• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mungesa e Ambasadores së Kosovës Nazane Breca në Drekën Presidenciale në Bernë

November 15, 2018 by dgreca

1-elida-bucpapaj-300x130

Nga Elida Buçpapa/

Me 5 Nentor në Schweizerhof Hotel në Bernë u mbajt Dreka Presidenciale, eventi i përvitshëm i organizuar nga APES, Asosacioni i Shtypit të Huaj në Zvicër dhe Liechtenstein, me praninë e presidentit të Konfederatës Helvetike Alain Berset, personaliteteve të larta nga bota e politikës, gazetarisë, diplomacisë, artit dhe kulturës. Merrnin pjesë Ambasadorë dhe diplomatë nga trupi diplomatik në Zvicër, midis tyre Ambasadori i SHBA, Francës, i Indisë, Rusisë etj. I pranishëm në drekën presidenciale ishte edhe Dick Marty, Daniel De Roulet, Guy Mettan, Christian Campiche, Emil Steinberger, Raphaël Domjan si dhe plot figura të shquara të Zvicrës. Eventi i sivjetëm përkoi edhe me 90 vjetorin e APES, organizatë shumë e rëndësishme e shtypit të huaj, që përfaqësohet nga mediumet më me emer të botës, anëtarë prej gati dy dekadash të së cilës janë edhe tre shqiptarë, botuesit e voal.ch – Voice of Albanians dhe ai i Presheva.jone.

E ftuar në Drekën Presidenciale ishte edhe Ambasadorja e Republikës të Kosovës në Bernë, zonja Nazane Breca…

Në shkurt të këtij viti një grup gazetarësh nga APES, midis tyre edhe ne dy editorët e voal.ch, në prag të festimeve të 10 vjetorit të Pavarësisë bëmë një vizitë të suksesshme në Kosovë, me mbështetjen edhe të qeverisë Haradinaj. Aty u takuam me përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, të administratës publike, me diplomatë të huaj si dhe me trupat e Swisscoy. Në përgjigje të mikpritjes shqiptare dhe të bashkëpunimit bilateral, presidenti i APES, Jean Musy pati kënaqësinë të ftonte, në emrin e APES, Ambasadoren e Kosoves në drekën presidenciale që organizohet çdo vit, e cila paraprihet me një konferencë shtypi të Presidentit me gazetarët.

Ftesën e parë zyrtare drejtuar Ambasadores të Kosovës, APES e dërgoi sikur gjithë të ftuarve të tjerë në fund të muajit gusht. Por ftesa e parë nuk arriti në Ambasadën e Kosovës! Kur përfaqësues të APES mësuan se ftesa nuk kishte shkuar në destinacion,  e ridërguan në ditët e para të shtatorit, pra dy muaj përpara drekës presidenciale.

Sa për parantezë, shërbimi postal i Zvicrës është i shkëlqyer. Nuk ndodh që ti të dërgosh postë e tjetri të mos e marrë! Posta Zvicerane është më  e mira në botë. Në krahasim me 173 vende, Posta Zvicerane zuri vendin e parë edhe në vitin 2018 duke lënë pas postën e Holandës dhe Japonisë. Për herë të dytë me radhë, Zvicra renditet e para në Indeksin e Zhvillimit Postar të vlerësuara nga Unioni Postar Universal (UPU). A mund të mendohet që të mos arrijnë letrat e dërguar me postën e Zvicrës nëpër Ambasada?! Kurrë!

Personalisht kam një eksperiencë me dy ambasadat, perkatesisht të Kosoves dhe Shqiperise, kur kryetari i atëhershëm i shoqates se shkrimtareve shqiptarë në Zvicer u dergoi ftese per promovimin e njërit prej librave të mi përmes e-mailit  dhe çuditerisht as njëra ambasade dhe as tjerta nuk e kishin marre ftesen përmes Postës Elektronike, sikur edhe zonja Ambasadore nuk e mori ftesen per herën e parë përmes Postës së Zvicrës.

Kur ftesa u ridërgua për herën e dytë, zonja Ambasadore e mirëpriti, por, kërkoi ndjesë për mospraninë e saj meqë kishte një angazhim tjetër!

