Më 15 maj 2007 ”Cekani i artë” për Senatorin legjendar Bob Dole, miku i madh i Kosovës dhe i të gjithë Shqipërisë. Në gusht 1990 ishte DioGuardi i cili u bë iniciator i inisiativës të vizitës së Bob Dole (ish kandidat për president i SHBA-1996, dhe gjashtë senatorë të tjerë amerikanë në Kosvoë./
NGA BEQIR SINA /
CAPITOL HILL – WASHINGTON D.C: Në një koment të “IWPR” thuhej pak vite më parë se Kosova të shpallte pavarësinë, se :”Diplomacia “vullnetare” e shqiptarëve dhe e serbëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishte e përfshirë në një intensifikim të ashpër të luftës lobiste për çështjen e Kosovës. Gara atëhere ishte ndezur në zyrat dhe institucionet e Uashingtonit dhe Nju Jorkut, ku të dy kampet po tregojnin njëra tjetrës “muskujt”, por edhe kuletat – parat që shepzonin për lobim. Në fund “IWPR”, sqaronte se :” Kur vjen çështja te kjo pikë, sërbët kanë mbetur shumë më prapa kundrejt rivaleve të tyre shqiptarë, të cilët e kanë nisur punën me Kosovën qysh në vitet 1980″. Dhe për koicidencë kjo mori më shumë “zjarr” në fundvitet e 90′ kur në Shqipëri komunizmi u rrëzua dhe ish-Jugosllavia nisi të shkerrmoqej. Në dritë doli lobi i parë shqiptarë i udhëhequr dhe i krijuar nga një arbereshë – nga një shqiptarë, si e quan veten ai – pikërishtë Joseph DioGuardi.
Joseph Dioguardi në fillim dhe më pas kur u martuan së bashku, Shirli Klojes Dioguardi, kanë vite që punojnë për çështjet më të rëndësishme që preokupojnë shqiptarët në Ballkan. Organizata e parë e krijuar për të lobuar në interes të shqiptarëve në SHBA, e cila është Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhëhequr nga Xhozef Dioguardi, një ish-kongresmen amerikan me origjinë shqiptare, ka sensabilizuar dhe ka futur në Kongres, Senat dhe Administratën amerikane, pa dallim çështjen shqiptare . Dioguardi vetë si ish kongresistë i njohur në Capitol Hill, sponsorizoi një numër rezolutash të Kongresit Amerikan për Kosovën, ndërsa mbajti me qindra takime e dhjetra demostrata në Nju Jork e Washington, për Kosovën dhe çështjen shqiptare.
Ai ishte ndër të parët që organizoi vizitën e parë të një kongresmeni amerikan në Kosovë më 1990, ku mori pjesë Tom Lantosh, një tjetër lobist proshqiptar.” Dhe, në gusht 1990 ishte po DioGuardi, i cili u be iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (ish-kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të SHBA në Kosovë.
Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Senatorit Bob Dole, do të ri sjell reportazhin nga Capitol Hill – i mbajtur ditën e enjte – 9 maj 2007, në një eveniment të veçantë, që tërhoqi vemendjen e këtij lobi, dhe të gjithë miqve të shqiptarëve në Capitol Hill. Ai ishte aktiviteti i inicuar prej dy lobistëve të njohur, ish-Kongresmenit republikan, Xhosef DioGuardi, presidenti vullnetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe Këshilltares së Çështjeve Ballkanike Shirli Klojes – DioGuardi, në kryeqytetin amerikan Capitol Hill – Washington D.C.
Kur mbas rreth 20 vitesh ish kongresmeni i Nju Jorkut, Joe DioGuardi, u pa të ulej sërish, me ish kongresmenët e kongresmen në karrigen e Kongresit(House floor), për të nderuar mikun e tij të madh Bob Doll (Bob Dole), (ish-kandidat për President i SHBA në 1996)
Me këtë rastë një grup i ish – kongresitëve nderojë me pllakatën “Çekani i Artë ” – “Golden Gavel Award”, senatorin e përjetshëm dhe ish kandidatin për president të SHBA-ës, Robert Jospeh Dole. “Senatori legjendar Doll, është “klasifikuar” si mik i madh i Kosovës, dhe i shqiptarëve i cili për tre dekada, e ka përkrahur çështjen e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci.” Ish kandidati i Partisë Republikane për president të SHBA, Bob Dole, ka qenë dhe i emëruar si Ambasador Nderi i Kosovës në SHBA, nga ndjeri Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, me një dekret të veçantë, ai emëroi Bob Dolin (Bob Dole), senator shumëvjeçar amerikan, Ambasador Nderi të Kosovës në SHBA, në ndërkohë që z Elmi Berisha, ka qenë atëhere ish përfaqësues i Presidentit të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në ish Zyrën e ambasadorit të nderit të Kosovës në Amerikë, Bob Dole.
