Deri sot shtetasit shqiptarë mund të paisen me pashaporta në disa shtete të botës si në Itali, Greqi, Turqi, Beligjik, SHBA(New York) dhe prite që së shpejti të u ofrohet i njëjti shërbim edhe në Zvicër, ku jetojnë mjaftë shqiptarë/
Nga BEQIR SINA/
LONDER : Media shqiptare njoftoi sot se , që prej kësaj fund javë çdo shqiptar i cili jeton në Britaninë e Madhe mund të aplikojë për të marrë Pashaportën Biometrike dhe Kartën biometrike të indetitetit, duke aplikuar në zyrën Konsullore të Ambasadës së RSH në Londër.
Të njëjatat burime nga Londra, theksuan se Ministria e Jashtëme e Shqipërisë në bashkëpunim me atë të Rendit – firmën prodhuese të këtyre pashaportave ALEAS dhe Ambasadën e Shqipërisë në Londër, e arritën këtë qëllim pas një pune të përbashkët, e cila sipas tyre u ka marrë më shumë se një vjet kohë .
Ky aplikim i parë në Londër ka filluar si njoftojnë lajmet shqiptare nga Britania e Madhe me aplikimet e para nëpërmjet ndërtimit të infrastukuturës së nevojëshme dhe instalimin brenda mjediseve të Ambasadës së Shqipërisë në Londër, të paisjve moderrne elektronike. Të cilat janë në përputhëshmëri të plotë me atë të sistemit të krjuar në Tiranë, disa vite më parë tash edhe për komunitetin shqiptarë në Brtitaninë e Madhe.
Nga Londra njoftoi gazetari i TCH, se Aplikimi për marrjen e Pashaportës Biometrike ose Kartës së Indetitetit, përbën një nga aktet konsullore më të mirëpritura për shqiptarët e Britanisë së Madhe. Ambasadori i Shqipërisë në Londër Mal Berisha i tha këtij kanali televiizivë se ” hapja e kësa zyre kryehet në vijim që shteti shqiptar po tregon dnaj bashkëatdhetarëve tanë kudo që janë, të vendosur në vende të ndryshme të botës, kryesishtë Europës dhe Shteteve të Bashkuara dhe është një ndihmesë e madhe për ruajtjen e indetiteti tonë kombëtar të bashkëatdhetarëve tanë – lëvizjen e tyre të lirë drejt atdheut si dhe të vendeve të tjera – ku sot shqiptarët lëvizin të lirë”.
Deri sot shtetasit shqiptarë mund të paisen me pashaporta në disa shtete të botës si në Itali, Greqi, Turqi, Beligjik, SHBA(New York) dhe prite që së shpejti të u ofrohet i njëjti shërbim edhe në Zvicër, ku jetojnë mjaftë shqiptarë.
Ndërkaq, për të interesuarit është krijuar mundësia e informimit nëpërmjet faqes së internetit të Ambasadës shqiptare në Londër,(http://www.albanianembassy.co.uk/) por edhe në komunikimin drejtpërsëdrejti. Ambasada e Shqipërisë në Londër tregon për mynyrat e teknikalitetit të aplikimit, e cila padyshim që u kursen mijëra shqiptarëve shumë kohë të humbur si dhe shepnzimet jo të pakta të udhëtimit deri në Shqipëri, që bëhej deri dje për një aplikim të tillë.
Ky është një informacion mbi Aplikimin për Pasaporta Biometrike dhe Karta Identiteti në Ambasadën Shqiptare në Londër i publikuar më 7 Qershor, 2013:
Në vijim të kujdesit që Shteti Shqiptar tregon ndaj bashkatdhetarëve tanë në vende të ndryshme të Europës dhe të botës, Ambasada Shqiptare në Londër filloi me datën 7 qershor 2013, procesin e pranimit të aplikimeve për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti.
Hapja e një zyre të tillë në Londër është një ndihmesë e madhe për ruajtjen e identitetit kombëtar të bashkatdhetarëve tanë në këtë vend, për lëvizjen e tyre të lirë drejt atdheut si dhe drejt vendeve të tjera ku sot shqiptarët levizin të lirë siç është Zona Shengen, Turqia, etj, nëse kjo ju nevojitet.
Aplikimi:
Në mënyrë që ky proces të shkojë sa më mirë, që qytetarëve tu bëhët sa më i lehtë aplikimi dhe secili të ndjehet që merr shërbimin e nevojshëm, po rendisim më poshtë mënyrat e aplikimit.