Pashë për kuriozitet në Facebook faqen e Ambasadës të Kosovës në Bernë dhe vura re se dy aktivitetet më të fundit të zonjës Ambasadore ishte vizita në Ambasadën e Turqisë në Bernë më 30 tetor me rastin e 95 vjetorit të ditës kombëtare dhe më 8 Nëntor në Zyrih takimi me Ambasadoret zonja si përfaqësuese të shteteve të tyre në Zvicër.

Pra nga një hulumtim i sipërfaqshëm nuk rezulton qe zonja Ambasadore të kishte impenjime më datën 5 Nëntor të rrangut të tillë që nuk do të mund t’i anullonte dy muaj përpara për të marrë pjesë në drekën presidenciale në nderin dhe praninë e Presidentit të Konfederatës Helvetike z.Alain Berset.

Duke parë stafin e Ambasadës të Kosovës në Bernë, rezulton të ketë tre  Ministra Këshilltarë, dmth në rrang të zvAmbasadoreve.

Pra nëse zonja Breca ishte kaq e impenjuar, kaq e angazhuar, kaq e zënë, do të ishte shumë normale, që në vendin e saj të dërgonte njërin nga tre  Ministra Këshilltarët.

Ambasada e Kosovës nga Schweizerhof Hoteli ku u mbajt Dreka Presidenciale e APES nuk është me shume se 10 minuta në këmbë larg.

Do të ishte një rast i mirë i diplomatëve të Kosovës për t’u takuar me z.Presidentin Alain Berset dhe me të ftuarit e nderuar.

Natyrisht që mungesa e zonjes Breca nuk u ndje fare, por u ndje niveli i përfaqësimit që lë aq shumë për të dëshiruar.

Kur dolëm nga Schweizerhof Hoteli pas Drekës Presidenciale, Berna shkëlqente nga një diell i ngrohtë vjeshtor, ndërsa nëpër qoshka kishin filluar të shisnin gështenja!

Më mirë të shesësh gështenja, se të përfaqësohet keq një vend si Kosova që ka aq shumë nevojë për një diplomaci të nivelit europian!

Kosova, një vend i varfër, me diplomatë me rroga të larta që nuk dihet se me çfarë merren!

Filed Under: Politike Tagged With: Berne, Dreka Presidenciale, Elida Buçpapaj

Ministri Murati u takua me studentët dhe me Kuvendin e Shqiptarëve në Bernë

December 4, 2015 by dgreca

Ministri i Diasporës, Valon Murati, në përfundim të vizitës në Zvicër, u takua me përfaqësuesit e shoqatave të studentëve të Bernës, Lozanës dhe me ata të Freiburgut, me të cilët diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të kësaj shtrese të diasporës.Ministri Murati e prezentoi programin e punës praktike për studentët nga diaspora në institucionet e Kosovës, një program ky, të cilin e udhëheq Ministria e Diasporës, ndërsa paralajmëroi se janë duke u bërë përpjekje ta zgjerojnë këtë program dhe studentët të kenë mundësi ta kryejnë praktikën edhe në institucionet e Shqipërisë.“Ju jeni ajo gjeneratë, nga e cila presim më së shumti. Kontributi juaj nuk do të jetë i njëanshëm, mirëpo bashkëpunimi me institucionet e Kosovës, si dhe me mekanizmat që i kemi iniciuar, si asociacionet e studentëve dhe të rinjtë në botë, duhet të rezultojë në një benefit të dyanshëm”, tha ministri Murati.Ai shtoi se integrimi i tyre edhe më i madh në jetën sociale dhe politike të Zvicrës është në dobi jo vetëm të komunitetit shqiptar, për të dhënë shembull të shkëlqyeshëm të integrimit, por edhe në të mirë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë.Studentët e njoftuan ministrin rreth organizimit të tyre si në nivel kantonal, ashtu edhe në atë federal, ndërsa më së shumti shprehën interesim për projektin e punës praktike të Ministrisë së Diasporës, ndërsa së bashku u dakorduan që ta intensifikojnë komunikimin me asociacionet e studentëve në mbarë botën, si dhe me institucionet në Kosovë dhe në Shqipëri. Po ashtu, ministri Murati u takua edhe me kryesinë e Kuvendit të Shqiptarëve në Zvicër, me të cilën bisedoi rreth bashkëpunimit më të madh në organizimin e komunitetit shqiptar në frymë të integrimit dhe të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe historik e kombëtar. Gjithashtu, u diskutua për zgjidhjen e brengave, me të cilat preokupohen bashkatdhetarët tanë në Zvicër.

