Nga Vjollca Tiku PASKU/
Sapo isha kthyer nga emigrimi për disa ditë pushimi.Doja të shijoja gjithë kuitancën e ditëve të pranverës dhe të ngopesha me ajrin e vendlindjes.Shtëpia ime atërore ishte njëkatëshe me avlli, e mbajtur mire. Ajo ishte si kërthiza e vendqëndrimit e të gjitha motrave të mia.Kudo që shkonim ktheheshim aty, dhe ata gurë na prisnin buzagaz.Në hapsirën rreth e qark me pemë të ndryshme doja të inçizoja zërin më të thekshëm të zogjve, të filmoja gjithë bukurine e luleve me sytë e mi, të fiksoja në flegrat e hundës gjithë aromën e tyre.Këtë koktej pranvere doja ta ruaja në tabakanë e kaltër të qiellit, dhe kujtesa të ma servirte sa herë ndihesha e malluar në emigrim.Përkëdhelja çdo gur të avllisë që koha e kishte grryer me stuhitë tranzite apo me puthjet e përvëluara të diellit.Ndjenjat e fëmijërisë më pushtuan dhe doja të hidhesha të kërceja , të marrosesha bashkë me ajrin.Syri më zuri disa tulla të hequra duke formuar nje vrimë të madhe katrore me shtëpinë fqinjë. Ajo vrimë dikur e vogël më lidhte me miken time më të mirë në vogëli. Para disa vjetësh e kishin shitur shtëpinë, e cila ishte blerë nga një familje tjetër. Teksa po sistemoja tullate avllisë dëgjoj një ngashërim të mbytur. Hapa sytë kureshtarë dhe pashë një vajzë të vrarë nga dhimbja.Lotët e saj ridhnin si tufat e shpendëve të zinj, dhe krahët e ujta viganë nuk lejonin të depërtonin grimca drite, e më pas gremiseshin për tu shkrirë në marshin funebër që luante shpirti. Më erdhi keq u afrova ngadalë dhe i thashë;
-Më fal që hyra nga muri. Jam fqinja përbri.Më quajnë Jeta.Shtëpia e blerë prej jush ishte e shoqes sime të fëmijërisë. Të gjithë janë jashtë vendit. Mund të të quaj si miken time,megjithëse jam më e madhe në moshë.Një profesor thotë ;çdo problem ka zgjidhje në jetë , veç vdekjes.
-Mirë e the , veç vdekjes- tha ajo
-Nuk të kuptoj, mos vallë je e sëmurë?
Ajo ngriti sytë e përlotur,sikur donte të depërtonte në retinat e mia.Ishte shumë e dobët.Thuajse një tis lëkure mbështillte një grumbull kockash.Sytë e tërhequr në dy gropëzat e thella dukeshin si dy ullinj të kalbur të rrethuar nga qeskat e zeza të mbyllura të vuajtjes.Lëkura e fytyrës tregonte formën e saj ovale.Kur ishte e shëndetëshme duhej të kishtë qënë e bukur,ndërsa tani ajo dukej si lule e tharë, nga thëllimi i papritur.E mora prej dore dhe u ulëm tek dy stolat e gurit pranë pemës me lule molle.-Po të tregoj historinë time,-tha ajo- ato kujtime nuk i ngre qielli, dhe nuk ulen as në tokë.Isha vitii parë në gjuhë-letërsi atherë.Isha e bukur.Më pëlqente të tërhiqja vëmëndjen e të tjerëve.Megjithëse shoqet e mia kishin nga një të dashur, dhe kishin hyrë në rrugën e kënaqësisë trupore, unë mendoja se kur të dashuroja me zemër do ti jepja edhe shpirtin tim.Nuk kaloi shumë dhe një djalë me emrin Laert, ndeshte gjithmonë në rrezen e vështrimittim. Një ndjenjë e rrufeshme më zgjoi nga mbretëria e përgjumur e ndezi lulezjarri në zemrën time.Mu duk sikur banoja në mbretërinë e valëve të kuqe të ndjenjave.Shpirti im mori në dorë