NGA JULIA GJIKA/Boston/
Ata ishin aty me Fitoren, e duartrokitën./
Edhe pëllëmbët e vogelushit 8 vjecar Martin. /
I gëzoheshin me brohoritje sekondës vendimtare/
Që fija e flokut e ndau për ta kthyer në kasaphanë./
Djalli kishte punuar për të qënë preciz./
Flamujt e gjithë botës ulen koken,/
Te mbledhun tok si viktima s’pipetinin./
Djalli ishte bërë xheloz./
Kur pa botën në Boston bërë një shtëpi.
Amerika dhe engjëjt e saj,
Në një sekondë të pambrojtur.
U këputën balonat nga duart e fëmijve
në hapesirën e mbushur nga tymi e britmat ngriheshin trishtushem
I shtynte fuqia e zërave që pyesnin ajrin mes ngashërimit:
Kush e bëri, përse e bënë?
Dashuria nuk merte përgjigje.
Martini, kurrë s’do të kthehet në shtëpi
Të luajë me vellanë e madh dhe motrën e vogël 6 vjece.
Ajo ka humbur një këmbë
E ai kurrë nuk do t’a dijë.
Si bir të cmuar
Amerika e vendosi në mozaikun e zemrës.
Ky gjak i pafajshëm që u derdh në Prill
Si shirat që ushqejnë pranverën
Këto të qara që botën prekën
Nuk harrohen!
PRILL, 15, 2013/
Ne Foto: Cfare u kishte bere djajeve te terrorizmit vogelushi Martin, qe ia moren jeten?
Jakov says
Me pelqeu poezia mjaft e prekeshme per zemre qe e kane vuajtur ate dhimbje qe ne ne USA ndodh rralle .Ketu ne Israel fatekeqesi te tilla kane ndodhur perhere .Dua qe edhe keto raste tu shkaktojne dhimje sepse dhimbja ka vetem nje emer –vdekjen e pashpirt