Filed Under: Mergata Tagged With: Berne, Kuvendi i Shqiptareve, Ministri Murati, studentet

MASAKRA KOMUNISTE E LIBOHOVËS- NDALU BARBAR !

June 9, 2013 by dgreca

 Shkruan:Eugen SHEHU/Bern-Zvicër/

Rishikimi i historisë,në thelb do të thotë një ringjallje tragjedie.Por ky moment është tejet i përshtatshëm dhe i domosdoshëm,nëse kërkon të konturosh një humanizëm relevant në kombin tënd,në ngarendjen tënde drejt qytetërimit:Plagët vlen të hapen që dikush të mos i harrojë e dikush tjetër ( ifshehur deri më sot) të kërkojnë falje tek vëllezërit e tij,pse dikur i ka marrë jetën babait të tij,vetëm  e vetëm për hirë të idealeve të rrejshme.

Në shtatorin e vitit 1943,në Shqipëri u pa qartë se dy forcat kryesore politike,Balli Kombëtar dhe Partia Komuniste,nuk mund të bashkëpunonin dot midis tyre.Për më tej,vendimi i ardhur nga Beogradi ( i cili përbënte detyrë për komunistët e Tiranës) ishte që të fillonte menjëherë lufta civile, në Shqipëri.Sa më shumë të vriteshin shqiptarët me njëri tjetrin,sa më shumë gjaku të mbushte rreketë,aq më lehtë do të kishin çetnikët dhe komunistët serbo-sllav për të mbajtur nën sundim Kosovën dhe trojet tjera etnike.Kryeshërbetori i Beogradit E.Hoxha,në shtator të vitit 1943,nuk mungoi të nxisë idetë e nxymta të luftës vëllavrasëse.Mandej më pas ai paradoksalisht nuk fshehu histerinë për të çelur sa më shpejt siparin e tragjedisë të luftës vëllavrasëse.Ja se çfar udhëzimesh firmoste ky kryekriminel në shtatorin e vitit 1943 dhe ua dërgonte atyre në formë urdhëri,shtabeve të njësive luftarake nacionalçlirimtare :”Të përgatiteni sa më shpejt,të përgatitim sa më mirë të tërë atë të lëvizjes nacionalçlirimtare,të përgatitim popullin për një përpjekje me Ballin…”(Histori e luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e Popullit shqiptar.Voll III , faqe 20 ).

Fill mbas këtyre “dirketivave” forcat nacionalçlirimtare nuk vonuan të ushtronin veprime terroriste si ndaj formacioneve nacionaliste,ashtu edhe ndaj përkrahësve të deklaruar të tyre.Njësitet e vogla guerile,të udhëhequra prej komunistëve,ndërmuarën një varg fushatash të pandërprera,veçmas në Shqipërinë e Mesme dhe atë Jugore,duke vrarë në mes të ditës simpatizantët e Ballit Kombëtar.Të përgaditur për këtë lloj lufte,në të vërtetë Balli  Kombëtar nuk mundi të merrte situatën në duar që në fillim.Më tej ai u organizua dhe pas veprimeve luftarake u përpoq të sqaronte me anë të bisedave,takimeve dhe tubimeve të ndryshme,lidhur me rrezikun që i kanosej shqiptarëve prej komunistëve vëllavrasës.Mandej nuk munguan as traktatet ku në njërin prej tyre,që mban firmën e Mid’hat Frashërit,pos të tjerave thuhet ;”Popull Shqiptar !Momentet janë mase kritike.Durimi ka marrë fund.Koha nuk asht ma per falje e për pallavra.”Balli Kombëtar” po shef sot,se italiani i Musolinit,nodhet ende këtu në Shqiperi,me armë në dorë dhe po lufton krah për krah me komunistët kundër ushtrisë shqiptare,çetat greke e maqedonase po veprojnë në vendin tonë kundër nesh,gjermani po vazhdon të bjeri fuqina me shumicë per me na tregua se sa rendon shpata e egër dhe e pameshirueshme  e tij.Me nji fjalë sot Shqiperia asht shkelun prej armiqve.Kemi kërkue me çdo menyrë të merremi vesh me komunistët tanë.Këta na kanë kthyer armët ! Sot Balli Kombëtar ashti i vendosun me kembengulje per me çue anijen shqiptare në skelen e shpetimit. Rroftë Shqiperia !”6 nendor 1943” ( “Gazeta Shqiptare “ – Tiranë 23 korrik 1999 ).