Që në fillim do t’ju kujtojmë se aplikimi bëhet sipas radhës së paraqitjes së kërkesës;
Pasaporta dhe karta biometrike lëshohet bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 913, datë 21.12.2011;
Procesi i aplikimit është i njëjtë me atë që kryhet edhe në zyrat e aplikimit në Shqipëri;
Aplikon më përpara ai që paraqet kërkesën i pari;
Ambasada pret kërkesa vetëm nëpërmjet internetit – postës elektronike – ose postës tokësore. Në rastin e parë, radha e aplikimit do të përcaktohet në mënyrë elektronike progresive sipas datës dhe kohës kur ka aplikuar secili. Për këtë, zyra e pasaportave do t’ju njoftojë me e-mail për datën dhe orën e takimit dhe më pas të dorëzimit të pasaportës;
Në rast, se kërkesa për takim kërkohet me postë, përgjigja jepet vetëm atëherë kur aplikanti dërgon kërkesën bashkë me një zarf të paguar për kthim përgjigje me postë;
Adresa e emailit për marrjen e takimit për tu paraqitur në zyrën e lëshimit të pasaportave është:
Kërkesa për takim me postë mund të dërgohet në adresën:
Embassy of Albania
Passports Office
33 St. George’s Drive
London, SW1V 4DG
Ka të drejtë aplikimi:
Të drejtën për të aplikuar për pasaportë dhe kartë identiteti biometrike e ka:
Çdo shtetas shqiptar i regjistruar në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri;
Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 16 vjeç dhe nuk e ka kartën e identitetit (letër njoftimin elektronik), duhet të aplikojë njëkohësisht për të dy dokumenta;
Çdo shtetas shqiptar nga mosha 0-16 vjeç, ka të drejtë të aplikojë: vetëm për pasaportën biometrike, i shoqëruar nga të dy prindërit, duke paraqitur një dokument ku të tregohet lidhja familjare e prindërve me të miturin, d.m.th. një çertifikatë familjare.
Kur mund të aplikoni?
Orari i aplikimit: Çdo ditë nga e hëna deri të premten, ora 09.30 – 15.00.
Aplikimi bëhët vetëm me orë takimi të konfirmuar me e-mail, siç është shpjeguar më lart.
Ku mund të aplikoni?
Embassy of Albania
Passport Office
33 St. George’s Drive
London, SW1V 4DG
Çmimi dhe pagesa:
Karta e identitetit kushton 11 GBP.
Pasaporta biometrike kushton 120 GBP.
Pagesa bëhet në bankën HSBC, në llogarinë e mëposhtme:
Account name: Embassy of Albania – Passports
Account number: 71716352
Sort code: 400522
Radha e veprimeve:
Shtetasi duhet të paraqitet në fillim në zyrën konsullore në ambasadë. Aty, atij do ti verifikohet përputhja e të dhënave të paraqitura prej tij me Regjistrin kombëtar të Gjendjes Civile. Menjëherë pas kësaj ai fiton të drejtën të bëjë pagesën në bankën e sipërpërmendur dhe të paraqesë konfermën tek zyra e aplikimit për pasaportë, po në ambasadë. Në castin e aplikimit ai duhet të ketë me vete konfermën të printuar. Asnjë pagesë nuk bëhet me para në dorë, ose mjete të tjera monetare. Pas kësaj, aplikanti regjistron të dhenat tek operatori, jep shenjat e gishtave, fotografinë, merr kuponin dhe largohet në pritje për të marrë pasaportën ose kartën e identitetit në kohën e duhur.
Shënim: Pasaportat dhe kartat e identitetit nuk printohen në ambasadë. Ato printohen ne Qendrën e Lëshimit të Pashaportave në Tiranë dhe dërgohen me postë në ambasadë.
Dokumentat e nevojshëm:
Personi që aplikon duhet të paraqitet personalisht përpara nëpunësit të Zyrës Konsullore. Ai/ajo duhet të ketë me vete të paktën një nga dokumentat e mëposhtme:
Pasaportë të mëparshme
Leje për drejtim automjeti (e reja)
Letërnjoftim elektronik (nëse ka)
Dokument tjeter i vlefshëm me fotografi (përfshirë leje qëndrimi britanike)
Çdo shtetas ka të drejtë të ri-aplikojë për dokumentat biometrike në rast:
Humbje/vjedhje e dokumentit biometrik (qytetari duhet te paraqitet me mandat pagesën, një dokument identifikimi dhe me denoncimin e bërë pranë zyrave kompetente të policisë britanike, i cili duhet të jetë i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i legalizuar me vulë Apostile);
Dëmtim të dokumentit biometrik (qytetari duhet të paraqitet me mandat pagesen, me një dokument identifikimi dhe me dokumentin biometrik të dëmtuar, i cili dorëzohet në zyrën konsullore me procesverbal).
Në rast ndryshimi të dhënave personale, qytetari paraqitet me mandat pagesën, dokumentin e identifikimit dhe dokumentin që vërteton ndryshimin e të dhënave të gjëndjes civile.
Tërheqja e dokumentave biometrike:
Dokumentat biometrike mund të tërhiqen pas 4 javësh nga data e aplikimit, duke konsultuar faqen zyrtare të ambasadës. Faqja zyrtare e Ambasadës ruan privatësinë e secilit aplikant.
