Nga Marjana BULKU/Ne Foto:Dr. Zana Nikolla/
Komuniteti i shqiptarëve të Amerikës gjallon prej një numri mjaft të madh shqiptarësh jo për shkak të sasisë por të cilësisë së akteve të tyre, që përveç patriotizmit, kanë edhe një përmbajtje të lartë profesionalizmi.Studio e televizionit “Kultura Shqiptare” NY, është shndërruar tashmë në një burim i pashtershëm emrash, personalitetesh, diskutimesh dhe problematikash me gamë të gjërë veprimi në SHBA, Shqipëri, Kosovë e më gjërë.I tillë ishte edhe komunikimi me Doktoreshë Zana Nikollën e cila shpalosi një material mjaft të dobishëm në gjuhën shqipe për rrezikun e kancerit të zorrës së trashë.
Muaji mars në SHBA njihet si muaji i kujdesit për kancerin e zorrës së trashë. Eshtë një traditë që e rrit vëmendjen e cdonjërit ndaj shëndetit, intesifikon gjithashtu edhe kujdesin shëndetësor përmes shërbimeve falas, materialeve informative si dhe efekteve që përcon ky muaj në muajt e tjerë pasues për kujdes sistematik ndaj shëndetit.Mjekja enterologe Zana Nikolla bëri një prezantim në studion e ACTV mbi rrezikun e sëmundjes, faktorët e rriskut si dhe mënyrat e parandalimit.Sipas studimeve jeta sedentare dhe dieta mediteriane e ushqyerjes e kanë shtuar rrezikun e sëmundjes e cila përmes kolonoskopisë dhe metodave screening mundet të parandalohet plotësisht duke u trajtuar në kohë të hershme.
Dr Zana Nikolla i drejtohet komunitetit të shqiptarëve jo vetëm me mjetet e informimit por edhe me ftesën konkrete që të shfrytëzojnë muaj të tillë për tu drejtuar te mjeku pasi shumë shërbime në të tilla fushata janë falas , në rastet e mungesës së sigurimeve shëndetësore , madje ajo shpreh gadishmërinë e saj për tu gjendur vetë në krye të këtyre fushatave, ku pacientët shqiptarë do të jenë në qendër të shërbimit dhe interesit të saj.
Dhe në fakt nuk është aspak habi ky profil i mjekes shqiptare Zana Nikolla, është thjesht ana tjetër e asaj që pamë në mbrëmjen e 24 shtatorit 2016 në Simphony Spase Manhattan,ku me iniciativën e Albanian Excellence dhe regjinë dhe skenarin e Andis Gjonit, 60 Zonja shqiptare që jetojnë në Nju Jork u vlerësuan sinjifitikavisht për atë cfarë ato kanë mundur të ndërtojnë apo kontribuojnë në këtë kontinent të largët duke u bërë nxitje dhe frymëzim për shumë të tjera.
-”Të ngrihesh mbi vështirësitë, të integrohesh, zhvillohesh , krijosh, frymëzosh, në këtë vend lirish…kjo nënkupton shumë”,-shprehet Dr Zana ”-”dhe skena e zonjave të Nju Jorkut u flet të gjitha zonjave dhe familjeve shqiptare”- konkludon ajo modestisht.
Dr Zana rrjedh nga një familje me traditë, ku librat, arti, gazetaria e kanë formësuar madje edhe frymëzuar shpirtin e saj human, komunikimin brilant, mirnjohjen, respektin dhe mirsjelljen me dhe për njeriun.Nga fëmijëria kujton shumçka edhe pse biseda televizive ta cungon kohën ajo flet përmes fotografive, kujtimeve prej të cilave ka memorizuar”Dritat e Ohrit”.Në bregun tjetër të Pogradecit , të ndarë jo vetëm nga liqeni por edhe kufijtë e kohës, malli për familjarët që jetonin përtej atyre kufijve të pakapërcyeshëm vizatojnë tablo të mahnitëshme në kujtesën e saj e sigurisht edhe në studion e bashkëshortit të saj piktor “Dritat e Ohrit” jane gjithmone ndezur.
Bashkëshorte e Andis Gjonit, nënë e dy fëmijëve, pjesëtare e një familje ku arti ka bërë histori në Shqipëri dhe jo vetëm me Lule bore një hit i gëzimeve familjare shqiptare, simbol i ndjenjave reciproke të dashurive të patjetërsueshme, mit i paqes harmonisë ndërnjerëzore ka autor Simon Gjonin ,portreti i të cilit është jo vetëm një pikturë e bukur në shtëpinë e saj por edhe një artist i paharruar në memorjen e çdo shqiptari.Dhe e gjithë kjo tërësi të vërtetash të përmbledhura shkurtimisht në këtë shënim përbën një aset me vlerë për komunitetin e shqiptarëve që jetojnë këtu, pasuri për miqtë dhe bashkëpunëtorët dhe pa asnjë dyshim krenari për kolegët që bashkëpunojnë çdo ditë me Doktoreshën shqiptare të Nju Jorkut.