Ç’prej këtij momenti Balli Kombëtar jo vetëm që bënte me dije shqiptarët se çfar po ndodhte,por tregonte edhe kush fshihej pas bandave komuniste.E vërteta është se aktet e para terroriste të klikës së Tiranës e tronditën disi popullin.E megjithatë,ata vazhduan të mbushnin radhët e çetave nacionaliste duke paraparë tek Balli Kombëtar,realizimin e aspiratave shekullore të tyre,pavarsisë dhe prosperitetit mbarëkombëtar.Veçmas,Jugu i shtetit amë,u projektua si zonë goditëse prej klikës bollshevike të Tiranës.Dhe kjo kishte arsyet e veta.Në Gjirokastër,Delvinë,Libohovë,vepronin prej mëse dy vitesh,çeta e trimave Ismail Golemi,Nano Gjoni,Dervish Rexhepi,Nazif Peca, Shezo Myslimi,Tare Xhaxho etj. Veprimtaria luftarake e tyre pat nisur që në vitet 1939-1940 me ç’rast ata kishin kundërshtuar me armë në dorë okupatorin e huaj.Në dhjetra e dhjetra prita e luftime,pati shkëlqyer shpirti heroik i tyre, e mpleksur me aftësitë organizative dhe drejtuese të këtyre operacioneve.Ajo që komunistët “ dënuan” të parat këto çeta luftëtarësh,lidhet me faktin se komandantët e tyre,nacionalistët vizionar nuk pranuan me asnjë çmim të futen në radhët dhe nën urdhërat e nacionalçlirimtarëve.Këto komandantë çetash,të drejtuar mjeshtërisht prej trimit Hysni Lepenica,pranuan vetëm bashkëpunimin me komunistët,në beteja kundër okupatorit.Ata askurrë nuk bënë pazare me idetë e tyre të larta.Qëndrimet e pjekura politike të forcave nacionaliste,si edhe fakti që këto forca udhëhiqeshin prej bijve të familjeve me tradita në Shqipërinë e jugut,bënë që radhët e formacioneve të Ballit Kombëtar të mbusheshin dita ditës.Tek këto formacione,populli shqiptar,ngarendëte i bindur se ishte në udhë të drejtë.Ideologët e Ballit Kombe¨tar kishin shpalosur tanimë programin e tyre i cili parashihte luftë kundër okupatorit,forcimi i aleancave me Perëndimin, fitorja në grykën  e pushkës e më pas një pushtet demokratik sipas koncepteve perëndimore të shtetit.Të gjitha këto,i patën kuptuar më së miri komunistët në shtatorin e vitit 1943,ndaj u vërsulën me ushtri të rregullt kundër formacioneve nacionaliste, e për më tej,kundër simpatizantëve të Ballit Kombëtar.Në nëndorin e vitit 1943,komanda e lartë ushtarake nacionalçlirimtare e Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër,filloi masakrat në qytetin e Gjirokastrës.Qysh më parë,me anë të grupeve komuniste ilegale,ata patën  përpiluar listat e zeza,për t’i konkretizuar më pas ato përmes gjenocidit vëllavrasës.Ja ç’thotë njëri prej traktateve të Ballit Kombe¨tar,i shpërndarë në Jug të shtetit amë,më 1 dhjetor 1943 ;”Ndalu or Barbar ! Në të gdhirë të ditës së 18 nëndorit 1943,një hordhi komunistësh,këlyshë zgjebarake të Miladinit dhe Dushanit,si të ardhur nga fushat e Mongolistanit,u vërsulën si hunët e Atilës mbi qytetin e Gjirokastrës,bashkë me një çetë greke.Mbasi arrestuan nga shtëpia e tyre disa nga parësia e qytetit i vranë ata në sytë e popullsisë së tmerruar.Viktimat janë ; Sefedin Haderi,Boço Kalua 70 vjeç bashkë me të birin profesor Tare Kalon.Muzafer Shehu bashkë me të birin 15 vjeçar,Vasil Shahini,Dino Matua nga Lekdushi dhe Hajro Late.Faji i tyre ishte se; ishin Shqiptarë ! Mbasandaj plaçkitën shumë dyqane e shtëpi dhe ja dorëzuan këto togerit grek,të cilit i lanë në dorë qytetin dhe ikën.Episodi i mallëngjyeshëm djali i Myzafer Shehut kur mundi të shikonte komisarin politik,Qemal Karagjozin,i vajti pranë dhe i thirri duke qarë :Pse more Qemal ma vrave babanë ? dhe kur komisari deshte ta mohojë,djali i vogël bërtiti me lemeri : po unë e pashë me sytë  emij,të shtrirë o xha Qemal,përse ma vrave…përse ?…”  Dhe foshnja ju afrua me denesë kufomës së babait,duke qarë me ngashërim.Përpara lotëve të kësaj foshnje të njomë,të gjithë shqiptarët janë lidhur me besa-besë për të çfarosur këta katila që vetëm fytyra u ka mbetur si shenjë njeriu…”(Arkivi Qendror i Ushtrisë-Tiranë.Fondi organizata tradhëtare “Balli Kombëtar”dok 341,dt. 1 dhjetor 1943 ).