spektrin e dashurisë e jetoja në botën që unë shndërroja si me shkopin magjik të Zanës.Kambanorja e ndjenjave nuk pushonte asnjëherë së rrahuri. Agjentët e ajrit më vishnin sytë.Të gjitha shoqet e mia më thanë ‘kujdes , nuk flasim mirë për atë djalë’ por mua arsyeja më dukej demon.Ai ishte përmua idhull, tempull, Perëndi.Ai ishte mesatar, me sytë të qeshur të mëdhenj e me flokë të drejtë, që I shkëlqente gjithmone me brilantinë,i veshur gjithmonë shik, me një fjalë simpatik.Një ditë pas leksionit m’u afrua dhe më tha’
-Përshëndetje Lindita. Më quajnë Laert. Dita ime vërtet lind nga sytë e tu.Madje edhe natën më je futur në ëndrrat e mia. E kam të pamundur mos të shoh, mos të mendoj për ty, mos të shkel në hapat e tua.Do të dëshiroja të njihemi më nga afër.Natyrisht, unë pranova.Në një nga ditë në vazhdim, ai më shprehu dashurinë e tij, me fjalët magjike’të dua’.Shikimi i tij ndeshi në fortifikatën me dyer të hapura të syve të mi.E kuptoi që unë isha tërësisht e dashuruar pas tij , si shigjeta e busullës ku tregon vetëm një drejtim.Zemra ime bubullinte tik-taket e saj, dhe u strehua në gjoksin e tij ,për të kërkuar simetriken e lumturisë.Nuk flisja dot. Më dukej sikur isha në një ëndërr e s’mund , të rendja, isha si e ngërthyer nga një stuhi e zjarrtë.Ai vazhdoi,
-Nëse nuk më do, atherë nuk do më shohësh më. Kur dëgjova këto fjalë zemra më ngriu. Kush vallë e ka këtë forcë dhe këtë fuqi kaq të madhe sa nga njëri çast në tjetrin zhegu përvëlues i diellit të ngrijë si akullnajë.,fjala apo ndjenja?Me shpejtësi i thashë –Edhe unë të dua. Sytë e tij ndriçuan si të tigrit.Atherë më puthi lehtë, cdo puthje lindte një fidan i cili rritej dhe çelte një lule.Dashuria mi zuri sytë. Vegimet e saj më shfaqnin qiellin me vesën transparente të ndjenjës.Një copëz e këtij qielli më shëtiste në yjet e kuq dhe tokën me gjelbërim.Në njërën prej këtyre netëve u bëra gruaja e tij në shtratin e vezullues të hënës.Mendoja se isha në krahët e dashurisë që nuk do më lëshonin kurrë. Arkitekte e ëndrrës, ndërtoja mure të njomë shtëpie, fëmijë, profesionin e adhuruar e mbi të gjitha projektoja dritë mbi rrugën e jetës.Një ditë ai erdhi vetëm në shtëpinë time dhe më kërkoi dorën..U justifikua për prindrit e tij se nëna ishte e sëmurë,ndërsa i ati nuk largohej,pasi i shërbente asaj. U habita sepse nuk më kishte thënë diçka të tillë Prindërit e mi, ma kishin ënë në dorë fatin tim.Edhe pse nuk u pëlqeu shumë zgjedhja ime, ata pranuan.Laerti tani që siguroi fejesën, më bindi të punonim të dy sëbashku jashtë vendit,pasi ekonomia jonë nuk do të rregullohej asnjëherë me rroga shteti.Shkollën mund ta vazhdoja me korrespondencë.Bleu dy viza dhe udhëtuam me avjon në drejtim të Belgjikës.Pasi arritëm morëm një taksi dhe ndaluam tek një ndërtesë e madhe.Diçka të keqe ndjeva në shpirt.Hajde –më tha- e më tërhoqi prej krahu, dhe u futëm në portën e madhe të rrethuar me hekura. Më ndolli mendimin e një burgu.Dy njerëz erdhën drejt nesh, më kapin me forcë dhe më mbyllën në një dhomë.U tmerrova,nuk e mblidhja dot mendjen , se ç’farë kishte ndodhur.Nuk doja ta besoja, mos vallë …jo…ai ishte dashuria ime…Teksa mendoja një njeri i veshur me lëkurë të zezë dhe mustaqezi m’u hodh sipër si një dem ieksituar, më shqeu rrobat …kundërshtova me të gjitha forcat …Ai hoqi rripin prej lëkure të pantallonave të tij dhe filloi shumë herë të binte fuqishëm mbi trupin tim.Rrëpirat e gjakut i lëpinte me qef, si vampirët që ndjejnë ekstazë kur thithin gjak.-Klithmat e mia dukeshin sikur e kënaqnin.Çdo goditje nxirrte një mllef.Një film horror që luhej në realitet.Kur mbaroi punë, tha—Do të punosh për mua bukuroshe, i dashuri yt të shiti. Do nxjerrësh të gjitha paratë e shitjes dhe fitimin tim. Kur dëgjova këto fjalë e alivanosur prej rrahjes dhe poshtërimit pësova psikozë akute.Nuk e di sa kohë isha e pavetëdijshme dhe ç’bënë me mua.Di që kur u përmenda më dhanënjë kapsulë me forcë. ‘drogë ‘ekstazia’Kështu filloi skëterra e jetës sime.Shihja panteonin e shpirtit të dhuruar. Hija e zezë e kishte ngërthyer në sarkofagun e kyçur hermetikisht të humnerës, ku u hodha.Fati im mbante vulën e të dënuarës.Edhe po të egzistoj ferri, aq më bënte.Më zi se ferri i kësaj toke nuk mund të ketë.Era e keqe dhe kupat e bardha që derdheshin mbi trupin tim më tmerronin. Endërroja të vdisja, por s’kisha asnjë mundësi.Mumja e trupit tim lëviste për inerci të drogës.Një herë kur isha me mendje të kthjellët, u afrova mustaqeziut dhe i shërbeva. Pasi u kënaq prej shërbimit tim e pyeta’
-Përse gjithë ky mllef kundër femrave?
– Sepse të gjitha jeni kuçka,tha ai.
-Diçka duhet të të ketë ndodhur ;-i thashë
– Askujt s’ja kam thënë, e çuditshme që po ta them ty.Kur isha i ri doja marrëzisht një vajzë. Do bëja gjithshka për të Edhe qiellin po të ma kërkonte do t’ja ulja poshtë.Mendoja që do emigroja dhe do t’i siguroja të gjitha kushtet për të krijuar një familje.Kur ju afrova edhe i thashë ç’ndjeja, ajo më tha ‘ ik ore bythë grisur’ . Bota m’u nxi.Vendosa, me ç’do lloj mënyre të pasurohesha, dhe të hakmerresha.Punova në të zezë dhe vura pasuri. Ajo u bë gruajae një tregtari.Pasurinë e përdora për ta falimentuar. Burri i saj tregtar i madh vari veten. Pagova të gjithë qytetin mos të gjente punë.Erdhi dhe më lëpiu këmbët, mua ‘bythëgrisurit’. E poshtërova dhe nuk i dhashë asgjë.Lyp dhe ushqehet në koshat e plehrave.
-Eshtë e dhimbshme të ofendosh dhe të lëndosh dashurinë –i thashë unë. Shija e hidhur e saj nuk zhduket prej gjuhës, të infekton pa dashur.
– Mirë bëri, ndoshta po të mos ishte ajo nuk do isha kaq i pasur- u zgërdhi mustaqeziu.
– Po unë që dashurova pastërtisht.
-Ashtu ishte shkruar fati yt.
-Kam një lutje…nëse ma plotëson do punoj dyfishin e kohës time..
-Ç’farë –m’u drejtua duke skërmitur dhëmbët..
-Lejomë të shoh prindërit e mi, për pak ditë, kam mall.Për një moment m’u duksikur një erë e zezë u lirua prej tij dhe fluturoi larg. U mendua për një moment dhe tha;
-Mos më merr për budalla,
-Jo, por zëre se është dëshira ime e fundit para egzekutimit. Në çdo epokë , të dënuarit me vdekje pyeten për dëshirën e fundit.
-Mos të shkon në mendje të hakmerresh… zotëria na ka bërë shërbime të tjera.Natyrisht është paguar.Do të lejoj, por të kthehesh përsëri këtu, ti e di që kemi njerëz kudo. Edhe në vrimë të miut të futesh do të gjejmë, mendo pasojat.Nëna dhe babai yt s’do bëjnë hije mbi dhe.
-Mos ki merak i thashë e lehtësuar.Mora avionin e parë dhe erdha. Nëna nuk ubesonte syve kur më pa bashkë me babain.Ardhja ime shkaktoi më tepër vuajtje tek ata.Natyrisht nuk dinë ku punoj, dhe ç’farë bëj , dinë vetëm se jam ndarë nga i ‘fejuari.Më mirë mos të më kishin pare,kështu si jam katandisur.Erdha të përmbush betimin që i bëra shpirtit tim të vrarë.Kërkova ylberin e rremë me stemë prangash, që më lidhi e vazhdon të më godasi me shigjeta rrufeje të helmatisura,deri sa të më mari edhe atë pak frymë që më ka ngelur.Kur i preva rrugën Laerti më vështroi i habitur si një eklips,ku u errësua papritur.Për momentinm’u duk sikur shpirti më doli nga gryka dhe po e mbysja.Në atë moment isha si një armë, ku nga çasti në çast do shkrepesha ti mirrja jetën.Sa e kisha pritur atë çast.
– Mos u tremb i thashë, do ishte fare e lehtë të tërhiqja këmbëzën dhe të vrisja. Nuk do ta jap këtë kënaqësi.Tani mezi ndalon të më dëgjosh. Gjithë kjo kamje,, shtëpia, dyqani , jeta e rehatshme është paguar nga trupi im dhe i ndonjë tjetre që mashtrove. Sa të kam dashur. Do bëja gjithshka për ty. Më thanë, u martove, me mblesëri,i pazoti për të gjetur një vajzë. Ti i shkathëti.A të do gruaja jote, po aq sa unë dikur. Për ty jepja edhe jetën time. Por gruaja jote a do ta jepte zemrën po të nevoitej?A do ti dhuronte sytë po të verboheshe.Hë..një grua e mirë për ty,që veç fjalëve, nuk besoj se ka ‘dashurinë e madhe’ Me atë fuqi që të desha me atë fuqi të mallkoj.Ai u drodh dhe vuri dorën përpara sikur donte të më thoshte‘ndal’.Buzëqesha me ironi. Shpirtin tim ta dhurova ty. Ti e shite, për një grusht euro.A ka më keq në këtë botë të jesh pa shpirt? Tani unë jam e pashpirt.Të mallkoj të ndjesh dhimbje në çdo qelizë të trupit, të mos kesh kurrë prehje në këtë tokë. Të mallkoj ta kërkosh vdekjen, dhe mos të marri.Çdo rrahje zemre të të shtërngojë,të mbysë, të errsoftë trurin.Errësira mbuloftë sytë e tu, e grimcat e ajrit t’u bëfshin gastare shpuese në çdo frymëmarrje.Klithmat e mia t’u bëfshin melodia e veshëve të tu,dhe ngulçet eankthit unaza e fytit tënd.Çdo natë këtej e tutje qoftë një hap drejtë fundit përpëlitës.. Të mallkoj edhe përjetët e tjera që i shite,Mallkimet e mia të zeza, shpresoj të shuajnë dritën e shpirtit tënd, që ti të mos shuash jetë të tjera.Ç’të ndodhi mostër mashkullore, mos e humbe gjuhën. Ai tmerruar sikur kishte parë djallin me sy , belbezonte ‘jo, jo;Nga fryma e këtyre mallkimeve qielli u mbyll dhe toka u bë gur. Piktakimi qiell- tokë u bashkua dhe formoi një unazë të zezë mjergulle sipër kokës së tij.Për momentinhija e tij u shkatërrua si hiri dhe më pas u mblodh kruspull.Më pas zuri veshëtme duar dhe thërriste ‘mjaft’…. iku metë shpejtë duke hedhur hapat si i dehur.Lotët I binin si topa qelqi e thyeshin rrugës.