Për koincidencë, dita e enjte 9 maj 2007, për dy lobistët e njohur, ish-Kongresmenit republikan, Xhoe DioGuardi, presidenti vullnetar i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe mikut të tij Bob Doll në kryeqytetin amerikan Washington D.C. do të vazhdonte me takime, në të njëjtën sallë kuvendi, ku ata kishin diskutuar qysh më parë Kosovën, dhe rreth çështjeve të të drejtave të shqiptarëve në Mal te Zi, Luginën e Preshevës dhe shqiptarëve në Maqedoni .
Në këtë kuadër, dy lobistët e njohur që punuanë kaq shumë për çështjen shqiptare, thonin se duhet punuar më shumë, për të ndryshuar disa perceptime të gabuara që njerëzit kanë për shqiptarët, në, Shqipëri, Kosovë, viset shqiptare dhe në Amerikë. Ata mendojnë se një imazh pozitiv për shqiptarët si popull do të ndihmonte mjaft për të shpejtuar zgjidhjen e problemeve të tyre jetike. Dhe se duhej edukuar politika amerikane me çështjen shqiptare.
Lobimi i DioGuardit, nisi në fillim të viteve 1990, mbasi në Amerikë vepronin prej vitesh shoqata Vatra, partia Lëvizja e Legalitetit, Balli Kombëtar (Fronti Nacional), Bllokut i pavarur (Blloku Independet),Bashkimi Kombëtar Demokrat në SHBA-a, etj,. Këto ishin sa për të mbajtur gjallë çështjen shqiptare në mërgim, sepse ai që frymojë atë ishte një person – emri i të cilit tashmë është bërë mjaft i njohur në Amerikë, në Shqipëri, Kosovë dhe viset shqiptare, si lobues i fuqishëm i çështjes shqiptare. Ai është Joseph J. DioGuardi, ish kongresmen në SHBA nga pjesa e lartme e New Yorkut, dhe një miku i ngushtë i Senatorit Bob Dole, i cili sapo festoi 90 vjetorin e ditëlindjes së tij.
Ky ishte një kongresistë me origjinë shqiptare, që e nisi punën e tij me shqiptarët e Amerikës, me disa këshilla shumë të rëndësishme që shqiptarët e Amerikës, të cilët duke iu bashkëngjitur atij kan qenë në gjendje të bëjnë aq shumë sa bëri edhe vetë DioGuardi, në këto vite, mbasi u largua nga Capitol Hill dhe u lidh me shqiptarët për Shqipërinë, Kosovën, apo Çamëri, ose për shqiptarët në Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Mal të Zi, Josef DioGuardi ishte kyçi për të hapur dyert e qeverisë amerikane, Senatit dhe Kongresit, dhe i pari që solli liderit shqiptarë të Kosovës të dëshmonin gjendjen e tyre në Uashington në vitin 1990.
DioGuardi është pranuar shumë mirë nga shumë patriotë, demokratë, të cilët kishin qenë duke punuar për kombin dhe vendin e tyre për dekada të tëra, edhe pse ata e dinin se puna e tyre me rezultatet të cilat ata dëshironin dhe luftonin nuk kishin arritur deri atëhere pa ndihmën e pa kursyer të DioGuardit. Duke jetuar në Amerikë, shqiptarët e vjetër ishin të vetëdijshëm për mënyrën grupeve të diasporës dhe të lobimit në sistemin amerikan, megjithse kishin gjetur ish senatorin Bob Dole dhe ndonje senator apo kongresmen, ata asnjeher nuk arriten nivelin dhe rezultatet e udhëheqësit të parë dhe të vetëm në SHBA, Joe DioGuardit.
Emigrantë shqiptarë kanë qenë të organizuar në grupe të ndryshme duke u përpjekur të ndihmojnë kauzën kombëtare shqiptare, por ajo kurrë nuk ka ndodhur me ta për të kërkuar me një kongresmen ose senator në Amerikë, i cili do të ishte me origjinë shqiptare. Këto grupe ishin të etiketuara si armiq të vendit nga ana e regjimeve komuniste në vendet e tyre, dhe të vetmin mik në atë kohë kishn Bob Doll.
Tani, pyetja është ndoshta nga ajo që bënë çdo njeri nga ne; pse ka bërë për shqiptarët kaq shumë DioGuardi ? Përgjigjëia mendojë se është fare e thjeshtë:” Joseph J. DioGuardi, është i vetmi nga politikanët më të njohur me origjinë shqiptare në Amerikë, i cili vjen nga ai “Gjaku i shprishur” Greci, Itali . DioGuardi është i vetëm shqiptarë që ka shërbyer ndonjëherë në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Themeluesi dhe udhëheqësi i të parit dhe të lob shqiptarë në Shetet e Bashkuara të Amerikës, miku i ngushtë i Senatorit Bob Dole, dhe sa e sa kongresmenve dhe senatorëve të tjerë, presidentëve dhe zyrtarëve të lart të administratës amerikane. Ai është pikërishtë njeriu që në gusht 1990 u be iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (ish-kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të SHBA në Kosovë. Kur populli i Kosovës do të dilte dhe të presinin Sentorin Bob Dole në Prishtinë,në vitin 1990 duke vrarë frikën e regjimit gjaktar të Serbisë.