Më tej në muajt nëndor-dhjetor 1943,dy brigada nacionalçlirimtare të zonës së parë operative Vlorë-Gjirokastër,iu drejtuan qytetit të Libohovës.Tërbimi ndaj këtij qyteti ishtë shumë i madh ngase këtu strehohej në shtëpitë nacionaliste,atdhetari i shquar dhe kleriku i madh,Dervish Rexhepi.Pas fjalës së ëmbël të tij,vraponin djemtë trima të Libohovës,Nepravishtes,Lazaratit dhe krejt zonës së Rrezomes.Veçanërisht pas vrasjes makabre të 34 nacionalistëve në Grehot ( Gjirokastër) roli i Dervish Rexhepit në organizimin e luftimeve të çetave nacionaliste,erdhi gjithmonë në rritje.Duke u gënjyer nga propaganda komuniste se gjoja ajo nuk ishte për luftë vëllavrasëse,banorët e Libohovës nuk ngarendën të ikin,kur muarën vesh se po futeshin aty nacionalçlirimtarët.Por edhe kësaj radhe guerilët komunistë kishin bërë punën  etyre.Ata kishin çuar në komandën  enacionalçlirimtarëve listat e simpatizantëve të Ballit Kombëtar,apo pleqtë e plakat të cilat kishin bijtë e tyre në çetat nacionaliste.Kësisoj bollshevikët gjirokastrit nuk vonuan shumë.Në hyrje të qytetit të Libohovës pushkatohen shtatëburra të cilët paskan  bashkëpunuar me Ismail Golemin,Hysni Lepenicën dhe Dervish Rexhepin,madje njëmbëdhjetë të tjerë mirren duarlidhur dhe pushkatohen në përrroin në dalje të Libohovës.