-Më beso, atë çast që kisha ëndërruar për ditë me radhë, u ndjeva sikur edhe unë qëllova me të njëjtën përcëllimë ere që më qëlluan edhe mua, megjithëse ai ishte autori i fatit tim të zi.Ndihem keq, ndaj nuk më lënë lotët.
Isha tërësisht e tronditur nga ai rrëfim i dhimbshëm. E përqafova atë jetë të drobitur dhe i thashë;
– Lindita do bëj ç’mos të ndihmoj, do shfrytëzoj gjithë njohjet e mia.Je e re dhe do e marrësh veten shumë shpejt. Mos u kthe më kurrë atje. E di,… kam të njohur e mund të ndihmoj të fillosh një jetë të re me një emër të ri, mos tëgjejnë kurrë.Nuk besoj se ata do hakmerren me nënën dhe babain tënd.
– Faleminderit Jeta, je njeri i mirë, por jeta ime është e djegur.Rrjeti i tyre është i hapur në shumë vende.Janë të pa shpirt.Përpara syve të mi kanë kaluar shumë egzekutime. Kur vajzat nuk mund ti përdorin më, egzekutohen me një plumb në kokë.Më pas i dërgojnë të mbyllura hermetikisht nëper shtëpitëe tyre, nën pretekstin e një sëmundje të keqe në kokë.Këto raste i bëjnë shembull, të rrimë urtë.
– Lërmë të mendohem, një zgjidhje do ketë patjetër. Nuk e besoj se kjo botë është vetëm e errët.
Sa për atë njeri të paskrupullt, të jap fjalën se do paguaj çdo gjë që ka bërë.U ndava nga Lindita ,me lotë të plagosur që ridhnin nga qënia ime.Të nesërmen e kërkova përsëri Linditën.E ëma më tha ‘se kishte fluturuar në shtetin ku punonte’….U interesova dhe pagova një dedektiv privat të mbidhte prova për fajësinë e atij njeriu pëbindësh. .Dedektivi më tha’’se do bënte çmos, por asnjëherë në vendin tonë nuk është bërë, një gjyq i tillë, pasi luan paraja.Në ngjarje të tilla njerzit marrin vetëgjyqësinë në dorë.’Vazhdo punën,pastaj të shohim ç’mund të bëjmë i thashë.’
Ditët kaluan dhe më duhej të kthehesha në vendin fqinj.Ajo ngjarje ishte një vurratë,në qetësinë e jetës time..Nuk kisha asnjë, mundësi komunikimi me Linditën.Lajmi famëkeq i vdekjes së saj më erdhi pas tre muajve.Pikërisht ashtu si e kishte parashikuar fundin e vet. Më dukej vetja fajtore, që isha e pafuqishme për ta shpëtuar.Kur u ktheva përsëri në qytetin tim të lindjes,pyeta dedektivin si vazhdonin hetimet.Ai i kishte ndërprerë tërësisht.Hapa sytë dhe i kërkova shpjegim.-Eja me mua- mëtha ai. …Vajtëm në një shtëpi trekatëshe ku luksi binte në sy menjëherë.Hymë në njërën nga dhomat e shumta..Një njeri imbledhur kruspull i zbehtë si limoni, pa bebëza përceptuese të shikimit,me një grumbull eshtrash plehra ku i mbulonte një tis lëkure si thes i endur përpëlitej nga dhimbjet.Atoj ishin të padurueshme.Qetësusesit nuk e mbajnë përshumë kohë –më thotë infermierja. Agonia e gjatë ishte këllëf i shpirtit të errët.Qante me lotë të thatë. Gjuha e tij e trashë si e shkretëtirës, ku ka vetëm gjembaçë belbëzonte, dhe pas pak çastesh ulurinte mbytur..Ka tumorr ne koke-tha dedektivi. Dola nga ajo atmosfere mbytëse të marr frymë lirisht.Porosita një kurorë për varrin eLinditës dhe shkrova’Nëse nuk egziton drejtësia njerëzore, egziston drejtësia më e madhe, ajo hyjnore.’