2. A d o n i s/
Adonis është pseudonimi i Ali Ahmed Sa’id Isbir, poet dhe shkrimtar libanez me origjinë siriane.
Poezia e tij është e orientuar fort te politika dhe çështjet sociale, ndiqet kryesisht nga të rinjtë dhe karakterizohet nga vende si Marrakech, Fez dhe Kajro, të cilat bëhen simbolet e ndjenjave të përjetuara nga Adonis.
Poezi dashurie numër 23
Poezia pi ujin e jetës,
por nga burime zhytur
në rrudhat e trupit.
Kështu unë e ngre në qiell
dhe këndoj për të: afrohet, ulet, fillim
talent
Lindja dhe Perëndimi
Diçka ishte shtrirë në llogoren e historisë
diçka e zbukuruar, shpërthyese
që transportonte djalin e vet të helmuar me naftë
të cilit tregtari i helmuar i këndon një këngë
ekzistonte një Lindje e ngjashëm me një fëmijë që lutet,
kërkon ndihmë
dhe Perëndimi ishte zotëria e tij i pagabueshëm.
Kjo hartë ndryshoi
universi është një zjarr
Lindja dhe Perëndimi janë varr
i vetëm
ngritur nga hiri i tyre.
Goja jote
Goja jote është dritë fulgore
asnjë shkëlqim
s’është e denjë për horizontet e saj.
Goja jote është dritë
hija është në një lule.
Dhimbje e ndarjes
Sa e hidhur dhe sa e dhimbshme nostalgjia për shtëpinë e tij
duke mbështetur faqen mbi shpatullën e natës dorëzuar asaj
shtëpisë së tij të heshtur nën harkun e pishave,
natën lexon veprat e tij duke ruajtur dyert dhe dritaret,
asnjë zjarr përveç asaj që kërcet në trupin e lirë, apo që flakëron
në tokën e tij (sot është i errët ai kalim drejt vendit të tij
dhe, era fryn furishëm nga të gjitha anët)
sa e hidhur dhe sa e dhimbshme është nostalgjia
për atë që mbetet prej legjendave të dashurisë sime
sa e vështirë është të flasësh për të nuk kam zjarr
për këtë skelet
përveçse atij të fjalëve.
Himnizoj këtë djersë të shquar
Festoj, festo këtë djersë
që rrjedh nga trupat tanë tani këtu në shtrat duke rivalizuar
pluhurin e muzgut
atë që u thërmua nga trupi i diellit (ky muzg
është një tjetër agim) është
një festë ose një zot
që konsumon organet e tua
në venat e të dashurve më të shkëlqyer
dhe krenar ?
Një zë në venat e të dashuruarëve
perëndim i zjarrtë që pulson në një tjetër
ngrihet nga dëshpërimi i tyre dhe nga dhimbjet dhe u pëshpërit gjymtyrëve tona:
ndryshku i jetës dhe i botës zhduket me këtë djersë.