Në ditët  e para të dhjetorit 1943,në qytetin martir të Libohovës vjen lajmi i zi i vrasjes së dy prej djemve më të mirë të qytetit të tyre Besnik Çanos dhe Qeramudin Sulos.Të dy këta personalitete të rinisë nacionaliste shqiptare,patën lënë shkollat për t’iu përgjigjur thirrjes së Ballit Kombëtar,në luftën kundër oukupatorit.Një varg aksionesh me vlerë, në Libohovë,Rrezome,Gjirokastër e deri në Tiranë,patën për organizator këta dy martirë të Libohovës të cilët edhe në vdekje mbetën pranë e pranë.Të pushkatuar me urdhër direkt të Dushan Mugoshës,nga komunistët e çetës së Pezës (Tiranë) trupat e njomë të tyre u varrosën në mënyrë të fshehtë për të fshehur gjurmët e krimit makabër.Lajmi i pushkatimit të tyre pasi kaploi Libohovën,nënat libohovite si pas zakonit  të atjeshëm,duke vënë shamitë  ezeza mbi kokë nisin ligjërimet vajtimtare,por ende pa mbaruar vaji i nënave labe,qytetin e mbulojnë krismat e armëve.Dy orë më pas miret vesh se janë pushkatuar pa gjyq Idajet Kulla,nacionalist i njohur,së bashku me dy miqtë e ngushtë të tij.Por vëllavrasja komuniste nuk ka kursyer në Libohovë,as Qazim Eustemin,djalin trim nacionalist,nipin e patriotit të shquar Avni Rustemi Por ajo që do të mbetet e paharuar për libohovitët e mesit të shekullit që lamë pas,është padyshim nata e 14 shkurtit e vitit 1944.Akoma sot,historiografia shqiptare nuk ka zbuluar të vërtetën e asaj nate,që me të drejtë libohovitët e kanë emërtuar si Shën Bartolomeu i Libohovës. Dokumentet e botuara deri më sot prej kalemxhinjëve bollshevikë të Institutit të Historisë të shtetit amë,as që e kanë zënë në gojë këtë ngjarje.Përkundrazi,duke folur për mesin e shkurtit të vitit 1944,ato flasin për luftime “të fuqishme” të formacioneve nacionalçlirimtare,kundër ushtrisë gjermane.Madje,po të besosh në naivitetin  etyre,bindesh lehtë se forcat ushtarake gjermane ( ato që mposhtën për pesë vjet Evropën) ja “mbathkan” nga sytë këmbët kur po shihkan partizanët shqiptar që luftuakan me ndonjë dyfek të vjetër të ngelur që nga koha e perandorisë austrohungareze !!

E vërteta e 14 shkurtit 1944,është tejet e hidhur.Më 13 shkurt,në Libohovë,mbërrin një libohovit i cili njihej për miqësinë dhe shërbimet e tija me komunistët.Ai kërkon një takim me Shezo Myslimin,një njeri i dëgjuar në qytete e rrethina për fjalën  e tij të urtë dhe të mençur,ky e pret nacionalçlirimtarin dhe i thotë për të gjitha ndodhitë në qytet,ndërsa komunisti i dërguar enkas nga Bedri Spahiu,duke dashur të fshihet pas krimeve i thotë se qenkan disa maskarej në radhët  enacionalçlirimtarëve të cilët deshakn të bëjnë luftë vëllavrasëse.Kështu që pas bisedave komunisti i dërguar e bind Shezo myslimin që të nesërmen ai ti mbledhë burat më të dëgjuar e të shkojë në vendin  equajtur Loçan të Libohovës.Kështu që të nesërmen,me 14 shkurt 1944,rreth 30 burra e djem të Libohovës shkojnë përmes një të ftohti të madh në Loçan,duke dashur të shuajnë sa më parë luftën vëllavrasëse.Në pritje të Bedri Spahiut po vinte nata.Dikushi në shoqëri ka filluar të dyshojë,por zemra se bën të thotë se mund të ndodhë tradhëtia.Komunisti i dërguar nga shtabi i Zonës së Parë Operative Vlorë-Gjirokastër duket si i mërzitur,por shpejt në lartësinë e disa kodrave rreth Loçanit,duken forca që lëvizin.Më pas kur nata bie e plotë,dëgjohen zëra që afrohen dhe rrethohet sheshi ku rrinin djemtë dhe burrat e Libohovës,të urritur të lagur në pritje për të folur si vëllau me vëllanë për të larguar mëritë.Neshat Bejleri,dëshmitar okular i asaj ngjarjeje dëshmon ;

Në fillim askush nga ne nuk dëgjoi se ishte kurth.Pse aty ishin zgjedhur njerëzit si me dorë,që i nderonte i gjithë qyteti i Libohovës.Pastaj,të thuash të vërtetën,po të lexoje traktet që hidhnin komunistët në ato ditë të shkurtit 1944,ata vetëm bënin thirje për bashkim e vëllezërim në luftën e përbashkët kundër okupatorit.Por kur Shezo Myslimi thirri dhe kërkoi të shkonte aty Bedri Spahiu, atëhere si me komando drejt nesh u shprazën qindra armë njëherësh.Gjithshka kishte qenë një kurth.Pabesia komuniste po vërtetohej në mënyrë tragjike,duke marrë jetë njerëzish të pafajshëm.Ndërsa na godisnin me zjarr e hekur nga të gjitha anët,nacionalçlirimtarët e dini fort mirë se ne s’na patën  kthyer pushkët.Ne patëm luftuar kundër okupatorit të huaj.Por ata na vrisnin për të zbatuar urdhërat e Dushanit.Goditja e pabesë dhe e pabarabartë zgjati rreth 4 orë.Ne iu kundërpërgjigjëm me ato pak pushkë e fishekë që kishim.Mundëm të shpëtonim nga nata dhe shiu vetëm 3 vetë.Tragjedia e Loçanit nuk duhet të harrohet”.(N.Bejleri “Kujtime” në arkiv.Familjar)

