ngarendjen tënde drejt qytetërimit:Plagët vlen të hapen që dikush të mos i harrojë e dikush tjetër ( ifshehur deri më sot) të kërkojnë falje tek vëllezërit e tij,pse dikur i ka marrë jetën babait të tij,vetëm e vetëm për hirë të idealeve të rrejshme.
Në shtatorin e vitit 1943,në Shqipëri u pa qartë se dy forcat kryesore politike,Balli Kombëtar dhe Partia Komuniste,nuk mund të bashkëpunonin dot midis tyre.Për më tej,vendimi i ardhur nga Beogradi ( i cili përbënte detyrë për komunistët e Tiranës) ishte që të fillonte menjëherë lufta civile, në Shqipëri.Sa më shumë të vriteshin shqiptarët me njëri tjetrin,sa më shumë gjaku të mbushte rreketë,aq më lehtë do të kishin çetnikët dhe komunistët serbo-sllav për të mbajtur nën sundim Kosovën dhe trojet tjera etnike.Kryeshërbetori i Beogradit E.Hoxha,në shtator të vitit 1943,nuk mungoi të nxisë idetë e nxymta të luftës vëllavrasëse.Mandej më pas ai paradoksalisht nuk fshehu histerinë për të çelur sa më shpejt siparin e tragjedisë të luftës vëllavrasëse.Ja se çfar udhëzimesh firmoste ky kryekriminel në shtatorin e vitit 1943 dhe ua dërgonte atyre në formë urdhëri,shtabeve të njësive luftarake nacionalçlirimtare :”Të përgatiteni sa më shpejt,të përgatitim sa më mirë të tërë atë të lëvizjes nacionalçlirimtare,të përgatitim popullin për një përpjekje me Ballin…”(Histori e luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit shqiptar.Voll III , faqe 20 ).
Fill mbas këtyre “dirketivave” forcat nacionalçlirimtare nuk vonuan të ushtronin veprime terroriste si ndaj formacioneve nacionaliste,ashtu edhe ndaj përkrahësve të deklaruar të tyre.Njësitet e vogla guerile,të udhëhequra prej komunistëve,ndërmuarën një varg fushatash të pandërprera,veçmas në Shqipërinë e Mesme dhe atë Jugore,duke vrarë në mes të ditës simpatizantët e Ballit Kombëtar.Të përgaditur për këtë lloj lufte,në të vërtetë Balli Kombëtar nuk mundi të merrte situatën në duar që në fillim.Më tej ai u organizua dhe pas veprimeve luftarake u përpoq të sqaronte me anë të bisedave,takimeve dhe tubimeve të ndryshme,lidhur me rrezikun që i kanosej shqiptarëve prej komunistëve vëllavrasës.Mandej nuk munguan as traktatet ku në njërin prej tyre,që mban firmën e Mid’hat Frashërit,pos të tjerave thuhet ;”Popull Shqiptar !Momentet janë mase kritike.Durimi ka marrë fund.Koha nuk asht ma per falje e për pallavra.”Balli Kombëtar” po shef sot,se italiani i Musolinit,nodhet ende këtu në Shqiperi,me armë në dorë dhe po lufton krah për krah me komunistët kundër ushtrisë shqiptare,çetat greke e maqedonase po veprojnë në vendin tonë kundër nesh,gjermani po vazhdon të bjeri fuqina me shumicë per me na tregua se sa rendon shpata e egër dhe e pameshirueshme e tij.Me nji fjalë sot Shqiperia asht shkelun prej armiqve.Kemi kërkue me çdo menyrë të merremi vesh me komunistët tanë.Këta na kanë kthyer armët ! Sot Balli Kombëtar ashti i vendosun me kembengulje per me çue anijen shqiptare në skelen e shpetimit. Rroftë Shqiperia !”6 nendor 1943” ( “Gazeta Shqiptare “ – Tiranë 23 korrik 1999 ).
