Nga Raimonda Moisiu/
Shuhet shkrimtari i mirënjohur korcar Petraq Zoto-ky rrëfimtar terrifik, Pionier i letrave shqipe./
*Tronditet komuniteti i Letrave Shqipe, dhe Klubi i Shkrimtareve “Bota e Re”, Korce!/
*Rest in Peace MJESHTER I Rrefimit dhe Dialogut!/
Ajo c’ka e bën edhe më interesante jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit të mirënjohur korcar Petraq Zoto, është se ai në radhë të parë i përket binomit jetësor Njeri & Shkrimtar. Njeriu që transmetonte mesazhin hyjnor të dashurisë njerëzore. Kjo, jo për shkak se ka lindur në Ziçishtin e dashurisë e të traditës kulturore, por sepse ai ka sjelle për lexuesin tregime e romane me dashurinë e një zemre humane. Me një mënyrë tepër ndjesore të këndvështrimit personal e origjinal të botës e njerëzve që e rrethojnë, ka pasur arritje dhe suksese në karrierën e tij, por dhe i vëmendshëm ndaj kritikës letrare e kërkesave gjithnjë në rritje. Zoto është një rrëfimtar i talentuar dhe krijonte karaktere realiste bazuar në përvojën e tij personale, por edhe në eksperiencat jetësore, në vazhdën e paraardhësive të tij, elitën e shquar korçare të letrave shqipe, si Sterjo Spasse, Sotir Andoni, Teodor Laco, e cila vijon më tej më të rinjtë Thani Naqo, Andon Andoni,Gjergji Dushku, etj, Tregimtar terrifik, midis të mundshmes e të paparashikueshmes, zotëronte një ndjeshmëri mahnitëse në transformimin e një subjekti të vështirë në një subjekt të dritës e shpresës. Ai ka shkruar dhjetra tregime e romane. I pëlqente të eksperimentonte me prozën, i paparashikueshëm në ambicien e tij krijuese, sillte në vazhdimësi vlera të reja artistike. Për këtë flet shumë krijimtaria e tij dhjetravjecare. Shkrimtari i mirënjohur korcar Petraq Zoto si një pionier i letrave shqipe, mbetet një rrëfimtar terrifik, zotëronte talentin dhe forcën letrare –artistike në ndërtimin e karaktereve realistikë me një sens të mprehtë; të së mundëshmes e të paparashikueshmes, një vështrim të brendëshëm dhe ndjeshmëri mahnitëse, stil poetik , që synon subjektin e vështirë, ta transforomjë në një subjekt të dritës e shpresës, arrinte të depërtonte brenda të bukurës e njerëzores.
Si intelektuale e shkrimtare, si mike e kolege, bashkeqytetare e Korces me Shkrimtarin e Shquar Petraq ZOTO, por edhe si Kryetare e Shoqates se Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane ne Diaspore dhe Anetare e Kryresise se Klubit te Shkrimtareve Korcare “Bota e Re”-i kerkoj Ministrise se Kultures znj. te nderuar Mirela Kumbaro, Keshilltarit Diplomatik per Artin e Kulturen Shqiptare prane Kryeministrise, – i referohem z. Fate Velaj-te hapin dyert e Ministrise se Kultures -qe miq e mikesha, kolege e shoke, dashamires te krijimtarise se Shkrimtarit , Mjeshterit te Rrefimit e Dialogut, te Shquarit Petraq Zoto, – i ndare sot nga jeta -t’i behen Nderet dhe Homazhet, nga Bota e letrave Shqipe, nga miq e kolege te aferm e njerezit e tij te dashur,nga krejt Shoqeria Shqiptare per t’i dhene Lamtumiren ketij njeriu qe i ka dhene aq shume Letrave Shqipe!
Raimonda MOISIU
Anetare e Kryresise se Klubit te Shkrimtareve Korcare “Bota e Re”
Shefqet says
Bashkohem me dhimbjen e familjes,te afermeve,kolegeve dhe miqve te tij te shumte, pwr ndarjen nga jeta te shkrimetarit Petraq Zoto. Nje njeri i qete,fisnik, human, bujar, me nje bote te pasur shpirterore, qe reflektohej thelle ne syte e tij bojeqielli; nje tregimtar i shquar pwr tw gjithe brezat qe perfshinte realitetin shqiptar te kohes,i pashkeputur nga vendlindja dhe moshataret e tij, keshtu e mbaj mend kete pene te mprehte devolliu.
Mirenjohje, nderim dhe respekt per Petraqin, qytetarin dhe shkrimetarin e shquar!
Shefqet Kercelli