Burrat e libohovës,natyrisht u janë përgjigjur me pushkë nacionalçlirimtarëve që i patën kërkuar “ të bisedonin” si vëllezër.Ata janë përpjekur me çdo forcë,përmes dhimbjes së madhe për këtë tradhëti,të çajnë rrethimin.Por vendi i zgjedhur prej komunistëve në Loçan,ishte krejt i sheshtë dhe mjaft i ekspozuar nga kodrat përqark.Ndonëse të uritur e në të ftohtë,qëndresa e nacionalistëve ishte pothuaj heroike.Binte i vrarë baba në sy të të birit dhe ky i rrëmbente pushkën dhe luftonte.Gjaku i derdhur,ishte ndër fatkeqsitë më të verbërta të tragjedisë shqiptare.Edhe kur pushkët e trimave heshtën,edhe kur nacionalçlirimtarët e ndjejnë se plojës makabre i pat ardhë fundi,ata sërisht nuk u afruan tek vendi pa e hedhur një dyzinë granatash e bombash dore.”Do të mebtet në histori si njollë tragjike masakra e 14 shkurtit 1944 në Loçan të Libohovës,ku u vranë të rrethuar nga forcat komuniste shumë burra e bij të Libohovës si Shezo Myslimi,komandant i çetës me 27 trima të tjerë,Arshi Peca me dy bijtë e tij,Enver Hyso me të jatin Tem Hyso,Ram Rustemi,Sherif Hunda, Islam Ruci,Izet Tosuni,Teki Kodra,Vedat Lulushi, Daut Karavidha, 14 vjeçari Baftjar Havo, Braho Bano,Sulo Bilibashi,plaku 61 vjeçar Bajram Leko që i e¨ndroi rrethimit derisa u vra,Neshet Shuti e mjaftë të tjerë,viktima të luftës civile”.( Gazeta “Rilindja Demokrtaike” 15 mars 1995 ).

Por edhe kësaj nate tragjike,barbarizmi komunist nuk pati të ndalur në Libohovë.Më 15 shkurt,ndërsa po vraponin në drejtim të Gjirokastrës,bollshevikët “fitimtarë” nuk munguan të bëjnë edhe dy-tri pushkatime të tjera në vendin e quajtur Gline,me preteks se edhe ata paskëshin qenë bashkëpuntorë të Shezo Myslimit,Dervish Rexhepit dhe Ismail Golemit.Gjaku rridhte së bashku me rrëketë e shiut.Dhe sërisht kjo natë e Shën Bartholomeut,do të plakoste në Libohovë,në vitet e diktaturës së kuqe.Ajo natë në shtetin amë do të ishte e gjatë plot pesë decenie.

Bijtë,nënat,motrat dhe vajzat e atyre që u pushkatuan pabesësisht në Loçan të Libohovës,do të jetonin kalvarin e egër  të komunizmit shqiptar,ndërsa ma të urryerit  në krejt Evropën Lindore.Pos  edhe përmes këtij kalvari,edhe përmes këtyre vuajtjeve pafund,populli nacionalist i Libohovës,do të ruante të gjallë shqiptarizmën,do të ndriçohej dhe fillohej përmes tij.