Ç’prej këtij momenti Balli Kombëtar jo vetëm që bënte me dije shqiptarët se çfar po ndodhte,por tregonte edhe kush fshihej pas bandave komuniste.E vërteta është se aktet e para terroriste të klikës së Tiranës e tronditën disi popullin.E megjithatë,ata vazhduan të mbushnin radhët e çetave nacionaliste duke paraparë tek Balli Kombëtar,realizimin e aspiratave shekullore të tyre,pavarsisë dhe prosperitetit mbarëkombëtar.Veçmas,Jugu i shtetit amë,u projektua si zonë goditëse prej klikës bollshevike të Tiranës.Dhe kjo kishte arsyet e veta.Në Gjirokastër,Delvinë,Libohovë,vepronin prej mëse dy vitesh,çeta e trimave Ismail Golemi,Nano Gjoni,Dervish Rexhepi,Nazif Peca, Shezo Myslimi,Tare Xhaxho etj. Veprimtaria luftarake e tyre pat nisur që në vitet 1939-1940 me ç’rast ata kishin kundërshtuar me armë në dorë okupatorin e huaj.Në dhjetra e dhjetra prita e luftime,pati shkëlqyer shpirti heroik i tyre, e mpleksur me aftësitë organizative dhe drejtuese të këtyre operacioneve.Ajo që komunistët “ dënuan” të parat këto çeta luftëtarësh,lidhet me faktin se komandantët e tyre,nacionalistët vizionar nuk pranuan me asnjë çmim të futen në radhët dhe nën urdhërat e nacionalçlirimtarëve.Këto komandantë çetash,të drejtuar mjeshtërisht prej trimit Hysni Lepenica,pranuan vetëm bashkëpunimin me komunistët,në beteja kundër okupatorit.Ata askurrë nuk bënë pazare me idetë e tyre të larta.Qëndrimet e pjekura politike të forcave nacionaliste,si edhe fakti që këto forca udhëhiqeshin prej bijve të familjeve me tradita në Shqipërinë e jugut,bënë që radhët e formacioneve të Ballit Kombëtar të mbusheshin dita ditës.Tek këto formacione,populli shqiptar,ngarendëte i bindur se ishte në udhë të drejtë.Ideologët e Ballit Kombe¨tar kishin shpalosur tanimë programin e tyre i cili parashihte luftë kundër okupatorit,forcimi i aleancave me Perëndimin, fitorja në grykën e pushkës e më pas një pushtet demokratik sipas koncepteve perëndimore të shtetit.Të gjitha këto,i patën kuptuar më së miri komunistët në shtatorin e vitit 1943,ndaj u vërsulën me ushtri të rregullt kundër formacioneve nacionaliste, e për më tej,kundër simpatizantëve të Ballit Kombëtar.Në nëndorin e vitit 1943,komanda e lartë ushtarake nacionalçlirimtare e Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër,filloi masakrat në qytetin e Gjirokastrës.Qysh më parë,me anë të grupeve komuniste ilegale,ata patën përpiluar listat e zeza,për t’i konkretizuar më pas ato përmes gjenocidit vëllavrasës.Ja ç’thotë njëri prej traktateve të Ballit Kombe¨tar,i shpërndarë në Jug të shtetit amë,më 1 dhjetor 1943 ;”Ndalu or Barbar ! Në të gdhirë të ditës së 18 nëndorit 1943,një hordhi komunistësh,këlyshë zgjebarake të Miladinit dhe Dushanit,si të ardhur nga fushat e Mongolistanit,u vërsulën si hunët e Atilës mbi qytetin e Gjirokastrës,bashkë me një çetë greke.Mbasi arrestuan nga shtëpia e tyre disa nga parësia e qytetit i vranë ata në sytë e popullsisë së tmerruar.Viktimat janë ; Sefedin Haderi,Boço Kalua 70 vjeç bashkë me të birin profesor Tare Kalon.Muzafer Shehu bashkë me të birin 15 vjeçar,Vasil Shahini,Dino Matua nga Lekdushi dhe Hajro Late.Faji i tyre ishte se; ishin Shqiptarë ! Mbasandaj plaçkitën shumë dyqane e shtëpi dhe ja dorëzuan këto togerit grek,të cilit i lanë në dorë qytetin dhe ikën.Episodi i mallëngjyeshëm djali i Myzafer Shehut kur mundi të shikonte komisarin politik,Qemal Karagjozin,i vajti pranë dhe i thirri duke qarë :Pse more Qemal ma vrave babanë ? dhe kur komisari deshte ta mohojë,djali i vogël bërtiti me lemeri : po unë e pashë me sytë emij,të shtrirë o xha Qemal,përse ma vrave…përse ?…” Dhe foshnja ju afrua me denesë kufomës së babait,duke qarë me ngashërim.Përpara lotëve të kësaj foshnje të njomë,të gjithë shqiptarët janë lidhur me besa-besë për të çfarosur këta katila që vetëm fytyra u ka mbetur si shenjë njeriu…”(Arkivi Qendror i Ushtrisë-Tiranë.Fondi organizata tradhëtare “Balli Kombëtar”dok 341,dt. 1 dhjetor 1943 ).
