Nju Jork-27 Gusht 2019- Aktori i shquar i humorit shqiptar, Sejfulla Myftari, i njohur si Cekja i Beratit, i ftuar në SHBA nga dega e Vatrës në Tampa- Clearwater e shtetit të Floridës, vizitoi të Martën në mesditë (27 Gushat 2019) selinë e Vatrës. Ai shoqërohej nga regjisori dhe aktori Drilon Hoxha dhe kryetari i degës së Vatrës së Tampës Tasim Ruko dhe anëtarja e kryesisë, biznesmenja Eva Keta. Mysafirët u pritën nga sekretarja e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Nazo Veliu, anëtarët e kryesisë së Federatës, Marjan Cubi(arkëtar i Vatrës), Zef Balaj, Asllan Bushati dhe Veiz Belliu e Besim Murati.
Editori i gazetës, Dalip Greca, e ka njohur mysafirin me rrugëtimin 107 vjeçar të Vatrës, duke u ndalur në pikat kulmore të Historisë së Federatës, kur Vatra luante rolin e Shtetit të munguar, emronte dhe paguante ambasaqdorë në Europë dhe Washington, bënte rolin e avokatit për të mbrojtur në arenën ndërkombëtare të drejtat e Kombit shqiptar, mbronte integritetin e Shqipërisë, vendoste ura miqësie mes SHBA dhe Shqipërisë, dërgonte bijtë e vatranëve ushtarët e stërvitur prej 4 vitesh në SHBA në mbrojtje të Jugut të Shqipërisë, të kërcënuar nga fqinjët grekë, dërgonte Bandën muzikore Vatra, dërgonte libra për shkollat shqipe, dhe hapte shkolla në SHBA për të ruajtë identitetin Kombëtar. Po ashtu ai e njohu mysafirin edhe me veprimtaritë më të fundit të Vatrës dhe gazetës së saj Dielli, që luann rol aktivin në informimin e diasporës shqiptare në Amerikë & Kanada, dhe jo vetëm.
Aktori i shquar shprehu kënaqësinë që ndodhej në këtë Tempull të shqiptarizmës dhe uroi Vatrën për thesarin e saj arkivor dhe për çfarë ka bërë dhe bën për Kombin Shqiptar, duke qëndruar mbi partitë politike,të cilat po e mbajnë peng zhvillimin e vendit.
Talentin e tij të humorit aktori i shquar e shprehu gjatë drekës të shtruar në nder të tij.
Vatrën e kanë vizituar artistë të shquar si Tinka Kurti, Mirush Kabashi, Ylli Baka, e të tjerë.
*Per me shume fotografi-Shih ne Facebook