Familja, pret vizita ngushellimi në kujtim të se ndjeres, ditën e djelë me datë 7 prill 2013 prej orës 10 paradite deri në orën 9 në mbrëmje.
ADRESA : 660 EAST /183 STR APT 1B , BRONX , NY
Bukurije Omerbashi(Berisha) lindur në Mitrovicë (Kosovë) 15 korrik 1943 banuese në Tiranë që prej vitit 1946 ndwrroi jetë më 25 mars 2013 ora 9:05 në spitalin Montefiore në Bronx. Bukuria kaloi një periudhë të gjatë vështirësishë e përpjekjesh me sëmundjen që nga viti 1976 . Ishte një grua shumë e fortë e kurajoze në përballimin e sëmundjes; me optimizmin që e karakterizonte ajo mposhti situatat tepër të vështira që iu krijuan në rrethanat e gjendjes shëndetsore të rënduara . E donte shumë jetën, ajo falte gjithmonë mirësi e dashuri ga shpirti i saj. Largimi i së ndjerës nga jeta ishte për ne një goditje shumë e rëndë e pa pritur. Ishte një sëmundje shumë e rëndë që u sul mbi të kohët e fundit e cila sfidoi kohën dhe të gjitha përpjekjet që u bënë për ta mbajtur në jetë ( leucemi), rezultuan të pafrytshme . Bukuria ishte një grua e urtë dhe e dashur , ajo zinte një vend të respektuar tek miqtë dhe të afërmit e saj. Njeriu ynë i dashur u largua nga kjo jetë, por la pas buzëqeshjen e saj , dashurinë dhe respektin për njerëzit që ia ushqeu dhe fëmijeve të saj, djalit e vajzës. Ajo ishte një gjyshe shembullore dhe e dashur . Dëshira e saj ishte që të pushonte përgjithmonë atje ku jetojnë fëmijët e saj në qytetin Jacksonville , Florida dhe kjo dëshirë iëu plotësua . Me datën 30 mars 2013 ora 13:30 ne e përcollëm atë në banesën e fundit në praninë e dhjetra e dhjetra bashkatdhetarve e qytetarë vendas.
Presim vizita në kujtim të saj ditën e djelë me datë 7 prill 2013 prej orës 10 paradite deri në orën 9 në mbrëmje.
ADRESA
660 EAST
183 STR APT 1B , BRONX , NY
MUSTAFA OMERBASHI ( BASHA) BASHKESHORTI , VAHIDI (DJALI) MIRELA (VAJZA).