Më tej në muajt nëndor-dhjetor 1943,dy brigada nacionalçlirimtare të zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër,iu drejtuan qytetit të Libohovës.Tërbimi ndaj këtij qyteti ishtë shumë i madh ngase këtu strehohej në shtëpitë nacionaliste,atdhetari i shquar dhe kleriku i madh,Dervish Rexhepi.Pas fjalës së ëmbël të tij,vraponin djemtë trima të Libohovës,Nepravishtes,Lazaratit dhe krejt zonës së Rrezomes.Veçanërisht pas vrasjes makabre të 34 nacionalistëve në Grehot ( Gjirokastër) roli i Dervish Rexhepit në organizimin e luftimeve të çetave nacionaliste,erdhi gjithmonë në rritje.Duke u gënjyer nga propaganda komuniste se gjoja ajo nuk ishte për luftë vëllavrasëse,banorët e Libohovës nuk ngarendën të ikin,kur muarën vesh se po futeshin aty nacionalçlirimtarët.Por edhe kësaj radhe guerilët komunistë kishin bërë punën etyre.Ata kishin çuar në komandën enacionalçlirimtarëve listat e simpatizantëve të Ballit Kombëtar,apo pleqtë e plakat të cilat kishin bijtë e tyre në çetat nacionaliste.Kësisoj bollshevikët gjirokastrit nuk vonuan shumë.Në hyrje të qytetit të Libohovës pushkatohen shtatëburra të cilët paskan bashkëpunuar me Ismail Golemin,Hysni Lepenicën dhe Dervish Rexhepin,madje njëmbëdhjetë të tjerë mirren duarlidhur dhe pushkatohen në përrroin në dalje të Libohovës.
