Visar Zhiti/
Grupi ynë e bëri rrugën në këmbë si një shëtitje nëpër New York duke fotografar me celularë statuja… Mbërrritëm në City College Center for Worker Education 25 Broadway, 7th Floor New York…
Një vizitë mjediseve plot dritë, ku nga dritaret shikoheshin grataçielet, në një tjetër oqeani që futet në qytet copa-copa dhe si një vegim Statuja e famshme e Lirisë siç duket që studentë ta ndjejnë që është dija dhe liria që bëjnë mrekullira…
Në Auditorium, pas prezantimit që bënë organizatorët, dy Carlos-at, nisën leximet e poezive me poetë nga bota, nga SHBA dhe nga kontinenti Amerikan, nga Amerika Latine shumica, zotëron spanjishtja, nga Afrika nga Egjipti dhe Maroku, nga Europa, Spanjë, Itali, Greqi, etj, dhe Shqipëria jonë. Poetë të moshave të ndryshme, me mjekrra te bardha dhe vajza te qeshura, me shkop në dorë (poezia është mbështetje më e fuqishme…), profesorë universitarê të rinj, të gjithe me tufat e fletëve perpara si flatra pëllumbash…
Kur erdhi radha ime thashë se sot kanë ditelindjen 3 poete shqiptarë, Migjeni, Agolli dhe bashkëvuajtësi i burgjeve Pano Taçi. Pasi tregova diçka për secilin dhe kohët e tyre, leximin e poezisë time të parë ia kushtova poetit Pano Taçi, që e burgosën se donte të arratisej për në SHBA, edhe pse kishte qenë partizan. Endrrën e tij e kam marrë unë me vete, thashë. Poeti amerikan Bill Wolak i recitoi me pathos dhe u duartrokit gjatë…
Kur mbaruam m’u mblodhen shumë nga poetët, një kilian më tregoi se kishte qenë në burg dhe ai, kur sundonte Pinoçeti, 4 muaj, po ti më pyeti. 24 herë më shumë. Qeshëm me trishtim. Me te kaluarën dhe qeshet. M’u afrua një vajzë e bukur poete nga Meksika, e njeh Xhevdet Bajrajn, më tha. Po, i thashë. E kam patur mesues, me tregoi me adhurim për të. Poeti nga Kosova, që iku para kohë në amëshim, këtë vit, dhimbje për të gjithë që e kanë njohur dhe që e lexojnë me ëndje poezinë e tij të shkëlqyer…
U kthyem përsëri në këmbë në New York-un me pak shi. Në hotel, që të miqesohemi më shumë, në dhomat e mëdha do ishim me një tjetër. Marokeni në dhomën time po falej mbi tapet. Poezia është lutje, i thashë ç’kisha shkruar në parathenien e librit të Nënë Terezës, Shenjtes tonë… dhe gjumë të ëmbël…