Një ngjarje rrëqethëse e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë ka ndodhur të premten mbrëma në Detroit, ku mbeti i vrarë një shqiptar nga Kosova, Altin Avdyli 31 vjeç/
Nga BEQIR SINA, New York/
Harper Woods – Detroit : Policia thotë se po “gjurmonë” për vrasësin e Harper Woods pronarit shqiptar të lokalit që u vra të premten në mesnatë prapa derës së retorantit Royal Grill në Kelly Road – Harper Woods, Detorit në Miçigan. Shtypi lokal shkruan se konsumatorët thanë se Altin Avdyli ka punuar shumë gjatë vitit të kaluar për të rimodeluar restorantin e blerë prej tij shkruan Macomb Daily
Një letër e shkruar me shkrim dore në derën e qelqit të dielën konsumatorët kan shkruar në mënyrë të përmbëledhur se si mendonin fqinjët për vrasjen me armë të pronarit të këtij lokali që ata e frekuetonin çdo ditë.
” E tmerrshme , tragjike , e pakuptimtë ” është shkruar me gërma të mëdha në letër.
Policia Harper Woods sipas gazetës Macomb Daily thonë se po vazhdon të hetojë vrasjen e Altin Avdylit në Roseville , i cili u qëllua për vdekje të premten vonë në rrugicën prapa restorantit të tij në Kelly Road afër me State Fair Road. Për policinë kjo është një vrasje në një grabitje të dukshme .
” Z. Avdyli ishte anëtar i njohur i komunitetit Harper Woods, bujaria e tij dhe zemërmirësia do të mbahen mend në masë të madhe , ” tha drejtori për Siguri Publike në Harper Woods zoti Jim Burke në një deklaratë për shtyp .
Sipas njoftimit Policia ka thënë se pronari i këtij restauranti, është 31 vjeçari Altin Avdyli, i cili mendohet të jetë vrarë të premten, natën në parkingun tek dera e prapëme e lokalit të tij “Kelly Road”, ndërsa procesi i vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë.
Videoja tregon viktimën duke ecur për te makina e tij dhe një person tjetër i fshehur i cili shkonte pas. Pas një përballje të shkurtë, personi që i kishte zënë “pritë”, kishte shtënë me armë në viktimën.Sekonda më vonë, i armatosur kishte ikur bashkë me makinën e viktimës
Fqinjët dje gjatë ditës kan vendosur një buqetë me lule të freskta dhe një tullumbace në shenjë respekti ndërkaq në derën e parë së bashku me një letër ata shkruajnë : ” Zoti ju bekoftë . Ne jemi ndjer aq shumë keq për humbjen tuaj . Kjo është :”e Tmerrshme , tragjike , e pakuptimtë – Fqinjët tuaj !. ”
Një klient i rregullt në Royal Grill ka thënë Avdyli kishte marrë përsipër biznesin nga pronari i mëparshëm rreth një vit më parë dhe kishte punuar shumë që të rimodeloj lokalin .
William Jones nga Detroiti , i cili jeton disa blloqe larg e përshkroi Avdylin si një njeri ” të respektueshëm ” dhe ” të miqësor me të gjithë klientët të tij . ”
Policia në Harper Woods të dielën tha se deri tani askush nuk ishte në paraburgim dhe se automjeti nuk është gjendur ende. Automjeti i vjedhur i viktimës është ngjyrë gri, tipi “Chevy Camaro” 2010, me shirita të zinj. Targa e makinës është: CFZ 9555. Çdokush që ka informacion duhet të telefonojë në numrin: 911, ose policinë në Harper Woods 313-343-2530 ose në mënyrë anonime numrin 1-800-SPEAKUP.