Në ditët e para të dhjetorit 1943,në qytetin martir të Libohovës vjen lajmi i zi i vrasjes së dy prej djemve më të mirë të qytetit të tyre Besnik Çanos dhe Qeramudin Sulos.Të dy këta personalitete të rinisë nacionaliste shqiptare,patën lënë shkollat për t’iu përgjigjur thirrjes së Ballit Kombëtar,në luftën kundër oukupatorit.Një varg aksionesh me vlerë, në Libohovë,Rrezome,Gjirokastër e deri në Tiranë,patën për organizator këta dy martirë të Libohovës të cilët edhe në vdekje mbetën pranë e pranë.Të pushkatuar me urdhër direkt të Dushan Mugoshës,nga komunistët e çetës së Pezës (Tiranë) trupat e njomë të tyre u varrosën në mënyrë të fshehtë për të fshehur gjurmët e krimit makabër.Lajmi i pushkatimit të tyre pasi kaploi Libohovën,nënat libohovite si pas zakonit të atjeshëm,duke vënë shamitë ezeza mbi kokë nisin ligjërimet vajtimtare,por ende pa mbaruar vaji i nënave labe,qytetin e mbulojnë krismat e armëve.Dy orë më pas miret vesh se janë pushkatuar pa gjyq Idajet Kulla,nacionalist i njohur,së bashku me dy miqtë e ngushtë të tij.Por vëllavrasja komuniste nuk ka kursyer në Libohovë,as Qazim Eustemin,djalin trim nacionalist,nipin e patriotit të shquar Avni Rustemi Por ajo që do të mbetet e paharuar për libohovitët e mesit të shekullit që lamë pas,është padyshim nata e 14 shkurtit e vitit 1944.Akoma sot,historiografia shqiptare nuk ka zbuluar të vërtetën e asaj nate,që me të drejtë libohovitët e kanë emërtuar si Shën Bartolomeu i Libohovës. Dokumentet e botuara deri më sot prej kalemxhinjëve bollshevikë të Institutit të Historisë të shtetit amë,as që e kanë zënë në gojë këtë ngjarje.Përkundrazi,duke folur për mesin e shkurtit të vitit 1944,ato flasin për luftime “të fuqishme” të formacioneve nacionalçlirimtare,kundër ushtrisë gjermane.Madje,po të besosh në naivitetin etyre,bindesh lehtë se forcat ushtarake gjermane ( ato që mposhtën për pesë vjet Evropën) ja “mbathkan” nga sytë këmbët kur po shihkan partizanët shqiptar që luftuakan me ndonjë dyfek të vjetër të ngelur që nga koha e perandorisë austrohungareze !!
E vërteta e 14 shkurtit 1944,është tejet e hidhur.Më 13 shkurt,në Libohovë,mbërrin një libohovit i cili njihej për miqësinë dhe shërbimet e tija me komunistët.Ai kërkon një takim me Shezo Myslimin,një njeri i dëgjuar në qytete e rrethina për fjalën e tij të urtë dhe të mençur,ky e pret nacionalçlirimtarin dhe i thotë për të gjitha ndodhitë në qytet,ndërsa komunisti i dërguar enkas nga Bedri Spahiu,duke dashur të fshihet pas krimeve i thotë se qenkan disa maskarej në radhët enacionalçlirimtarëve të cilët deshakn të bëjnë luftë vëllavrasëse.Kështu që pas bisedave komunisti i dërguar e bind Shezo myslimin që të nesërmen ai ti mbledhë burat më të dëgjuar e të shkojë në vendin equajtur Loçan të Libohovës.Kështu që të nesërmen,me 14 shkurt 1944,rreth 30 burra e djem të Libohovës shkojnë përmes një të ftohti të madh në Loçan,duke dashur të shuajnë sa më parë luftën vëllavrasëse.Në pritje të Bedri Spahiut po vinte nata.Dikushi në shoqëri ka filluar të dyshojë,por zemra se bën të thotë se mund të ndodhë tradhëtia.Komunisti i dërguar nga shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër duket si i mërzitur,por shpejt në lartësinë e disa kodrave rreth Loçanit,duken forca që lëvizin.Më pas kur nata bie e plotë,dëgjohen zëra që afrohen dhe rrethohet sheshi ku rrinin djemtë dhe burrat e Libohovës,të urritur të lagur në pritje për të folur si vëllau me vëllanë për të larguar mëritë.Neshat Bejleri,dëshmitar okular i asaj ngjarjeje dëshmon ;