Tërheqja e dokumentave bëhet duke paraqitur kuponin e aplikimit në oraret e poshtëshënuara:
E hënë: ora 13.00 – 15.00
E mërkurë: ora 13.00 – 15.00
E enjte: ora 13.00 – 15.00
Kush mund t’i tërheqë dokumentat biometrikë?
Karta e identitetit do të tërhiqet vetëm pas paraqitjes personalisht të çdo aplikanti, pranë Zyrës Konsullore.
Pasaporta, tërhiqet personalisht nga aplikanti, kujdestari ligjor për shtetasit nën 16 vjeç ose persona të autorizuar me prokurë të posaçme si dhe pjesëtar i afërt i familjes (bashkëshorti/ja, prindi, fëmija) me çertifikaten familjare me vete.
Ismail Rexhmati says
Pashaport biometrike
aferdita morinaj says
Jame nje zonje quhem Aferdita Morinaj,kam nevoj per te bere pasaporten por jam pa dokumenta te rregullta ketu ne angli ,po perpiqem te bej dokumentat por me duhet pasporta ,a mund te vij ne zyrat tuaja edhe pse jam vetem me pasaporten e skaduar.Nuk kam idene qa duhet te bej .ju lutem te me mirekuptoni , pers pergjigjjen tuaj,me respekt Aferdita Morinaj.
dgreca says
Po si mund te vini tek ne pasaporte te skaduar? A nuk mund ta zgjidhni kete problem me ambasaden tone atje?
xhafer says
Pershendetje,jetoj ketu ne Londer per nje kohe te gjate por jam pa dokumenta ,a mund te vij ne zyrat tuaja qe te aplikoj per pasaport biometrike apo karte identiteti,pres pergjigjen tuaj.
Me respekt
xhaferi
Shyqyri Deliu says
Po Shqiptaret qe jane ne France ku mund te aplikojne per pasaporte e karte identiteti ? e kam fjalen per ato qe smund te vine dot ne Shqiperi duke qene se jane pa dokumenta . A aplikohet ne ambasaden Shqiptre ne Paris ?
Nje pergj…ju lute.
Selman Ndreu says
Jetoj ne Angli prej disa vitesh dhe jam pa letra a mund Te aplikoj per karte identiteti dhe pashaport . Para 6 muajsh nderrova shtepin dhe I kam humbur mirepres pergjigjen tuaj faleminderit.
ilir qarri says
Pershendetje jam ilir qarri dhe me eshte demtuar pasaporta a mund te vije te ejten te aplikoj.
Pune te mbare
Ilir qarri
dgreca says
Telefononi tek Konsullata Shqiptare ne New York prane misionit Shqiptar
Mimoza says
Pershendetje ! Ju lutem me sqaroni sepse kur erdha ne Angli bera martesen me shtetas anglez pastaj aplikova per nenshtetsi dhe kur aplikova per nenshtetsi ndrova mbirmrin mora mbirmrin e burrit dhe kur aplikova per pashaporte me kerkuan Te nderroj mbiemrin dhe ne pashaporten Shqiptare .Ju lutem me veni ne dijeni a mund ta ndryshoj mbiemrin nepermjet ambassades Shqiptare ne Angli dhe Te bej pashaporte tjeter me mbiemrin e ri . Flm per mirkuptimin
Violeta says
Prsh jetoj ne Angli me duhet te aplikoj per pasaport shqiptare duhet te Len takim para se te paraqiten ne ambasad ju lutem me informoni si duhet te veproj? Faleminderit
Elona says
Mirdita jam nje vajze qe kam ardhur nga greqia me vize nga burri grek me pashaporte shqiptare po kur aplikova per vize 5 vjecare Royal Mail me ka humbur domumentat ju lutem ca mund te paraqes qe te vij ti aplikoj nga e para ju lutem me thoni cfare mund te bej se jam shume ne hall se me duhet pashaporta te aplikoj per domumentat angleze dhe ku mund ta perkthej dokumentin qe tregon qe ma ka humbur dokumenteta
dgreca says
Rasti juaj duket se eshte per vize angleze dhe sistem anglez.Ndoshta ju duhet te kontaktoni ambasaden angleze aty ku jetoni si dhe ambasaden shqiptare per pasaporte te re.Atje do te emsoni se cfare duhet te beni.
Flori says
Une e kam humb ID cfar duhet te bej jetoj ne londer
dgreca says
Ju duhet te interesoheni prane nje avokati te emigracionit ne Londer, pasi rregullat ndryshojne nga shteti ne shtet.
Florin doci says
Persh..jam Flori jetoj ne skotland..jam kam kam futur letrat angleze ne proqes..po problemi qendron se me ka humbur pasaporta..kam vetem patenten edhe certefikat lindje..a kam Te drejt aplikimi per pasport..apo cfar duhet me bere ju lutem me jepni pergj..
dgreca says
Ju lutemi konsultohuni me nje avokat britanik pasi dnryshojne rregullat dhe ligjet mes Amerikes dhe Britanise.