Presidenti Meta nga Berati “Duke forcuar trashëgiminë kulturore do të integrohemi edhe më me dinjitet në Bashkimin Europian”/
Kumbaro – Pasuritë e trashëgimisë kulturore nuk janë për tu soditur, por për t’u jetuar”/
Nga Berati-Sulo GOZHINA/BERAT- Aktivitetet e ditës së Trashëgimisë Kulturore kanë sjell sot në qytetin e Beratit, presidentin Ilir Meta, i cili i shoqëruar nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ishin në Muzeun Kombëtar Ounfri në lagjen “Kala” . Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm trashëgiminë kulturore Meta u shpreh në fjalën e tij se qyteti i Beratit do të jetë në vëmendjen e të gjitha institucioneve si një nga qendrat më të bukura dhe resurseve të turizmit. “Berati është qyteti i vlerave, traditave, zejeve është një zhevair i çmuar, u shpreh Meta në fjalën e tij. Sot të gjithë popujt festojnë ditën e trashëgimisë kombëtare dhe ne ecim ne një hap me ta. Vlerat tona historike e kanë pasuruar këtë histori në UNESCO, tek ne gjenden të gdhendura hapat e çdo etape të historisë. Nuk është e lehtë për një pupull të ruaj doket dhe monumentet e kulturës dhe fakti që kemi qytete me kaq kulturë e traditë edhe pse nën presione, tha Presidenti Meta.
Sot po hapim dyert e monumenteve historike, siteve kulturore për të evokuar bukuritë e këtij qyteti. Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të shprehur vleresim për ata që nuk i shohim, restauruesit e Shqipërisë, të cilët kanë rinzgjuar thesaret e çmuara të monumenteve të kulturës. Duke forcuar më tej trashëgiminë kulturore ne do të intregrohemi edhe më me dinjitet në Bashkimin Europian,” përfundoi Meta.
Ndërsa, Ministria Kumbaro në fjalën e saj u shpreh se trashëgimia kuturore është pasuri e atyre që jetojnë në të, qendrat historike nuk janë për tu soditur dhe nuk duhet të kemi frikë të jetojmë brenda trashëgimisë kulturore. “Nën moton “trshëgimia kulurore, motorr zhvillimi” ne kemi investuar në turizëm, tha ajo. Në 4 vjet kemi 6 fishuar numrin e turistëve në Berat dhe 10 fishuar numrin e vizitorëve në Muzeun Onufri, ku kemi investuar dhe kemi hapur një dhomë të re me 15 ikona të reja që ndodheshin të mbyllura në bodrumet e këtij muzeu, të cilat i restauruam. Ne krijuar rrjetin “miqtë e monumentit” sepse trashëgimia kulturore nuk është vetëm pjesë e Ministrisë së Kulturës, duke edukuar të vegjlit dhe të rinjtë me vlerat dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Berati është një nga 4 qytete në vend që do të përfitojnë nga projektet e zhvillimit, ku përfshihen investime të rëndësishme në zonat historike”, tha ministria Kumbaro.