Në fillim askush nga ne nuk dëgjoi se ishte kurth.Pse aty ishin zgjedhur njerëzit si me dorë,që i nderonte i gjithë qyteti i Libohovës.Pastaj,të thuash të vërtetën,po të lexoje traktet që hidhnin komunistët në ato ditë të shkurtit 1944,ata vetëm bënin thirje për bashkim e vëllezërim në luftën e përbashkët kundër okupatorit.Por kur Shezo Myslimi thirri dhe kërkoi të shkonte aty Bedri Spahiu, atëhere si me komando drejt nesh u shprazën qindra armë njëherësh.Gjithshka kishte qenë një kurth.Pabesia komuniste po vërtetohej në mënyrë tragjike,duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm.Ndërsa na godisnin me zjarr e hekur nga të gjitha anët,nacionalçlirimtarët e dini fort mirë se ne s’na patën kthyer pushkët.Ne patëm luftuar kundër okupatorit të huaj.Por ata na vrisnin për të zbatuar urdhërat e Dushanit.Goditja e pabesë dhe e pabarabartë zgjati rreth 4 orë.Ne iu kundërpërgjigjëm me ato pak pushkë e fishekë që kishim.Mundëm të shpëtonim nga nata dhe shiu vetëm 3 vetë.Tragjedia e Loçanit nuk duhet të harrohet”.(N.Bejleri “Kujtime” në arkiv.Familjar)
Burrat e libohovës,natyrisht u janë përgjigjur me pushkë nacionalçlirimtarëve që i patën kërkuar “ të bisedonin” si vëllezër.Ata janë përpjekur me çdo forcë,përmes dhimbjes së madhe për këtë tradhëti,të çajnë rrethimin.Por vendi i zgjedhur prej komunistëve në Loçan,ishte krejt i sheshtë dhe mjaft i ekspozuar nga kodrat përqark.Ndonëse të uritur e në të ftohtë,qëndresa e nacionalistëve ishte pothuaj heroike.Binte i vrarë baba në sy të të birit dhe ky i rrëmbente pushkën dhe luftonte.Gjaku i derdhur,ishte ndër fatkeqsitë më të verbërta të tragjedisë shqiptare.Edhe kur pushkët e trimave heshtën,edhe kur nacionalçlirimtarët e ndjejnë se plojës makabre i pat ardhë fundi,ata sërisht nuk u afruan tek vendi pa e hedhur një dyzinë granatash e bombash dore.”Do të mebtet në histori si njollë tragjike masakra e 14 shkurtit 1944 në Loçan të Libohovës,ku u vranë të rrethuar nga forcat komuniste shumë burra e bij të Libohovës si Shezo Myslimi,komandant i çetës me 27 trima të tjerë,Arshi Peca me dy bijtë e tij,Enver Hyso me të jatin Tem Hyso,Ram Rustemi,Sherif Hunda, Islam Ruci,Izet Tosuni,Teki Kodra,Vedat Lulushi, Daut Karavidha, 14 vjeçari Baftjar Havo, Braho Bano,Sulo Bilibashi,plaku 61 vjeçar Bajram Leko që i e¨ndroi rrethimit derisa u vra,Neshet Shuti e mjaftë të tjerë,viktima të luftës civile”.( Gazeta “Rilindja Demokrtaike” 15 mars 1995 ).
Por edhe kësaj nate tragjike,barbarizmi komunist nuk pati të ndalur në Libohovë.Më 15 shkurt,ndërsa po vraponin në drejtim të Gjirokastrës,bollshevikët “fitimtarë” nuk munguan të bëjnë edhe dy-tri pushkatime të tjera në vendin e quajtur Gline,me preteks se edhe ata paskëshin qenë bashkëpuntorë të Shezo Myslimit,Dervish Rexhepit dhe Ismail Golemit.Gjaku rridhte së bashku me rrëketë e shiut.Dhe sërisht kjo natë e Shën Bartholomeut,do të plakoste në Libohovë,në vitet e diktaturës së kuqe.Ajo natë në shtetin amë do të ishte e gjatë plot pesë decenie.
Bijtë,nënat,motrat dhe vajzat e atyre që u pushkatuan pabesësisht në Loçan të Libohovës,do të jetonin kalvarin e egër të komunizmit shqiptar,ndërsa ma të urryerit në krejt Evropën Lindore.Pos edhe përmes këtij kalvari,edhe përmes këtyre vuajtjeve pafund,populli nacionalist i Libohovës,do të ruante të gjallë shqiptarizmën,do të ndriçohej dhe fillohej përmes tij.
flamur says
pse nuk e jep identitetin e komunistit libohovit qe takoi shezo myslimin?