PRISHTINË, 10 Shtator 2016-Gazeta DIELLI/Pas festës së madhe të shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, më 4 shtator 2016, nga Papa Françesku, Kisha Katolike në Kosovë ka ftuar të gjithë besimtarët dhe njerëzit vullnetmirë në Meshën e falënderimit dhe në shugurimin e dy meshtarëve të rinj (dy diakonët Don Daniell Markprekaj dhe Don Meriton Dedaj) në Katedralen tonë të kushtuar Shenjtës Nënë Tereza, këtë të shtunë, dt. 10 shtator 2016.Mesha në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë, nga ora 11:00, është udhëhequr nga Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i Kosovës.“Nderimi ynë për Nënë Terezën është i shumëfishtë. Nuk kemi dhuratë më të madhe se Nënë Tereza. Nderimi i saj është nderim i të gjithë njerëzve vullnetmirë në Kosovë, i shqiptarëve kudo dhe në botë”, tha ai.Imzot Gjergji theksoi se Nëna Tereza është shembulli më i mirë për të qenë në shërbim të njerëzimit në nevojë. “Ndihemi të lumtur që populli jonë i ka dhënë botës në grua si Nënë Tereza”, tha ai./b.j/