Bern-Zvicër

Filed Under: Histori Tagged With: Berne, Eugjen Shheu, Masakra komuniste e Libohoves

Mirë se vini në Zvicër, edhe në gjuhën shqipe

February 26, 2013 by dgreca

Nga Bekim Dalipi, Bernë/

Duke parë se të ardhurit e rinj jo gjithmonë e kuptojnë mirë rregullimin shoqëror helvetik, institucionet zvicerane kanë lansuar një projekt të ri mikpritjeje, ku krahas gjermanishtës dhe gjuhëve të tjera zyrtare, kanë përgatitur broshura mirëseardhjeje edhe në 14 gjuhë shtesë, e ndër to edhe në gjuhën shqipe.Tash e tutje pothuajse në shumicën e komunave të kantonit St. Gallen të ardhurit e rinj shqiptarë kanë mundësinë të informohen edhe në gjuhën shqipe rreth organizimit të jetës politike, kulturore e sociale të vendit ku kanë vendosur për të jetuar. Kjo masë do të lehtësojë dukshëm komunikimin me të sapoardhurit dhe organizimin e jetës së tyre, shprehet në takimin e organizuar për media zyrtarja e lartë e qendrës së integrimit në kantonin e St. Gallenit, Ramona Giarraputo, e cila ndër të tjera tha se me këto broshura ne synojmë t’i informojmë të sapoardhurit për të drejtat e tyre, por edhe për detyrimet. Në mënyrë që të ardhurit e rinj të kenë një orientim që mundësisht shpejt t’i marrin vetë përgjegjësitë për t’u integruar.

Pasi që në Zvicër organizimi i jetës nuk është i njëjtë në çdo komunë, kush vjen i ri, u tha, duhet të ketë mundësinë të informohet për organizimin e jetës në vend: hedhjen e mbeturinave, shkollën, e të tjera.

Krahas mediave dhe dy zyrtarëve të Entit për integrim, në këtë takim për media të mbajtur në St. Galler Rheintal ri.nova Impulszentrum në Rebstein, ku u prezantua puna njëvjeçare e përgatitjes së borushrave të mirëseardhjes, prezentë ishin edhe përfaqësuesit e komunave që kanë investuar në këtë projekt.

Broshurat e përgatitura kanë përmbajtje dhe udhëzime të njëjta, duke nisur nga informacionet rreth punës dhe arsimit, kulturës, sportit e kohës së lire, pastaj shërbime këshilluese, përkthime, kurse të gjermanishtës, shërbime sociale, shëndetësi, mjeku dhe spitali, furnizimet me ujë dhe rrymë, hedhja e mbeturinave e deri te këshillat për persona në varësi. Sikurse janë kujdesur që edhe të prekurit nga dhuna, qofshin gratë, burrat a fëmijët të kenë qendër orientuese për të kërkuar ndihmë.

Pyetjes së albinfos se sa ka gatishmëri në mesin e migrantëve për të mësuar gjermanisht, zyrtarja kantonale, Ramona Giarraputo, u shpreh se interesimi është i madh. „Ne kemi momentalisht 4 mijë persona në kanton që janë në kurse të gjuhës gjermane, të cilët i mbështesim për ta mësuar gjermanishtën sa më shpejt”, tha ndër të tjera Giarraputo, duke kërkuar mirëkuptim që mos të presim qysh pas dy muajsh ata të flasin gjermanisht.

Anna Dietsche tha se broshurat nga ana grafike vijnë të njëjta, kurse në brendësi ndryshojnë sipas adresave dhe ofertave që kanë komunat përkatëse. Përzgjedhja e gjuhëve për t’i përkthyer broshurat është bërë në bazë të statistikave aktuale të 2011-ës, të të ardhurve të rinj dhe banorëve të komunave, u shpreh zyrtarja për integrim në St. Galler Rheintal.

Po kështu u shpreh edhe punëtori social i Komunës Altstätten, Roman Zimmermann, i cili tha se ne jemi krenarë që kemi përgatitur këto broshura. „Ne, tha ai, flasim ndoshta pak anglisht, pak frëngjisht e italisht, por për gjuhën tamile as që kemi idenë se nga t’ ia nisim“. Ne, shtoi ai, dëshirojmë gjithsesi t’ua sqarojmë të ardhurve të rinj, ta zëmë çka është Enti i tatimeve, ku mund t’i deponojnë mbeturinat, ku do të shkojnë fëmijët e tyre në shkollë, etj.

Të gjitha këto gjëra normalisht që janë të shkruara në gjermanisht, por tani i kemi dhe në gjuhët e tjera, gjë që është shumë më e thjeshtë sesa të komunikojmë me këmbë e duar.(Albinfo.Ch)

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Bekim Dalipi, Berne, Miresevini, ne gjuhen shqipe

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT